Projektligj "Për mbrojtjen civile"

Ministria e Mbrojtjes

|

Postuar më: 12.11.2018

PDF

|

XML

 

 

 

 

 

PROJEKTLIGJ

 

 

 

PËR MBROJTJEN CIVILE

 

Në mbështetje të neneve 26, 78 dhe 83 pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

 

KUVENDI

 

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

V E N D O S I:

 

 

KREU I

 

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

 

Neni 1

Qëllimi dhe objekti

 

1.   Ky ligj ka për qëllim zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe realizimin e mbrojtjes civile për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, nëpërmjet forcimit të sistemit të mbrojtjes civile.

 

2.   Ligji rregullon funksionimin e sistemit të mbrojtjes civile, duke përcaktuar qartë përgjegjësitë e institucioneve dhe strukturave të këtij sistemi, bashkëpunimin ndërkombëtar, të drejtat dhe detyrimet e shtetasve dhe të subjekteve private, edukimin, trajnimin dhe inspektimin.

 

Neni 2

Misioni

 

Mbrojtja civile synon krijimin e kushteve për një shoqëri të aftë për të përballuar fatkeqësitë e ndryshme dhe për t’u rimëkëmbur, nëpërmjet ngritjes së një sistemi të integruar dhe efikas të mbrojtjes civile në Republikën e Shqipërisë.

 

Neni 3

Përkufizime

 

Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

  1. “Aftësi ripërtëritëse” përkufizohet si: Aftësia e sistemit, komunitetit apo shoqërisë së ekspozuar ndaj rreziqeve për të rezistuar, thithur, akomoduar, për tu përshtatur, transformuar dhe për tu rimëkëmbur nga efektet e një rreziku në kohën e duhur dhe mënyrë efikase, mes të tjerash nëpërmjet ruajtjes dhe restaurimit të strukturave dhe funksioneve të tij thelbësore themelore.
  2. “Baza e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë” është grumbullimi i organizuar i informacionit në mënyrë sistematike, në lidhje me fatkeqësitë e ndryshme, të dëmeve, humbjeve dhe impakteve të tyre.
  3. “Cenueshmëri” nënkupton kushtet e përcaktuara nga faktorë apo procese fizike, sociale, ekonomike dhe mjedisore, të cilat rrisin ndjeshmërinë e një individi, komuniteti, pasurie apo rrjeti shërbimesh ndaj ndikimeve të rreziqeve.
  4. “Degradimi mjedisor” është reduktimi i kapacitetit të mjedisit për të përmbushur objektivat dhe nevojat sociale dhe ekologjike.
  5. “Ekspozim” nënkupton praninë në zonat e prirura ndaj rrezikut, të njerëzve,  infrastrukturës, banesave, kapaciteteve prodhuese dhe aseteve të tjera njerëzore, të cilët janë nën efektin e humbjeve të mundshme.
  6. “Emergjencë civile” është situata e papritur me pasoja negative për komunitetin dhe që cenon sigurinë e tij, e cila shkaktohet nga fatkeqësitë që sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën e njerëzve, pronën, trashëgiminë kulturore dhe  mjedisin.
  7. “Evakuimi” është zhvendosja e përkohshme e njerëzve dhe pasurive në vende më të sigurta para, gjatë ose pas ndodhjes së një ngjarjeje të rrezikshme, me qëllim mbrojtjen e tyre.
  8. “Fatkeqësi” është ndërprerja serioze e çfarëdo lloj shkalle e funksionimit të një komuniteti, ose shoqërie për shkak të ngjarjeve të rrezikshme që ndërveprojnë me kushtet e ekspozimit, cenueshmërisë dhe kapacitetit përballues, duke çuar në humbje të mundshme njerëzore, materiale, ekonomike dhe mjedisore si edhe impakte.
  9. “Fatkeqësi natyrore” janë fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit, temperaturat ekstreme dhe të tej zgjatura, rrëshqitjet arkitektonike, ortekët, erërat e forta në tokë dhe në det, zjarret masive në pyje, sëmundjet infektive masive dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.
  10. “Fatkeqësi të tjera” janë aksidentet teknologjike, rrugore, hekurudhore, detare, ajrore, si dhe zjarret, rrëzimet e digave, aksidentet bërthamore ekologjike ose industriale dhe aksidente të tjera të shkaktuara nga veprimi njerëzor, lufta ose gjendja emergjente, përdorimi i armëve dhe mjeteve të shkatërrimit në masë, sulmet terroriste, si dhe lloje të tjera të dhunës masive.
  11. “Gatishmëri” nënkupton njohuritë dhe kapacitetet e zhvilluara nga sistemi i mbrojtjes civile dhe komuniteti, për të parashikuar, përgjigjur dhe për t’u rimëkëmbur në mënyrë efektive nga ndikimet e fatkeqësive të mundshme, të afërta apo reale.
  12. “Gjendja e fatkeqësisë natyrore” është gjendja e vendosur nga Këshilli i Ministrave në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose fatkeqësive të tjera.
  13. “Impakti i fatkeqësisë” është efekti total, duke përfshirë efektet negative (p.sh. humbjet ekonomike) dhe efektet pozitive (p.sh. fitimet ekonomike), të një ngjarjeje të rrezikshme ose të një fatkeqësie. Termi përfshin impaktet ekonomike, njerëzore dhe mjedisore dhe mund të përfshijë vdekje, plagosje, sëmundje dhe efekte të tjera negative mbi shëndetin fizik, mendor dhe mirëqenien sociale të njeriut.
  14. “Informacioni për riskun e fatkeqësisë” është informacioni gjithëpërfshirës mbi të gjitha dimensionet e riskut të fatkeqësisë, duke përfshirë rreziqet, ekspozimin, cenueshmërinë dhe kapacitetin përballues, lidhur me personat, komunitetet, vendet dhe pasuritë e tyre.
  15. “Infrastrukturë kritike” nënkupton strukturat fizike, rrjetet dhe pasuritë e tjera, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin ekonomik dhe social të shoqërisë ose komunitetit.
  16. “Infrastrukturë kritike me efekt ndërkufitar” quhet ajo infrastrukturë kritike, cenimi ose shkatërrimi i së cilës do të kishte ndikim të rëndësishëm në një ose disa shtete kufitare.
  17. “Kapacitet” është kombinimi i të gjitha forcave, atributeve dhe burimeve brenda një komuniteti, shoqërie apo organizate për të menaxhuar dhe për të zvogëluar risqet dhe për të forcuar aftësinë ripërtëritëse.
  18. Kapacitet përballues” është aftësia e njerëzve, organizatave dhe sistemeve, që përdorin aftësitë dhe burimet në dispozicion të tyre, për tu përballur dhe për të menaxhuar kushtet e pafavorshme, emergjencat apo fatkeqësitë.
  19. Kriza është një situatë e sigurisë në një zonë të caktuar e më gjerë e cila nuk mund të kontrollohet me resurse dhe masa të zakonshme, në të cilën kërcënohen vlerat themelore  të shoqërisë për shkaqe ushtarake, ekonomike, sociale dhe shkaqe tjera të cilat mund të kapërcejnë kufijtë shtetërorë dhe paraqesin kërcënim të menjëhershëm për vendet tjera.
  20. “Lehtësimi ose zbutja” është zvogëlimi ose kufizimi i ndikimeve negative të rreziqeve dhe fatkeqësive të lidhura me to.
  21. “Masa strukturore” janë çdo ndërtim fizik për të zvogëluar ose shmangur impaktet e mundshme të rreziqeve, ose aplikimi i teknikave ose teknologjisë inxhinierike për të arritur rezistencën ndaj rrezikut dhe aftësinë ripërtëritëse në struktura ose sisteme.
  22. Masat jo-strukturore janë masa që nuk përfshijnë ndërtime fizike, të cilat përdorin njohuritë, praktikën ose marrëveshje për të zvogëluar risqet dhe impaktet e fatkeqësive, veçanërisht përmes politikave dhe ligjeve, ngritjes së ndërgjegjësimit publik, trajnimit dhe edukimit
  23. “Mbrojtja civile” është tërësia e masave të marra për parashikimin, parandalimin, lehtësimin, gatishmërinë, përgjigjen dhe rimëkëmbjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera me qëllim mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit.
  24. “Menaxhimi i fatkeqësive” është organizimi, planifikimi dhe zbatimi i masave të përgatitjes, përgjigjes ndaj fatkeqësive dhe rimëkëmbjes prej tyre.
  25. “Menaxhimi i emergjencave” është organizimi dhe menaxhimi i burimeve dhe përgjegjësive për trajtimin e të gjitha aspekteve të emergjencave, në veçanti gatishmërisë, përgjigjes dhe hapave fillestarë të rimëkëmbjes.
  26. “Menaxhim i riskut nga fatkeqësitë” është zbatimi i politikave dhe strategjive për reduktimin e riskut nga fatkeqësitë, për të parandaluar riskun e ri nga fatkeqësitë, për të zvogëluar riskun ekzistues të fatkeqësive dhe për të menaxhuar riskun e mbetur, duke kontribuar në forcimin e aftësisë ripërtëritëse dhe zvogëlimin e humbjeve të fatkeqësive.
  27. “Ministri” është ministri përgjegjës për mbrojtjen civile.
  28. “Ministria” është ministria përgjegjëse për mbrojtjen civile.
  29. "Modul" është organizim i pavarur dhe autonom i drejtuar nga detyrat dhe nevojat e paracaktuara i kapaciteteve të shteteve anëtare ose i një ekipi operacional të lëvizshëm të një shteti, që përbëhet nga një kombinim i burimeve njerëzore dhe materiale që mund të përshkruhen sipas kapacitetit të tij për ndërhyrje ose nga detyra(t) që ai është në gjendje të ndërmarrë.
  30. “Ndërgjegjësimi publik” është përhapja e njohurive në lidhje me risqet nga fatkeqësitë, e faktorëve që çojnë në fatkeqësi dhe e veprimeve që mund të ndërmerren individualisht dhe kolektivisht për të zvogëluar ekspozimin dhe cenueshmërinë ndaj rreziqeve.
  31. “Operacion ndërhyrjeje” nënkupton veprime të veçanta dhe të koordinuara të institucioneve, strukturave dhe subjekteve publike dhe private, , për shpëtimin e jetës së njerëzve, pasurisë, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, në një territor të prekur nga fatkeqësia, si dhe sigurimi i kushteve për jetesë të popullsisë së prekur.
  32. “Parandalim” janë aktivitetet dhe masat për shmangien e plotë të risqeve të fatkeqësive ekzistuese dhe atyre të reja.
  33. “Parashikim” është një deklaratë e caktuar ose vlerësim statistikor i ndodhjes së mundshme të një ngjarjeje të ardhshme të rrezikshme, apo kushteve për një zonë të caktuar.
  34. “Përgjigje” nënkupton ofrimin e shërbimeve emergjente dhe të asistencës para dhe gjatë një fatkeqësie, ose menjëherë pas saj, për mbrojtjen e jetës së njerëzve, të pronës, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit, për të garantuar sigurinë publike dhe për të përmbushur nevojat themelore për mbijetesë të njerëzve të prekur.
  35. “Plani për emergjencën civile” është plani për përgatitjen, parandalimin, mbrojtjen, shpëtimin dhe ndihmën në rast të një fatkeqësie natyrore ose fatkeqësie tjetër, i hartuar në bazë të vlerësimit të risqeve dhe gjetjeve të ekspertëve.
  36. “Rehabilitim” është rivendosja e shërbimeve dhe strukturave themelore për funksionimin e një komuniteti ose një shoqërie të prekur nga një fatkeqësi.
  37.  “Rimëkëmbja” është rivendosja ose përmirësimi i mjeteve të jetesës dhe shëndetit, sikurse aseteve ekonomike, fizike, shoqërore, kulturore dhe mjedisore, sistemeve dhe aktiviteteve të një komuniteti ose shoqërie të prekur nga fatkeqësitë, në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe konceptit "rindërto më mirë", për të shmangur ose zvogëluar riskun e fatkeqësive të ardhshme.
  38. “Rindërto më mirë” është koncepti i përdorimit të fazave të rimëkëmbjes, rehabilitimit dhe rindërtimit pas një fatkeqësie për të rritur aftësinë ripërtëritëse të kombeve dhe komuniteteve përmes masave të integruara të zvogëlimit të riskut të fatkeqësive në restaurimin e infrastrukturës fizike dhe sistemeve shoqërore, dhe në rijetësimin e mjeteve të jetesës, ekonomive dhe mjedisit.
  39. “Risk” është kombinimi i mundësisë së ndodhjes së një ngjarjeje dhe pasojave të saj negative.
  40. Risku i mbetur është risku i fatkeqësisë që mbetet në formë të pa menaxhuar, madje edhe kur merren masa të efektshme për reduktimin e riskut të fatkeqësive, dhe për të cilin duhet të disponohen kapacitetet e përgjigjes emergjente dhe të rimëkëmbjes.
  41. “Rrezik” është një proces, fenomen ose aktivitet njerëzor, që mund të shkaktojë humbje të jetës, plagosje apo impakte të tjera shëndetësore, dëmtim të pronës, ndërprerje të veprimtarisë sociale dhe ekonomike ose degradim mjedisor.
  42. “Rrezik natyror” është një proces apo fenomen natyror që mund të shkaktojë humbje të jetës, plagosje apo impakte të tjera shëndetësore, dëmtim të pronës, humbje të mjeteve të jetesës dhe shërbimeve, probleme sociale dhe ekonomike ose dëmtim mjedisor.
  43. “Sistemi i monitorimit dhe i njoftimit” është sistem i veçantë që parashikon dhe monitoron dukuri të ndryshme natyrore dhe të veprimtarisë njerëzore, i cili krijon kushte për një komunikim të shpejtë me strukturat përkatëse dhe komunitetin, lidhur me kërcënimin e afërt nga një rrezik i evidentuar, që në përgjithësi përmban dhe elementet e këshillave për veprimet në vijim.
  44. “Sistemi i paralajmërimit të hershëm” është një sistem i integruar i monitorimit të rrezikut, prognozës dhe parashikimit, vlerësimit të riskut të fatkeqësive, sistemeve dhe proceseve të aktiviteteve të përgatitjes dhe të komunikimit, që u mundësojnë individëve, komuniteteve, qeverive, subjekteve dhe të tjerëve që të ndërmarrin veprime në kohë për të zvogëluar risqet e fatkeqësive përpara ngjarjeve të rrezikshme “Subjekt privat” është shtetasi shqiptar apo shtetas i huaj, personi fizik ose juridik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe që ushtron aktivitetin në Republikën e Shqipërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  45. “Vlerësim i riskut” është një qasje cilësore ose sasiore për të përcaktuar natyrën dhe shkallën e riskut përmes analizës së rreziqeve të mundshme dhe vlerësimit të kushteve ekzistuese të ekspozimit dhe cenueshmërisë, që së bashku do mund të dëmtonin njerëzit, pronën, shërbimet, jetesën dhe mjedisin e ekspozuar nga i cili ato varen.
  46. “Zvogëlimi i riskut nga fatkeqësitë” ” ka për qëllim parandalimin e risqeve të reja të fatkeqësive, zvogëlimin e atyre ekzistuese dhe menaxhimin e riskut të mbetur, që të gjitha së bashku ndihmojnë në forcimin e aftësisë ripërtëritëse dhe si pasojë në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë.

47.“Zhvillimi i qëndrueshëm” është zhvillimi që plotëson nevojat e tashme pa kompromentuar aftësinë e gjeneratave të ardhshme për të përmbushur nevojat e tyre.

 

Neni 4

Parimi i së drejtës për mbrojtje

 

  1. Çdo person ka të drejtën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.
     
  2. Në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, mbrojtja dhe shpëtimi i jetës së njerëzve ka prioritet mbi çdo aktivitet tjetër të mbrojtjes civile.

 

Neni 5

Parimi i informimit

 

  1. Informimi për rreziqet dhe aktivitetet e institucioneve qendrore, vendore dhe të tjera, përgjegjëse për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, duhet të jetë publik.
     
  2. Institucionet qendrore dhe vendore detyrohen të njoftojnë komunitetin e një zone të caktuar, e cila ka rrezik të goditet nga fatkeqësitë natyrore apo fatkeqësitë e tjera.

 

Neni 6

Parimi i parandalimit

 

Në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, institucionet qendrore, vendore dhe subjektet e tjera, brenda kompetencave të tyre, duhet t’u japin përparësi organizimit dhe zbatimit të masave të parandalimit.

 

Neni 7

Parimi i përgjegjësisë

 

Subjektet e këtij ligji janë përgjegjës për zbatimin e masave për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

 

Neni 8

Parimi “hap pas hapi” i dislokimit të kapaciteteve

 

1.   Kur në një fatkeqësi natyrore apo fatkeqësi tjetër kërkohet mbrojtja, shpëtimi dhe ndihma, fillimisht përdoren kapacitetet e njësisë së vetëqeverisjes vendore të prekur nga fatkeqësia.

 

2.   Nëse kapacitetet e njësisë së vetëqeverisjes vendore janë të pamjaftueshme për të përballuar situatën e krijuar nga fatkeqësia, kërkohen kapacitete shtesë nga njësitë e vetëqeverisjes vendore fqinje.

 

3.   Nëse kapacitetet e njësisë së vetëqeverisjes vendore të prekur nga fatkeqësia dhe të atyre fqinje janë të pamjaftueshme për të përballuar situatën e krijuar nga fatkeqësia, kërkohet angazhimi i kapaciteteve të tjera shtetërore, duke përfshirë Policinë e Shtetit dhe Forcat e Armatosura, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

 

KREU II

 

ZVOGËLIMI I RISKUT NGA FATKEQËSITË

Neni 9

Zvogëlimi i riskut nga fatkeqësitë

 

Zvogëlimi i riskut nga fatkeqësitë përfshin tërësinë e masave të përcaktuara nga ky ligj, aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi, planet, programet dhe dokumentet e tjera që kanë për qëllim:

  1. identifikimin e saktë, vlerësimin periodik dhe monitorimin e riskut nga fatkeqësitë;
  2. uljen e efekteve të faktorëve që shkaktojnë ose rrisin risqet nga fatkeqësitë e ndryshme përmes një menaxhimi të përgjegjshëm dhe të duhur të mjedisit, tokës, ujit dhe burimeve të tjera natyrore, si dhe zbatimit të masave të përshtatshme teknike dhe masave të tjera;
  3. zbutjen e pasojave negative të fatkeqësive nëpërmjet të kuptuarit sa më mirë të riskut,  parandalimit të tij dhe rritjes së gatishmërinë për t’u përgjigjur në mënyrë efektive;
  4. investimin në parandalimin dhe zvogëlimin e risqeve nga fatkeqësitë e ndryshme, duke inkurajuar investimet publike e private dhe ndërmarrjen e masave strukturore dhe jo strukturore;
  5. krijimin e kulturës së sigurisë dhe aftësisë ripërtëritëse personale dhe komunitare mbi rreziqet natyrore dhe rreziqet e tjera; 
  6. intensifikimin e bashkëpunimit e të gjithë institucioneve dhe strukturave në nivelin qendror dhe vendor, të partneritetit me subjektet private, shoqatat dhe organizatat e shoqërisë civile, si dhe shtetasit, të cilët mund të kontribuojnë në uljen e riskut nga fatkeqësitë;
  7. krijimin e procedurave të sakta për shkëmbimin e informacionit dhe të përvojës për zvogëlimin e riskut, për ofrimin dhe marrjen efikase të ndihmës operacionale dhe humanitare ndërkombëtare, për eliminimin e pasojave të rreziqeve natyrore dhe të rreziqeve të tjera, si dhe për fillimin e rindërtimit të zonave të prekura.

 

Neni 10

Vlerësimi i riskut

 

  1. Vlerësimi i riskut identifikon llojin, karakteristikën dhe prejardhjen e risqeve nga fatkeqësitë, nivelin e ekspozimit dhe cenueshmërisë, faktorët që e shkaktojnë apo që e rrisin nivelin e mundësisë së rrezikut, si dhe pasojat e mundshme për jetën e njerëzve, pasurinë, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.
     
  2. Vlerësimi i riskut kryhet në nivel qendror, nivel qarku dhe në nivel vendor, jo më pak se një herë në çdo tre vjet.
     

3.     Vlerësimi i riskut në nivel qendror miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit.

 

4.     Vlerësimi i riskut në nivel qarku miratohet me urdhër të Prefektit.

 

5.     Vlerësimi i riskut në nivel vendor miratohet me vendim të Këshillit Bashkiak.

 

Neni 11

Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë

           

  1. Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë është dokumenti bazë strategjik i Republikës së Shqipërisë që përcakton politikat dhe aktivitetet e institucioneve dhe strukturave qendrore dhe vendore, si dhe të gjitha subjekteve të tjera në menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë dhe miratohet nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit.
     
  2. Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë rishikohet jo më pak se një herë në çdo pesë vjet
     

Neni  12

Strategjia Vendore për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë

 

Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore, me vendim të këshillit Bashkiak miraton minimalisht çdo pesë vjet, Strategjinë Vendore për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, të harmonizuar me Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë.

 

Neni 13

Harmonizimi i Planeve të Zhvillimit Urban me Strategjitë për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë

 

Planifikimi i zhvillimit urban dhe planet e zhvillimit në nivel qendror dhe në nivel vendor duhet të bëhet në përputhje me dokumentet e Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë dhe Strategjitë për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë.

 

Neni 14

Vërtetimi i riskut

 

  1. Para pajisjes nga organet kompetente me leje zhvillimore të gjitha subjektet duhet të pajisen nga AKMC me vërtetim mbi riskun.
     
  2. Vërtetimi mbi riskun certifikon ndërtimin bazuar mbi analizën e rrezikut, cënueshmërinë dhe ekspozimin e tij.
     
  3. AKMC mbi bazën e vlerësimit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, brenda 45 ditëve nga marrja e dokumentacionit për lejen e ndërtimit nga subjektet:
  1. lëshon vërtetimin mbi riskun;
  2. lëshon vërtetimin mbi riskun me ndryshime;
  3. nuk lëshon vërtetimin mbi riskun.
     
  1. Ndaj vendimit të AKMC bëhet ankim i drejtpërdrejtë në gjykatë brenda 30 ditëve.
     
  2. Procedura dhe afatet e pajisjes me leje mbi riskun përcakton me udhëzim të ministrit.

 

Neni 15

Planet për Emergjencat Civile

 

  1. Planet për Emergjencat Civile përcaktojnë masat dhe aktivitetet për parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive, sikurse kapacitetet, angazhimin dhe veprimin e organizuar në emergjenca për mbrojtjen e jetës së njerëzve, të pronës, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit.
     
  2. Planet për Emergjencat Civile miratohen në nivel qendror, nivel qarku dhe në nivel vendor dhe rishikohen jo më pak se një herë në çdo tre vjet.
     
  3. Planet për Emergjencat Civile marrin në konsideratë trajtimin me prioritet të fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuar, shtresave në nevojë dhe grave.
     
