PVKM Nr.____, datë _____2019 “Për miratimin e rregullave të nevojshme për parandalimin dhe reduktimin e ndotjes së mjedisit nga asbesti”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 21.11.2019

PDF

|

XML

                                                                                                                                                                   P R O J E K T V E N D I M

         Nr.____, datë _____2019

 

                            “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË NEVOJSHME PËR PARANDALIMIN DHE REDUKTIMIN E NDOTJES SË MJEDISIT NGA ASBESTI1

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 23, të ligjit nr. 27/2016, datë 17.03.2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave,

VENDOSI:

 

  1. Miratimin e rregullave të nevojshme për parandalimin dhe reduktimin e ndotjes së mjedisit nga asbesti sipas tekstit dhe Shtojcës I, bashkëlidhur këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
     
  2. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Industrisë dhe Energjisë, dhe institucionet në varësi të tyre për zbatimin e këtij vendimi.
     
     
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet juridike 2 (dy) vjet pas hyrjes në fuqi.

 KRYEMINISTRI

Edi RAMA

                                                                                                    MINISTRI PROPOZUES 

                                                                                                     Blendi KLOSI

 

 

 

 

 

 

1 Ky projektvendim transpozon pjesërisht Direktivën e datës 19 Marsit 1987, nr. 87/217/EEC, lidhur me parandalimin dhe reduktimin e ndotjes së mjedisit nga asbesti, e amenduar. (version i konsoliduar i datës 04.07.2018) CELEX nr: EUR-Lex- 1987L0217.

 

 

RREGULLAT E NEVOJSHME PËR PARANDALIMIN DHE REDUKTIMIN E NDOTJES SË MJEDISIT NGA ASBESTI

I. OBJEKTI, FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIMET

  1. Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave dhe plotësimi i kuadrit nënligjor që lidhet me parandalimin dhe reduktimin e ndotjes së mjedisit nga asbesti në interes të mbrojtjes së shëndetit të njeriut dhe mjedisit.
     
  2. Këto rregulla zbatohen në përputhje dhe pa cënuar legjislacionin specifik për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me asbestin në vendin e punës, legjislacionin që përcakton ndalimet mbi prodhimin, vendosjen në treg dhe përdorimin e fibrave të asbestit, përzierjeve të asbestit dhe produkteve që përmbajnë asbest, dhe legjislacionin mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve. 
     
  3. Për qëllime të këtyre rregullave, termat e mëposhtëm nënkuptojnë:
  1.  ‘Asbest ”, nënkupton silikatet me strukturë fibroze si vijon:
  1. Krocidolite (asbesti blu), Nr.CAS: 12001-28-4;
  2. Aktinolite, Nr. CAS: 77536-67-5;
  3.  Antofilite, Nr.CAS: 77536-66-4;
  4.  Krisotile (asbesti i bardhë), Nr.CAS: 12001-29-5; Nr.CAS: 132207-32-0;
  5. Amosite ( asbesti kaf), Nr.CAS: 12172-73-5;
  6.  Tremolite, Nr.CAS: 77536-68-6;

 

  1. Trajtim i produkteve që përmbajnë asbest, nënkupton aktivitetet e ndryshme nga ato që përdorin asbest, por që janë përgjegjëse për shkarkimet e asbestit në mjedis nga  produktet e trajtuara.  
     
  2.   “Pluhur Asbesti”, nënkupton pluhurin që lëshohet nga asbesti, nga produktet që përmbajnë asbest ose mbetjet e asbestit.

 

II. RREGULLAT PËR PARANDALIMIN DHE REDUKTIMIN QË NË BURIM TË NDOTJES SË MJEDISIT NGA ASBESTI

 

  1. Ministria përgjegjëse për mjedisin, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë dhe sigurinë në punë përgatisin udhëzimin teknik mbi rregullat për parandalimin dhe reduktimin që në burim të:
  1. çlirimeve të asbestit në ajër;
  2. shkarkimeve të asbestit në ujë
  3. mbetjeve të ngurta që përmbajnë asbest.
     
