PËR PROJEKT VENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR MIRATIMIN E “PLANIT KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR PERSONAT LGBTI+, 2021 - 2027”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

|

Postuar më: 23.07.2021

|

Data e Mbylljes: 20.08.2021

PDF

|

XML

Projektakti “Për miratimin e Planit Kombëtar i Veprimit për personat LGBTI+, 2021 - 2027”, propozohet nga Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), si një dokument politik i qeverisë shqiptare, këtu e në vazhdim “PKV LGBTI+ 2021 – 2027”.
 “PKV LGBTI+ 2021 – 2027” është i treti plan veprimi në nivel kombëtar me fokus mbrojtjen e të drejtave, ofrimin e shërbimeve cilësore, rritjen e ndërgjegjësimit dhe zvogëlimin e nivelit të papranueshmërisë së shoqërisë kundrejt personave LGBTI+ në Shqipëri. Si i tillë ky PKV reflekton përparësinë dhe vëmendjen e veçantë që Qeveria e Shqipërisë i kushton krijimit të një shoqërie në themel të së cilës qëndron e drejta, merita dhe vlerat qytetare, sociale e profesionale e çdo individi, si dhe qeverisja në mënyrë të përgjegjshme, efikase, transparente, në interes të zhvillimit të vendit, duke luftuar korrupsionin, pabarazinë përpara ligjit, pandëshkueshmërinë apo diskriminimet e çdo lloji qofshin.
“PKV LGBTI+ 2021 – 2027” lidhet drejtpërdrejt me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim II 2015-2020 , me Programin Qeverisës 2017-2021 , me plotësimin e Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm  (OZHQ) dhe me Axhendën 2030 . Në masa apo veprime të caktuara të “PKV LGBTI+ 2021 – 2027” është mbajtur në konsideratë dhe është bërë referencë edhe në “Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore 20231 – 2030” ,  si dhe në Strategjinë e Komisionit Evropian “Bashkimi i Barazisë: Strategjia e Barazisë për LGBTIQ 2020-2025”, e para strategji e Komisionit për barazinë e LGBTIQ, publikuar më 11 nëntor 2020 .

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.