  4. Plani Kombëtare për Emergjencat Civile miratohet me vendim nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit.
     
  5. Plani i Qarkut për Emergjencat Civile miratohet me urdhër të Prefektit dhe duhet të jetë i harmonizuar me Planin Kombëtar për Emergjencat Civile dhe Planet për Emergjencat Civile të qarqeve fqinje.
     
  6. Plani Vendor për Emergjencat Civile miratohet me vendim të Këshillit Bashkiak dhe duhet të jetë i harmonizuar me Planin Kombëtar për Emergjencat Civile, Planin e Qarkut për Emergjencat Civile dhe Planet Vendore për Emergjencat Civile të njësive të vetëqeverisjes vendore fqinje.
     
  7. Planet për Emergjencat Civile hartohen bazuar në strategjitë për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, dokumentet e Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë, kapacitetet e mbrojtjes civile, gjetjet e reja të ekspertëve, si edhe përvojat e fituara në menaxhimin e fatkeqësive.
     
  8. Institucionet shtetërore dhe subjektet private në sektorët e shëndetësisë, arsimit, mirëqenies sociale, hartojnë Planin për Emergjencat Civile. Plani duhet të jetë i harmonizuar me Planin Vendor për Emergjencat Civile dhe me dokumentin e Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë të njësive të vetëqeverisjes vendore në territorin e së cilës ndodhen.

 

 

KREU III

 

SISTEMI I MBROJTJES CIVILE

 

Neni 16

Sistemi i mbrojtjes civile

 

Sistemi i mbrojtjes civile është sistemi që kryen funksionin e mbrojtjes civile dhe përfshin aftësitë dhe aktivitetet që synojnë mbrojtjen e jetës, pronës, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore nga dëmtimi ose rreziku i dëmtimit si pasojë e fatkeqësive dhe përbëhet nga:

  1. institucione dhe struktura qendrore të mbrojtjes civile;
  2. institucione dhe struktura vendore të mbrojtjes civile;
  3. struktura operacionale të mbrojtjes civile;

 

Seksioni 1

Institucionet dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile

 

Neni 17

Institucionet dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile

 

  1. Institucionet dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile janë:
    a)   Kuvendi;
  1. Këshilli i Ministrave;
  2. Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile;
  3. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave (KKECK) dhe Zyra Operacionale e Situatës (ZOS);

ç)   ministri përgjegjës për mbrojtjen civile;

d)   ministritë dhe institucionet qendrore;

dh) Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile;

e)   Qendrat e Mbrojtjes Civile (QMC).

 

2.   Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit mund të krijojë struktura të tjera qendrore të mbrojtjes civile, sipas nevojave dhe problematikave të ndryshme.

 

Neni 18

Kuvendi

 

1. Kuvendi miraton buxhetin e AKMC si pjesë e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes;

 

2. Miraton numrin limit të punonjësve të AKMC;

 

3. Ushtron kontroll parlamentar për çështje që kanë lidhje me mbrojtjen civile;

 

4. Ratifikon marrëveshje ndërkombëtare mbi mbrojtjen civile;

 

5. Vendos për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë përtej 30 ditëve të shpallura nga Këshilli i Ministrave.

 

Neni 19

Këshilli i Ministrave

 

Këshilli i Ministrave miraton dhe siguron zbatimin e politikave për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në Republikën e Shqipërisë dhe ka këto përgjegjësi:

  1. miraton Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë në Republikën e Shqipërisë;
  2. miraton Planin Kombëtar për Emergjencat Civile;
  3. miraton dokumentin e vlerësimit të riskut në nivel qendror;
  4. garanton miratimin e fondeve për nevoja të sistemit të mbrojtjes civile;
  5. mund të vendosë për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit;
  6. informon Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për situatën e krijuar, rreziqet që paraqiten dhe masat e marra për menaxhimin e situatës, si dhe kërkon pëlqimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë përtej 30 ditëve.

 

Neni 20

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile

 

  1. Për çdo rast të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, sipas këtij ligji, Këshilli i Ministrave krijon Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) dhe cakton kryetarin e KNEC-së, i cili mund të jetë Kryeministri, zëvendëskryeministri, ose një ministër, në varësi të llojit të fatkeqësisë.
     
  2. Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, si dhe të burimeve materiale e financiare për përballimin e fatkeqësisë natyrore.
     
  3. Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile ushtron funksionet dhe detyrat e tij për aq kohë sa zgjat gjendja e fatkeqësisë natyrore.
     
  4. Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile mund të thërrasë ekspertë për këshillime në lidhje me menaxhimin e fatkeqësive.
     

5.   Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile kryen këto detyra:

  1. bashkërendon gjithë veprimtarinë e institucioneve dhe strukturave të mbrojtjes civile;
  2. përcakton mënyrat dhe procedurat për përdorimin e burimeve materiale dhe financiare;
  3. vendos shpërndarjen e fondeve për rimëkëmbjen nga fatkeqësitë natyrore;
    ç)   cakton drejtuesin qendror të operacionit për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore;
  4. kryen detyra të tjera që burojnë nga ky ligj dhe detyra të veçanta të caktuara nga Këshilli i Ministrave për përballimin e fatkeqësisë.

 

Neni 21

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe krizave dhe Zyra Operacionale e Situatës

 

  1. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile është organi më i lartë për koordinimin e veprimeve të institucioneve shtetërore e subjekteve private dhe të kapaciteteve për përballimin e emergjencave civile e të krizave, me përjashtim të rasteve kur është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.

 

  1. Zyra Operacionale e Situatës është strukturë pranë Kryeministrit për mbledhjen e informacionit për emergjencat civile dhe krizat dhe hartimin e raporteve analitike periodike për Kryeministrin, Këshillin e Ministrave dhe KKECK-në, si dhe mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm mes Kryeministrisë dhe strukturave të tjera të ngarkuara me funksione të emergjencave civile dhe krizave.

 

  1. Organizmi dhe funksionimi i KKECK si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional i institucioneve dhe strukturave të sistemit të mbrojtjes civile, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit.

 

Nen i 22

Ministri përgjegjës për mbrojtjen civile

 

Ministri përgjegjës për mbrojtjen civile ka këto përgjegjësi:

  1. përcakton drejtimet strategjike dhe objektivat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
  2. harton dhe mbikëqyr zbatimin e politikave të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjes civile;
  3. informon periodikisht Këshillin e Ministrave në lidhje me zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen  civile;
  4. mbikëqyr menaxhimin e buxhetit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, sipas legjislacionit financiar në fuqi.

 

Neni 23

Ministritë dhe institucionet qendrore

 

  1. Çdo ministër dhe drejtues institucioni qendror është përgjegjës për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, brenda fushës së përgjegjësisë shtetërore apo kompetencave të tyre.
     
  2. Ministritë dhe institucionet qendrore kanë këto detyra:
  1.  hartojnë dhe përditësojnë Planin për Emergjencat Civile sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore dhe e dërgojnë atë në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për qëllim analize dhe planifikimi;
  2. planifikojnë buxhet vjetor, për mbrojtjen civile sipas fushës së përgjegjësisë së tyre shtetërore; Për ministritë përgjegjëse për mbrojtjen civile, mbrojtjen, punët e brendshme, transportin, infrastrukturën, bujqësinë, shëndetësinë, energjitikën, mjedisin dhe kulturën, planifikimi buxhetor duhet të jetë nga 2% deri në 4% e totalit të buxhetit vjetor.
  3. organizojnë dhe mirëmbajnë sistemet e monitorimit, të paralajmërimit të hershëm, të njoftimit dhe të alarmit në fushën e veprimtarisë së tyre;

ç)  brenda 3 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, krijojnë bazën e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë në fushën e përgjegjësisë së tyre, të cilën e mirëmbajnë, e përditësojnë, si dhe shkëmbejnë informacione me AKMC-në;

  1. informojnë në mënyrë të vazhdueshme AKMC-në lidhur me aktivitetet e ndryshme në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjes civile;

dh) analizojnë gjendjen ekzistuese të kapaciteteve administrative, teknike dhe financiare për mbrojtjen civile, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të tyre;

  1. kryejnë vlerësimin e humbjeve nga fatkeqësitë sipas fushës së përgjegjësisë;

      ë)  angazhojnë të gjitha kapacitetet që disponojnë për përballimin e fatkeqësive.

 

  1. Përveç detyrimit për sigurimin e fondeve financiare dhe alokimin e tyre në kohë, për ndërhyrjen me forca, mjete dhe detyrimeve që i lindin si pasojë e fushës së përgjegjësisë shtetërore, është e nevojshme që në raste fatkeqësish:
  1. Ministria përgjegjëse për mbrojtjen civile të angazhohet në mënyrë të pandërprerë, për mbrojtjen e jetës së njerëzve, për operacionet e shpërndarjes së ndihmave humanitare dhe nëpërmjet AKMC të koordinojë dhe të bashkërendojë të gjitha veprimet e forcave operacionale, të mbajë kontakte me qendrat ndërkombëtare të informimit në raste katastrofash (si dhe me shërbimet homologe të vendeve të tjera, të administrojë donacionet financiare të akorduara për emergjencat civile dhe fatkeqësitë , të krijojë sasisë e nevojshme me mallra ushqimore dhe industriale për zonat e prekura.
  2. Ministria përgjegjëse për punët e brendshme të dislokojë forca dhe mjete me kalueshmëri të lartë pranë qendrave të zonave të prekura, të ketë në gatishmëri rrjetin e zjarrfikëseve.
  3. Ministria përgjegjëse për Infrastrukturën dhe Energjinë, të marrë masa për kalueshmërinë pa ndërprerje  të akseve rrugore kombëtare, të monitorojë prurjet në ujëmbledhësit e hidrocentraleve me qëllim parandalimin e pasojave që mund të vijnë nga shkarkimet e detyruara nga hidrocentralet, të sigurojë furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të hidrovorëve dhe zonave të prekura, të monitorojë dhe eliminojë pasojat nga fatkeqësitë në miniera ose të shkaktuara nga hidrokarburet.

ç)   Ministria përgjegjëse për financat të mundësojë alokimin e fondeve të nevojshme kur i kërkohet, të lehtësojë  procedurat doganore në rastet e ardhjes së ndihmës humanitare nga vendet e tjera, si dhe të garantojë detajimin e buxhetit nga ministritë e linjës dhe NJVQV-të në përputhje me përcaktimet e neneve 23, pika 2, shkronja b dhe 30, pika 5 të këtij ligji.

  1. Ministria përgjegjëse për bujqësinë të mbajë në gjendje pune të pandërprerë hidrovorët dhe stacionet e pompimit të hidrovorëve, të përmirësojë argjinaturat e lumenjve, digat e rezervuarëve, të sigurojë pastrimin e kanaleve të ujërave të larta, të dyta dhe të treta dhe kolektorëve të shkarkimeve dhe bazën ushqimore të gjësë së gjallë me qëllim parandalimin e humbjeve si dhe të monitorojë basenet ujëmbledhëse.
    dh) Ministria përgjegjëse për shëndetësinë duhet të ketë në gatishmëri spitalet rajonale dhe të sigurojë funksionimin normal të qendrave shëndetësore të njësive vendore, shërbimin e ambulancës, duke siguruar edhe rezervat e nevojshme të personelit mjekësor dhe medikamenteve mjekësore dhe furnizimin e plotë të zonave të prekura.
  2. Ministria përgjegjëse për pyjet dhe zonat e mbrojtura të marrë masa për shuarjen e  zjarreve në pyje dhe mospërhapjen e tyre.
    ë)   Ministria e Mbrojtjes angazhon Forcat e Armatosura dhe kapacitetet e tjera të saj, me qëllim mbrojtjen e jetës, pronës, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore.
     
    4.   Pranë çdo ministrie krijohen pozicione pune deri në nivel sektori për mbrojtjen civile, përbërja dhe detyrat e të cilëve miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave  me propozim të ministrit.
     
    Neni 24
    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
     
  1. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) është institucion qendror në varësi të ministrit përgjegjës për mbrojtjen civile dhe përgjigjet për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
     
  2. AKMC-ja ushtron autoritet koordinues, bashkërendues, drejtues, teknik, mbikëqyrës dhe kontrollues në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.
     
  3. AKMC-ja organizohet si drejtori e përgjithshme në nivel qendror, ndërsa në nivel vendor, organizohet në bazë qarku, sipas qendrave të mbrojtjes civile.
  1. AKMC ushtron këto detyra kryesore: zbaton politikën e Këshillit të Ministrave në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile;
  2. koordinon dhe bashkërendon punën për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, Planit Kombëtar për Emergjencat Civile dhe Vlerësimin e Riskut nga Fatkeqësitë në nivel qendror;
  3. bashkërendon dhe koordinon veprimet e të gjitha institucioneve dhe strukturave qendrore dhe vendore, për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile;

ç)   bashkëpunon me organizmat ndërkombëtare dhe organizatat homologe ndërkombëtare në kuadër të mbrojtjes civile dhe të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë;

  1. planifikon fonde për marrjen e masave parandaluese ndaj fatkeqësive dhe rehabilituese në infrastrukturën e dëmtuar  si edhe veprimtari të tjera në fushën e mbrojtjes civile, kriteret dhe procedurat e akordimit  e të cilave përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

dh) krijon dhe zbaton metodologjinë për hartimin e Planeve për Emergjencat Civile

  1. promovon format, metodologjitë, mënyrat racionale për grumbullimin, regjistrimin, përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit mbi fatkeqësitë.

ë)   kryen rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së dhe KKECK-së.

f)   përgatit programin e trajnimit të strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor;

g)   përpilon udhëzimet për përfshirjen e vullnetarëve në sistemin e Mbrojtjes Civile;

gj) lidh marrëveshje me organizata jofitimprurëse, ose subjekte të tjera juridike në lidhje me mbrojtjen civile.

 

4.   Organizimi dhe funksionimi i AKMC, si dhe detyrat e tjera të saj përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

 

5.   Struktura dhe organika e AKMC dhe institucioneve të varësisë së saj përcaktohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit.

 

Neni 25

Drejtori i përgjithshëm i AKMC

 

  1. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Mbrojtjes Civile është autoriteti më i lartë administrativ i AKMC-s dhe përgjigjet drejtpërdrejt para ministrit për realizimin e politikave dhe objektivave të përcaktuara.
     
  2. Drejtori Përgjithshëm i AMKC-s ka këto përgjegjësi:
  1. organizon, drejton dhe kontrollon veprimtarinë e AKMC-s;
  2. menaxhon burimet njerëzore;
  3. menaxhon dhe është përgjegjës për buxhetin;
    ç)   nxjerr akte administrative në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative;
  4. përfaqëson AKMC-në në marrëdhënie me institucionet e tjera brenda vendit, si dhe në marrëdhëniet teknike dy ose shumëpalëshe jashtë vendit;
    dh) kryen detyra të tjera, në zbatim të këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi.
     

Neni 26

Qendrat e Mbrojtjes Civile në Qark

 

Qendrat e Mbrojtjes Civile në Qark (QMC) janë institucione në varësi të AKMC-së me seli në çdo qark dhe përbëjnë rrjetin institucional të specializuar, që zbatojnë detyrat për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në qark.

 

Seksioni 2

Institucionet dhe strukturat vendore të mbrojtjes civile

 

Neni 27

Institucionet dhe strukturat vendore të mbrojtjes civile

 

  1. Institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor janë:
  1. prefekti i qarkut;
  2. komisioni i mbrojtjes civile në nivel qarku dhe bashkie;
  3. njësitë e vetëqeverisjes vendore;
    ç) strukturat e decentralizuara të institucioneve dhe strukturave qendrore të mbrojtjes civile.

 

Neni 28

Prefekti i qarkut

 

  1. Prefekti i qarkut ka rol parësor në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në nivel qarku.
     
  2. Përveç detyrave të përcaktuara në ligjin specifik, Prefekti i qarkut ka dhe këto detyra:
  1. të kthejë projekt-buxhetin e vitit pasardhës të bashkive brenda territorit administrativ të tij, në rast se nuk janë planifikuar të paktën 4% të totalit të buxhetit vjetor, për marrjen e masave për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, sidomos në bashkitë të cilat janë konsideruar si të rrezikuara nga emergjencat civile apo fatkeqësitë;
  2. brenda 3 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, kryen vlerësimin e risqeve në territorin e qarkut përkatës, duke hartuar dhe miratuar dokumentin e Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë në nivel qarku, i cili  i dërgohet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për qëllim analizimi dhe planifikimi;
  3. koordinon veprimtarinë e organeve, institucioneve dhe strukturave që veprojnë në nivel qarku, me qëllim zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile dhe pas ezaurimit të të gjitha kapaciteteve brenda qarkut për përballimin e emergjencës civile ose fatkeqësisë, i kërkon ndihmë për ndërhyrje Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;

ç)   bashkëpunon me njësitë e vetëqeverisjes vendore për realizimin e Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë në qark, si dhe për informimin e publikut dhe komunitetit të rrezikuar nga fatkeqësitë në lidhje me to;   

d)   miraton dhe përditëson Planin për Emergjencat Civile në qark dhe e dërgon në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për qëllim analizimi dhe planifikimi;

dh) grumbullon dhe përpunon të dhënat e nevojshme nga bashkitë dhe strukturat e tjera që veprojnë në nivel qarku, për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, si dhe informon në mënyrë të vazhdueshme Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;

e)   siguron funksionimin e sistemit të monitorimit, paralajmërimit të hershëm, njoftimit dhe alarmit në territorin e qarkut dhe informon në kohë komunitetin e rrezikuar, Prefektët fqinjë, si dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për fatkeqësitë në territorin e qarkut;

ë)   merr masat e nevojshme për përballimin dhe lehtësimin e pasojave nga fatkeqësitë; 

f)   koordinon shpërndarjen e asistencës ndërkombëtare në rastet e fatkeqësive në nivel qarku;

g)   përcakton prioritetet për nevojat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, investimet emergjente të nevojshme në nivel qarku, me qëllim parandalimin, mbrojtjen dhe rehabilitimin nga fatkeqësitë;

gj) brenda 3 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji krijon bazën e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë në nivel qarku, të cilën e mirëmban dhe e përditëson, si edhe shkëmben informacione me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe sipas rastit me prefektët e qarqeve fqinjë;

h)   koordinon forcat operacionale në nivel qarku në rastet e fatkeqësive dhe cakton drejtuesin e operacionit në nivel qarku;

i)    bashkëpunon me njësitë e vetëqeverisjes vendore të qarkut dhe me prefektët e qarqeve fqinjë, në zbatim të detyrave që lidhen me zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, me qëllim bashkimin e kapaciteteve të tyre për trajtimin e çështjeve të përbashkëta në këtë fushë;

j)    angazhon qytetarët brenda juridiksionit të vetë për përballimin e situatave të krijuara nga një fatkeqësi natyrore, që kërcënon jetën ose shëndetin e njerëzve, sipas përcaktimeve të nenit 26 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

j)    në rast emergjence civile apo fatkeqësie, ka për detyrë të realizojë përhapjen dhe shkëmbimin e informacionit me AKMC, NJVQV-të dhe prefekturat e tjera të prekura ose të rrezikuara, si dhe të promovojë dhe koordinojë marrjen e masave të nevojshme për përballimin e situatës, monitorimin dhe zbatimin e shërbimeve urgjente, aktivizimin e institucioneve dhe administratave për ndërhyrje specifike.

 

Neni 29

Komisioni i Mbrojtjes Civile në nivel qarku dhe bashkie

 

  1. Në çdo qark, krijohet dhe funksionon komisioni i mbrojtjes civile, i cili drejtohet nga prefekti i qarkut.
     
  2. Në çdo bashki, krijohet dhe funksionon komisioni i mbrojtjes civile, i cili drejtohet nga kryetari i bashkisë.
     
  3. Përbërja, funksionimi dhe detyrat e komisioneve, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit.

 

Neni 30

Njësitë e vetëqeverisjes vendore

 

Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë këto detyra:

  1. brenda 3 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, kryejnë vlerësimin e risqeve në territorin e tyre, duke hartuar dhe miratuar dokumentin e Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë,  të cilin ja dërgojnë prefektit të qarkut dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për qëllim analizimi dhe planifikimi;
  2. informojnë publikun dhe komunitetin e rrezikuar, bazuar në dokumentin e Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë;
  3. hartojnë dhe rishikojnë Strategjinë për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë;
  4. hartojnë, miratojnë dhe përditësojnë Planin Vendor për Emergjencat Civile  dhe ia dërgojnë Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe prefektit të qarkut për qëllime analizimi dhe planifikimi. Plani duhet të jetë i bashkërenduar me Planin e Emergjencave Civile në Qark dhe Planet Vendore të Emergjencave Civile të bashkive fqinje;
  5. planifikojnë të paktën 4% të totalit të buxhetit vjetor për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, duke përfshirë investimet parandaluese, mbrojtëse dhe rehabilituese nga fatkeqësitë, si dhe fondin e ndihmës financiare për dëmshpërblimin e familjeve me banesa të dëmtuara nga fatkeqësi të ndryshme;
  6. organizojnë veprimtari trajnuese në fushën e mbrojtjes civile në territorin e tyre për punonjësit e tyre dhe për shtetasit;
  7. sigurojnë funksionimin e sistemit të monitorimit, paralajmërimit të hershëm, njoftimit dhe alarmit në territorin e tyre dhe informojnë në kohë komunitetin e rrezikuar, Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe prefektin e qarkut për fatkeqësitë në territorin e qarkut;
  8. sigurojnë, administrojnë dhe përditësojnë të dhënat e nevojshme për shtetasit dhe për subjektet private, të mundshme për t’u planifikuar dhe angazhuar në parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive;
  9. brenda 3 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, krijojnë bazën e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë për territorin e bashkisë, të cilën e mirëmbajnë dhe e përditësojnë, si edhe shkëmbejnë informacione me prefektin e qarkut dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
  10. kryejnë investime parandaluese, mbrojtëse dhe rehabilituese nga fatkeqësitë dhe informojnë për këto investime në mënyrë të vazhdueshme prefektin e qarkut, si dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
  11. caktojnë drejtuesin e operacionit në nivel bashkie për përballimin e fatkeqësisë në territorin e saj; 
  12. kryejnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme në territorin e tyre, vlerësimin e nevojave për përballimin e tyre, si dhe dëmshpërblejnë shtetasit për fatkeqësitë e ndodhura në territorin e tyre;
  13. bashkëpunojnë me njësitë e vetëqeverisjes vendore fqinje në zbatim të detyrave që lidhen me zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, me qëllim bashkimin e kapaciteteve të tyre për trajtimin e çështjeve të përbashkëta në këtë fushë.
  14. mbajnë në gatishmëri sistemet e mbrojtjes nga zjarri, vendet e strehimit të popullatës dhe gjësë së gjallë, akumulojnë dhe administrojnë rezervat ushqimore për popullatën dhe gjënë e gjallë, kalueshmërinë e pandërprerë të rrugëve rurale.
  15. aktivizojnë kapacitetet e subjekteve publike e private brenda territorit administrativ të tyre, bashkëpunojnë dhe asistojnë bashkitë fqinje dhe marrin çdo masë tjetër të nevojshme për përballimin dhe lehtësimin e fatkeqësive

 

Neni 31

Strukturat e decentralizuara të institucioneve dhe strukturave qendrore të mbrojtjes civile

 

Strukturat e decentralizuara të institucioneve dhe strukturave qendrore të mbrojtjes civile që operojnë në nivel vendor angazhohen në mënyrë aktive në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, si dhe janë pjesë integrale e komisioneve të mbrojtjes civile në nivel qarku dhe bashkie.

