PROJEKTLIGJ “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN PER MBROJTJEN E MJEDISIT

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 08.10.2019

PDF

|

XML

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, organizon neser, ne date 09.10.2019, ora 09:00, ne mjediset e ISH ATSH-se, degjesen publike per prezantimin dhe diskutimin e disa ndryshimeve te propozuara ne Ligjin per mbrojtjen e mjedisit.

        

 

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

 KUVENDI

 L I G J

(PROJEKT)

 _____ / 2019

 PËR

 NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 431, DATË 09.6.2011

”PËR MBROJTEN E MJEDISIT”, I NDRYSHUAR

 

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

 

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

 

Ne ligjin nr. 10 431, datë 09.6.2011 ”Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë:

 

 

Neni 1

 

Pika 2 e nenit 29 ndryshon si më poshtë vijon:

 

“2.Dhënia e lejeve të mjedisit përcaktohet sipas një sistemi të përbërë prej dy nivelesh, mbështetur në madhësinë dhe llojin e veprimtarisë që ka nevojë të pajiset me leje, si dhe në mundësinë që ka ajo veprimtari të shkaktojë ndotje në atë masë që mund të sjellë dëm në mjedis dhe të rrezikojë shëndetin e njeriut:

 

  1. kategoria e veprimtarive A, për të cilat zbatohet leja e mjedisit e tipit A;
  2. kategoria e veprimtarive B, për të cilat zbatohet leja e mjedisit e tipit B;
     
    Kategoritë e veprimtarive dhe kufijtë ndërmjet tri niveleve përcaktohen në ligjin për lejet e mjedisit”.
     
     
    Neni 2
    Në pikën1 të nenit 62, fjalia “...kryhet nga inspektorati shtetëror kompetent (më poshtë “Inspektorati”,)” zëvendësohet me “...kryhet nga struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e  mjedisit”.
     
     
    Neni 3
    Kudo në tekstin e ligjit togfjalëshi “A, B dhe C” zëvendësohet me “A dhe B”.
                                                                                   
     
    Neni 4
     

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

K R Y E T A R I

 

 

GRAMOZ RUÇI

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar