DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9918, DATË 19.5.2008 “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 07.12.2018

PDF

|

XML

                                 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

 

 

 

 

PROJEKTLIGJ

 

Nr. _____, Datë ___.___.2018

 

 

PËR

 

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9918, DATË 19.5.2008 “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR

 

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

 

 

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

V E N D O S I:

 

 

Në ligjin 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

 

 

Neni 1

 

Në nenin 3, pas pikës 23 shtohen pikat 23/1 dhe 23/2  me këtë pëmbajtje:

 “23/1. Ofruesi i shërbimit të publikimeve elektronike” është personi fizik ose juridik, i regjistruar në në regjistrin e ofruesve të publikimeve elektronike, që ofron shërbime të publikimit elektronik.”.

 

23/2 1 “Publikimi elektronik”përfshin por nuk kufizohet në programe/publikime, përmbajtja e të cilave, nëpërmjet internetit, transmetohet/publikohet në mënyrë ditore ose periodike, nga ofruesit e publikimeve elektronike, me qëllim informimin, argetimin dhe edukimin e publikut.“

 

Neni 2

 

Në nenin 8, shkronja k) dhe shkronja rr) ndryshohen si më poshtë vijon:

 

“k) administron domain cc.TLD.al, nëndomanet e tij, si dhe përcakton me rregullore të posaçme rregulla të hollësishme për metodologjinë, pagesat, proçedurën dhe mënyrën e menaxhimit të këtij shërbimi në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standartet ndërkombëtare”  

 

rr) merr masat, që sipërmarrësit e rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike të zbatojnë detyrimet, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit, të sigurisë publike edhe në rast lufte apo gjendje të jashtëzakonshme, si dhe të garantojnë të drejtat dhe liritë themelore të invidit si dhe cdo detyrim të parashikuar në kuadrin ligjor në fuqi në RSH;

 

Neni 3

 

Pas pikës 2 të nenit 12 shtohet pika 3 me këtë pëmbajatje:

“3. AKEP-i bashkëpunon me AMA në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe dispozitave të tjera nënligjore si dhe siguron zbatimin e vendimeve të Këshillit të Ankesave  dhe organeve të tjera të AMA duke detyruar ofruesit e sherbimeve të aksesit ne internet të zbatojnë aktet/vendimet përkatëse të këtyre autoriteteve sipas afateve dhe procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Neni 4

 

Pas nenit 14 shtohet neni 14/1 me këtë pëmbajatje:

 

  1. AKEP administron një regjistër të përditësuar, bazë të dhënash (database) për domain nën “.al” dhe nën domain-et .com.al, .org.al dhe .net.al.mil.al, .edu.al për të gjithë poseduesit persona fizikë dhe juridikë, të cilët janë të regjistruar në regjistrat tregtarë dhe cdo regjistër tjetër shtetit shqiptar

 

  1. AKEP administron një regjistër të përditësuar, bazë të dhënash (database), për domain jo nën.al, për të gjithë poseduesit persona fizikë dhe juridikë, ofrues të shërbimeve të publikimeve elektronike, të cilët janë të regjistruar në regjistrat tregtare dhe cdo regjistër tjetër shtetit shqiptar.

 

  1. gjitha institucionet, strukturat, organet apo cdo entitet tjetër që administron, mban e menaxhon informacion referuar pikave mësipër në këtë nen, është i detyruar të bashkëpunojë me AKEP për dhënien/marrjen e këtij informacioni të nevojshëm me qëllim mbarëvajtjen me efekasitet të këtij procesi.

 

  1. Me kërkesë të organeve të tatim taksave, apo të cdo organi tjetër të ngarkuar nga legjislacioni, AKEP kryen procedurat deri në mbylljen e domaineve, nëse poseduesit e tyre nuk janë të regjistruar sipas ligjit për ushtrimin e veprimtarinë së tyre ekonomike/tregtare që realizojnë përmes domaineve.

 

  1. Të gjithë poseduesit persona fizikë dhe juridikë, për domain nën “.al” dhe nën domain-et .com.al, .org.al dhe .net.al.mil.al, .edu.al detyrohen të hapin rubrikën e raportimeve/dërgimit të ankesave për çdo subjekt/palë të interesuar.

 

  1. AKEP, nëpërmjet një Rregulloreje të vecantë vendos rregulla të detajuara për bashkëpunimin dhe komunikimin ndërmjet institucioneve publike, njoftimet dhe zbatimet e vendimeve të KA dhe AMA si dhe në zbatim të parashikimeve specifike të këtij neni.  

 

 

Neni 5

 

Në Kreun III, të nenit 137, pas pikës 2, shtohet 2/1 me këtë përmbajtje:

 

2/1 Nëse ofruesit e shërbimit të komunikimeve publike nuk zbatojnë urdhërat/vendimet e AKEP që lidhen me zbatimin e akteve/vendimeve të Këshillit të Ankesave dhe të  AMA apo të nxjerra nga cdo organ tjetër me kompetenca ligjore në këtë fushë, sipas nenit 4 të këtij ligji.

 

Neni 6

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”

 

 

KRYETARI

 

GRAMOZ RUÇI

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.