DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 07.12.2018

PDF

|

XML

P R O J E K T L I GJ

 

 

Nr.______/2018

 

PËR

 

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,  TË NDRYSHUAR

 

 

Në mbështetjet të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Në ligjin nr.97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

 

Neni 1

 

Titulli i ligjit ndryshohet dhe bëhet “Për mediat audiovizive dhe elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

 

Neni 2

 

Neni 2 ndryshohet, si më poshtë:

“Neni 2

Fusha e zbatimit

 

Ky ligj zbatohet për transmetimet audiovizive lineare, transmetimet audiovizive jolineare, shërbimet mbështetëse të tyre si dhe shërbimet e publikimeve elektronike. Ky ligj nuk zbatohet për median e shkruar.”.

 

Neni  3

 

Në nenin 3 bëhen ndryshimet, si më poshtë:

 

  1. Pas pikës 17 shtohet pika 17/1, me këtë përmbajtje:

 

17/1. Ofruesi i shërbimit të publikimeve elektronike ”është personi fizik ose juridik, i regjistruar në regjistrin e ofruesve të publikimeve elektronike, që ofron shërbime të publikimit elektronik.”.

 

2.  Pas pikës 26 shtohet pika 26/1, me këtë përmbajtje:

 

“26/1 “Publikimi elektronik”përfshin por nuk kufizohet në programe/publikime, përmbajtja e të cilave, nëpërmjet internetit, transmetohet/publikohet në mënyrë ditore ose periodike, nga ofruesit e publikimeve elektronike, me qëllim informimin, argetimin dhe edukimin e publikut.

 

Neni  4

 

Në pikën  2,  të nenit 4, pas fjalës “... audioviziv ...” shtohen fjalët “... dhe ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike, ... ”.

 

Neni 5

Në nenin 20 të bëhen këto ndryshime:

 

1.   Në pikën 2, pas  fjalës  “... audiovizive ...” shtohen fjalët “... dhe përmbajtjet e ofruesve të shërbimeve të publikimeve elektronike”.

 

  1. Në pikën 3, bëhen këto ndryshime:

 

  1. Në shkronjën “a”, pas fjalës “... OSHMA-të ...”,  shtohet edhe “... OSHPE-të ...”.

 

b)  Shkronja “b” ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“b) të shqyrtojë ankesat, sipas neneve 51, 51/1,  52,  53, dhe 53/1, të këtij ligji.”.

 

Neni 6

Në gërmën “ë”, të pikes 1 të nenit 33, pas fjalës “ e drejta e autorit” shtohen fjalët “ ... trasmetim, re-trasmetim ...”.

 

Neni 7

 

Pas nenit 33 shtohet neni 33/1, me këtë përmbajtje:

 

“Neni 33/1

Detyrimet e OSHPE-ve

 

1. Ofruesi i shërbimit të publikimit elektronik duhet të:

 

  1. sigurojë që publikimet të shfaqen në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive;
  2. sigurojë që trajtimi i ngjarjeve, përfshirë çështjet, që janë tema të debatit publik, të jetë i drejtë për gjitha subjektet e interesuara në këto çështje dhe të paraqitet në mënyrë të vërtetë dhe të paanshme;
  3. vendosin masa mbrojtëse për  mospërdorimin e tyre për qëllime kriminale;

ç)   mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut;

  1. ofrohen për të gjithë përdoruesit njëlloj, pa dallime ndërmjet sekseve, racave, besimit, etnisë apo bindjeve të personave që i përfitojnë ato;

dh)të mos cenojnë sigurinë kombëtare dhe sigurinë e publikut;

  1. mos cenojnë shëndetin publik;

ë)   respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos lejojë shfaqen e publikimeve që mund të nxisin vepra penale;

  1. respektojë të drejtat e autorit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera ë lidhura me të;
  2. sigurojë mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit;”
  3. të publikojë në mënyrë të qartë dhe të dallueshme informacionin për:
      1. emrin dhe adresën\në rastin e personave juridikë, emri dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar;
      2. shenjën/dritaren ku mund të bëhet ankesë për lajmin e publkuar.
  4. të caktojë një person\persona përgjegjës për sektorin\sektorët përkatës të publkimeve emri\emrat dhe adresa\adresat e të cilit\cilëve duhet të publikohen qartësisht. Në caktimin e këtyre përsonave përgjegjës ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike  mbajnë parasysh cilësitë profesionale dhe etiko morale të tyre.

