Projektligj “Për qeverisjen elektronike”

Ministria e Inovacionit

|

Postuar më: 08.02.2017

PDF

|

XML

Qeveria është e angazhuar dhe ka punuar për
shtimin dhe promovimin e shërbimeve elektronike për qytetarët, biznesin dhe
administratën për përmirësimin e standardeve të ofrimit te shërbimeve publike.

Stadi aktual i zhvillimit të shërbimeve publike elektronike
si dhe zhvillimi i infrastrukturës dixhitale per komunikimet Qeveri Qytetar
(G2C), Qeveri-Biznes (G2B) dhe midis vetë administratës publike (G2G), e bën të
nevojshëm plotësimin e kuadrit ligjor me një ligj të posaçëm për e-qeverisjen.

Qëllimi i këtij projektligji është të përcaktojë
të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e autoriteteve publike përsa i takon
krijimit dhe ofrimit të shërbimeve të qeverisjes elektronike në Republikën e
Shqipërisë.

Ky projektligj ka si objektiv:

- Përcaktimin e parimeve të përgjithshme të qeverisjes elektronike
dhe infrastrukturës që e mundëson atë;

·- Rregullimin e marrëdhënies së ofrimit dhe marjes së shërbimeve
elektronike duke përcaktuar të drejtat e personave fizikë dhe juridikë që janë
përfitues të tyre si dhe detyrimet e autoriteteve publike në ofrimin e
shërbimeve në mënyrë elektronike dhe mënyrat e ofrimit të tyre;

- Mirëfunksionimin dhe ndërveprimin e autoriteteve  përgjegjëse
për qeverisjen elektronike si dhe ngritjen e infrastrukturës së shërbimeve të qeverisjes
elektronike;

Projektligji “Për qeverisjen elektronike”, është në funksion të
përmbushjes së programit politik të Këshillit të Ministrave në fushën e
inovacionit dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, i cili lidhet me
shtimin dhe promovimin e shërbimeve dixhitale, e-shërbimeve, për qytetarët dhe
biznesin përmes konsolidimit të infrastrukturës dixhitale. 

Projektligji “Për
qeverisjen elektronike”, është në funksion të përmbushjes së programit politik
të Këshillit të Ministrave në fushën e inovacionit dhe teknologjisë së
informacionit dhe komunikimit, i cili lidhet me shtimin dhe promovimin e
shërbimeve dixhitale, e-shërbimeve, për qytetarët dhe biznesin përmes
konsolidimit të infrastrukturës dixhitale.

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.