PROJEKTLIGJ PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 7874, DATË 17.11.1994 “PËR STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR”, TË NDRYSHUAR

Ministria e Mbrojtjes

|

Postuar më: 12.06.2019

PDF

|

XML

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

 

 

PROJEKTLIGJI

 

Nr. ______/ 2019

 

 

PËR

 

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7874, DATË 17.11.1994, “PËR STATUSIN  E VETERANIT TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

 

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

VENDOSI:

 

Në ligjin nr. 7874, datë 17.11.1994 “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptare”, të ndryshuar, bëhet shtesa, si më poshtë:

 

Neni 1

 

Në nenin 7, shtohet paragrafi i parë, si vijon:

 

“Dita e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar është data 20 korrik”.

 

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

KRYETARI

 

GRAMOZ  RUÇI

 

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.