"Mbi masat e hollësishme dhe institucionet përgjegjëse për ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit, apo futjes në territorin e republikës së shqipërisë të qeseve plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 02.05.2022

|

Statusi: Konsultim i hapur

PDF

|

XML

 

 

 

 

                                                    

       

 

 

P R O J E K T V E N D I M

Nr.____, datë _____2022

 

 

"Mbi masat e hollësishme dhe institucionet përgjegjëse për ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit, apo futjes në territorin e republikës së shqipërisë të qeseve plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme”

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, pikës 3, të nenit 29, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i ndryshuar, me propozim të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Përcaktimin e masave të hollësishme për ndalimin nga data 1 Qershor 2022, të përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit, apo futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të qeseve plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme me trashësi të mureve të qeses për çdo anë jo më pak se 70 mikron, me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kilogramë dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia, pa përfshirë gjerësinë e palosjes, nga subjektet/ personat, sipas parashikimeve të këtij vendimi.

 

  1. Përjashtohen nga zbatimi i këtij vendimi, qeset plastike mbajtëse dhe qeset plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme me trashësi për çdo anë, 70 dhe më të madhe se 70 mikron, me kapacitet mbajtës 10 dhe mbi 10 kilogramë, me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia, pa përfshirë gjerësinë e palosjes.

 

  1. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (këtu e në vijim ISHMT) është institucioni përgjegjës për zbatimin e masave të hollësishme, për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike mbajtëse, si vijon:

 

  1. Mbikëqyr dhe kontrollon subjektet që përdorin dhe/ose  i ofrojnë konsumatorit gjatë veprimtarisë tregtare qeset plastike mbajtëse dhe qeset plastike të oxo-degradueshme dhe oxo-biodegradueshme nëpërmjet kontrollit dokumentar dhe fizik të tyre sipas kritereve ligjore të përcaktuar në këtë vendim;
     
  2. Inspekton me mjete të certifikuara për verifikimin e parametrave të trashësisë së mureve të qeses plastike;

 

  1. Inspekton subjektet për zbatimin e kërkesave të këtij vendimi sipas pikës 1, për të cilët ka marrë njoftim nga autoriteti doganor sipas parashikimit të shkronjës “c” të pikës 6, të këtij vendimi dhe njofton autoritetin doganor, sa më shpejt të jetë e mundur por jo më vonë se 48 orë, mbi vendimarrjen për subjektet dhe mallrat e inspektuar, mbi lejimin ose ndalimin e qeseve plastike për t’u futur në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë;

 

ç) Vendos gjoba, ndalon tregtimin e qeseve plastike dhe i sekuestron ato, sipas parashikimeve të pikës 25/1, të nenit 62, të ligjit nr.10463,datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i ndryshuar, në rastet kur personat nuk respektojnë kërkesat e parashikuara në pikën 1 të këtij vendim;

 

  1. Njofton në mënyrë të menjëhershme Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për marrjen e masave për ruajtjen në ambientet e përcaktuara për këtë qëllim, të qeseve plastike të sekuestrura deri në marrjen e vendimit përfundimtar të inspektimit nga ISHMT;
     
    dh)  Njofton Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për vendimin përfundimtar për subjektet e inspektuar.

 

  1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit është institucioni përgjegjës për zbatimin e masave të hollësishme, për ndalimin e prodhimit të qeseve plastike mbajtëse, si vijon:

 

  1. Organizon dhe zhvillon fushata ndërgjegjësuese mbi ndalimin e prodhimit,  përdorimit, importit dhe futjes së qeseve plastike mbajtëse, qeseve plastike të oxo degradueshme apo oxo-bio degradueshme sipas përcaktimit të këtij vendimi;

 

  1. Njofton brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, subjektet e pajisur me leje mjedisore për prodhimin e produktit qese plastike, mbi ndalimin e prodhimit të qeseve plastike sipas parashikimeve të ligjit nr.10463/2011 "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve" i ndryshuar dhe kërkesave të këtij vendimi;

 

  1. Inspekton dhe kontrollon subjektet që prodhojnë qese plastike mbi përmbushjen e kritereve të prodhimit sipas përcaktimeve të pikës 1 të këtij vendimi;

 

ç) Vendos gjoba dhe sekuestron qeset plastike të prodhuara sipas parashikimeve të pikës 25/1, të nenit 62, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i ndryshuar, në rastet kur subjektet nuk respektojnë kërkesat e parashikuara në pikën “1” , të këtij vendimi;

 

  1. Merr masa për sigurimin e transportit dhe të ambienteve të përshtatshme për ruajtjen e përkohshme dhe magazimin e qeseve plastike mbajtëse, qeseve plastike të oxo degradueshme apo oxo-bio degradueshme të cilat janë sekuestruar me vendim të strukturave përgjegjëse të inspektimit sipas përcaktimeve të këtij vendimi;

 

dh) Merr masa deri në lidhjen e kontratës, për vijimin e procedurës për riciklimin e sasisë së qeseve plastike të sekuestruara sipas legjislacionit në fuqi për mbejtjet, kur vendimi për sekuestrimin e qeseve plastike ka marrë formë të prerë sipas legjislacionit në fuqi;

