PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10433, DATË 16.06.2011 “PËR INSPEKTIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,

Inspektoriati Qendror

|

Postuar më: 18.02.2019

PDF

|

XML

Projekt - LIGJ

Nr. ____

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME LIGJIN NR. 10433,  DATË 16.06.2011 “PËR INSPEKTIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 433, datë 16.06.2011, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, bëhen ndryshime dhe shtesa si më poshtë:

Neni 1

Kudo në ligj ku përdoret emërtimi “Inspektorati Qendror” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati i Përgjithshëm Shtetëror”.  

Neni 2

Në nenin 2, pika 1, shkronja “c” shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 3 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  1. Në fund të pikës 1 shtohen fjalët “si dhe gjatë fazës së aplikimit për veprimtaritë e mësipërme.”;
  2. Pas pikës 2 shtohet pika 2.1 me përmbajtje: “2.1 “Subjekti informal i inspektimit”, është çdo person fizik apo juridik, që nuk zbaton detyrimin  për të respektuar kërkesën ligjore për të drejtën e fillimit të ushtrimit  të veprimtarisë.”;
  3. Pika 4 shfuqizohet;
  4. Në  pikën 5, fund të fjalisë, fjala “qendror” zëvendësohet me fjalën “shtetëror”;
  5. Pas pikës 5 shtohet pika 5.1 me këtë përmbajtje: “5.1. “Inspektim i pa programuar”, është ajo formë inspektimi, që kryhet jashtë programit të miratuar të inspektimit për çdo inspektorat shtetëror apo vendor.”;
  6. Pas pikës 11 shtohen pikat “12”, “13”, “14”, “15”, “16”, “17”, “18” me këtë përmbajtje:

“12.“Emërimi në detyrë”, është momenti i fillimit të marrëdhënies së punës për inspektorin e inspektoratit shtetëror dhe inspektorin e inspektoratit vendor.

13. “Ecuria në karrierë”, përfshin periudhën e qëndrimit në detyrë të inspektorit, që nga emërimi deri në ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.

14. “Gradë inspektori”, është shprehja e hierarkisë në inspektorate bazuar në cilësitë individuale, eksperiencën dhe kohën në detyrë si dhe përgjegjësitë në ushtrimin e funksioneve inspektuese. Emërtimi i çdo shkalle si dhe shenja dalluese, fitohet nga inspektori i  Inspektoratit Shtetëror ose Vendor, nëpërmjet një procesi konkurrimi.

15.  “Lirimi nga detyra”, është ndërprerja e marrëdhënieve juridike dhe financiare të inspektorit të inspektoratit shtetëror dhe inspektorit të inspektoratit vendor.

16. “Nëpunës civil”, është personi i emëruar në strukturën e inspektorateve, marrëdhëniet e punës të të cilit rregullohen me legjislacionin e nëpunësit civil.

17. “Punonjës administrativ”, është personi i emëruar në strukturat e inspektorateve shtetërore, në funksione pa gradë Inspektori, marrëdhëniet e punës të cilit rregullohen sipas Kodit të Punës.

18. “Shkelje disiplinore”, është çdo veprim apo mosveprim i inspektorit të inspektoratit shtetëror ose të inspektoratit vendor, i cili bie në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore, objekt i punës së inspektoratit përkatës dhe që nuk përbën vepër penale.”

Neni 4

Në nënin 5 në fillim të fjalisë fjalët “Inspektori apo grupi i inspektimit” zëvendësohet me fjalët “Trupa e inspektimit”.

Neni 5

Kudo në ligj ku përdoret emërtimi “inspektori” zëvendësohet me emërtimin “trupa e inspektimit”.

Neni 6

Në nenin 6, në fund të pikës 3 fjalët  “me përpjekjet maksimale nga ana e subjektit të inspektimit” hiqen.

Neni 7

Në nenin7, në fillim të paragrafit të parë, fjalët “mund të” hiqen.

Neni 8

Pas nenit 9 shtohen nenet “9/1”, “9/2”, “9/3” me këtë përmbajtje:

“Neni 9/1

Parimi i transparencës

Inspektoratet shtetërore dhe vendore e ushtrojnë veprimtarinë administrative në mënyrë transparente, në bashkëpunim të ngushtë me persona fizikë dhe juridikë.

Neni 9/2

Parimi i ligjshmërisë

Inspektoratet shtetërore dhe vendore e ushtrojnë veprimtarinë bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe legjislacionin e zbatueshëm në Republikën e Shqipërisë mbi inspektimin.

Neni 9/3

Parimi i këshillimit dhe informimit të subjektit.

1. Trupa inspektuese siguron këshillimin e subjekteve për parandalimin dhe shmangien e shkeljes së kërkesave ligjore, në mënyrë të thjeshtë, të kuptueshme dhe pa pagesë.

2. Trupa inspektuese, informon subjektin e inspektuar për të drejtat dhe detyrimet e tij në procesin administrativ të inspektimit dhe për pasojat ligjore të veprimeve apo mosveprimeve të tij gjatë këtij procesi.”

Neni 9

Në nenin 10 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  1. Në pikën 1, në fund të fjalisë së parë shtohen fjalët “dhe të  Inspektorit të Përgjithshëm Shtetëror.” dhe fjalia e dytë ndryshohet si mëposhtë: “Inspektorati Përgjithshëm Shtetëror është përgjegjës për të gjitha funksionet e inspektimit të përcaktuara me ligj.”;  
  2. Pika 2 shfuqizohet;
  3. Në pikën 3, në fund të fjalisë së dytë fjala “degë territorial” zëvendësohet me fjalët “drejtori /degë rajonale” dhe fjala “degës” zëvendësohet me fjalët “drejtorisë /degës”.

Neni 10

Në nënin 11 pika 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë:

  1. “2.  Këshilli i Ministrave me propozim të Inspektoratit të Përgjithshëm Shtetëror miraton rregullat e organizimit e të funksionimit të inspektorateve shtetërore, funksionet e inspektimit në kompetencë të tyre, si dhe numrin dhe juridiksionin territorial të drejtorive të tyre, nëse ka të tilla.”
  2. “3. Struktura dhe organika e inspektorateve shtetërore miratohet nga Kryeministri, me propozim të Inspektoratit të Përgjithshëm Shtetëror.”

Neni 11

Në nenin 12 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  1.  Pika 1 dhe 2 ndryshohen si mëposhtë:  

“1. Çdo inspektorat shtetëror drejtohet nga Kryeinspektori Shtetëror.”

“2. Kryeinspektori Shtetëror emërohet dhe lirohet nga detyra nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit përgjegjës dhe Inspektorit të Përgjithshëm Shtetëror.”

  1. Në pikën 3, fjala “kryeinspektori” zëvendësohet me “Kryeinspektori Shtetërot” dhe fjalët “miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave” zëvendësohen me fjalët “, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të Ministrit përgjegjës dhe Inspektorit të Përgjithshëm Shtetëror.”

Neni 12

Pas nenit 12 shtohet neni 12/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 12/1

Emërimi dhe lirimi nga detyra i nivelit të mesëm, të ulët dhe ekzekutiv në Inspektoratet Shtetërore

Emërimi dhe lirimi nga detyra i nivelit të mesëm, të ulët si dhe atij ekzekutiv në inspektoratet Shtetërore bëhet nëpërmjet Departamentit të Administratës Publike bazuar në legjislacionin për nëpunësin civil, dhe akteve nënligjore që përcaktojnë kushtet dhe kriteret profesionale të rekrutimit dhe të karrierës.”

Neni 13

Në nenin 13 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  1. Në titullin e nenit fjala “kryeinspektorit” zëvëndësohet me “Kryeinspektorit Shtetëror”.
  2. Në pikën 1, pas flakës “Kryeinspektori” shtohet fjala “Shtetëror”.
  3. Pika 2 ndryshohet si mëposhtë:

“2. Kryeinspektori është përgjegjës për:

a) organizimin, koordinimin dhe funksionimin, cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së inspektoratit shtetëror.

b) menaxhimin e burimeve njerëzore

c) menaxhimin e burimeve financiare;

ç) nxjerrjen e akteve administrative të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.”

Neni 14

Pas nenit 13 shtohet neni 13/1 me këtë përmbajtje:

Neni 13/1

Përgjegjësitë e Kryeinspektorit të Drejtorisë Rajonale

Kryeinspektori i Drejtorisë Rajonale është drejtues i nivelit operacional në territorin, që mbulon dhe përgjigjet para Kryeinspektorit Shtetëror, për veprimtarinë e inspektoratit në juridiksionin rajonal.”

Neni 15

Në nenin 16 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  1. Në pikën 2, germa “a” fjalët “bashkërendon dhe mbështet” zëvendësohen me fjalët “drejton, koordinon, dhe garanton ligjërisht”;
  2. Në pikën 2, germa “b” fjalët “jep mendim këshillimor për” zëvendësohen me fjalët “miraton”;
  3. Në pikën 2, germa “dh” pas fjalëve “inspektorët shtetërorë” shtohen fjalët “dhe vendorë”, fjala “procedimit” zëvendësohet me fjalën “procesit”, dhe fjalët “dhe ka të drejtë të propozojë marrjen e masave disiplinore ndaj inspektorëve dhe Kryeinspektorit Shtetëror, në rast të konstatimit të shkeljeve prej këtyre të fundit.” hiqen.
  4. Në pikën 2 , germa “e”, “ë”, “f”, dhe “gj” ndryshohen si mëposhtë:

“e) përgatit  raportin vjetor të  përgjithshëm të  inspektorateve shtetërore dhe vendor dhe ia paraqet për njohje Këshillit të Ministrave dhe njësisë së qeverisjes vendore.”

ë) kryen trajnimin, kualifikimin dhe certifikimin e inspektorëve, duke bashkërenduar me inspektoratet shtetërore dhe vendore;

g) harton në bashkëpunim me inspektoratet shtetërore dhe vendore kërkesat specifike për arsimimin dhe kualifikimin e inspektorëve në inspektoratet shtetërore dhe vendore;

gj) drejton dhe administron sistemin elektronik unik të inspektimit, që shërben për  kryerjen e veprimtarisë inspektuese në sistemin elektronik unik të inspektimit, shkëmbimin e të dhënave ndërmjet inspektorateve shtetërore dhe vendore, bazës së të dhënave të institucioneve të tjera;”

  1. Në pikën 2, germa “g” në fund të fjalisë shtohen fjalët “shtetërore dhe vendorë për aftësimin profesional në punë;”
  2. Në pikën 2, germa “h”, fjala “listën” zëvendësohet me fjalën “regjistrin”.
  3. Në pikën 2, pas germës “h” shtohet germa “i” me përmbajtje si më poshtë:

“i) propozon masa disiplinore ndaj inspektorëve shtetëror dhe vendorë të të gjitha niveleve, kur konstaton shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës.”;

  1. Në pikën 4, në fjalinë e parë pas fjalës “shtetërore” shtohen fjalët “dhe vendore”;
  2. Në pikën 5, fjala “portalit” zëvendësohet me fjalën “sistemit elektronik”;
  3. Pas pikës 5, shtohet pika “6” me këtë përmbajtje:

“6.Inspektorati i Përgjithshëm Shtetëror, ka të drejtë që të mbikqyrë në tërren, procedurën e inspektimit të inspektorateve shtetërore dhe vendore.”.

Neni 15

Kudo në këtë ligj emërtimi “Inspektori i Përgjithshëm” zëvëndësohet me emërtimin “Inspektori i Përgjithshëm Shtetëror”.

Neni 16

Në nënin 17 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  1. Pika 2 zëvendësohet me përmbajtjen e mëposhtme:

“2. Inspektori i Përgjithshëm Shtetëror:

a) drejton veprimtarinë e Inspektoratit të Përgjithshëm Shtetëror dhe e përfaqëson atë në marrëdhënie me të tretët;

b) harton dhe mbikëqyr zbatimin e politikave të veprimtarisë së inspektorateve shtetërore dhe vendore, me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë e juridikë;

c) bashkërendon politikat, drejtimet strategjike dhe objektivat e inspektorateve shtetërore dhe vendore;

e) i kërkon Kryeinspektorëve të inspektorateve shtetërore të raportojnë,  për përmbushjen e detyrave të tyre dhe të strukturave të varësisë;.”

  1. Pas pikës 3 shtohen pikat “4”, “5”, “6” dhe “7” me përmbajtje si mëposhtë:

“4. Inspektori i Përgjithshëm Shtetëror, gjatë ushtrimit të kompetencave të tij, mbështetet nga një zëvendës.

5. Zëvendësinspektori i Përgjithshëm Shtetëror, emërohet në detyrë nga Kryeministri me propozim të Inspektorit të Përgjithshëm Shtetëror.

6. Zëvendësi i Inspektorit të Përgjithshëm Shtetëror, kryen detyrat që i caktohen nga Inspektori i Përgjithshëm Shtetëror. Ai kryen detyrat e Inspektorit të Përgjithshëm Shtetëror kur:

a) Inspektori i Përgjithshëm Shtetëror nuk është emëruar ende;

b) është pezulluar nga detyra e Inspektorit të Përgjithshëm Shtetëror.

7. Zëvendësinspektori i Përgjithshëm Shtetëror nuk mund të ushtrojë kompetencat e Inspektorit të Përgjithshëm Shtetëror për një periudhë jo më shumë se 6 muaj.”

Neni 17

Në nenin 18 bëhen këto ndryshime:

  1. Tek titulli i nenit fjala “qendrore” zëvendësohet me fjalën “shtetërore”;
  2. Pika 2 ndryshohet me tekstin si mëposhtë:

“2. Ministria përgjegjëse, me mbështetjen metodologjike të Inspektoratit të Përgjithshëm Shtetëror, përcakton objektivat vjetorë, afatmesëm dhe strategjikë të inspektoratit shtetëror.”;

  1. Në pikën 5 pas fjalës “Ministri” shtohen fjalët “dhe Inspektori i Përgjithshëm Shtetëror”.

Neni 18

Në nenin 20, pika 1 bëhen këto ndryshime:

  1. Pas fjaleve “për nëpunësit civilë” shtohen fjalët “dhe akteve nënligjore që përcaktojnë kushtet dhe kriteret profesionale të rekrutimit dhe të karrierës,”;
  2. Fjalët “përveç sa parashikohet shprehimisht ndryshe në këtë ligj” hiqen.

Neni 19

Tek titullli i seksionit 5 fjala “qendror” zëvendësohet me fjalën “shtetërore”.

Neni 20

Në nenin 21 bëhen këto ndryshime:

  1.  Në pikën 1, në  fund të fjalisë së dytë shtohen fjalët “në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike.”;
  2. Në pikën 2, në  fund të fjalisë së parë shtohen fjalët “duke sjell si pasojë mos pajisjen me kartën e inspektorit apo heqjen e saj.”. Fjalia e dytë e kësaj pike hiqet;
  3. Pika 3 ndryshon me tekstin e mëposhtëm:

“3. Këshilli i Ministrave, me propozim të Inspektoratit të Përgjithshëm Shtetëror, përcakton afatet e testimit fillestar dhe intervalet e testimit periodik, rregullat e hollësishme për procedurën e provimit dhe kriteret përkatëse të vlerësimit në këtë procedurë.”.

Neni 20

Në nenin 22 pika 3 shfuqizohet.

Neni 21

Në nenin 24 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  1. Në pikën 2 fjala “rrezikut” zëvëndësohet me fjalën “riskut”;
  2. Pika 3 riformulohet si mëposhtë:

“3. Programi vjetor  i inspektimit të inspektoratit shtetëror, hartohet nga inspektorati shtetëror dhe pas aprovimit nga Inspektorati i Përgjithshëm Shtetëror, miratohet nga Ministri përgjegjës. Programi vjetor i inspektimit të inspektorati vendor hartohet nga inspektorati vendor dhe pas aprovimit nga Inspektorati i Përgjithshëm Shtetëror, miratohet nga organi ekzekutiv i njësisë së qeverisjes vendore.”;

  1. Pas pikës 3 shtohet pika “4” me përmbajtjen e mëposhtme:

“4. Programi mujor i inspektimit hartohet nga inspektorati shtetëror dhe vendor e miratohen nga Inspektorati i Përgjithshëm Shtetëror.”.

Neni 22

Në nenin 25 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  1. Në pikën 1 në fillim të fjalisë së parë fjala “konkret” hiqet;
  2. Në pikën 1, në fjalinë e parë pas fjalës “inspektimit” shtohen fjalët “me urdhër të posaçëm të Kryeinspektorit Shtetëror apo Kryeinspektorit të Drejtorisë Rajonale,”;
  3. Në pikën 1 germa “b)” shfuqizohet;
  4. Në pikën 2 fjalët “nëse krijohet dyshimi i arsyeshëm për shkelje të kërkesave ligjore nga një subjekt.” hiqen.;
  5. Në pikën 3 pas fjalës “informohet” shtohen fjalët “nga inspektorati Shtetëror apo Vendor” dhe fjala “procedimit” zëvendësohet me fjalën “procesit”.

 Neni 23

Në nenin 26 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  1. Në pikën 2 pas fjalës “Këshilli Ministrave” shtojmë fjalët “, me propozim të Inspektoratit të Përgjithshëm Shtetëror,”;
  2. Në pikën 2 pas  fjalës “vjetore” shtohen fjalët “për të gjitha inspektoratet shtetërore,”;
  3. Në fjalinë e fundit të pikës 2, shifra “15” zëvendësohet me shifrën “10”;
  4. Në pikën 3, germa “a)” ndryshohet si mëposhtë:

“a) e inspektimit të pa programuar, përcaktuar në pikën 5, të nenit 3 të këtij ligji.”.

Neni 24

Në nenin 27 bëhen këto ndryshime:

  1. Pika 1 ndryshohet si mëposhtë:

“1. Procedura administrative e inspektimit, për inspektoratet e qendërzuara fillon me lëshimin e autorizimit në sistemin elektronik unik të inspektimit nga Kryeinspektori i inspektoratit shtetëror, ndërsa në rastin e inspektorateve të organizuara me drejtori rajonale, autorizimi lëshohet nga Kryeinspektori i drejtorisë rajonale.”;

  1. Në pikën 3 fjalët “pasqyrohet, pa vonesë, me një shënim në një rubrikë të posaçme të procesverbalit të inspektimit dhe konsiderohet, si autorizim i posaçëm. Inspektori detyrohet të njoftojë, pa vonesë, nëpunësin përgjegjës për lëshimin e autorizimit të inspektimit.” hiqen;
  2. Pika 4 shfuqizohet.

Neni 25

Në nenin 28 bëhen këto ndryshime:

  1. Në pikën 1, në germën d fjalët “i inspektorit apo” hiqen;
  2. Në pikën 1, në fund të germën d pas fjalës “inspektimin” shtohen fjalët “si dhe kodi unik i identifikimit të kartës së inspektorit”;
  3. Në pikën 1 në gërmën e fjala “rastësor” zëvendësohet me fjalën “jashtë programi”;
  4. Në pikën 1 në gërmën ë fjala “në ditë” hiqet;
  5. Në pikën 1, në german g fjala “personit” zëvendësohet me “Kryeinspektorit”;
  6. Kudo në pikën 2 pas fjalës “dege” shtohet fjala “apo drejtorie”;
  7. Në pikën 3 fjala “rastësor” zëvendësohet me fjalën “jashtë programi”;

Neni 26

Në nenin 29 bëhen këto ndryshime:

  1. Pika 2 dhe pika 3 shfuqizohen.
  2. Në pikën 4 fjalet “dhe 2” hiqen.

Neni 27

Në nenin 30 bëhen këto ndryshime:

  1. Në pikën 3 fjalët “të nëpunësit përgjegjës për lëshimin e autorizimit” zëvendësohen me fjalën “Kryeinspektorit”;  
  2. Në pikën 4 fjalia e 2 hiqet.
  3. Pas pikës 4 shtohet pika “5” më përmbajtje si mëposhtë:

“5. Karta e inspektorit shtetëror dhe vendor lëshohet nga Inspektori i Përgjithshëm Shtetëror.”

Neni 28

Në nenin 32 bëhen këto ndryshime:

  1. Pika 1 nryshon si mëposhtë:

“1. Inspektimi i njoftohet nëpërmjet njoftimit paraprak të autorizimit për kryerjen e inspektimit, subjektit të inspektimit, jo më vonë se 7 ditë përpara fillimit të veprimeve të inspektimit, nga trupa inspektuese.”;

  1. Në pikën 2 germa a shfuqizohet;
  2. Në pikën 2 në germa ç shifra “26” zëvendësohet me shifren “25”;
  3. Në pikën 2 germa d shfuqizohet;
  4. Në pikën 3 fjalët “shkronjës “a” të” hiqen.
  5. Në pikën 3 fjalët “personi që lëshon autorizimin dhe pasqyrohet në autorizim” zëvendësohen me fjalët “Kryeinspektori dhe pasqyrohet në autorizim”;
  6. Në pikën 3 në fund të fjalisë së dytë shtohen fjalët “në autorizimin për inspektim të subjektit”;
  7. Në pikën 4 shkronja a fjalët “shkronjat “a” - “c” të pikës 1” zëvendësohen me fjalët “pikën 2”;
  8. Në pikën 4 shkronja a ne fjalinë e dytë fjala “inspektori” zëvendësohet me fjalët “personi përgjegjës”;

Neni 33

Neni 33 ndryshohet si mëposhtë:

“Neni 33

Vendi i inspektimit

Vendi i inspektimit përcaktohet në autorizim. Vendi i inspektimit është kudo ku kryen veprimtarinë e tij subjekti i inspektimit dhe ndodhen faktet që lidhen me respektimin apo mosrespektimin e kërkesave ligjore.”

Neni 34

Në nenin 34 pika 2 dhe 3 shfuqizohen.

Neni 35

Në nenin 35 bëhen këto shtesa dhe ndryshime;

  1. Në pikën 1 germa a fjalët “përveç rasteve kur, sipas ligjit, inspektimi nuk bëhet në bazë të autorizimit” hiqen;
  2. në pikën 1 pas germës e shtohen germat “ë” dhe “f” si më poshtë:

“ë) kërkojë kryerjen e inspektimit në sistemin unik të inspektimit;

f) t’i kërkojë trupës inspektuese ndihmë për korrigjimin e shkeljes së kërkesave ligjore;”

Neni 36

Neni 40 shfuqizohet.

Neni 37

Në nenin 41 germa a fjalët “mënyra a” zëvendësohen me fjalët “tabletë apo”.

Neni 38

Në nenin 42 fjala “ai” zëvendësohet me fjalën “ajo”.

Neni 39

Në nenin 43, pika 6, germa c, fjala “skadimin” zëvendësohet me fjalën “përfundimin”.

Neni  40

Nenet 45, 46, 47 ndryshojnë si mëposhtë:

“Neni 45

Mbajtja dhe njoftimi i procesverbalit

1. Trupa inspektuese që kryen inspektimin mban procesverbalin e inspektimit, më poshtë "procesverbali", në sistemin elektronik unik të inspektimit. Procesverbali i inspektimit mbahet në tri kopje, të cilat nënshkruhen nga trupa inspektuese që e kanë mbajtur, si dhe nga subjekti i inspektimit.

2. Procesverbali, mbahet në vendin e inspektimit në sistemin elektronik unik të inspektimit dhe i njoftohet, subjektit të inspektimit nëpërmjet dorëzimit personal.

3. Procesverbali përmban informacion të hollësishëm për veprimet e inspektimit, gjetjet e tij dhe vendimet procedurale të marra gjatë inspektimit.

3.1 Trupa inspektuese gjatë procesit të inspektimin plotëson list-verifikimin, në sistemin elektronik unik të inspektimit. Listë-verifikimi përmban kërkesat ligjore për t’u përmbushur nga subjekti i inspektimit. Pas plotësimit dhe mbylljes së list-verifikimit trupa inspektuese plotëson procesverbalin e inspektimit.

4. Procesverbali i inspektimit përmban, gjithashtu, informacion për të drejtën e subjektit të inspektimit që të paraqesë me shkrim apo me gojë shpjegimet apo kontestimet e tij për faktet dhe rrethanat e konstatuara në procesverbal, brenda një afati të përcaktuar nga inspektori, por jo më të shkurtër se 15 ditë nga data e njoftimit të procesverbalit, për paraqitjen e këtyre komenteve, si dhe organin ku paraqiten këto komente.

5. Kur shpjegimet apo kontestimet e subjektit të inspektuar, janë pasqyruar në procesverbalin e inspektimit, trupa inspektuese merr vendimin përfundimtar aty për aty.”

 “Neni 46

Shqyrtimi dhe marrja e vendimit përfundimtar

  1. Vendimi përfundimtar i inspektimit merret nga trupa inspektuese që ka kryer inspektimin. Në përfundim të inspektimit, trupa inspektuse përpara marrjes së vendimit i shpjegon subjektit të inspektimit shkeljet e konstatuara, nëse ka të tilla, dhe vendimin që synon të marrë, duke dëgjuar shpjegimet apo kontestimet e tij, të cilat i pasqyron në procesverbal, në sistemin elektronik unik të inspektimit.
  2. Në rastet kur janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore gjatë procedurës së inspektimit ose riinspektimit, trupa inspektuese mbyll procesverbalin dhe merr vendim përfundimtar aty për aty. Procesverbali dhe vendimi përfundimtar mbahen në vendin e inspektimit.
  3. Në rast të refuzimit të firmës nga përfaqësuesi i subjektit të inspektuar, brenda 24 orëve, trupa inspektuese dërgon procesverbalin e inspektimit dhe vendimin përfundimtar, me postë në adresën e subjektit të inspektuar.
  4. Brenda 15 ditëve nga nënshkrimi i procesverbalit të inspektimit dhe vendimit përfundimtar, subjekti ka të drejtë të ankohet me shkrim kundër vendimit përfundimtar, te Trupa Kolegjiale e Inspektoratit të Përgjithshëm Shtetëror.”

“Neni 47

Përfundimi i procedimit kur nuk konstatohen shkelje

Në rastet kur nuk janë konstatuar shkelje, vendimi përfundimtar i inspektimit është pjesë e procesverbalit të inspektimit i nënshkruar nga trupa e inspektimit dhe përfaqësuesi i subjektit të inspektuar në vendin ku është kryer inspektimi, duke i lënë këtij të fundit një kopje të procesverbalit. Shpjegimi dhe dëgjimi i subjektit nuk është i nevojshëm kur nuk konstatohen shkelje të kërkesave ligjore.”

Neni  41

Në nenin 48 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  1. Pikat  2 dhe 3 shfuqizohen;
  2. Në pikën 4 fjalët “në një fletë shoqëruese.” zëvendësohen me fjalët “në procesverbalin e inspektimit.”;
  3. Në fjalinë e dytë të pikës 5 fjalët “mund të” hiqen dhe në fund fjalisë shtohen fjalët “nga trupa inspektuese”;
  4. Në fund të pikës 7 shtohen fjalët “me propozimin e Inspektoratit të Përgjithshëm Shtetëror”;
  5. Fjalia e dyte e pikës 8 ndryshohet si më poshtë:

“Rregullorja miratohet nga Inspektorati i Përgjithshëm Shtetëror për inspektoratet shtetërore dhe nga organi ekzekutiv i njësisë vendore për inspektoratet vendore.”

Neni  42

Në nenin 49 në fjalinë e pare fjala “pa vonesë” zëvendësohet me fjalët “elektronikisht, pa vonesë,”.

Neni  43

Neni 51 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 51

Ankimi ndaj vendimit përfundimtar të inspektimit

  1. Ankimi administrativ kundër vendimeve përfundimtare në fushën e inspektimit të inspektorateve shtetërore paraqitet dhe shqyrtohet pranë trupës kolegjiale të ankimimit të Inspektoratit Përgjithshëm Shtetëror,  sipas dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative.
  2. Përbërja e trupës kolegjiale të ankimimit, referuar pikës 1 të këtij neni propozohet nga Inspektorati i Përgjithshëm Shtetëror dhe miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.
  3. Trupa Kolegjiale shqyrton ankimin brenda 30 ditëve nga data e depozitimit. Shqyrtimi i ankimimit detyrimisht kryhet në prani të subjektit ankimues apo përfaqësuesit juridik të tij. Vendimi i Trupës Kolegjiale është i formës së prerë dhe mund të ankimohet vetëm në gjykatë.
  4. “Organi epror”, për inspektoratin vendor, sipas Kodit të Procedurave Administrative, është një njësi apo trupë kolegjiale ankimi, pranë njësisë vendore përkatëse dhe që ka në përbërje nëpunës të pavarur nga ata të përfshirë në marrjen e vendimit të ankimuar.
  5. Për inspektimet në juridiksionin e qeverisjes vendore, përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji, organizimi i organit epror përcaktohet nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore përkatëse.
  6.  Përveçse kur parashikohet shprehimisht ndryshe nga ligji i posaçëm, paraqitja e ankimit administrativ pezullon ekzekutimin e vendimit përfundimtar të ankimuar, por nuk cënon ekzekutimin e masave urgjente, të marra sipas nenit 43 të këtij ligji.”

Neni  44

Në nënin 55 në fund të pikës 1 shtohen fjalët “në sistemin elektronik unik të inspektimit”.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Komentet nga qytetarët

arrow

Lutfi Z.

Hap cilesor ne procedurat inspektuese. Mendoj se do ndikoje ne lehtesimin e barres ndaj biznesit dhe do rrise transparencen gjate inspektimit.

Postuar më: 20.02.2019 05:36

arrow

Drinalda P.

Ndryshime dhe shtesa te domosdoshme per inspektimin, si nje hallke shum e rendesishme ne formalizimin e ekonomise. Shpresoj te realizohet! Suksese

Postuar më: 20.02.2019 10:13

arrow

Emiljano Ç.

Bravo skuadra! Më në fund disa ndryshime cilësore në drejtim të shrbimit ndaj bizneseve!

Postuar më: 26.02.2019 01:50

arrow

Juzhena B.

Pergezime per hapat e ndermarre, jam e sigurte qe do te kete impakt pozitiv per te gjithe aktoret qe nderveprojne ne keto procedura. Suksese!

Postuar më: 26.02.2019 02:37

arrow

Laert J.

Pergezime per nismen e marre,qe te mos kemi cdo dite inspektore ne dere..

Postuar më: 28.02.2019 12:18

arrow

Teuta Ç.

Erdhi koha me ne fund qe dikush te ktheje syte edhe nga biznesi i ndershem, duke mos patur qellim vetem ndeshkimin, por mbeshtjetjen dhe keshillimin e tij, si praktike e cdo vendi te Europes. Brovo e madhe kesaj qeverie!

Postuar më: 28.02.2019 12:26

arrow

Marsela P.

Kjo eshte qeveria qe duam. sa me shume nisma ne mbrojtje te ne, biznesmeneve te ndershem. Suksese.

Postuar më: 28.02.2019 12:44

arrow

Olsi M.

Urime per nismen dhe nje bravo ekipit qe me ne fund me target pozitiv ne qasjen e qytetareve si konsumator kundrejt lehtesimit te procedurave te bizneseve. Ndaj ketij projekt ligji do lind detyra me e veshtire e implementimit rigoroz te tij. Suskese

Postuar më: 28.02.2019 01:05

arrow

Bilbil S.

Ndryshime të merituara në ligjin e inspektimit dhe sistemin e karrierës. Gjithëcka e përkthyer në sistem meritokracie. Biznesi, tani, vlersohet si mardhënie bashkëpunimi me institucionin e inspektimit, jo si subjekt ndërshikimi. 👏👏👌

Postuar më: 28.02.2019 09:47

arrow

Viola M.

Bravo qeverise per kete nisem te mare pasi i shkateruan bizneset.

Postuar më: 06.03.2019 08:49

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.