PROJEKTVENDIM "PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES, FUNKSIONEVE DHE PROCEDURËS SË KOMISIONIT PËR SHQYRTIMIN E KËRKESËS PËR NJOHJEN E NJË PAKICE KOMBËTARE"

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 07.08.2019

PDF

|

XML

Projektvendimi garanton të drejtën e një grupi shtetasish që pretendojnë se i përkasin një pakice kombëtare, të paraqesin një kërkesë për njohjen e tyre si pakicë kombëtare, pranë një Komisioni ad hoc, të ngritur për këtë qëllim, në përbërje të të cilit, përfaqësohen të gjitha institucionet, fusha e përgjegjësisë së të cilave lidhet me të drejtat e pakicave kombëtare.  

Gjithashtu, në këtë projektvendim përcaktohet dhe procedura për shqyrtimin e kërkesës për njohjen e një pakice kombëtare nga personat e interesuar, të cilët plotësojnë kushtet  e përcaktuara në ligjin nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, afatet dhe e drejta e shtetasve që kanë paraqitur një kërkesë formale, që në rast refuzimi të kërkesës së tyre, të paraqesin ankim pranë gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar