“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10107, datë 30.03.2009” për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar.

Ministria e Shëndetësisë

|

Postuar më: 16.02.2017

PDF

|

XML

Qëllimi i hartimit të këtij projektligji është miratimi i disa shtesave dhe ndryshimeve në Ligjin nr. 10107, datë 30.03.2009, "Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, shtesa dhe ndryshimet që kanë të bëjnë kryesisht me sistemin e informacionit shëndetësor, profesionistët e shëndetësisë, mbikëqyrjen e brendshme të sistemit shëndetësor dhe inspektimin e sistemit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë.   Projektligji i paraqitur, parashikon tre ndryshime të rëndësishme që lidhen si me profesionistët shëndetësor ashtu edhe me zhvillimet e teknologjisë së informacionit shëndetësor.   . Në respektim të kërkesave të nenit 30, të Ligjit Nr.10107, datë 30.03.2009, “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,në të cillin është përcaktuar përgjegjësia e Ministrisë së Shëndetësisë për të ngritur dhe mbajtur një sistem unik të informacionit shëndetësor. Bazuar në zhvillimet në këtë fushë dhe ekperiencat e vendeve të tjera të zhvilluara, mënyrë më e mirë për krijimin e një sistemi informacioni shëndetësor modern dhe funksional është shfrytëzimi i potencialit që ofron përdorimi i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit Qëllimi i këtij projektakti është përcaktimi i përgjegjësive që kanë instiucionet shëndetësore dhe profesionistët shëndetësor që krijojnë përpunojnë dhe shkëmbejnë të dhëna mjekësore si dhe krijojnë bazën e nevojshme ligjore në mënyrë që të gjithë ofruesit e shërbimit shëndetësor publik  dhe jopublik t’u jepet mundësia e aksesit në dosjen e plotë të pacientit, me informacion të plotësuar nga të gjithë ofruesit e shërbimeve shëndetësore ku pacienti ka marrë shërbimin. - Ofruesit e shërbimit shëndetësor publik dhe jopublik duhet të jenë në gjendje te aksesojnë të dhënat shëndetësore në lidhje me trajtimet, referimet, ekzaminimet, vizitat, dokumentat mjekësore të një individi.   Kryerja e auditimit klinik është një proces i rëndësishëm që do të kryhet nga Inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Ky auditim do të shërbejë për të siguruar një nivel të lartë shërbimi në të gjithë institucionet e kujdesit shëndetësor, bazuar në protokolle dhe standarde të miratuara. Është një eksperiencë kjo e ndjekur edhe nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian.
Takimi me grupet e interesit do te zhvillohet ne ambjentet e MInistrise se Shendetesise, salla e kolegjiumit ora 10:00 per spitale dhe ora 13:00 per urdhrat. 
Per informacioni mund te kontaktoni ne adresen e emailit: vojsava.gjoliku@shendetesia.gov.al



Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.