“PËR MASAT KUNDËR NDOTJES SË AJRIT NGA SHKARKIMET E MJETEVE MOTORIKE DHE REDUKTIMIN E SHKARKIMEVE NË AJËR TË NDOTËSVE TË GAZTË DHE LËNDËS SË NGURTË PEZULL NGA MOTORËT ME NDEZJE POZITIVE DHE ATA ME NDEZJE ME KOMPRESION QË DJEGIN GAZ NATYROR APO TË LËNGSHËM PËR PËRDORIM NË AUTOMJETE”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 19.09.2018

PDF

|

XML

http://mjedisi.gov.al/wp-content/uploads/2018/09/PVKM_per-automjetet.pdf,

 

KESHILLI I MINISTRAVE

 

 

V E N D I M*                             (PROJEKT)

 

 

                                                    (Nr.________, datë____.____.2018)

 

PËR MASAT KUNDËR NDOTJES SË AJRIT NGA SHKARKIMET E MJETEVE MOTORIKE DHE REDUKTIMIN E SHKARKIMEVE NË AJËR TË NDOTËSVE TË GAZTË DHE LËNDËS SË NGURTË PEZULL NGA MOTORËT ME NDEZJE POZITIVE DHE ATA ME NDEZJE ME KOMPRESION QË DJEGIN GAZ NATYROR APO TË LËNGSHËM PËR PËRDORIM NË AUTOMJETE”

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe në zbatim të pikave 1 dhe 3, të nenit 13, të ligjit nr. 162/2014 “Për Mbrojtjen e Cilësisë së Ajrit në Mjedis”, të nenit 79 të ligjit nr. 8378, datë 22/07/1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

1. Qëllimi

Qëllimi i këtij vendimi është mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mjedisit nga shkarkimet e ndotësve të gaztë prej mjeteve motorrike dhe lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion, që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete, nëpërmjet përcaktimit të kushteve të importit të tyre në Republikën e Shqipërisë dhe kushteve për mjetet ekzistuese në qarkullim;

 

2. Fusha e zbatimit

2.1 Ky vendim zbatohet për mjetet motorrike të kategorisë M (M1, M2) për transport njerëzish dhe N (N1) për transport mallrash.

 

2.2 Ky vendim nuk zbatohet për importin e:

a) Automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë:

  1. Automjete të prodhuara deri në dhjetor 1970;
  2. Automjete të prezantuara si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë, ose

 

 

  1. Automjete, të cilët paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale.

b) Mjeteve motorike, të cilat janë të importuara nga subjekte fizik e juridik, me qëllim ndihmën humanitare, në përputhje me legjislacionin kombëtar, që rregullon donacionet dhe ndihmat humanitare.

 

3. Përkufizime

Për qëllime të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

  1. “ndotës të gaztë” janë shkarkimet e gazta të monoksidit të karbonit (CO), oksideve të   azotit të shprehura si ekuivalent i dyoksidit te azotit (NO2) dhe hidrokarbureve në total (THC), përfshirë lëndë të ngurta pezull (PM).
  2. “mjete motorike kategoria M dhe N” janë mjetet rrugore me motor, sipas përkufizimit në nenin 47 të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
  3. “ Euro 2” janë për makinat e pasagjerëve, sipas listës së standarteve të vitit 1996, hyrë në fuqi  94/12/EC (& 96/69/EC.
  4.  “Euro 5” janë për makinat e lehta tregëtare dhe të pasagjereve, sipas listës së standarteve  të vitit  2009/9, hyrë në fuqi  715/2007/EC.

 

II. MASAT KUNDËR NDOTJES SË AJRIT NGA SHKARKIMET E MJETEVE MOTORIKE DHE REDUKTIMET E SHKARKIMEVE NË AJËR

 

1. Përdoruesit e automjeteve, vendas ose të huaj, që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar t'i përdorin automjetet e tyre, në përputhje me kushtet e përcaktuara nga prodhuesi, të pasqyruara në dokumentet dhe instruksionet përkatëse, si dhe të respektojnë normat e lejuara të shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe lëndës së ngurtë pezull, të percaktuara.

 

2. Kontrollit të shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe lëndës së ngurtë pezull, që shkarkohen nga automjetet rrugore, i nënshtrohen të gjitha automjetet e pajisura me motorë me djegie të brendshme, që përdorin si lëndë djegëse benzinë, naftë dhe gaz të lëngshëm ose natyral, dhe që janë në përdorim nga individë, subjekte fizikë dhe juridikë.

 

3. Kontrolli bëhet mbi bazën e normave evropiane, që përcaktojnë nivelet e lejuara të shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe lëndës së ngurtë pezull, në përputhje me legjislacionin kombëtar për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis si dhe, për vlerësimin e cilësisë së ajrit të mjedisit dhe kërkesat për disa ndotës në lidhje me të.

 

4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, në përputhje të plotë me legjislacionin kombëtar për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis si dhe për vlerësimin e cilësisë së ajrit të mjedisit dhe kërkesat për disa ndotës në lidhje me të dhe në varësi të kategorizimit të automjeteve sipas peshës dhe kohës së përdorimit, lejohen të regjistrohen për herë të parë për qarkullim në territorin e RSH-së, mjetet motorike dhe automjetet, të cilat plotësojnë kushtet e mëposhtme:

 

  1. autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian;
  2. mjetet motorike të tjera të reja si: motorë, autobusë, kamionë te kategorive M2 dhe N1, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian;
  3. autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër) duhet të jenë prodhuar jo me shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.
  4. mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, te kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

 

5.   Automjetet, të cilat me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, kanë hyrë në territorin shqiptar, por nuk kanë përfunduar proçedurat e regjistrimit, kanë afat deri në 31 dhjetor 2018, për kryerjen e proçedurave të nevojshme.

 

 

DISPOZITA TË FUNDIT

  1. Ngarkohen Autoritetet Doganore të kontrollojnë dokumentacionin shoqërues të mjetit motorik dhe të ndalojnë importin e mjeteve motorike, që nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 4 të këtij vendimi.

 

  1. Ngarkohen Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoritetet Doganore, njësitë e qeverisjes vendore dhe DPSHTRR-ja për zbatimin e këtij vendimi. 

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.  

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

MINISTRI I INFRASTRUKTURËS                                           MINISTRI I TURIZMIT

           DHE ENERGJISË                                                                     DHE MJEDISIT      

 

 

       DAMIAN GJIKNURI                                                                BLENDI KLOSI

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.