PROJEKT STRATEGJIA KOMBËTARE PËR DIASPORËN DHE PLANI I VEPRIMIT, 2021–2025

Agjencia Kombëtare e Diasporës

|

Postuar më: 30.10.2019

PDF

|

XML

Të nderuar, 

Në kuadër të diskutimeve të zhvilluara gjatë Samitit të Dytë të Diasporës  u evidentua domosdoshmëria e rishikimit të  Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe Planit të Veprimit.  Nga ekspertiza e  Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM), janë  hartuar disa propozime për ndryshime në Strategjinë Kombëtare të Diasporës (miratuar me VKM nr.259, datë 09.05.2018).

Pjesa më e rëndësishme e ndryshimeve të realizuara me ekspertët e IOM është kostimi i masave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare.

Ky projekt nuk përfaqëson konkluzione përfundimtare të institucioneve shtetërore, por është një dokument i hapur i cili do të kalojë në disa faza.

Faza e parë do të jetë periudha për mbledhjen e opinioneve me shkrim nga individë dhe ekspertë të ndryshëm (brenda muajit nëntor 2019).

Faza e dytë do të jetë diskutimi në publik i projekt-dokumentit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës (brenda muajit mars 2020).

Faza e tretë do të jetë përmbledhja dhe miratimi i Strategjisë Kombëtare (brenda muajit qershor 2020).

Të tre fazat e mësipërme do të kenë fleksibilitet në funksion të realizimit të një dokumenti sa më të plotë. Projekt Strategjia 2021 – 2025 do të përafrojë zhvillimet më të fundit në politikën për Diasporën shqiptare dhe do të vlerësojë qëllimet e saj për të ardhmen.

Dokumenti përbëhet nga dy pjesë:

1. Strategjia Kombëtare e Diasporës

2. Plani i Veprimit, që përfshin objektivat dhe masat kryesore që duhen zbatuar nga institucionet përgjegjëse.

Nëpërmjet këtij njoftimi, Ministri i Shtetit për Diasporën dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës, ju ftojnë të jepni kontributin tuaj mbi dokumentin e rishikuar të Strategjisë, përmes një procesi konsultimi publik online.

Konsultimi online do të jetë i hapur nga data 30 tetor 2019 deri më 30 nëntor 2019.  

Qëllimi i procesit të konsultimit është informimi mbi procesin dhe dokumentin si dhe mbledhja e kontributit, rekomandimeve, sugjerimeve nga qytetarët, publiku i gjerë, shoqëria civile, akademikët, shoqatat, komunitetet shqiptare kudo në botë, etj.  Kontributi dhe sugjerimet do të ndihmojnë në përmirësimin e mëtejshëm të këtij dokumenti si dhe zbatueshmërinë e masave të parashikuara në të.

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar