Projektvendim per miratimin e Strategjise se Sherbimit per Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat 2020-2024 dhe Planit te Veprimit per periudhen 2020-2022

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 24.03.2020

PDF

|

XML

Projektvendimi “Për miratimin e  Strategjisë së SHÇBA-së 2020 – 2024 si dhe planit te veprimit për periudhën 2020 – 2022” është një dokument i nivelit strategjik afatmesëm, që hartohet për herë të parë.

Ai pasqyron politikat shtetërore për zhvillimin e këtij shërbimi të rëndësishëm, të ngritur posaçërisht nga ligji për të mbrojtur integritetin dhe veprimtarinë e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe punonjësit e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, punonjësve të tyre dhe të drejtat e liritë e shtetasve. 

Qëllimi i këtij dokumenti është të modelojë organizimin dhe funksionimin e SHÇBA-së për të zhvilluar e përafruar më tej standardet, me ato të vendeve perëndimore dhe ndërtuar një shërbim publik përfaqësues e me integritet të lartë, të besueshëm nga opinioni publik, transparent dhe efikas për mbrojtjen e ligjshmërisë, interesave të shtetit e komunitetit; si dhe të përcaktojë vizionin, prioritetet e objektivat strategjike me politikat dhe alternativat e zhvillimit për të ardhmen.

Dokumenti materializon politiken shtetërore për SHÇBA-në.

Ai u vjen në ndihmë :

  1. organeve vendimmarrëse për të realizuar politikat në zhvillimin institucional dhe burimeve të nevojshme;
  2. drejtuesve të shërbimit për zhvillimin e standardeve të shërbimit dhe rritjen e efiçencës në kryerjen e detyrave;
  3. institucionet ligjzbatuese që përfshihen në objektin e veprimtarisë së këtij shërbimi;
  4. punonjësve të shërbimit, për tu organizuar në kryerjen e detyrave;
  5. aktorëve të tjerë shtetërorë e shoqërorë qe i lidh veprimtaria;
  6. opinionit publik, i cili është shumë i interesuar.             

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.