Konsultim i Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2020-2025

PDF

|

XML

Në dekadat e fundit, zhvillimi i Internetit si dhe ndryshimet inovative në teknologji, kanë sjellë ndryshime rrënjësore dhe sfida në çdo shoqëri në mbarë botën. Jetët tona të përditshme, të drejtat e njeriut, ekonomitë dhe ndërveprimet shoqërore, ndikohen thellësisht nga teknologjitë e informacionit dhe komunikimit. Një hapësirë e përbashkët dhe e lirë kibernetike, promovon përfshirjen sociale dhe politike, thyen barrierat e komunikimit midis vendeve, komuniteteve dhe qytetarëve, siguron transparencë, duke lejuar ndërveprimin dhe shkëmbimin e informacionit dhe ideve në kohë reale në të gjithë globin. Të gjitha zhvillimet dhe rritja e përdorimit të teknologjive së informacionit dhe komunikimit, vijnë me përfitime të mëdha dhe në të njejtën kohë sjellin kërcënime, prandaj mbrojtja kibernetike dhe siguria janë vendimtare.

Nga njëra anë, Qeveria po investon gjithnjë e më shumë në infrastrukturën digjitale, për të ofruar shërbime digjitale për qytetarët. Nga ana tjetër, qytetarët po e përdorin Internetin gjithnjë e më shumë për shkak të avantazheve që ofron.

Në përmbushje të angazhimeve Qeveritare, si dhe në koherencë të plotë me zhvillimet strategjike të vendeve të zhvilluara, për një mjedis kibernetik sa më të sigurt, kjo strategji do të mbështetet në parimet themelore të mëposhtme:

- Zbatimi i vlerave të njëjta themelore në botën fizike dhe digjitale

- Mbrojtja e të drejtave themelore, liria e shprehjes, të dhënat personale dhe privatësia

- Qasja për të gjithë

- Qeverisje demokratike dhe efikase

- Përgjegjësi e përbashkët në garantimin e sigurisë kibernetike

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar