Projektligjin “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të kënaqësisë me motor me fuqi mbi 30 KW ose 40.8 KF dhe tonazh nën 150 GT”

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 02.07.2020

|

Data e Mbylljes: 29.07.2020

PDF

|

XML

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të kënaqësisë me motor me fuqi mbi 30 KW ose 40.8 KF dhe tonazh nën 150 GT”. Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i mënyrës së regjistrimit, përdorimit dhe kontrollit të mjeteve lundruese turistike dhe të kënaqësisë me motor mbi 30 kw ose 40.8 kf, me tonazh nën 150 GT. Projektligji i propozuar synon harmonizimin dhe unifikimin e dispozitave lidhur me regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të kënaqësisë në Republikën e Shqipërisë.

 Objektivat që synohen të arrihen përmes miratimit të këtij projektligji dhe zbatimit të tij janë: (i) rregullimi i mënyrës së regjistrimit të mjeteve lundruese duke krijuar një regjistër elektronik i cili të jetë i aksesueshëm edhe nga institucionet e tjera ligj zbatuese; (ii) përcaktimin e normave të lundrimit në det dhe ujërat e brendshme tokësore; (iii) monitorimin sa më mirë të mjeteve lundruese turistike dhe të kënaqësisë që operojnë në det dhe ujërat e brendshme tokësore.

Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.