Draft-Pyetësori “Për Censin e Popullsisë dhe Banesave, 2020

Instat

|

Postuar më: 27.07.2018

PDF

|

XML

Njoftim për konsultim publik të draft-pyetësorin “Për Censin e Popullsisë dhe Banesave, 2020"

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka planifikuar të kryejë censin e ardhshëm të popullsisë dhe banesave në vitin 2020. Censi i Popullsisë dhe Banesave 2020 do të ndjekë metodën e numërimit të drejtpërdrejtë universale bazuar në operacionet në terren me përpilimin e pyetësorëve nga anketuesit, duke përdorur metoda të reja për mbledhja e të dhënave.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2020  do të marrë në konsideratë në masën më të madhe të pyetjeve thelbësore, duke marrë parasysh dhe kërkesat e përdoruesve vendas, rekomandimet e fundit ndërkombëtare, në veçanti rekomandimet dhe standardet e adresuara në vendet evropiane nga Kombet e Bashkuara dhe Zyra Statistikore e Bashkimit Evropian (Eurostat) si dhe duke përfshirë ato që lidhen me cilësinë e të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Më poshtë do të gjeni draft-pyetësorin për “Censin e Popullsisë dhe banesave, 2020”.

Jeni të mirëpritur për komente apo rekomandimet tuaja, brenda datës 15 shtator 2018 duke filluar nga data e njoftimit per procesin e njoftimit e të konsultimit publik, në adresën elektronike e-maili: info@instat.gov.al 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.