 

Neni  8

 

Pas pikës 6, të nenit 42, shtohet pika 6/1, me këtë përmbajtje:

 

“6/1. Të gjitha format e komunikimeve me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive dhe publikimet elektronike për lojërat e fatit, bastet sportive, kazinotë dhe bingo televizive janë të ndaluara.”.

 

Neni 9

 

Pas nenit 51 shtohet neni 51/1, me këtë përmbajtje:

 

“Neni 51/1

Procedurat për trajtimin dhe shqyrtimin e ankesave

 

  1. OSHPE-ja është e detyruar të shqyrtojë çdo ankesë të arsyetuar të paraqitur me shkrim nga çdo person për programet e publikuara prej tij, lidhur me zbatimin e kërkesave të nenit 33/1, të këtij ligji.

 

  1. Ankesa i paraqitet OSHPE-së jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e publikimit/transmetimit të përmbajtjes, ose kur në rastin e dy ose më shumë publikimeve të lidhura me njëra-tjetrën, nga data e publikimit/transmettimit më të fundit.

 

  1. Personi që pretendon shkeljen, duhet t’i kërkojë ofruesit të shërbimit të publikimit elektronik, duke paraqitur arsyet dhe faktet që mbështesin kërkesën, heqjen e përmbajtjes.

 

  1. Ofruesi i shërbimit të publikimit elektronik, brenda 24 orësh nga marrja e ankesës, duhet të shqyrtojë ankesën dhe informjë ankuesin.

 

  1. Nëse OSHPE-ja refuzon ankesën, ose nuk kthen përgjigje brenda 24 orësh nga marrja e saj, personi ka të drejtë të ankohet pranë Këshillit të Ankesave.Këshilli i Ankesave, brenda 72 orësh nga depozitimi /paraqitja e ankesës, vendos mbi ankesën përkatëse ose nga paraqitja e pretendimeve të OSHPE në rastet e zbatimit të pikës 6 të këtij neni.

 

  1. Këshilli i Ankesave, kur e çmon të nevojshme, ia kalon ankesën e paraqitur OSHPE-së për të paraqitur pretendimet e veta brenda 48 orësh.

 

  1. Pas shqyrtimit të ankesës dhe/ose pretendimeve të OSHPE-së, Këshilli i Ankesave, nëse çmon se  ka shkelje, merr masat përkatëse, duke përfshirë sanksionet në përputhje me këtë ligj. Në çdo rast Këshilli i Ankesave njofton me shkrim personin që ka paraqitur ankesën dhe OSHPE-në përkatëse mbi konkluzionet dhe masat.

 

  1. OSHPE-ja publikon konkluzionin e Këshillit të Ankesave, kur ky konkluzion është në favor të personit që ka kryer ankesën, brenda 24 orësh nga marrja e njoftimit, në një mënyrë të njëjtë me atë të realizimit të publikimit, kundrejt të cilit është bërë ankesa”.

 

Neni 10

 

Pas nenit 53 shtohet neni 53/1, me këtë përmbajtje:

 

“Neni 53/1

E drejta e përgjigjes për OSHPE-të

 

1. Çdo person, dinjiteti dhe reputacioni i të cilit janë prekur nga publikimi i fakteve dhe informacioneve jo të sakta prej OSHPE-së ka të drejtën e përgjigjes.

 

2.   Personi që ushtron të drejtën e përgjigjes, duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim, drejtuar ofruesit të shërbimit të publikimit elektronik duke parashtruar arsyet dhe faktet që mbështetin kërkesën e tij.

 

3.   Kërkesa për të drejtën e përgjigjes duhet të paraqitet tek OSHPE-ja, brenda 7 (shtatë) ditëve nga publikimi i fakteve dhe informacioneve që pretendohen jo të sakta.

 

  1. OSHPE-ja, brenda 24 orëve nga marrja e kërkesës, vendos për ushtrimin ose refuzimin e së drejtës së përgjigjes dhe për këtë njofton me shkrim kërkuesin.

 

  1. Ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike, nëse vendos për ushtrimin e të drejtës, publikon përgjigjen e personit ose institucionit që është prekur/përmendur nga publikimi, pa kosto financiare për personin e prekur/përmendur. Përgjigja duhet të publikohet e plotë, e dukshme dhe në të njëtën faqe ku është publikuar materiali që kontestohet. Nëse publikimi hiqet nga faqja/portali përpara se përgjigja e personit të prekur/përmendur të publikohet, përgjigja duhet të sigurohet në një pozicion të krahasueshëm për të njëjtën kohëzgjatje si publikimi i mëparshëm.
  2. Ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike nuk kanë detyrim të publikojnë përgjigjen parashikuar në pikën 1 të këtij neni nëse:

a. pala e prekur/përmendur nuk ka interes të ligjshëm për të dhënë përgjigje;

b. përgjigja në mënyrë të papërshtatshme tejkalon shkallën e pohimit të fakteve që kontestohen;

c. Përgjigja nuk kufizohet vetëm në informacionin faktik ose përfshin përmbajtje që kanë të bëjnë me ndjekjen e një procedure penale;

Ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike nuk kanë detyrim të publikojnë përgjigjen për lajmin/informacionin e kontestuar në lidhje me raportet e vërteta mbi sesionet e hapura të organeve parlamentare dhe organeve të tjera shtetërore.

6.   Nëse brenda afatit të përcaktuar në pikën 3, të këtij neni, kërkuesi nuk merr një përgjigje, prezumohet se OSHPE-ja ka refuzuar kërkesën.

 

7.   Këshilli i Ankesave, brenda 72 orësh nga paraqitja e një ankese për refuzimin e së drejtës së përgjigjes nga një OSHPE, shqyrton çështjen dhe, nëse e gjen të drejtë ankesën e bërë, i kërkon OSHPE–së, korrigjimin e fakteve dhe informacioneve, në lidhje me personin e interesuar, në një mënyrë të ngjashme dhe kohë të njëjtë me atë të publikimit, objekt ankese, brenda 48 orëve nga marrja e njoftimit:

 

  1. Në fillim të procedurës së shqyrtimit të ankesës, Këshilli i Ankesave i kërkon OSHPE-së, të cilit i adresohet ankesa, dhënien e shpjegimeve në lidhje me këtë ankesë.

 

  1. Këshilli i Ankesave i dërgon ankuesit dhe OSHPE-së përkatëse konkluzionet e arsyetuara për rastin.

 

  1. Këshilli i Ankesave mund të refuzojë një ankesë kur:

 

a)  vlerëson se ajo është abuzive dhe e pabazuar, apo e bërë në keqbesim;

b)  e drejta e kërkuar për përgjigje është opinion personal i personit dhe ska të bëjë me rregullimin e ndonjë lajmi me karakter fakti apo informacioni;

c) e drejta e kërkuar për përgjigje përmban parashtrimin e fakteve dhe informacioneve të rreme;

ç)  e drejta e kërkuar për përgjigje është bërë për të kërkuar parandalimin e veprimeve të pritshme apo që skanë ndodhur ende;

d) përmbushja e së drejtës për përgjigje përfshin një ndëshkim, kapërcen rregullat e mirësjelljes, apo sjell dënimin e ofruesit të shërbimit mediatik në një proces gjyqësor civil;

dh) personi i dëmtuar nga informacioni i kundërshtuar nuk ka interes të ligjshëm në momentin e kërkesës për ushtrimin e së drejtës së përgjigjes;

 e) publikimi i kundërshtuar përmban një thënie apo deklarim të personit të prekur, të tillë që konsiderohet i barasvlershëm me vetë përgjigjen e kërkuar ose kur personi ka dhënë pëlqimin paraprak në një mënyrë formale lidhur me përmbajtjen e publikimit;

ë) një korrigjim i barasvlershëm i të dhënave të informacionit të kundërshtuar është bërë paraprakisht dhe për këtë është njoftuar personi i prekur;

f)  përmbajtja e përgjigjes së kërkuar dhunon të drejtat e një pale të tretë;

g)  çështja objekt ankese lidhet me thëniet gjatë veprimtarive parlamentare, zhvillimit të seancave gjyqësore apo transmetimit të veprimtarive të subjekteve politike;

gj)  publikimi i së drejtës për përgjigje nuk është në interes të publikut;

h)   kërkesa është paraqitur në tejkalim të afatit.”.

 

Neni 11

 

Në nenin 132, bëhën këto ndryshime:

 

  1. Në fjalinë e parë të pikës 1, pas fjalëve “... të këtij ligji..”, shtohen fjalët “... me përjashtim të neneve 33/1, 51/1 dhe 53/1 ...”.

 

  1. Në pikën 3 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

 

“Për shkelje të kryera nga ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike, AMA kërkon nga Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP) marrjen e këtyre masave plotësuese:

 

  1. Për OSHPE–të e regjistruara në AKEP:

 

a) Pezullim/bllokim të aksesit ne internet, për një afat 24 orë, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer 3 (tre) kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligj;

  1. Pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat 7 (shtatë)-ditor, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se katër kundërvajtje administrative;
  2. Pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat njëvjeçar, nëse brënda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se 5 (pesë) kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligj.

 

  1. Për ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike që nuk janë të regjistruara në AKEP:

 

  1. Bllokimin e aksesit të shërbimit të publikimit elektronik ne territorin e Republikës së Shqipërisë, për një afat 24 oresh, nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej Këshillit të Ankesave, më shumë se tre herë gjatë një viti kalendarik;
  2. Bllokimin përfundimtar/mbylljen e aksesit të shërbimit të publikimit elektronik në territorin e Republikës së Shqipërisë nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej Këshillit të Ankesave, më shumë se katër herë gjatë një viti kalendarik.”.

 

Neni 12

 

Pas nenit 132 shtohet neni 132/1, me këtë përmbajtje:

 

“Neni 132/1

Masat për shkeljet nga OSHPE-të

 

  1. Në rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore, sipas neneve 33/1, 51/1 dhe 53/1, të këtij ligji, Këshilli i Ankesave vendos gjobë dhe detyrimin e OSHPE të publikoj formulën e ndjesës sipas vendimit përkatës të shkeljes së konstatuar.

 

  1. Kundër vendimit të Këshillit të Ankesave mund të bëhet ankim sipas përcaktimit të pikës 4, të nenit 132, të këtij ligji. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave.”.

 

Neni 13

 

Në nenin 133 bëhen këto ndryshime:

 

1. Pas pikës 8 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

 

“Shkeljet e mëposhtme, të kryera nga OSHPE-të, kur nuk përbëjnë vepër penale janë kundërvajtje administrative dhe dënohen:

 

a)  Me gjobë nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një milion) lekë kur nuk respekton detyrimet e nenit 33/1 të këtij ligji;

b)  Me gjobë në masën 800 000 (tetëqind mijë) lekë kur nuk respekton vendimin e Këshillit të Ankesave apo të drejtën e përgjigjes, sipas nenit 53/1 të këtij ligji.”.

 

2.   Në pikën 10, përpara fjalës “... inspektorët ...” shtohet “... Këshilli i Ankesave ...”

 

Neni 14

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”

 

 

 

KRYETARI

 

GRAMOZ RUÇI

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.