 

 

Seksioni 3

Strukturat operacionale të mbrojtjes civile

 

Neni 32

Strukturat operacionale të mbrojtjes civile

 

Strukturat operacionale të mbrojtjes civile që angazhohen në përballimin e fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera janë:

  1. Forcat e Armatosura;
  2. policia e shtetit;
  3. shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit;
  4. shërbimi i urgjencës mjekësore dhe strukturat e tjera të shërbimit shëndetësor;
  5. shërbimi i vullnetarëve për mbrojtjen civile.

 

Neni 33

Detyrat e strukturave operacionale të mbrojtjes civile

 

  1. Strukturat operacionale të mbrojtjes civile, me qëllim menaxhimin e fatkeqësive, kryejnë veprimtari veçmas ose në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në përputhje me parashikimet e këtij ligji, legjislacionin përkatës dhe Planin Kombëtar për Emergjencat Civile.
     
  2. Strukturat operacionale të mbrojtjes civile kryejnë veprimtari që lidhen me planifikimin, kërkim-shpëtimin, dhënien e ndihmës dhe të asistencës në raste fatkeqësish, sigurinë dhe mbrojtjen e zonës së emergjencës civile, rimëkëmbjen e zonave të dëmtuara, si dhe çdo veprimtari tjetër për përballimin e situatës së krijuar.
     
  3. Gjatë pjesëmarrjes në operacion, efektivat e strukturave operacionale të mbrojtjes civile drejtohen nga eprorët direkt, sipas detyrave që marrin nga drejtuesi i operacioneve.

 

Neni 34

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë

 

  1. Në kuadër të sistemit të mbrojtjes civile, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kryejnë këto detyra:
  1. angazhohen në operacione të parandalimit dhe përballimit të fatkeqësive, nëse kapacitetet e tjera në dispozicion janë të pamjaftueshme për të përballuar situatën e krijuar nga fatkeqësia, duke mbështetur institucionet, autoritetet qendrore e vendore dhe popullsinë civile;
  2. zhvillojnë kapacitete ndërvepruese, të nevojshme për të bashkëpunuar me strukturat kolektive të sigurisë euro-atlantike për përballimin e fatkeqësive.
     
  1. Struktura të posaçme të kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura angazhohen në kryerjen e operacioneve për përballimin e fatkeqësive.
     
  2. Në rastet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, kapacitetet e Forcave të Armatosura angazhohen në zbatim të detyrave të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile.
     
  3. Kur njësitë e Forcave të Armatosura marrin pjesë në operacione, ato drejtohen nga komandantët e tyre sipas detyrave që marrin nga drejtuesi i operacionit.
     

Neni 35

Policia e Shtetit

 

1.   Policia e Shtetit organizohet dhe kryen detyrat e saj në operacionet e shpëtimit dhe të lehtësimit sipas planeve të hartuara më parë, si dhe planeve të përbashkëta me institucionet e tjera për çështje të mbrojtjes civile.

 

2.   Detyrat e saj përfshin mbrojtjen e zonës së emergjencës civile, ruajtjen e rendit publik, procesin e identifikimit dhe të informimit rreth të dëmtuarve dhe të vdekurve, largimin e tyre nga zona e emergjencës, si dhe detyra të tjera që dalin në zbatim të legjislacionit në fuqi mbi Policinë e Shtetit.

 

3.   Kur policia merr pjesë në operacionet e shpëtimit dhe në raste të tjera të fatkeqësive forcat e saj komandohen nga eprorët e tyre.

 

Neni 36

Shërbimi të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit

 

  1. Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi është pjesë përbërëse e forcave operacionale në gatishmëri të përhershme dhe vepron për shuarjen e zjarreve, për kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve në zonat e emergjencës civile dhe për lehtësimin e pasojave nga fatkeqësi të natyrore ose nga fatkeqësitë e tjera.
     
  2. Në rastet kur shërbimi zjarrfikës merr pjesë në operacionet e shpëtimit dhe në raste të tjera të fatkeqësive, personeli i shërbimit zjarrfikës komandohet nga drejtuesit e tyre përkatës.

 

Neni 37

Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe strukturat e tjera të Shërbimit Shëndetësor

 

  1. Veprimtaria e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore në fushën e mbrojtjes civile rregullohet sipas legjislacionit në fuqi “Për shërbimin e urgjencës mjekësore” dhe “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”.

 

  1. Shërbimi i urgjencës mjekësore është pjesë përbërëse e forcave operacionale dhe vepron për dhënien e ndihmës së parë në zonën e emergjencës civile dhe për transportimin e të dëmtuarve për në qendrat spitalore.

 

Neni 38

Shërbimi i vullnetarëve për mbrojtjen civile

 

  1. Çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë ka detyrimin moral të veprojë vullnetarisht në menaxhimin e fatkeqësive dhe në reduktimin e pasojave të tyre.
     
  2. Vullnetarët mund të ofrohen individualisht apo në grupe të organizuara si struktura jo fitimprurëse, por në të gjitha rastet, në varësi të situatave të krijuara dhe të nevojave të sistemit të mbrojtjes civile, detyrat e tyre caktohen nga institucionet apo strukturat qendrore dhe vendore të mbrojtjes civile.
     
  3. Trajtimi i vullnetarëve, për angazhimin e tyre në aktivitete të mbrojtjes civile apo në operacionet e parandalimit dhe përballimit të fatkeqësive, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit.

 

 

KREU IV

 

GJENDJA E FATKEQËSISË NATYRORE DHE MASAT E JASHTËZAKONSHME

 

Neni 39

Gjendja e fatkeqësisë natyrore

 

  1. Këshilli i Ministrave mund të vendosë për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë, ose në të gjithë territorin e vendit.
     
  2. Zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, sipas përcaktimit të bërë në pikën 1, të këtij neni, mund të bëhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit.

 

Neni 40

Kategorizimi i emergjencave civile

 

1.   Emergjencat civile mbi bazë të intensitetit të shtrirjes së efekteve të fatkeqësisë, me qëllim përcaktimin e llojit të veprimeve dhe autoritetit përgjegjës për përballimin e saj, kategorizohen në:

  1. emergjenca civile vendore, që vijnë si pasojë fatkeqësive që ndodhin në një njësi të vetëqeverisjes vendore, dhe mund të përballohen me anë të veprimeve të strukturave kompetente të NJVQV-s;
  2. emergjencat civile rajonale, që vijnë si pasojë e fatkeqësive, që ndodhin në më shumë se një njësi të vetëqeverisjes vendore, që për shkak të natyrës, shkallës dhe shtrirjes së tyre, kërkojnë ndërhyrjen e koordinuar të disa NJVQV-ve ose qarqeve.
  3. emergjencave civile kombëtare, që vijnë si pasojë e fatkeqësive, që për shkak të intensitetit, shkallës dhe shtrirjes së tyre, kërkon ndërhyrje të menjëhershme të të gjitha institucioneve të mbrojtjes civile qendrore e vendore edhe me masa të jashtëzakonshme nëse është e nevojshme.

 

2.   Pavarësisht nga kategoria e emergjencës apo fatkeqësisë natyrore, Agjencia Kombëtarë e Mbrojtjes Civile duhet të ketë informacionin faktik mbi situatën dhe efektet e pritshme të saj dhe të ketë gati masat në përputhje me llojin e emergjencës për ta përdorur në rast të shterimit të të gjitha kapaciteteve të autoriteteve përgjegjëse për përballimin e situatës mbi bazë të kategorizimit të bërë në pikën 1 të këtij neni.

 

3.   Kriteret dhe procedurat për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit.

 

 

Neni 41

E drejta e kompensimit

 

  1. Shteti shqiptar përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.

 

  1. Dëmet përballohen nga vetë NJVQV e prekura nga fatkeqësia nëpërmjet fondit të dedikuar për mbrojtjen civile.

 

  1. Në rast se NJVQV nuk kanë fonde për mbrojtjen civile atëherë planifikojnë për vitin pasardhës deri në masën e kompensimit të subjekteve të dëmtuar.

 

  1. Në rast se vlera e kompensimit tejkalon 8% të buxhetit të NJVQV, KKECK mund të vendos që kompensimi të kryhet nga AKMC.

 

  1. Në çdo rast, kur shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, kompensimi mund të bëhet me fond të veçantë të Këshillit të Ministrave, me propozim të AKMC.

 

  1. Masa e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe pasuritë dhe subjektet që kompensohen, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Neni 42

Masat e jashtëzakonshme

 

Gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të vendosen dhe zbatohen masa të jashtëzakonshme për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë si më poshtë:

 

1.   Për institucionet publike:

  1. ndërmarrjen e masave organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
  2. detyrimin për përdorimin e burimeve financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe rivlerësimin e buxhetit vjetor në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;
  3. detyrimin për vënien në dispozicion të burimeve njerëzore dhe logjistike;

ç)   caktimin e objekteve shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;

  1. caktimin e objekteve që do të hyjnë në proces shpronësimi për interes publik, për nevojat e përballimit të gjendjes së fatkeqësisë, si edhe kompensimin e humbjeve përkatëse;

dh) masa të tjera që ndihmojnë në përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë.

 

2.  Për strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:

  1. vendosjen dhe zbatimin e masave të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;
  2. sipas rastit, aktivizimin dhe organizimin e procedurës së evakuimit të detyruar për popullsinë e rrezikuar;
  3. sipas rastit, organizimin dhe zbatimin e gjendjes së karantinës për popullsinë ose subjektet e prekura;

ç)   detyrimin për organizimin e kontrollit të njëanshëm ose në bashkëpunim me komunitetin, të banesave dhe objekteve private, për gjetjen e të mbijetuarve dhe viktimave të fatkeqësisë, si dhe procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale;

  1. sipas rastit, organizimin e procesit të eliminimit dhe të groposjes së detyruar, të kafshëve dhe të çdo materiali tjetër që përbën burim infeksioni, epidemie masive, ndotjeje masive, burim radiacioni.

 

3.   Për subjektet privatë:

  1. detyrimin për respektimin e procedurave dhe masave për evakuimin e detyruar dhe strehimin e të evakuuarve;
  2. detyrimin për të informuar lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;
  3. përfshirjen në detyra të veçanta në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;

ç)   mbylljen e përkohshme të veprimtarive të subjekteve privatë apo detyrimin për prodhimin e artikujve të emergjencës. Kompensimi në raste të tilla kryhet nga buxheti i shtetit, programi “emergjencat civile”, donacione të ndryshme dhe burime të tjera.

 

4.   Për shtetasit:

  1. detyrimin për respektimin e procedurave dhe masave për evakuimin e detyruar;
  2. detyrimin për të informuar lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;
  3. përfshirjen në detyra të veçanta në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

 

KREU V

 

MBROJTJA E INFRASTRUKTURËS KRITIKE DHE TRASHËGIMISË KULTURORE

 

Neni 43

Infrastruktura kritike

 

  1. Infrastruktura kritike përbëhet nga:
  1. sistemet e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë;
  2. prodhimi, rafinimi, trajtimi, magazinimi dhe shpërndarja e gazit nëpërmjet tubacioneve;
  3. nafta dhe prodhimi i produkteve të saj, magazinimi dhe shpërndarja nëpërmjet tubacioneve;
    ç)   telekomunikacioni (rrjetet, sistemet);
  4. furnizimi me ujë;
    dh) bujqësia, prodhimi dhe shpërndarja e ushqimit;
  5. shëndeti publik (spitalet, qendrat shëndetësore dhe ambulancat);
    ë)   sistemet e transportit (furnizimi me lëndë djegëse, rrjeti hekurudhor, aeroportet, portet,  transporti i brendshëm);
  6.    shërbimet financiare (bankare, kleringu);
  7. shërbimet e sigurisë dhe të mbrojtjes.
     
  1. Institucionet publike, strukturat qendrore dhe vendore, apo subjektet private që kanë në administrim apo pronësi infrastrukturë kritike:
  1. sigurojnë funksionimin normal të saj në kushte normale dhe në rastet e fatkeqësive;
  2. hartojnë dhe përditësojnë dokumentin e Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë, si edhe Planin për Emergjencat Civile, të cilat i dërgojnë në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për qëllime planifikimi dhe analizimi.  

 

Neni 44

Infrastruktura kritike me efekt ndërkufitar

 

  1. Ministritë, në përputhje me fushën e tyre të përgjegjësisë, identifikojnë infrastrukturën kritike me efekt ndërkufitar dhe informojnë Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe subjektin përkatës në lidhje me kategorizimin si të tillë.
     
  2. Shteti shqiptar informon shtetet e tjera që mund të preken nga ndërprerja ose shkatërrimi i infrastrukturës së tij kritike me efekt ndërkufitar në lidhje me identitetin dhe arsyet për përcaktimin e saj si të tillë, angazhohet në diskutime dypalëshe dhe/ose shumëpalëshe me këto shtete dhe i informon ato në kohë në raste të emergjencave.  

 

Neni 45

Mbrojtja e vlerave të trashëgimisë kulturore nga fatkeqësitë

 

Çdo objekt që është pjesë e tërësisë së vlerave të trashëgimisë kulturore e historike, të luajtshme apo të paluajtshme, gjatë fatkeqësive të ndryshme gëzon mbrojtje nga shteti.

 

 

KREU VI

 

PARALAJMËRIMI I HERSHËM, MONITORIMI, NJOFTIMI DHE ALARMI

 

Neni 46

Paralajmërimi i hershëm, monitorimi dhe njoftimi

 

  1. Paralajmërimi i hershëm, monitorimi dhe njoftimi realizohet nga institucione dhe struktura të caktuara, organizimi dhe funksionimi i të cilave rregullohet me akte të ndryshme ligjore dhe nënligjore.
     
  2. Në kuadër të mbrojtjes civile, këto institucione dhe struktura bashkëpunojnë me institucionet dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile dhe për këtë qëllim kryejnë këto detyra:
    1. identifikojnë, mbledhin, përpunojnë, analizojnë, si dhe komunikojnë të dhënat që kanë të bëjnë me rreziqet e menjëhershme dhe ato të pritshme;
    2. identifikojnë dhe monitorojnë dukuritë që paraqesin rrezik, duke njoftuar institucionet dhe strukturat përkatëse;
    3. njoftojnë dhe raportojnë menjëherë Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile lidhur me dukuri e ngjarje, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë, të evidentuara ose të mundshme për t’u shfaqur në një periudhë kohe të shkurtër, të cilat përbëjnë ose mund të kthehen në risqe për komunitetin.
       
  3. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile këshillohet nga institucione dhe struktura të caktuara, organizimi dhe funksionimi i të cilave rregullohet me akte të ndryshme ligjore dhe nënligjore.

                                   

Neni 47

Numri i unifikuar i thirrjeve emergjente 112

 

  1. Numri i unifikuar i thirrjeve emergjente 112 siguron komunikim, paralajmërim të hershëm, njoftim, alarm, informim, koordinim, vendimmarrje, aktivizim dhe ndërhyrje të integruar të strukturave operacionale në përballimin e aksidenteve dhe situatave emergjente që mund të ndodhin në të gjithë vendin.
     
  2. Numri 112 futet pa pagesë në rrjetet telefonike publike, si dhe në rrjetet dixhitale të shërbimeve të integruara të ardhshme dhe shërbimet publike mobile, si numri i vetëm evropian i thirrjeve emergjente.
     
  3. Ngritja dhe funksionimi i sistemit të numrit të unifikuar të thirrjeve emergjente 112 përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit.

 

 

Neni 48

Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë

 

  1. Institucionet publike dhe subjektet private, mbi bazë të kërkesës së Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, saj janë të detyruara t’i japin të dhëna mbi humbjet nga fatkeqësitë, të cilat shërbejnë për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.
     
  2. Baza e të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë krijohet dhe funksionon pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, sipas përcaktimit për mënyrën e mbledhjes dhe administrimit të dhënave të humbjes nga fatkeqësitë të bërë me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit.

 

Neni 49

Informimi i publikut

 

  1. Institucionet publike dhe strukturat qendrore dhe vendore, të përcaktuara në këtë ligj, informojnë publikun për fatkeqësitë e ndryshme dhe masat për përballimin e tyre.
     
  2. Subjektet shtetërore dhe private të prodhimit të energjisë elektrike, të menaxhimit të ujërave, kompanitë që përdorin sisteme hidrike dhe grumbullim të mbetjeve, duhet të njoftojnë dhe paralajmërojnë në kohë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, institucionet qendrore dhe vendore si edhe komunitetin rreth rreziqeve nga ushtrimi i aktivitetit të tyre.
     
  3. Subjektet me aktivitet prodhimin, përdorimin, trajtimin dhe magazinimin e substancave të rrezikshme, janë të detyruar të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar aksidente të mëdha dhe për të kufizuar pasojat e tyre për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Në rast aksidenti ato duhet të njoftojnë dhe të japin alarmin për popullsinë e rrezikuar dhe të njoftojnë tek numri i unifikuar i thirrjeve emergjente 112, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, numrat e tjerë të emergjencave apo dhe autoritetet e tjera sipas ligjit.
     
  4. Kapacitetet për paralajmërimin e hershëm, njoftimin dhe alarmin, e subjekteve të përcaktuara në pikat 2 dhe 3, të këtij neni, duhet të bëhen pjesë e sistemit publik të paralajmërimit të hershëm, njoftimit dhe alarmit të Republikës së Shqipërisë.
     
  5. Subjektet publike e private radiotelevizive, kombëtare e lokale, janë të detyruara që të bashkëveprojnë ndërmjet tyre me institucionet shtetërore, si dhe me organizatat jofitimprurëse për përdorimin e burimeve të komunikimeve elektronike, për përballimin e fatkeqësive, duke:
  1. vendosur pajisje të komunikimit tokësor dhe satelitor;
  2. shpërndarë njoftime për fatkeqësitë e ndryshme, veçanërisht tek komuniteti që rrezikohet më tepër;
  3. duke ndërprerë programet e tyre për të dhënë mesazhe të rëndësishme për mbrojtjen civile nga autoritetet e përcaktuara në këtë ligj.
     
  1. Shteti do të duhet të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të siguruar që disponueshmëria e rrjeteve publike telefonike fikse dhe e shërbimeve publike fikse të ruhet në rast të avarive katastrofike të rrjetit, ose në rastet e forcave madhore, siç janë moti ekstrem, tërmeti, përmbytja, vetëtima, zjarri apo dhe fenomene të tjera të ngjashme.
     
  2. Në rast të rrethanave të përmendura në paragrafin e parë të kësaj pike, organet përkatëse duhet të bëjnë çdo përpjekje për të mbajtur nivelin më të lartë të shërbimit për të përmbushur çdo prioritet të përcaktuar nga autoritetet kompetente.
     
  3. Në rastet e fatkeqësive, mediat dhe organet e tjera të informimit publik të përcaktuara me ligj, janë të detyruara t’u referohen burimeve zyrtare për njoftime lidhur me  numrin e viktimave, listën e emrave dhe parashikimeve të mëtejshme për mundësinë e ndodhjes së ngjarjeve të tjera, duke shmangur transmetimin e informacioneve sensitive, si dhe duke mos krijuar panik tek publiku në asnjë rast. 
     
  4. Në çdo rast, kur media informon publikun mbi fatkeqësitë dhe kur këto informacione nuk u referohen burimeve zyrtare, ajo duhet të citojë burimin e informacionit.

 

Neni 50

Alarmi

 

  1. Sinjali i alarmit për njoftimin e hershëm të popullsisë për marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen nga fatkeqësitë e ndryshme, në varësi të shkallës së rrezikut dhe shtrirjes territoriale, aktivizohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, prefekti i qarkut ose kryetari i bashkisë.
     
  2. Llojet e sinjaleve testohen, me qëllim që të jenë të komunikueshme për kategoritë e mëposhtme të personave:
  1. me vështirësi në dëgjim, me anë të shenjave pamore;
  2. me vështirësi në shikim, me anë të sinjaleve akustike dhe të prekshme;
  3. me kufizime intelektuale, në formate të thjeshtuara përmes mesazheve me piktograme, ose gjuhë e thjeshtë në media. 
     
  1. Drejtuesit e subjekteve private, që janë të detyruar të instalojnë mjete dhe sisteme të dhënies së alarmit në objektet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre, i aktivizojnë ato kur:
  1. evidentohen ngjarje të rrezikshme nga veprimtaria që ato ushtrojnë, ose në territorin ku shtrihet veprimtaria, duke njoftuar njëkohësisht dhe autoritetet përgjegjëse; 
  2. kjo gjë u kërkohet nga kryetari i bashkisë në territorin e së cilës ushtrohet veprimtaria përkatëse, prefekti i qarkut, ose Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
     
  1. Llojet e sinjaleve të alarmit, numri dhe mënyra e përdorimit të tyre, në rastet e fatkeqësive të ndryshme, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit.

 

Neni 51

Detyrime për funksionimin e mjeteve dhe pajisjeve të paralajmërimit të hershëm, monitorimit, njoftimit dhe alarmit

 

  1. Subjektet private, të identifikuara si të përshtatshme nga strukturat përgjegjëse, duhet të lejojnë për qëllime të paralajmërimit të hershëm, monitorimit, njoftimit dhe alarmit, instalimin në objektet në pronësi të tyre, të pajisjeve të nevojshme, si dhe të lejojnë aksesin, për mirëmbajtje dhe vëzhgim, për qëllime të mbrojtjes civile.
     
  2. Kompanitë e furnizimit me energji elektrike duhet të sigurojnë furnizim të pandërprerë për mjetet dhe pajisjet e sistemit të paralajmërimit të hershëm, monitorimit, njoftimit dhe alarmit. 
     
  3. Kriteret për identifikimin e subjekteve private, strukturat përgjegjëse për identifikimin e tyre, si dhe rregullat për realizimin e bashkëpunimit midis tyre, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të  ministrit.

 

Neni 52

Institucionet e arsimit të lartë, entet e ndryshme publike

 

  1. Institucionet e arsimit të lartë, entet e ndryshme publike, si dhe organizatat e tjera të angazhuara në punë kërkimore dhe shkencore:
  1. njoftojnë Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile rreth zbulimeve shkencore në lidhje me zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile;
  2. kryejnë studime shkencore në interes të mbrojtjes civile, si dhe kur u kërkohet nga Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe informojnë institucionet përkatëse lidhur me rezultatet e tyre;
  3. angazhojnë kapacitetet njerëzore dhe teknike për nevojat e strukturave të mbrojtjes civile;

ç)   promovojnë veprimtaritë shkencore në bashkëpunim me struktura të mbrojtjes civile, në shërbim të mbrojtjes civile;

 

  1. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, institucione dhe struktura të tjera të mbrojtjes civile, përveçse mënyrës së planifikimit dhe përballimit të kostos që përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, duhet të nxisin dhe të sigurojnë mbështetje financiare për punë shkencore për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.
     

 

KREU VII

 

BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR

 

Neni 53

Bashkëpunimi ndërkombëtar

 

  1. Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe të mbrojtjes civile, mbështetet në këtë ligj, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe dokumente të tjera si dhe përfshin:
  1. shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve rreth zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile me autoritetet kompetente të vendeve të tjera dhe me organizatat ndërkombëtare, në veçanti me vendet me të cilat ndajnë risqe të përbashkëta ndërkufitare;
  2. komunikimin me të gjitha autoritetet kompetente dhe organizatat ndërkombëtare në kohë të qetë, si edhe komunikimin me autoritetet kompetente të vendeve të tjera që mund të preken nga një fatkeqësidhe organizatat ndërkombëtare, sipas rastit, në rastet e emergjencave që mund të shkaktojnë efekte ndërkufitare, si edhe për kërkimin dhe marrjen e ndihmës ndërkombëtare;
  3. koordinimin e kalimit të kufirit shtetëror në rastin e marrjes dhe dhënies së ndihmës ndërkombëtare, si edhe në rastet e ushtrimeve apo stërvitjeve të ndryshme;

ç)  koordinimin e shpërndarjes së asistencës ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

  1. bashkërendimin e aktiviteteve të forcave ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë;

dh) përgatitjen dhe organizimin e veprimtarive të ndryshme ndërkombëtare;

  1. përgatitjen dhe implementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile;

ë)  identifikimin apo krijimin e moduleve dhe të kapaciteteve të tjera të përgjigjes emergjente, mbajtjen në gatishmëri dhe përmirësimin e ndërveprueshmërisë së tyre, duke marrë parasysh praktikat më të mira në nivelin e shteteve anëtare të BE dhe në nivelin ndërkombëtar për angazhimin e tyre në një njoftim shumë të shkurtër për të përmbushur ndërhyrjen prioritare, ose nevojat për mbështetje të shteteve të tjera në rastet e emergjencave të mëdha.

   

  1. Apeli për asistencë drejtuar organizmave ndërkombëtare dhe shteteve të tjera, në rastet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore bëhet nga ministria përgjegjëse për punët e jashtme, dhe për rastet e tjera bëhet nga ministria.
     
  2. Pranimi i asistencës ndërkombëtare bëhet nga ministria në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme.
     
  3. Kërkesa e specifikuar për nevojat për asistencë dhe raportet periodike të situatës për Qendrën Evropiane të Koordinimit të Emergjencave, për Qendrën Euroatlantike të Koordinimit të Përgjigjes për Fatkeqësitë, si dhe koordinimi i asistencës së ofruar kryhen nga ministria në koordinim me ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme dhe sipas rastit edhe me ministritë e tjera.

 

Neni 54

Marrja e asistencës ndërkombëtare

 

  1. Asistenca ndërkombëtare është mbështetje që shtetet e tjera dhe donatorët e huaj japin për parandalimin dhe përballimin e situatës së krijuar nga fatkeqësitë e ndryshme.
     
  2. Asistenca ndërkombëtare duhet të sigurohet në përputhje me parimet e humanizmit, barazisë dhe paanshmërisë.
     
  3. Në rastet e fatkeqësive, të gjitha institucionet duhet të informojnë ministrin.
     
  4. Makineritë, mjetet, automjetet, pajisjet, mallrat dhe veshjet e destinuara për qëllime të mbrojtjes civile për institucionet publike qendrore dhe vendore, si edhe për strukturat operacionale të mbrojtjes civile, të siguruara nëpërmjet asistencës ndërkombëtare apo të përfituara në kuadër të marrëveshjeve, programeve, iniciativave dhe projekteve të ndryshme ndërkombëtare, përjashtohen nga të gjitha detyrimet doganore dhe taksa e vlerës së shtuar. 

 

Neni 55

Kalimi i kufirit

 

  1. Kalimi i kufirit shtetëror nga ekipet vendase apo të huaja, si dhe logjistikës së tyre, në kuadër të asistencës ndërkombëtare për parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive, kryhet me procedura të përshpejtuara dhe të lehtësuara.
     
  2. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, me qëllim marrjen dhe dhënien e asistencës ndërkombëtare, bashkëpunon me institucionet dhe strukturat e tjera të mbrojtjes civile, vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare, për koordinimin e kalimit të kufirit shtetëror dhe kalimin transit të kufirit të vendeve të treta.
     
  3. Procedurat e hyrjes në kufi të asistencës ndërkombëtare të destinuar për vendin tonë apo transit, në rastet e marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare dhe akteve të nënshkruara, kryhen sipas përcaktimeve të tyre, ndërsa në rastet e tjera përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit.

 

Neni 56

Dhënia e asistencës jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë

 

  1. Shteti shqiptar, bazuar në marrëveshjet ndërkombëtare dhe aktet e nënshkruara, në përputhje me mundësitë dhe kapacitetet që ka, ofron asistencë për menaxhimin e fatkeqësive në vendet e tjera.
     
  2. Asistenca për vendet e tjera, për parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive, mund të jetë me ekipe, mallra ushqimore dhe jo ushqimore, asistencë teknike, pajisje, si dhe në vlerë monetare. Ajo mund të konsistojë edhe në ekspertë, të cilët mund të thirren për të shërbyer në shtetet e prekura nga një emergjencë në një ekip vlerësimi dhe/ose koordinimi. Si burim asistence mund të jenë edhe organizatat joqeveritare apo subjekte të tjera private.
     
  3. Në operacionet e mbrojtjes dhe shpëtimit në vendet e tjera dërgohen vetëm persona të aftë dhe të trajnuar, të cilët kanë pranuar me shkrim pjesëmarrjen. Modulet që përbëhen vetëm nga burimet shtetërore ose ato të përbashkëta me shtete të tjera, grupet e mbështetjes dhe asistencës teknike, kapacitetet e tjera të përgjigjes dhe ekspertët e tyre, si dhe ekipet që marrin pjesë në asistencën ndërkombëtare, duhet të jenë të deklaruar dhe regjistruar siç duhet në Kapacitetin Evropian të Përgjigjes ndaj Emergjencave.
     
    Ato duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e paracaktuara në fushat e përgjigjes në përputhje me udhëzimet ndërkombëtare dhe të mund të operojnë me kapacitetet e tjera ndërkombëtare në përgjigje të fatkeqësive, të cilat mbështesin vendin e prekur. Për këtë arsye, ato duhet të jenë në gjendje të bashkëpunojnë me organet e tjera të BE-së dhe/ose institucionet ndërkombëtare, veçanërisht me Kombet e Bashkuara, sipas rastit.

 

 

KREU VIII

 

TË DREJTAT DHE DETYRIMET E SHTETASVE

 

Neni 57

Të drejtat e shtetasve

 

  1. Shtetasit kanë të drejtë të informohen në mënyrë të përhershme dhe të përditësuar për risqet nga fatkeqësitë e ndryshme, si edhe për masat e nevojshme dhe ato të marra për menaxhimin e tyre. 
     
  2. Shtetasit kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtjen e jetës së tyre dhe të pronës nga strukturat e mbrojtjes civile, sigurimin e kushteve për jetesë kur janë prekur nga fatkeqësia deri në momentin e rikthimit në gjendje normale. Prioritet kanë shtetasit më të rrezikuar, si fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe gratë.
     

3.   Shtetasit kanë të drejtën e kompensimit për mjediset private dhe mjetet e vëna në dispozicion, humbjet, si dhe për dëmin e shkaktuar nga ekzekutimi i punimeve në pasuritë e tyre të paluajtshme.

 

4.   Kompensimi kryhet rast pas rasti me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit dhe ministrit përgjegjës për financat.

 

Neni 58

Detyrimet e shtetasve

 

Në kuadër të mbrojtjes nga fatkeqësitë e ndryshme, çdo shtetas është i detyruar:

  1. për çdo fatkeqësi të identifikuar nga ana e tij, të informojë menjëherë numrin e unifikuar të thirrjeve emergjente 112, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, numrat e tjerë të emergjencave, si dhe në çdo mënyrë tjetër të përshtatshme;
  2. të zbatojë masat dhe të ndjekë procedurat e kërkuara nga strukturat e mbrojtjes civile;
  3. të marrë masa për mbrojtjen vetjake dhe mbrojtjen e personave të tjerë, jeta apo shëndeti i të cilëve është në rrezik, duke mos rrezikuar jetën dhe shëndetin e tij;
  4. për qëllime të mbrojtjes civile, me kërkesë të drejtuesve të institucioneve apo strukturave të mbrojtjes civile, të lejojë kryerjen e punimeve në pasurinë e paluajtshme, si dhe të vendosë në dispozicion mjediset dhe mjetet private.

 

Neni 59

Kategoritë e përjashtuara

 

Përjashtohen nga detyrimi për t’u angazhuar në operacione për parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive të ndryshme, kategoritë e mëposhtme:

  1. personat me aftësi të kufizuara dhe personat që kujdesen për ta;
  2. personat me probleme shëndetësore;
  3. gratë shtatzëna, nënat me fëmijë nën 10 vjeç dhe prindërit e vetëm me fëmijë nën moshën pesëmbëdhjetë vjeç;
  4. personat nën 18 dhe mbi 65 vjeç.

 

 

KREU IX

 

TË DREJTAT DHE DETYRIMET E SUBJEKTEVE PRIVATE DHE ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE

 

Neni 60

Të drejtat e subjekteve private dhe organizatave jofitimprurëse

 

  1. Subjektet private kanë të drejtë të informohen në mënyrë të përhershme dhe të përditësuar për risqet nga fatkeqësitë e ndryshme, si dhe për masat e nevojshme dhe ato të marra për menaxhimin e tyre. 
     
  2. Çdo subjekt privat vendas apo i huaj ka të drejtë të kërkojë mbrojtjen e tij dhe të pronës nga strukturat e mbrojtjes civile në rastet e fatkeqësive të ndryshme.
     
    3.   Shoqatat dhe organizata të tjera të shoqërisë civile, krahas të drejtës së informimit për fatkeqësitë, kanë të drejtë:
  1. të kryejnë studime për çështje të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile;
  2. të paraqesin konkluzione pranë institucioneve dhe strukturave të mbrojtjes civile në nivelin qendror dhe vendor mbi studimet e kryera nga ato mbi zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile;
  3. të jenë partnerë në zbatimin e politikave të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë.
     

4.   Shoqatat dhe organizata të tjera të shoqërisë civile mund të marrin pjesë vullnetarisht në zbatimin e masave dhe të aktiviteteve për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, sikurse në përballimin e fatkeqësisë, pas miratimit të autoritetit përgjegjës.

