NJOFTIMI PËR KONSULTIM PUBLIK TË PROJEKTVENDIMIT, “PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË BURIMEVE UJORE”

PDF

|

XML

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave shpall për konsultim publik, Projektvendimin “Për Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore"

QËLLIMI (DRAFT) STRATEGJISË:  

Projektvendimi i Këshillit Kombetar të Ujit, "Për miratimin në parim të strategjisë Kombëtare të menaxhimit të Integruar të burimeve ujore, 2017-2027”, i propozuar për shqyrtim dhe miratim në Këshillin Kombëtar të Ujit ka si qëllim miratimin e dokumentit të Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore, i cili është përgatitur në kuadrin e Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes, të financuar nga Banka Botërore me nr. Ref. MEFWA/CS/003 “Përgatitja dhe Zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore”, në kuadër të Komponentit 3 të projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes. Strategjia e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore (SMIBU) është përgatitur nga konsulenti Mott MacDonald, në bashkëpunim me Abkons dhe GR Albania, i financuar nga Banka Botërore dhe SIDA. Strategjia Kombëtare e Menaxhimit të Burimeve Ujore, 2017-2027 (SKMIBU) është dokumenti kuadër për menaxhimin e ujërave për zhvillimin e planeve dhe dokumentave të tjera strategjike në fushën e planifikimit territorial, mbrojtjes së mjedisit, diversitetit biologjik dhe peizazhit, bujqësisë, pylltarisë, peshkimit, transportit, turizmit, shëndetit publik dhe përmban edhe dokumente të tjera përkatëse. Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore (MIBU) përkufizohet si “një proçes që nxit zhvillimin dhe menaxhimin e bashkërenduar të ujit, tokës dhe burimeve përkatëse, për të rritur në maksimum mirëqenien ekonomike dhe sociale, në mënyrë të barabartë dhe pa kompromentuar qëndrueshmërinë e ekosistemeve jetësore”. Menaxhimi i integruar i burimeve ujore (MIBU)në vend do të arrihet nëpërmjet krijimit të një kuadri ligjor, ekonomik, institucionale, teknike dhe sociale duke u bazuar në legjislacionin Evropian për mjedisin dhe parimet e MIBU-s. Proçesi i zhvillimit të Strategjisë MIBU për Shqipërinë është hartuar në mënyrë të tillë që të ofrojë një kornizë për administrimin gjithëpërfshirës të burimeve ujore, në të cilin të gjitha palët e interesit, duke përfshirë edhe sektorin privat, shoqërinë civile dhe komunitetet përdoruese, pavarësisht nga gjinia, të luajnë një rol aktiv. Strategjia integron objektivat e politikave ekzistuese shqiptare duke marrë parasysh rreziqet që pritet të vijnë nga ndryshimet klimatike bazuar në katër ‘shtylla’ strategjike: ‘Ujë për Njerëzit’, ‘Ujë për Ushqim’, ‘Ujë për Industrinë’, dhe ‘Ujë për Mjedisin’  

Qëllimi i procesit te konsultimit publik:

Rekomandimet dhe komentet nga qytetaret, grupet e interesit do te ishin nje kontribut i vyer për të hartuar një dokument strategjik gjithëpërfshirës. Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe rekomandimet Tuaja, brenda 40 ditëve pune nga data e njoftimit per procesin e njoftimit dhe konsultimit publik, në adresën: erola.rada@bujqesia.gov.al


Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!











Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.