Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 30.07.2020

|

Data e Mbylljes: 26.08.2020

PDF

|

XML

Qëllimi i hartimit të projektligjit  “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përmirësimi dhe lehtësimi i procedurave ligjore për shoqëritë që ushtrojnë veprimtari minerare në Republikën e Shqipërisë. Menaxhimi i veprimtarisë minerare në zbatim të ligjit nr.10304, datë 15.07.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, ka nxjerrë në pah nevojën e ndryshimeve ligjore. Amendimet  legjislative, të përfshira në draftin e projektligjit përfshijnë një sërë shtesash, përmirësimesh dhe riformulimesh, të cilat synojnë përditësimin e tij me zhvillimet e reja në fushën e veprimtarisë minerare.

Nevoja për ndërhyrje në ligjin nr.10304, datë 15.07.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar u kushtëzua nga zbatimi në praktikë i cili evidentoi nevojën për ndryshime të ligjit ekzistues.

Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.