Për projekt-aktin e dokumentit strategjik kombëtar: drafti i Përgjigjes Strategjike IPA III – Shqipëri

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

|

Postuar më: 10.05.2021

|

Data e Mbylljes: 09.06.2021

PDF

|

XML

Përcaktoni kë po ftoni të kontribuojë në konsultimin publik:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme fton organizatat e shoqërisë civile, sektorin e biznesit, komunitetin akademik, përfaqësuesit e njësive të qeverisjes vendore, autoritetet publike kombëtare përgjegjëse për promovimin e trajtimit të barabartë, organizata / shoqata ose grupe të tjera që do të përfitojnë nga zbatimi i fondeve IPA III, në veçanti grupe që konsiderohen të jenë në rrezik diskriminimi dhe përjashtimi shoqëror, përfaqësues të tjerë të publikut të interesuar, qytetarëve dhe komunitetin e donatorëve, për të kontribuar në konsultimet publike mbi draftin e Përgjigjes Strategjike të Shqipërisë për IPA III.

Kohëzgjatja e konsultimeve:

Konsultimi Publik do të zgjasë 20 ditë pune, nga 10 maj 2021 deri në 9 qershor 2021.

Si të përgjigjemi:

Konsultimi është bazuar në një set pyetjesh për secilën dritare të Përgjigjes Strategjike si në vazhdim:
Pyetësori 1 për Dritaren 1: Sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe demokracia
Pyetësori 2 për Dritaren 2: Mirëqeverisja, linjëzimi me acquis të BE-së, fqinjësia e mirë dhe komunikimi strategjik
Pyetësori 3 për Dritaren 3: Konektviteti i Qendrueshëm dhe agjenda e gjelbër
Pyetësori 4 për Dritaren 4: Konkurrueshmëria dhe rritja gjithë përfshirëse 
Grupet e interesit që mund të aksesojnë Rregjistrin Elektronik dhe/ose kanë marrë pyetësorët e konsultimit via email dhe/ose gjatë takimeve të dedikuara, mund  të përgjigjen në pyetësorë duke mbushur ato për të cilët kanë interes (vetëm një pyetësor ose më shumë) duke përfshirë komentet e tyre dhe duke I dërguar ato me e-mail në adresën sonila.muskaj@mfa.gov.al; Enkel.arbana@mfa.gov.al; olta.fucia@mfa.gov.al

Kontakt:
(Detajet e kontaktit të koordinaorit përkatës për konsultimet publike dhe/ose çdo personi tjetër të cilit duhet ti bëhen pyetjet): hadit.kovaci@mfa.gov.al; sonila.muskaj@mfa.gov.al

Datat dhe vendet e takimeve publike:
(siguroni informacionin nëse takimet publike janë planifikuar të organizohen)
Nuk janë planifikuar.

Historiku i propozimit legjislativ (nuk është një propozim legjislativ)
(Përshkruani pse ekziston nevoja për rregulloren e re / të ndryshuar, dmth cila është gjendja aktuale , si rregullohet, cilat janë sfidat ekzistuese, problemet dhe mangësitë e praktikës dhe rregullores ekzistuese, çfarë ka qenë bërë politikisht në të kaluarën.
Drafti i Përgjigjes Strategjike Kombëtare të Shqipërisë për mënyrën se si do të përdoren fondet e asistencës së BE-së nën instrumentin për Para Anëtarësim, shkurtimisht “Përgjigja Strategjike IPA III për Shqipërinë”, përcakton se si Shqipëria planifikon të përdorë asistencën e IPA III për të kontribuar në objektivin e përgjithshëm e ato specifikë të listuara në “Draftin e Kuadrit Programues të IPA III” të datës 25 nëntor 2020. 
Pjesa e parë e Përgjigjes Strategjike prezanton, për secilin nga katër dritaret të përcaktuara nga Komisioni Evropian:
Dritarja 1: Sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe demokracia
Dritarja 2: MIrëqeverisja, linjëzimi me acquis të BE-së, fqinjësia e mirë dhe komunikimi strategjik
Dritarja 3: Konektviteti i Qendrueshëm dhe agjenda e gjelbër
Dritarja 4: Konkurrueshmëria dhe rritja gjithë përfshirëse 
një analizë të sfidave kryesore për zbatimin e reformave specifike sektoriale dhe ato ndër-sektoriale në Shqipëri. Nevojat e identifikuara për mbështetje nga IPA III renditen nga mbështetje për harmonizimin e legjislacionit kombëtar me acquis të BE-së, në zbatimin e reformave në rreth të gjerë sektorësh. 
Pjesa e dytë e draft Përgjigjes Stratergjike përshkruan prioritetet kryesore kombëtare dhe një listë veprimesh të propozuara për periudhën 2021-2014. Duke qenë se buxheti i vlerësuar mund të kalojë potencialin e alokimeve të BE-së, veprimet duhet të prioritizohen nga autoritetet shqiptare në partneritet më grupet e interesit dhe partnerët, duke përfshirë edhe Komisionin Evropian. 
Dokumenti është përgatitur nga institucionet e qeverisë shqiptare duke përfshirë Zyrën e Kryeministrit, ministritë dhe agjencitë publike, duke përdorur modelin e dhënë nga Komisioni Evropian. Përgatitja e dokumentit u koordinua nga Koordinatori Kombëtar I IPA -s, mbështetur nga Drejtoria për Koordinimin e Programeve Kombëtare dhe Rajonale në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Përgjigja Strategjike Kombëtare pritet të përditësohet në mënyrë periodike më qëllim që të ndjeki politikat kombëtare dhe ato të BE-së, e këto përditësime do të jenë subjekt i konsultimeve publike. 

Propozime 
(Listoni dhe përshkruani në mënyrë të shkurtër dhe konçize të gjitha propozimet dhe ndryshimet që ju doni të prezantoni në rregulloren e re. Përdorni një gjuhë të thjeshtë.)
Jo e aplikueshme

Pyetjet 
(Renditni pyetjet për të cilat po kërkoni reagime. Ato mund të lidhen me propozimet tuaja (p.sh. A jeni dakord me propozimin për të ... A jeni dakord që të ndërmerren veprime të mëtejshme për të parandaluar / rritur ..., A jeni dakord që ne ta bëjmë atë një vepër ..., A pajtoheni me përkufizimin tonë të ri të, etj.) ose përdorini  thjesht për të mbledhur të dhëna shtesë që kërkoni (p.sh. Cili do të jetë ndikimi i propozimeve tona në biznesin tuaj, organizatat, A bën organizata juaj ..., etj.).
Pyetja 1: Pjesa 1 e Përgjigjes Strategjike për IPA III, seksioni 4, përmban për çdo Dritare, një analizë të sfidave kryesore për zbatimin e reformave specifike sektoriale dhe ato ndër-sektoriale në Shqipëri. Mendoni se kjo analizë I mbulon të gjitha sfidat kyçe?
Pyetja 2: A mund të ketë sfida të tjera që nuk janë përfshirë? Ju lutem shtoni një shpegim të shkurtër. 
Pyetja 3: Duke patur parasysh listën e prioriteteve kombëtare të përfshira në secilën prej Dritareve të draft Përgjigjes Strategjikë Kombëtare, objektivat e të cilave janë në përputhje me draft Kuadrin e Programimit të IPA III dhe fushave për mbështetje të IPA III, jeni dakord me listën e propozuar? Nëse po, mund të përcaktoni sipas opinionit tuaj, cili prioritet kombëtar i përket prioriteteve afat shkurtër (për vitet 2021-2022), afat mesëm (2023 – 2024), ose prioritet afat-gjatë (2025 – 2017)?   Në formë alternative, ju mund të përcaktoni nëse një prioritet kyç të propozuar nga Shqipëria si një “jo prioritet për Shqipërinë”, e në këtë rast mund të jepni edhe një shpegim të shkurtër.  
Pyetja 4 : Keni ndonjë sygjerim për prioritetet kyçe kombëtare që ju mendoni se duhet të shtohen? 
Pyetja 5: Duke patur parasysh listën e Veprimeve të propozuara në draft Përgjijgen Strategjike, keni ndonjë sygjerim për ndonjë Veprim shtesë që duhet të financohet?  
Ju lutem përdorni Pyetësorët e Konsultimit për të dhënë përgjigjet dhe komente të mëtejshme. 
Pyetësorët e Konsultimit janë të ndara në 4 seksione, për Dritaret 1-4 nën Kuadrin Programues të IPA III. Dritarja 5 që lidhet me Bashkëpunimin Ndër-Kufitar, do të konsultohet përmes një procesi të vëçantë në nivelin programues.  

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.