Draft-ligji “Për Censin e Popullsisë dhe Banesave, 2020

Instat

|

Postuar më: 27.07.2018

PDF

|

XML

Njoftim për konsultim publik të draft-ligjin “Për Censin e Popullsisë dhe Banesave, 2020"

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka planifikuar të kryejë censin e ardhshëm të popullsisë dhe banesave në vitin 2020. 

Censi synon t'u ofrojë Kuvendit, Qeverisë, njësive të qeverisjes vendore, organizatave ekonomike, shkencore dhe kulturore, si dhe gjithë shoqërisë civile të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe realizimin e politikave të përgjithshme të zhvillimit, për analizat private dhe publike të vendimmarrjes, për kërkime shkencore dhe, në përgjithësi, për përmirësimin e njohjes dhe të të kuptuarit nga shtetasit të realitetit demografik, ekonomik dhe shoqëror të vendit.

2. Censi ofron të dhëna për:

a) numrin dhe shpërndarjen gjeografike të popullsisë rezidente;

b) strukturën demografike dhe karakteristikat kryesore të popullsisë;

c) numrin, shpërndarjen gjeografike dhe strukturën e banesave dhe të ndërtesave, që përdoren për qëllime banimi;

ç) kushtet e strehimit të popullsisë

Detyrimi për t'u përgjigjur

Të gjithë personat e rritur, me shtetësi shqiptare apo të huaj, si dhe personat pa shtetësi, me përjashtim të personelit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të cilët në momentin e Censit po jetojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar në pyetësorët e Censit, në përputhje me pikën 2, shkronja “ç”, paragrafi “iii” i nenit 10 të këtij ligji.

2. Personat e përmendur në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar:

në mënyrë të plotë;

në mënyrë të saktë dhe të besueshme.

 

Më poshtë do të gjeni draft-ligjin për “Censin e Popullsisë dhe banesave, 2020”.

Jeni të mirëpritur për komente apo rekomandimet tuaja, brenda datës 15 shtator 2018 duke filluar nga data e njoftimit per procesin e njoftimit e të konsultimit publik, në adresën elektronike e-maili: info@instat.gov.al 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.