PROJEKTVENDIM PËR MIRATIMIN E PLANIT TE VEPRIMIT 2018-2021 TE STRATEGJISE NDERSEKTORIALE TE DREJTESISE

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 20.11.2018

PDF

|

XML

Projektvendimi i Këshillit të Ministrave synon miratimin e Planit të Veprimit 2018-2021 të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë.

Hartimi i Planit të Veprimit 2018-2021 të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, konsiderohet si detyrë urgjente, pasi ka si qëllim thelbësor jetësimin dhe realizimin në kohë dhe më cilësi të 8 objektivave të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë. Njëkohësisht dokumenti i paraqitur për miratim në Këshillin e Ministrave ka si qëllim orientimin dhe zbatimin e politikave afatmesme dhe afatgjata për reformimin, zhvillimin dhe përmirësimin e  mëtejshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri me synim forcimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm politik, ekonomik dhe social të vendit.

Nisma për hartimin e këtij projektakti është ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Misionin Euralius. Te gjitha institucionet kryesore të drejtësisë si KLD, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Shkolla e Magjistraturës, institucionet e varësisë të Ministrisë së Drejtësisë si Shërbimi i Provës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Instituti i Mjekësisë Ligjore etj, si dhe Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit Privat dhe Ndërmjetësimit, kanë dhënë kontributin e tyre në hartimin e këtij projektakti.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.