Projekt-ligj "Për statistikat zyrtare"

Këshilli i Ministrave

|

Postuar më: 01.11.2017

PDF

|

XML

Njoftim për konsultim pubik të projektligjit “Për statistikat zyrtare"


Këshilli i Ministrave, në bashkëpunim me INSTAT, shpall procesin e konsultimit publik te projektligjit, “Për statistikat zyrtare", për 
njohjen dhe dhënien e mendimeve, sugjerimeve apo rekomandimeve nga persona dhe grupet e interesit. 

Projektligji hartohet në përmbushje të rekomandimeve të BE-së për Shqipërinë, pasqyruar në Progres-Raportet vjetore, dhe rekomandimeve të ekspertëve të Eurostat pasqyruar në Raportin "Limited Peer Review", mbi vlerësimin e Sistemit Kombëtar Statistikor në Shqipëri, Nëntor 2015, në lidhje me:
a. Formalizimin e Sistemit Kombëtar Statistikor dhe përcaktimin e mekanizmave koordinues të tij për të siguruar statistika zyrtare cilësore;
b. Forcimin e pavarësisë profesionale të stafit të institucioneve që prodhojnë statistika zyrtare me qëllim;
c. Mandatimin e INSTAT si institucion përgjegjës për zbatimin e standardeve ndërkombëtare mbi cilësinë e statistikave zyrtare;
ç. Forcimin e kompetencave të Drejtorit të Përgjithshëm si koordinator i Sistemit Kombëtar Statistikor;
d. Riformatimin e Këshillit të Statistikave si organi konsultativ, konsideruar si zëri dhe interesi i drejtpërdrejtë i përdoruesve të statistikave zyrtare.

Projekt-ligji rrjedh gjithashtu edhe si angazhim i ndërmarrë nga qeveria shqiptare për rritjen e imazhit të INSTAT dhe besueshmërinë e përdoruesve në statistikat zyrtare. Ndërkohë, projekt-ligji është parashikuar në Planin Kombëtar të Integrimit Evropian (Kapitulli 18 “Statistikat”) për tu miratuar gjatw vitit 2017, në kuadër të përafrimit me Acquis Communautaire si vijon:
              1. Rregulloren (KE) Nr. 223/2009 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 11 mars 2009 “Mbi statistikat europiane, e cila shfuqizon Rregulloren (KE, Euroatom), Nr. 1101/2008 të Parlamentit Europain dhe të Këshillit mbi dërgimin e të dhënave, të cilat i nënshtrohen konfidencialitetit statistikor, Zyrës Statistikore të Komuniteteve Europiane, Rregulloren e Këshillit (KE) Nr. 322/97 Mbi Statistikat e Komunitetit dhe Vendimin e Këshillit 89/382/EEC, Euroatom për krijimin e një komisioni mbi programet statistikore të Komuniteteve Europiane”. Numri CELEX: 32009R0223, Fletorja Zyrtare e  Bashkimit Evropian, Seria L, Nr. 87, datë 31.3.2009, faqe 164 – 173            
2. Rregulloren (KE) Nr. 2015/759 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 29 Prill 2015, e cila ndryshon Rregulloren (KE) Nr. 223/2009 për statistikat evropiane.


Jeni të mirëpritur për komente apo rekomandimet tuaja, brenda 20 diteve pune nga data e 
njoftimit per procesin e njoftimit e te konsultimit publik, ne adresen elektronike e-maili: mdema@instat.gov.al
 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.