 

  1. Krijon regjistër të dhënash për:

 

  1. masat e marra ndaj subjekteve që prodhojnë qeset plastike mbajtëse dhe qese plastike të oxo degradueshme dhe oxo-bio degradueshme;
  2. të dhënat e raportuara nga Drejtoria e  Përgjithshme e Doganave dhe Inspektoriati i Mbikqyrjes së Tregjeve për subjektet e inspektuar;
  3. sasitë  e sekuestruara të qeseve plastike mbajtëse dhe qeset plastike të oxo degradueshme dhe oxo-bio degradueshme nga subjektet që kryejnë importin, futjen dhe përdorimin në territorin e Republikes së Shqipërisë të qeseve plastike të ndaluara;
  4. prodhuesit e qeseve plastike mbajtëse, qeseve të oxo degradueshme dhe oxo- bio degradueshme dhe subjektet tek të cilët tregtohen për qëllime përdorimi qeset e prodhura.

 

5. Agjencia Kombëtare e Mjedisit është instritucioni përgjegjës për pajisjen e strukturës përgjegjëse për inspektimin në mjedis dhe asaj të mbikqyrjes së tregjeve me mjete të certifikuar për verifikimin e parametrave të trashësisë së mureve të qeses plastike 70 mikron për çdo anë.

 

6. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është struktura kryesore përgjegjëse për ndalimin e importimit (çlirim për qarkullim të lirë) apo futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të qeseve plastike objekt i këtij vendimi, duke marrë masat e hollësishme, si vijon:

 

  1. Mbikqyrjen dhe kontrollin e person/subjekteave që importojnë ose fusin në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese plastike të oxo-degradueshme dhe oxo-bio degradueshme me parametra, trashësia e mureve të qeses për çdo anë jo më pak se 70 mikron, me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kilogram dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia, pa përfshirë gjerësinë e palosjes;
  2. Verifikimin e të dhënave që ka deklaruar personi për qeset plastike. Në rast se në deklaratën doganore të dhënat e deklaruara nuk janë të plota ose të sakta, autoriteti doganor kryen verifikimin e parametrave të gjatësisë dhe gjerësisë së qeses plastike mbajtëse dhe qeses plastike të oxo-degradueshme apo oxo-bio degradueshme, sipas përcaktimeve të këtij vendimi;
    c)    Në rast se autoriteti doganor dyshon se qeset plastike mbajtëse, qeset plastike të oxo-degradueshme dhe të oxo-bio degradueshme nuk janë konform standardit, njofton menjëherë në rrugë elektronike ISHMT.
  1. Në rast se brenda afatit të përcaktuar në shkronjën ‘c” të pikës 3, ISHMT konfirmon se qeset plastike përmbushin standardet autoriteti doganor dhe çliron mallin;
  2. Në rast se brenda afatit të përcaktuar në shkronjën ‘c” të pikës 3, ISHMT konfirmon se qeset plastike nuk përmbushin standardet autoriteti doganor kryen procedurat e parashikuara në legjislacionin doganor për mallrat e ndaluar.

     ç)   Në rast konstatimi se parametrat e verifikuara nuk përputhen me ato të përcaktuara në   shkronjën “a” të kësaj pike, autoriteti doganor procedon me bllokimin e mallit dhe kryen procedurat e tjera të parashikuara në legjislacionin doganor për mallrat e ndaluar. Njëkohësisht njofton menjëherë në rrugë elektronike dhe zyrtarisht Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe ISHMT për vijimin e procedurave të mëtejshme të vendosjes së gjobës dhe sekuestrimit të qeseve plastike, të ndaluara.

 

7. Personi/subjekti që importon qese plastike, objekt të këtij vendimi, deklaron në degët doganore se qeset plastike mbajtëse dhe qeset plastike të oxo-degradueshme dhe oxo-bio degradueshme përmbajnë elementet sipas pikës 1, të këtij vendimi, dhe mban përgjegjësi për mosdeklarim apo deklarim të rremë sipas legjislacionit në fuqi.

 

8. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Agjencitë Rajonale të Mjedisit, raportojnë periodikisht çdo javë, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lidhur me:

  1. konstatimin e rasteve të shkeljes të kërkesave të këtij vendimi;
  2. vendimet përkatëse të marra nga inspektoriatet përgjegjëse;
  3. sasitë e importuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

  1. Shpenzimet për transportin, ruajtjen e përkohshme, sekuestrimin, magazinimin dhe riciklimin e qeseve të sekuestruara mbulohen nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
     
  2. Të ardhurat e krijuara nga procesi i riciklimit të qeseve plastike të sekuestruara derdhen në buxhetin e shtetit,  për llogari të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe llogariten si të ardhura dytësore, kapitulli 6, të cilat shërbejnë për mbulimin e shpenzimeve operative të transportit, ruajtjes së përkohshme dhe magazinimit të qeseve plastike të sekuestruara në zbatim të këtij vendimi.

 

  1. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

 KRYEMINISTRI

 

  Edi Rama

 

 

 

 

 

 

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar