Plani i Veprimit i Strategjise Ndersektoriale te Reformes ne Administraten Publike 2018-2022

Departamenti i Administratës publike

|

Postuar më: 02.07.2019

PDF

|

XML

Të nderuar, 

Në kuadër të Reformës në Administratën Publike, proces ky i domosdoshëm dhe i vazhdueshëm, i lidhur ngushtë me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian (BE), si dhe në vijimësi ndër prioritetet e qeverise shqiptare si një instrument kyç për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit, në vitin 2015 u miratua "Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Administratën Publike (SNRAP) 2015-2020". 


Katër vite pas miratimit të Strategjisë Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike, dëshirojmë t’ju informojmë se kjo Strategji ka patur një zhvillim pozitiv të vazhdueshëm.
Sikurse parashikohej, në 2017, Strategjia kaloi nëpërmjet një procesi vlerësimi afatmesëm me qëllim evidentimin e ecurisë së aktiviteteve dhe sfidave të hasura gjatë zbatimit të tyre. Në bazë të këtij vlerësimi si dhe duke konsideruar raportet dhe rekomandimet ndërkombëtare mbi reformën në administratën publike, u hartua Plani i Ri i Aktiviteteve për periudhën 2018-2022.


Departamenti i Administratës Publike ju fton dhe mirëpret kontributin tuaj të vyer mbi këtë dokument të rëndësishëm jo vetëm për institucionet shtetërore, por për të gjithe qytetarët, brenda datës 22 Korrik 2019.


Qëllimi i procesit të konsultimit është informimi mbi procesin dhe dokumentin si dhe mbledhja e kontributit, rekomandimeve, sugjerimeve nga qytetarët, publiku i gjerë, shoqëria civile, akademikët, partnerët për zhvillim, etj.  Kontributi dhe sugjerimet do të ndihmojnë në përmirësimin e mëtejshëm të këtij dokumenti si dhe zbatueshmërinë e masave të parashikuara në të.


Në kuadër të procesit të konsultimit publik të draft Planit të Veprimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Reformës në Administratë Publike - 2018-2022 dokumenti do të gjendet dhe në faqen zyrtare të Kryeministrisë dhe Departamentit të Administratës Publike.
 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar