Projektligjit “Për ndarjen e Hekurudhës Shqiptare Sh.a.”

PDF

|

XML

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për ndarjen e Hekurudhës Shqiptare Sh.a.” Ky Projektligj synon plotësimin e akteve normative të parashikuara në Ligjin nr.142/2016 (Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë), të cilat mundësojnë zbatueshmërinë e këtij Ligji, por në mënyrë të posaçme i jep bazë ligjore krijimit të subjekteve vepruese në fushën e trasportit hekurudhor të cilat janë parashikuar si dy subjekte bazë, siç është Administratori i Infrastrukturës Hekurudhore dhe Sipërmarrësit Hekurudhorë.

 Administratori i Infrastrukturës Hekurudhore është subjekti që zotëron dhe administron të gjithë infrastrukturën hekurudhore, që përbëhet nga traseja hekurudhore me shinat dhe stacionet hekurudhore, dhe mundëson veprimtarinë e çdo transportuesi hekurudhor, privat apo shtetëror, të huaj apo vendas, për transport mallrash apo udhëtarësh. Si zotërues i infrastrukturës hekurudhore ky subjekt ka shumë detyra, të përcaktuara në mënyrë të hollësishme në një numër dispozitash të Direktivës 2012/34/KE (direktiva bazë e tregut hekurudhor) për garantimin e menaxhimit të infrastrukturës hekurudhore në përputhje me politikën e BE-së për krijimin e një hapësire të përbashkët hekurudhore, në mënyrë transparente dhe jo diskriminuese.

 Pikërisht këto detyra të Administruesit të Infrastrukturës, të Direktivës 2012/34/KE. Janë pasqyruar në mënyrë të plotë në Kodin Hekurudhor (Ligji 142/2016).

Po kështu, edhe për subjektet hekurudhore operatore që quhen Sipërmarrësit Hekurudhorë, Kodi pothuaj i ka pasqyruar në mënyrë të plotë të drejtat dhe detyrat që ato kanë gjatë veprimtarisë së tyre hekurudhore si transportues malli apo udhëtarësh me hekurudhë apo si ofrues shërbimesh në fushën hekurudhore.

 Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar