“Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.9047, datë 10.07.2003 “Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar

Ministria e Mbrojtjes

|

Postuar më: 25.03.2021

|

Data e Mbylljes: 30.06.2021

PDF

|

XML

 

KUVENDI

 

 

PROJEKTLIGJ

 

Nr.______, datë_____._____2021          

 

 

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9047, DATË 10.07.2003 “PËR SHËRBIMIN USHTARAK NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR

 

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozim të Këshillit të Ministrave,

 

KUVENDI

 

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

V E N D O S I:

 

Në ligjin nr. 9047, datë 10.07.2003 “Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,  të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

 

Neni 1

 

Pika 3 e nenit 9 ndryshon si më poshtë:

 

    3. Shërbimi ushtarak në rezervë kryhet nga shtetasit e moshës:

  1. deri 45 vjeç për ushtarët;
  2. deri 55 vjeç për nënoficerët;
  3. deri 60 vjeç për oficerët;

 

Neni 2

 

Në  gërmën “a” të pikës 1 të nenit 15, emërtimi ‘...Spitali Ushtarak Qendror Universitar...’, zëvendësohet me emwrtimin “...stukturës mjekësore ushatrake qendrore, përgjegjëse për mbështetjen shëndetësore të FA...” 

 

Neni 3

 

Në fjalinë e fundit të nenit 17, pas togëfjalshit, ‘Subjektet shtetërore...’ të shtohen fjalët “... dhe private...” 

 

Neni 4

 

 

Në pikën 2 të nenit 28, emërtimi, “...Spitalin Ushtarak Qendror Universitar...”, zëvendësohet emërtimin “... stukturën mjekësore ushatrake qendrore, përgjegjëse për mbështetjen shëndetësore të FA...” 

 

Neni 5

 

 

Në pikën 2 të nenit 34, fjalët “...(njësitë bashkiake) dhe komunat...” zëvendësohen me fjalët, “...dhe njësitë administrative...”. 

 

Neni 6

 

 

Në pikën 1 të nenit 39, fjala “...sigurimit..” zëvendësohet me togëfjalshin “...sigurisë kombëtare...”. 

 

Neni 7

 

 

Ky ligj hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

 

 

 

KRYETARI

 

Gramoz  Ruçi

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.