Projektvendimi “Për miratimin e rregullores mbi shërbimet e dërgesave të pakove postare ndërkufitare”

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 31.05.2021

|

Data e Mbylljes: 25.06.2021

PDF

|

XML

Projektvendimi “Për miratimin e rregullores mbi shërbimet e dërgesave të pakove postare ndërkufitare” vjen si propozim i Ministrit për Infrastrukturën dhe Energjinë, bazuar në nenin 6, të ligjit nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë”.

Projektvendimi synon përcaktimin e disa kërkesave specifike për nxitjen e ofrimit të shërbimeve më të mira postare për dërgesat ndërkufitare të pakove postare, në plotësim të rregullimeve të përcaktuara në ligjin nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë”. Nevoja e këtij rregullimi lidhet zhvillimin e tregtisë elektronike (e-commerce) përmes përmirësimit të shërbimeve postare ndërkufitare.

Projektakti ka për qëllim të transpozojë Rregulloren nr. 2018/644/EU të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 18 prill 2018: “Mbi shërbimet e dërgesave të pakove postare ndërkufitare” dhe është parashikuar në Planin Kombëtar të Integrimit Evropian për vitin 2021.

Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet  e tyre.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.