PËR MEKANIZMIN E BASHKËRENDIMIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS PËR REFERIMIN PËR PUNËSIM TË INDIVIDËVE DHE ANËTARËVE NË MOSHË AKTIVE PUNE TË FAMILJEVE PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE”

PDF

|

XML

I. QËLLIMI I PROJEKTAKTIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË ARRIHEN

 

Ky projekakt ka për qëllim të mundësojë punësimin dhe përfshirjen e personave në moshë aktive pune, përfitues të ndihmës ekonomike, në programet aktive të punësimit dhe aftësimit profesional.

 

Objektivat që synohen të arrihen kanë të bëjnë me sigurimin e riintegrimit social të anëtarëve në moshë aktive pune të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike, nëpërmjet zbatimit të programit të daljes nga skema e ndihmës ekonomike.

 

II. VLERËSIMI I PROJEKTAKTIT NË RAPORT ME PROGRAMIN POLITIK TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ME PROGRAMIN ANALITIK TË AKTEVE DHE DOKUMENTE TË TJERA POLITIKE

 

Ky projektakt është në përputhje me programin politik të Këshillit të Ministrave, Kapitulli 3 “Shërbimet Publike”, seksioni 3.3 “Shëndetësia dhe Kujdesi Social” dhe hartohet në përputhje me programin analitik

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.