Projektligj “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe artikujve dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë”

Ministria e Mbrojtjes

|

Postuar më: 14.11.2017

PDF

|

XML

Qëllimi i këtij projekt ligji është vendosja e kontrollit shtetëror mbi transferimin ndërkombëtar të mallrave të ushtarake, artikujve dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, për të siguruar mbrojtjen e interesave kombëtare të Republikës së Shqipërisë, sigurinë dhe politikën e jashtme, kredibilitetitin ndërkombëtar të saj, dhe garantimin e respektimit të angazhimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë në këtë fushë.

Ky projektligj synon të përafrojë në mënyrë të pjesshme Rregulloren Nr. 428/2009 datë 5 Maj 2009 e Këshillit të Bashkimit Evropian, e ndryshuar, që krijon një regjim komunitar për kontrollin e eksporteve, transferimit, ndërmjetësimit dhe transitin e mallrave me përdorim të dyfishtë si dhe të përfshijë kriteret e përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të Këshillit të Bashkimit Evropian 2008/944/CFSP të datës 8 dhjetor 2008, për kontrollin e eksporteve të teknologjisë dhe pajisjeve ushtarake.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.