PROJEKTLIGJ "PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE LIGJIN NR. 108/2013 "PER TE HUAJT", I NDRYSHUAR

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 19.09.2019

PDF

|

XML

Projektligji synon ndryshime dhe shtesa në dy çështje kryesore që rregullohen nga ligji nr.108/2013 “Për të huajt”, i ndryshuar, konkretisht, në politikën e vizave, në krijimin e mekanizmave të nevojshëm për lëshimin e vizave elektronike online dhe politikën e punësimit të të huajve, në përmirësimin e disa dispozitave të lidhura me lejen e punës dhe punësimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë.

Ky projektligj ka si qëllim krijimin e mekanizmave të nevojshëm për lëshimin e vizave elektronike online, duke synuar zgjidhjen e problematikave të ndeshura gjatë zbatimit të tij, lidhur me pamundësinë për të mbuluar shumë vende me misione diplomatike apo poste konsullore, që do të lëshonin vizë hyrëse në territorin e Republikës së Shqipërisë për të huajt, që synojnë ta vizitojnë atë.

Ndryshimet e propozuara synojnë implementimin e sistemit të lëshimit të vizës elektronike, i cili synon integrimin e sistemeve operative në të gjitha institucionet përkatëse të ngarkuara me verifikimin e aplikimeve për vizë dhe miratimin e tyre, në funksion të një procedure të thjeshtuar, të përshpejtuar, efikase, të sigurt dhe në respekt të standardeve të kërkuara, dhe që do të reduktojë ndjeshëm kohën e ofrimit të këtij shërbimi për marrjen e një vize nga shtetasit e huaj.

Gjithashtu, projektligji synon përmirësimin e dispozitave të lidhura me çështjen e punësimit të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë, duke qartësuar afatet kohore dhe procedurat për t’u pajisur me leje pune, si dhe duke reduktuar pengesat e panevojshme për punësimin e shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sugjerimet/komentet mund te adresohen ne e mail:

renata.balliu@mb.gov.al

alma.mehmeti@mb.gov.al

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.