  1. Për qëllime të pikës 1, burime të asbestit konsiderohen aktivitetet ose punimet e parashikuara në pikën 4, të këtij Kreu.
     
  2. Metodat e marrjes së mostrës në burim, proedurat e analizës për matjen dhe kontrollin e shkarkimeve të asbestit në mjedis, kryhen në përputhje me Shtojcën I, bashkëlidhur, ose ҫdo procedurë apo metodë tjetër që jep rezultate të barasvlefshme.

 

  1. Cdo person fizik ose juridik që trajton produkte që përmbajnë asbest duhet të marrë masat dhe të sigurojë se:
     
  1. aktiviteti që ai kryen, nuk shkakton ndotje të mjedisit nga fibrat ose pluhuri i asbestit;
  2.  merr masat për të shmangur kontaminimin e produkteve, mbetjeve të tjera nga asbesti, fibrat ose pluhuri i asbestit;
  3. punimet që ndërmerr me qëllim prishjen, shëmbjen e ndërtesave, strukturave dhe instalimeve që përmbajnë asbest, heqjen apo largimin prej tyre të asbestit ose materialeve që përmbajnë asbest, duke përfshirë fibrat ose pluhurin e asbestit që lëshohet në ajër, nuk shkaktojnë ndotje të mjedisit nga asbesti dhe kryhen në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e punëmarrësve nga rreziqet që lidhen me asbestin në vendin e punës;
     
  4. përpara fillimit të punimeve, të parashikuara në shkronjën (b), të hartojë planin e punës në përputhje me kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e punëmarrësve nga rreziqet që lidhen me asbestin në vendin e punës. Plani i punës, përfshin të gjitha masat e nevojshme parandaluese që ndërmerren për të reduktuar ndotjen e mjedisit nga fibrat ose pluhuri i asbestit. 

 

  1. Ministria përgjegjëse për mjedisin në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë dhe sigurinë në punë, përgatisin udhëzimet teknike të nevojshme për përdorimin e sigurt të produkteve, materialeve që përmbajnë asbest, masat e kushtet për largimin dhe rehabilitimin e sigurt të asbestit.

 

 

III. MBETJET E ASBESTIT

  1. Fibrat e asbestit, pluhuri i asbestit, produktet e kontaminuara me asbest, që gjenerohen nga aktivitetet ose punimet e përcaktuara në pikën 4, të Kreut II, konsiderohen mbetje e rrezikshme sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 99, datë 18.02.2005Për miratimin e katalogut shqiptar të mbetjeve” të ndryshuar.
     
  2. Trajtimi i mbetjeve të asbestit dhe paketimeve që përmbajnë pluhur asbesti ose fibra asbesti, kryhet nga persona fizikë/juridikë, të pajisur me leje mjedisi në përputhje me legjislacionin në fuqi “Për lejet e mjedisit”, i ndryshuar dhe licencën për veprimtaritë e tjera profesionale, lidhur me ndikimin në mjedis, me kodin III.2.B.
     
  3. Menaxhimi i mbetjeve të asbestit bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
     
  4. Gjatë transportimit dhe depozitimit të mbetjeve të asbestit, ndalohet çlirimi në ajër i fijeve ose pluhurit të asbestit si dhe, derdhja e shkarkimeve të lëngëta që mund të përmbajnë fibra asbesti.
     
  5. Mbetjet që përmbajnë fibra ose pluhur asbesti, të cilat transportohen dhe asgjësohen në lendfill, trajtohen, paketohen, etiketohen, me qëllim parandalimin e çlirimit dhe përhapjes së fibrave ose pluhurit të asbestit në mjedis.
     
  6. Për qëllime të këtij vendimi dhe në përputhje me legjislacionin për menaxhimin e kimikateve, ministria përgjegjëse e mjedisit dhe ministritë e linjave përgjegjëse për fushat që mbulojnë dhe strukturat e tyre të varësisë, bashkëpunojnë midis tyre me qëllim parandalimin dhe reduktimin e ndotjes së mjedisit nga asbesti dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut.
     

IV. SANKSIONET

Mosrespektimi i parashikimeve të këtij vendimi, kur nuk përbën vepër penale përbën kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë sipas pikës 37, të nenit 40, të ligjit nr. 27/2016, datë 17.03.2016, “Për menaxhimin e kimikateve” dhe nenit 62 të ligjit nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i ndryshuar.

 

 

SHTOJCA I

ANALIZAT DHE METODAT E MARRJES SË MOSTRAVE

 

A.SHKARKIMET NGA RRJEDHJET UJORE

Metoda referencë e analizës që përcakton sasinë totale të lëndës pezull (lëndë e filtrueshme nga mostër jo e precipitueshme) shprehur në mg/l, duhet të filtrohet përmes një filtri membranë 0,45 μm, të thahet në 105°C dhe të peshohet[1].

Mostrat duhet të merren në mënyrë të tillë që të jenë përfaqësuese/të përfaqësojnë shkarkimet për një periudhë 24 orëshe.

Ky përcaktim duhet të kryhet me një saktësi (2) ± 5 % dhe një përpikmëri (2) ± 10 %.

 

B.SPECIFIKIMET QË DUHET TË PLOTËSOHEN KUR ZGJEDH NJË METODË PËR MATJEN E SHKARKIMEVE NË AJËR

Metoda Gravimetrike

1.Metoda e perzgjedhur, duhet të jetë një metodë gravimetrike, e cila bën të mundur matjen e sasisë totale të pluhurit të shkarkuar nëpërmjet kanalit të shkarkimit, si dhe përqëndrimin e asbestit në pluhur.

Kur kërkohet të kryhet matja e përqendrimit, duhet të matet ose vlerësohet përqëndrimi i asbestit në pluhur. Autoriteti inspektues ne fushen e mjedisit, bazuar në karakteristikat e aktiviteteve ose punimeve qe jane burime asbesti, vendos mbi frekuencën e matjes, e cila fillimisht duhet të jetë të paktën ҫdo gjashtë muaj. Kur konstatohet se përqëndrimi nuk shfaq ndonjë ndryshim domethënës, frenkuenca e matjes mund të reduktohet. Në rastin kur nuk merren masa periodike, ndaj shkarkimeve totale të pluhurit zbatohet vlera limit prej 0,1 mg/m3.

Marrja e  mostrave, kryhet përpara hollimit të cdo rrjedhje qe do te matet.

 

2.Marrja e mostrave, kryhet me një saktësi ± 40 % dhe një përpikmëri ± 20 % të vlerës limit. Kufiri i detektimit/zbulimit duhet të jetë 20 %. Për të kontrolluar përputhshmërinë me vlerën kufi, bëhen të paktën dy matje nën të njëjtat kushte.

 

3.Funksionimi i instalimit

 

Matjet janë të vlefshme vetëm nëse marrja e mostrave kryhet gjatë funksionimit normal të instalimit.

 

4.Përzgjedhja e pikave të marrjes së mostrës

Marrja e mostrave bëhet në atë pikë ku ka një rrjedhje të qetë (laminare) të rrymave të ajrit. Për aq kohë sa është e mundur, tregohet kujdes për të shmangur pengesat qe mund te percajne rrymat e ajrit.

                                        

5.Modifikimet që kërkohen për marrjen e mostrave.

Në kanalet ku kryhet marrja e mostrave krijohen hapsira te përshtatëshme dhe sigurohen platformat e duhura.

 

6.Masat që merren para marrjes së mostrave (sampling).

 

Përpara marrjes së mostrave, fillimisht është e nevojshme të matet temperatura dhe presioni i ajrit dhe shpejtësia e rrjedhjes në kanal.Temperatura dhe presioni i ajrit duhet të matet normalisht gjatë vazhdimësisë së marrjes së mostrave në normat e rrjedhjes normale. Në kushte të jashtëzakonshme, gjithashtu është e nevojshme të matet përqëndrimi i avujve të ujit në mënyrë që rezultatet  të mund të ndryshohen në përputhje me rrethanat.

 

7. Kërkesa të përgjithshme mbi proҫedurën e marrjes së mostrave (sampling)

Proҫedura kërkon që një mostër ajri nga një kanal që mban shkarkimet e pluhurit të asbestit të tërhiqet përmes një filtri dhe te matet përmbajtja e asbestit në pluhurin e ruajtur në filtër.

 

7.2. Marrja e mostrave duhet të kryhet normalisht në kushte isokinetike.

 

7.3.Kohëzgjatja e marrjes së mostrave duhet të varet nga lloji i procesit që monitorohet dhe vazhdimësia e marrjes së mostrës të përdorur dhe periudha e mostrimit duhet të jetë e mjaftueshme për të siguruar  që një sasi e mjaftueshme e materialit të mblidhet për pëshim. Kjo sasi duhet të  përfaqësoje/ jete perfaqesuese e procesit të plotë që monitorohet.

 

7.4. Kur filtri i mostrës nuk është mjaftueshëm afër me koken e mostrës, është e nevojshme të rimeren materialet e depozitura në sondën e mostrës.

 

7.5. Koka e mostrës dhe numri i pikave ku mostrat do të merren përcaktohet në përputhje me standartin kombëtar të miratuar.

 

8. Natyra e filtrit të mostrës

8.1. Duhet të zgjidhet filtri i përshtatshëm për teknikën e analizës.

Për metodën gravimetrike, preferohen filtrat me fibra qelqi (glassfibre).

 

8.2. Kërkohet një efikasitet minimal filtrimi prej 99% , sic përcaktohet në lidhje me testin DOP duke përdorur një aerosol me grimca me diameter 0,3 μm.

 

9.Peshimi

9.1.  Duhet të përdoret një ekuilibër me saktësi të lartë.

9.2. Në mënyrë që të arrihet saktësia e kërkuar për peshimin është e nevojshme të kushtëzohen filtrat  tërësisht përpara dhe pas marrjes së mostrave.

 

10.Pasqyrimi  i rezultateve

 

Përvec të dhënave të marrjes, rezultatet duhet të rregjistrojnë temperaturën, presionin dhe të dhënat e rrjedhjes dhe duhet të përfshijnë informacione lidhëse, të tilla si një diagram e thjeshtë për të treguar vendodhjen e pikave të marrjes se mostrave , dimensionet e kanaleve, metoda dhe vëllimet  e matura nga llogaritjet e  bëra për të marrë rezultatin. Këto rezultate duhet të shprehen në temperaturën normale (273K) dhe presionin (101.3kPa).

 

II.Metoda e numërimit të fibrave

Në rastin kur përdoren procedurat e numërimit të fibrave për të kontrolluar përputhjen me vlerën kufi prej 0,1 mg / m3, mund të përdoret një faktor konvertimi i dy fibrave /ml te 0,1 mg/m3 i asbestit pluhur.

 

Për qëllime të këtij vendimi, fibër është cdo objekt qe ka një gjatësi më të madhe se 5 μm, gjerësi më të vogël se 3 μm, dhe që ka një raport gjatësi/gjërësi  më të madhe se 3/1, e cila është e llogaritur nga mikroskop optik me kontrast fazor, duke përdorur metodologjinë e përcaktuar ne perputhje me parashikimet e legjislacionit per mbrojtjen e punemarresve nga risqet lidhur me asbestin ne vendin e punes.

 

Një metode e  numërimit të fibrave duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

 

1. Metoda duhet të jetë në gjëndje të llogarisë përqëndrimin e fibrave të llogaritshme në gazet e cliruara. Autoriteti inspektues ne fushen e Mjedisit, bazuar në karakteristikat e aktiviteteve ose punimeve qe jane burime asbesti, vendos mbi frekuencën e matjes, e cila fillimisht duhet të jetë të paktën ҫdo gjashtë muaj. Kur  masat nuk merren periodikisht, vlera limit prej 0,1 mg / m3 zbatohet në clirimin total të pluhurit. Marrja e mostres, do te kryhet përpara cdo hollimi te rrjedhjes qe do të matet.

 

2.Funksionimi i instalimit

Matjet janë të vlefshme vetëm nëse mostra merret gjatë funksionimit normal të instalimit.

 

3.Përzgjedhja e pikave të marrjes së mostrës

Marrja e mostrave bëhet në atë pikë ku ka një rrjedhje të qetë (laminare) të rrymave të ajrit. Për aq kohë sa është e mundur, tregohet kujdes për të shmangur pengesat qe mund te percajne rrymat e ajrit.

 

4Modifikimet që kërkohen për marrjen e mostrave.

Në kanalet ku kryhet marrja e mostrave krijohen hapsira te përshtatëshme dhe sigurohen platformat e duhura.

 

5.Masat që merren para marrjes së mostrave (sampling).

Përpara marrjes së mostrave, fillimisht është e nevojshme të matet temperatura dhe presioni i ajrit dhe shpejtësia e rrjedhjes në kanal.Temperatura dhe presioni i ajrit duhet të matet normalisht gjatë vazhdimësisë së marrjes së mostrave në normat e rrjedhjes normale. Në kushte të jashtëzakonshme, gjithashtu është e nevojshme të matet përqëndrimi i avujve të ujit në mënyrë që rezultatet  të mund të rishikohen në përputhje me rrethanat.

 

6. Kërkesa të përgjithshme mbi proҫedurën e marrjes së mostrave (sampling)

Proҫedura kërkon që një mostër ajri nga një kanal që mban shkarkimet e pluhurit të asbestit të tërhiqet përmes një filtri dhe te matet përmbajtja e asbestit në pluhurin e ruajtur në filtër.

 

6.1. Vazhdimësia/linja e mostres qe do perdoret, kontrollohet fillimisht për të siguruar që është hermetike dhe nuk ka rrjedhje që mund të shkaktojë gabime në matje. Koka e mostrës duhet të mbyllet me kujdes dhe të filloje pompa (pompimi) per marrjen e mostrës. Shkalla e rrjedhjes nuk duhet të kalojë 1% të fluksit normal të mostres.

 

6.2.Mostra e gazeve të shkarkuara do të bëhet brenda kanalit të shkarkimeve në kushte izokinetike.

 

6.3.Kohëzgjatja e marrjes së mostrave varet nga lloji i procesit që monitorohet dhe madhësia e grykës së mostrës së përdorur. Periudha e marrjes së mostrave do të jetë e mjaftueshme për të siguruar që filtri qe mbledh mostrën mban nga 100-600 fije te llogaritshme të asbestit / mm2. Ai do të jetë përfaqësues i procesit të plotë që monitorohet.

 

6.4.Koka e marrjes se mostrave  dhe numri i pikave ku duhet të merren mostrat përcaktohet në përputhje me standardin kombëtar të miratuar.

 

7. Natyra e filtrit per mbledhjen e mostrave

7.1. Filtri zgjidhet në mënyrë të përshtatshme me teknikën e matjes. Per metodën e numerimit te fibrave, përdoren filtra të membranës (estere të përzier të celulozës ose nitrateve të celulozës) me madhësi nominale të poreve 5 μm, me katrorë të shtypur dhe një diametër prej 25 mm.

 

7.2. Filtri i mbledhjes së mostrave duhet të ketë një efikasitet minimal filtrimi prej 99% në lidhje me fibrat e numeruara të asbestit.

 

8. Numërimi i fibrave

Metoda e numerimit/llogaritjes së fibrave duhet të jetë në përputhje me metodologjinë e përcaktuar ne perputhje me parashikimet e legjislacionit per mbrojtjen e punemarresve nga risqet lidhur me asbestin ne vendin e punes.

 

9.Shprehja e rezultateve

Përveç të dhënave per matjet, rezultatet duhet të regjistrojnë të dhënat e temperaturës, presionit dhe rrjedhës dhe të përfshijnë të gjithë informacionin përkatës, si psh. një diagram i thjeshtë që tregon vendndodhjen e pikave të marrjes së mostrave, permasat e kanaleve, vëllimin/sasine e mostres se marre dhe llogaritjet e perdorura per të marrë rezultatet. Këto rezultate do të shprehen në temperaturë normale (273 K) dhe në presion (101,3 kPa).

 

 

 

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar