Njoftim për konsultim publik për projekt dokumentin strategjik: “Strategjia e Ujitjes dhe Kullimit në Shqipëri”

PDF

|

XML

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave shpall për konsultim publik, projekt-dokumentin strategjik: “Strategjia  e Ujitjes dhe Kullimit në Shqipëri". 

Qëllimi (Draft) Strategjisë së Ujites dhe Kullimit në Shqipëri:


Srategjia bazuar në analizën dhe gjëndjen ekzistuese, identifikon pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe rreziqet për ujitjen, kullimin, digat dhe rezervuaret si dhe mbrojtjen nga përmbytjet, duke sugjeruar misionin për nën- sektorët e ujites dhe kullimit brenda fushës së veprimit të (MBZHRAU), që ka të bëjë me optimizmin e të gjithë investimeve në ujitje, kullim dhe mbrojtjen nga përmbytjet me qëllim zgjerimin dhe bërjen të qëndrueshme të sistemeve të ujitjes, përbushjen e nevojave për kullim dhe mbrojtjen e popullsisë dhe pronave nga përmbytjet, nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm dhe produktiv të të sistemeve të ujitjes dhe kullimit, përmirësimin eficent të ujit dhe shpërndarjen e barabartë, krahas me reduktimin e rrezikut nga përmbytjet dhe shkatërrimit të digave, duke dhënë një projektsion se si duhet të jetë ujitja dhe kullimi në 10 deri 20 vitet e ardhëshme.

Qëllimi i procesit te konsultimit publik:
Rekomandimet dhe komentet nga qytetaret, grupet e interesit do te ishin nje kontribut i vyer për të hartuar një dokument strategjik gjithëpërfshirës. Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe rekomandimet Tuaja, brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit per procesin e njoftimit e te konsultimit publik, në adresën: erola.rada@bujqesia.gov.al 

Organizimi takimit:
Më datë 29.08.2017, në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, ora 11, në sallën e mbledhjeve në katin e tretë, do të zhvillohet takimi publik përmbledhës ku jeni të lutur të merni pjesë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!



Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.