Draft Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë 2021-2025

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 11.06.2021

|

Data e Mbylljes: 08.07.2021

PDF

|

XML

Në këtë dokument strategjik parashikohet në një formë gjithëpërfshirëse vizioni i strategjisë, qëllimet e politikave, objektivat specifikë për secilin qëllim, rezultatet e pritshme dhe masat e nevojshme për arritjen e secilit objektiv specifik. Dokumenti parashikon treguesit kryesorë të performancës, me qëllim matjen e arritjeve, metodave të koordinimit, monitorimit dhe raportimit, si edhe parashikon buxhetin e përgjithshëm të reformës.

Duke marrë në konsideratë se sistemi i drejtësisë përbëhet nga një numër i konsiderueshëm institucionesh të pavarura, ky dokument është konceptuar si një strategji ombrellë, e cila do të përmbajë kryesisht objektivat më të rëndësishëm dhe rezultatet e pritshme nga zbatimi i saj. Për të siguruar arritjen e objektivave specifikë, dokumenti strategjik plotësohet me planin e veprimit të hartuar me synimin për të zbërthyer në hollësi masat e detajuara që secili institucion do të ndërmarrë në përmbushje të secilit objektiv specifik të qëllimeve të politikës. Gjithashtu, Strategjia synon të fuqizojë koordinimin e politikave të komunikimit nëpërmjet rritjes së performancës dhe mekanizmave të manaxhimit të riskut.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 290, datë 11.4.2020 “Për krijimin e bazës të të dhënave shtetërore të Sistemit Informatik të Planifikimit të Integruar (SIPI/IPSIS)”, procesi për Strategjisë Ndërsektorialë të Drejtësisë 2021-2025 nisi me hartimin e Koncept-Dokumentit të kësaj Strategjie, një dokument i konsultuar gjerësisht me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të varësisë së Ministrisë së Drejtësisë, dhe i miratuar nga Departamenti i Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes në Kryeministri. Plani i Veprimit dhe buxhetet e detajuara janë punuar sipas sistemit IPSIS.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.