Projektligj “Për trajtimin dhe administrimin e mjeteve rrugore e lundruese të konfiskuara, si pasojë e sekuestrimit, ndalimit apo bllokimit nga Policia e Shtetit deri në datë 31.12.2016”

Ministria e Mbrojtjes

|

Postuar më: 06.06.2019

PDF

|

XML

PROJEKTLIGJ

 

Nr. _____/2019

 

PËR

TRAJTIMIN DHE ADMINISTRIMIN E MJETEVE RRUGORE E LUNDRUESE TË KONFISKUARA, SI PASOJË E SEKUESTRIMIT, NDALIMIT APO BLLOKIMIT NGA POLICIA E SHTETIT DERI NË DATËN 31.12.2016

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

 

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I

MJETET RRUGORE

Neni 1

Mjetet rrugore, të regjistruara e të pajisura me leje qarkullimi nga organet kompetente shqiptare, të konfiskuara si pasojë e sekuestrimit, ndalimit apo bllokimit nga organet e Policisë së Shtetit deri në datën 31.12.2016, të cilat nuk kanë statusin juridik, (provë materiale), kalojnë dhe administrohen nga Rezervat Materiale të Shtetit, për vijimësinë e procedurave të mëtejshme, sipas administrimit të parashikuar në legjislacionin në fuqi.

 

Neni 2

Mjetet rrugore, të cilat nuk janë të regjistruara e të pajisura me leje qarkullimi nga organet kompetente shqiptare (me ose pa targa regjistrimi/leje qarkullimi nga një shtet i huaj) dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 1, të këtij ligji, pas rikonfirmimit të verifikimeve me shtetet e origjinës, kalojnë dhe administrohen nga Rezervat Materiale të Shtetit, për vijimësinë e procedurave të mëtejshme, sipas administrimit të parashikuar në legjislacionin në fuqi.

KREU II

MJETET LUNDRUESE

Neni 3

Mjetet lundruese, të regjistruara e të pajisura me leje lundrimi dhe me certifikatën e përdorimit të mjetit lundrues nga organet kompetente shqiptare, të konfiskuara si pasojë e sekuestrimit, ndalimit apo bllokimit nga organet e Policisë së Shtetit deri në datën 31.12.2016, të cilat nuk kanë statusin juridik, (provë materiale), kalojnë dhe administrohen nga Rezervat Materiale të Shtetit, për vijimësinë e procedurave të mëtejshme, sipas administrimit të parashikuar në legjislacionin në fuqi.

Neni 4

Mjetet lundruese, të cilat nuk janë të regjistruara e të pajisura me leje lundrimi dhe certifikatën e përdorimit të mjetit lundrues nga organet kompetente shqiptare (me ose pa leje lundrimi nga një shtet i huaj) dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 3 të këtij ligji, pas rikonfirmimit të verifikimeve me shtetet e origjinës, kalojnë dhe administrohen nga Rezervat Materiale të Shtetit, për vijimësinë e procedurave të mëtejshme, sipas administrimit të parashikuar në legjislacionin në fuqi.

KREU III

Neni 5

Kalimi i këtyre mjeteve nga mjediset e drejtorive të Policisë Vendore përkatëse dhe ato të Policisë Kufitare dhe Migracionit bëhet pranë mjediseve të Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, që korrespondon me territorin respektiv, së bashku me dokumentacionin shoqërues të mjetit. Procedurat e kalimit dhe të ç’regjistrimit rregullohen me Udhëzim të përbashkët të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, si dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Neni 6

Të ardhurat e gjeneruara, sipas përcaktimeve në nenet 1, 2, 3 e 4 të këtij ligji do të kalojnë në favor të buxhetin e shtetit. Ngarkohen të nxjerrin udhëzim të përbashkët në zbatim të këtij neni, Ministri i Financave dhe Ekonomisë dhe Ministri i Mbrojtjes.

Neni 7

Ngarkohet Ministri i Brendshëm, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë të nxjerrin aktet nënligjore në zbatim, të nenit 5 dhe 6, të këtij ligji, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Neni 8

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

KRYETARI

 

GRAMOZ RUÇI

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.