 

Neni 61

Detyrimet e subjekteve private

 

  1. Subjektet private vendase dhe të huaja, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, kanë këto detyra:
  1. kur ato përdorin, prodhojnë dhe magazinojnë materiale të rrezikshme, karburante dhe derivate të tyre, gazra energjetike, si dhe kryejnë veprimtari me mjete të rrezikshme, duhet të hartojnë dhe përditësojnë plane të brendshme për emergjencat civile të harmonizuara me planet e jashtme për emergjencat civile të njësisë, apo njësive të vetëqeverisjes vendore dhe prefekturës apo prefekturave, si edhe rregullore të brendshme sipas rrezikshmërisë së proceseve teknologjike;
  2. të sigurojnë me shpenzimet e tyre pajisjet e alarmit për punonjësit e tyre dhe për komunitetin, si dhe të garantojnë funksionimin e tyre;
  3. të informojnë punonjësit e tyre për rreziqet e mundshme, t’u sigurojnë atyre kushte dhe mundësi për realizimin e mbrojtjes së tyre;

ç)   në rastet e fatkeqësive, të njoftojnë dhe të japin alarmin për popullsinë e rrezikuar dhe të njoftojnë tek numri i unifikuar i thirrjeve emergjente 112, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, numrat e tjerë të emergjencave, apo edhe autoritetet e tjera sipas ligjit;

  1. të sigurojnë trajnimin për punonjësit e tyre, për parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive;

dh) të bashkëpunojnë me strukturat e mbrojtjes civile dhe me njësitë e vetëqeverisjes vendore ku ata ushtrojnë veprimtarinë e tyre;

e)   të aktivizojnë shërbimin në përgjigje të situatës së krijuar nga fatkeqësia në këtë zonë dhe në ndihmë të subjekteve të tjera;

ë)   me kërkesë të strukturave të mbrojtjes civile, të vendosin në dispozicion të tyre, automjete, mjete, mjedise private, objekte, pajisje dhe burime energjetike;

f)   të vendosin pa pagesë, në dispozicion të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe të njësive të vetëqeverisjes vendore, të dhënat që ato disponojnë dhe që janë të nevojshme për përgatitjen e Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë dhe Planit për Emergjencat Civile;

g)   të kryejnë sigurimin e pronës ndaj të gjitha fatkeqësive nga të cilat mund të preken objektet dhe aktiviteti i tyre;

 

2.   Subjektet që zhvillojnë veprimtari sipas përcaktimeve të bëra në germën “a”, të pikës 1, të këtij neni, duhet të:

              1. bashkëpunojnë në informimin e publikut dhe mbajtjen e këtij informacioni të përditësuar, në veçanti atij të zonave në afërsi të subjektit dhe në dhënien e këtij informacioni autoritetit përgjegjës për përgatitjen e planeve të jashtme të emergjencës.
              2. krijojnë ekipe të mbrojtjes civile, të pajisura me mjete dhe të trajnuara në përputhje me këtë ligj.

 

 

KREU X

 

EDUKIMI DHE TRAJNIMI

 

Neni 62

Edukimi Shkollor

 

  1. Edukimi në nivelin arsimor parauniversitar siguron njohuri mbi mbrojtjen nga fatkeqësitë në përputhje me profilin e tyre.
     
  2. Ministria përgjegjëse për arsimin, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile harton programet për mbrojtjen civile dhe ndjek zbatimin e tyre në sistemin arsimor.

 

Neni 63

Trajnimi i shtetasve për mbrojtjen civile

 

  1. Trajnimi i shtetasve për mbrojtjen civile është vullnetar dhe sigurohet nga:
  1. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile;
  2. njësitë e vetëqeverisjes vendore.

c) Prefektura

 

Neni 64

Kryerja e trajnimeve

 

  1. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në kuadër të përmbushjes së detyrave të përcaktuar në këtë ligj, kryen trajnime për mbrojtjen civile sipas programit dhe moduleve të miratuara më parë nga ministri për këtë qëllim.
     
  2. Nëpunësit e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, struktura përkatëse të mbrojtjes civile të ministrive, prefektit të qarkut dhe të njësive të vetëqeverisjes vendore, duhet të përmirësojnë vazhdimisht aftësitë e tyre profesionale nëpërmjet trajnimeve, të financuara nga ana e tyre, ose donatorë të ndryshëm.

 

 

KREU XI

 

FINANCIMI

 

Neni  65

Buxheti i Mbrojtjes Civile

 

  1. Buxheti i Mbrojtjes Civile është program i veçantë brenda buxhetit të ministrisë, i emërtuar “mbrojtja civile”, fondet e të cilit përbëhen nga:
  1. buxheti i shtetit;
  2. donacione financiare;
  3. burime të tjera që i lejon ligji.
     
  1. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile pranon, administron dhe përdor donacione financiare dhe burime të tjera financiare për mbrojtjen civile, në bazë të legjislacionit në fuqi.

 

Neni 66

Buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore

 

Njësitë e vetëqeverisjes vendore për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, si dhe kryerjen e detyrave në zbatim të këtij ligji, mbështeten në parashikimin minimal prej 4 përqind të totalit të buxhetit vjetor të përcaktuar në pikën “5” të nenit 30 të këtij ligji dhe nga burimet financiare si më poshtë:

  1. nga të ardhurat që sigurohen nga taksat;
  2. nga tarifat dhe të ardhurat e tjera vendore;
  3. nga fondet e transferuara nga Buxheti i Shtetit;
  4. nga fondet që u vijnë drejtpërdrejt nga ndarja e taksave e tatimeve kombëtare, huamarrja vendore, donacionet;
  5. si dhe burime të tjera të parashikuara në ligj.
     

 

KREU XII

 

INSPEKTIMI DHE KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

 

Neni  67

Inspektimi

 

  1. Inspektimi për zbatimin e dispozitave të këtij ligji për mbrojtjen civile për institucionet dhe strukturat shtetërore dhe subjektet private, kryhet nga inspektorët e AKMC-së, sipas dispozitave ligjore në fuqi për inspektimin.
     
  2. Gjatë inspektimeve, inspektorët duhet të shqyrtojnë në veçanti:

a)   zbatimin e masave për parandalimin, gatishmërinë, përgjigjen ndaj fatkeqësive dhe rimëkëmbjen e pasojave të tyre;

b)   miratimin dhe përditësimin e dokumentit të Strategjisë për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, dokumentit të Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë dhe planeve të emergjencave civile;

c)   planifikimin e fondeve nga institucionet publike dhe strukturat qendrore dhe vendore për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese nga fatkeqësitë e  ndryshme në objektet dhe infrastrukturën e tyre, sipas fushës së përgjegjësisë së tyre shtetërore;

ç)   organizimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të monitorimit, të paralajmërimit të hershëm, të njoftimit dhe të alarmit në fushën e veprimtarisë së tyre;

d)   krijimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e bazës së të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë në fushën e përgjegjësisë së tyre dhe shkëmbimin e informacioneve me Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile;

dh) zbatimin e detyrimeve ligjore si edhe udhëzimeve të ndryshme të dhëna nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

 

Neni 68

Kundërvajtjet administrative

 

  1. Shkelja e dispozitave të këtij ligji nga subjektet privatë, sipas rolit dhe përgjegjësisë së tyre, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet si më poshtë:
  1. shkelja e dispozitave të parashikuar në nenin 56, germat “a”, ”b”, “ç” dhe “d” të pikës 1 dhe germat “a” dhe “b” të pikës 2, dënohet me gjobë 100.000 lekë.
     
    2. Shkelja e dispozitave të këtij ligji nga titullarët e institucioneve shtetërore apo subjektet privatë, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 100.000-500.000 lekë si më poshtë:

a)   shkelja e dispozitës së parashikuar në pikën 8, të nenit 15;

b)   shkelja e dispozitave të parashikuara në nenin 23, germat “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “ë” të pikës 2;

c)   shkelja e dispozitës së parashikuar në nenin 28, germa “a”, “c”,  “ç”, “d”, “ë”, “f”, “gj” dhe “h” të pikës 1;

ç)   shkelja e dispozitave të parashikuara në nenin 30, pikat “1”, “3”, “4”, “5”, “7”, “8”, “9”, “11” dhe “12”;

d)   shkelja e dispozitave të parashikuara në nenin 42, pikat “3” dhe “4”.

dh) shkelja e dispozitës së parashikuar në nenin 43, germa “b” e pikës 2.

e)  shkelja e dispozitave të parashikuara në pikat 2, 3, dhe 4 të nenit 49.

ë)   shkelja e dispozitave të parashikuara në pikat 1 dhe 3 të nenit 51.

f)   shkelja e dispozitave të parashikuar në nenin 52, germat “a”, “b” dhe “c” të pikës 1;

g)   shkelja e dispozitës së parashikuara në nenin 58, pika 4.

 

Neni 69

Konstatimi i shkeljeve

 

  1. Shkelja e dispozitave të këtij ligji, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 63, konstatohet nga inspektori i Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe mbahet procesverbali përkatës sipas përcaktimeve të  legjislacionit në fuqi për inspektimin.

 

  1. Mënyra e konstatimit dhe shqyrtimit të kundërvajtjeve administrative, realizohen mbi bazë të legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative ndërkohë që formati i procesverbalit të konstatimit të shkeljes përcaktohen me urdhër të ministrit.

 

Neni 70

Ankimi

 

  1. Ankimi administrativ kundër gjobës së vendosur për shkeljen administrative paraqitet dhe shqyrtohet sipas parashikimeve të Kodit të Procedurave Administrative dhe legjislacionit në fuqi për inspektimin, tek Komisioni i Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

 

  1. Përbërja e Komisionit, procedura e shqyrtimit, afatet  përcaktohen me urdhër të ministrit.

 

  1. Kundër vendimit të Komisionit mund të bëhet ankim në gjykatën kompetente për çështjet administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Neni 71

Ekzekutimi i vendimit

 

Ekzekutimi i gjobave, në zbatim të këtij ligji, bëhet sipas legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative.

 

 

KREU XIII

 

DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

 

Neni 72

Nxjerrja e akteve nënligjore

 

  1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda 2 vjetëve, nga hyrja në fuqi e këtij ligji të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 10 pika 3, nenit 11, nenit 15 pika 4, nenit 21 pika 3; nenit 24 pika 4, nenit 29 pika 3; nenit 38 pika 3, nenit 40 pika 3, nenit 41 pika 6, nenit 47 pika3, nenit 48 pika 2, nenit 50 pika 4, nenit 51 pika 3 të këtij ligji.
     
  2. Ngarkohet Kryeministri, që brenda 1 viti, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktin nënligjor në zbatim të nenit 24, pika 5, të këtij ligji.
     
  3. Ngarkohet ministri përgjegjës për mbrojtjen civile, që brenda 1 viti, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 14 pika 5 dhe nenit 70 pika 2, të këtij ligji.
     
  4. Ngarkohet prefektët e qarqeve, që brenda 2 vjetëve, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 10 pika 4 dhe nenit 15 pika 5, të këtij ligji.
     
  5. Ngarkohet këshillat bashkiakë, që brenda 2 vjetëve, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 10 pika 5, nenit 12 dhe nenit 15 pika 6, të këtij ligji.
     

Neni 73

Shfuqizime

 

Ligji nr. 8756 datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile”, i ndryshuar, shfuqizohet.

 

Neni 74

Dispozita kalimtare

 

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile transformohet në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
     
  2. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile do të vazhdojë të funksionojë sipas strukturës ekzistuese, deri në miratimin e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë Kombëtare  të Mbrojtjes Civile, sipas parashikimit të këtij ligji dhe miratimit të strukturës e të organikës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
     
  3. Aktet nënligjore, të nxjerra në zbatim të ligjit nr. 8756, datë 26.3.2001 “Për emergjencat civile”, të ndryshuar, zbatohen për aq kohë sa nuk bien në kundërshtim me këtë ligj dhe shfuqizohen me nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji.

 

Neni 75

Hyrja në fuqi

 

  1. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij ligji, fillojnë nga data 01.01.2019 dhe përballohen nga Buxheti i Shtetit.

 

  1. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

 

 

 

KRYETARI

 

 

GRAMOZ RUÇI

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.