PROJEKTVENDIM Nr. , datë . . 2018 PËR “RREGULLAT PËR PRODHIMIN, IMPORTIN, EKSPORTIN, HEDHJEN NË TREG DHE PËRDORIMIN E SUBSTANCAVE OZONHOLLUESE, SI DHE PRODUKTEVE E TË PAJISJEVE, QË MBËSHTETEN NË KËTO SUBSTANCA”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 01.10.2018

PDF

|

XML

Leter me koke Keshilli i ministrave-1-01

 

 

 

 

 

 

PROJEKTVENDIM

 

Nr.       , datë     .     . 2018

 

PËR

                             

“RREGULLAT PËR PRODHIMIN, IMPORTIN, EKSPORTIN, HEDHJEN NË TREG DHE PËRDORIMIN E SUBSTANCAVE OZONHOLLUESE, SI DHE PRODUKTEVE E TË PAJISJEVE, QË MBËSHTETEN NË KËTO SUBSTANCA”[1]

 

Në mbështetje të Nenit 100 të Kushtetutës dhe të paragrafit 1 të Nenit 35 të Ligjit Nr. 10 431, datë 09.06.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

 

 

V E N D O S I:

 

 

  1. OBJEKTI

 

Objekti i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg, përdorimin, rigjenerimin, riciklimin, rikuperimin, shkatërrimin, e substancave ozonholluese si dhe për importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e produkteve dhe të pajisjeve që mbështeten në këto substanca.

 

 

  1. PËRKUFIZIME

 

 

Termat e mëposhtëm, për qëllim të këtij vendimi, kanë kuptimin:

  1. “Bromuri i Metilit” nënkupton Substancën e Kontrolluar të listuar në Aneksin (E) , Grupi I të Shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi;

 

  1. “Eksport” nënkupton daljen nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë të Substancave të Kontrolluara  si dhe të Produkteve dhe Pajisjeve që mbështeten në to;

 

  1. “Lëndë e parë/ Feedstock” nënkupton çdo Substancë të Kontrolluar ose Substancë të Re, që i nënshtrohet transformimit kimik në një proces, gjatë të cilit ajo është transformuar plotësisht nga përbërja e saj origjinale dhe shkarkimet e saj janë të papërfillshme;

 

  1. “Halon” nënkupton Substancat e Kontrolluara të renditura në Aneksin A, grupin II,  të Shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi, duke përfshirë dhe izomerët e tyre;

 

  1. “Hidroklorofluorokarbon” ose “HCFC” nënkupton Substancat e Kontrolluara të listuara në Aneksin C, Grupi I, të Shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi, duke përfshirë dhe izomerët e tyre;

 

  1. “Import” nënkupton hyrjen e Substancave të Kontrolluara dhe të Produkteve dhe Pajisjeve që mbështeten në to, në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë;

 

  1. “Klorofluorokarbon” ose “CFC” nënkupton Substancat e Kontrolluara  të listuara në Anekset (A & B), Grupi I, të Shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi, duke përfshirë dhe izomerët e tyre;

 

  1. “Konsum” nënkupton Prodhimin plus Importet minus Eksportet e Substancave të Kontrolluara;

 

  1. “Kontenjer” nënkupton një produkt i cili është projektuar kryesisht për transportimin ose  ruajtjen e Substancave të Kontrolluara;

 

  1. “Kontenjer pa rimbushje” nënkupton një kontejner i cili nuk mund të rimbushet pa u përshtatur për këtë qëllim ose është vendosur në treg pa parashikuar rikthimin apo rimbushjen e tij

 

  1. “Nomenklatura e Kombinuar e Mallrave” ka kuptimin që i jepet në Ligjin nr. 102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar)

 

  1. “Njësia Kombëtare e Ozonit (NjKO)” nënkupton organizmin përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të kërkesave të Protokollit të Montrealit në shkallë kombëtare, i krijuar pranë Ministrisë përgjegjëse për mjedisin, me mbështetjen financiare të Sekretariatit të Ozonit;

 

  1. Operator”, nënkupton  një person fizik ose juridik të cilit i janë deleguar nga sipërmarrësi funksionet teknike të produkteve dhe pajisjeve që mbështeten në Substanca të Kontrolluara;  

 

  1. “Palë” nënkupton çdo shtet që ka ratifikuar Protokollin e Montrealit;

 

  1. “Përdorim” nënkupton përdorimin e Substancave të Kontrolluara ose Substancave të Reja në proceset e prodhimit, mirëmbajtjes ose shërbimit, duke përfshirë rimbushjen e produkteve dhe pajisjeve ose në procese të tjera çfarëdo;

 

  1. “Përdorim  Karantinor” nënkupton trajtimet për të parandaluar futjen, krijimin apo përhapjen e parazitëve karantinor (duke përfshirë sëmundjet), ose për të siguruar kontrollin e tyre zyrtar, ku:

 

    • kontrolli zyrtar është ai që kryhet nga, ose është i autorizuar nga, një autoritet kombëtar përgjegjës për mbrojtjen e bimësisë, kafshëve, mjedisit dhe shëndetit;

 

    • parazit karantinor  është  një  parazit  i  rrezikshëm,  me  ndikim  të  rëndësishëm ekonomik, që  nuk  është  vërejtur  ose  është  vërejtur  në  vendin  tonë,  por  nuk  është  i përhapur gjerësisht dhe kontrollohet zyrtarisht në mënyrë aktive.

 

  1. “Përdorim Laboratorik dhe Analitik” nënkupton përdorimin e Substancave të Kontrolluara për përdorimet e specifikuara në Shtojcën 5 bashkëlidhur këtij vendimi;

 

  1. “Përdorim Përpara Nisjes” nënkupton ato përdorime jokarantinore aplikuar jo më shumë se 21(njëzet e një) ditë para eksportit, për të përmbushur kërkesat zyrtare të vendit importues ose kërkesat zyrtare të vendit eksportues.  Kërkesat zyrtare janë ato të cilat kryhen nga, ose janë të autorizuara nga, një autoritet kombëtar përgjegjës për kafshët, mjedisin, shëndetin ose për produktet e magazinuara.

 

  1. “Përdorim Thelbësor i Halonit” nënkupton ato përdorime të Halonit të listuara  në Shtojcën 6 bashkëlidhur  këtij vendimi;

 

 

  1. “Pompë nxehtësie” është një pajisje ose instalim që rikuperon nxehtësinë në temperatura të ulta nga ajri, uji apo nëntoka dhe e transferon atë në një mjedis tjetër;

 

  1. “Potenciali Ozonhollues” ose “POH” nënkupton vlerën numerike të përcaktuar në kolonën e tretë të Shtojcës 1 dhe përfaqëson efektin potencial që çdo Substancë e Kontrolluar ose Substancë e Re, ka në shtresën e ozonit;

 

  1. “Produktet dhe Pajisjet që mbështeten në Substanca të Kontrolluara” nënkupton produktet dhe pajisjet të cilat përdorin dhe/ose përmbajnë Substanca të Kontrolluara dhe nuk funksionojnë pa ato, sipas Shtojcës 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi, duke mos përfshirë ato produkte dhe pajisje që përdoren për prodhimin, përpunimin, rigjenerimin, riciklimin, rikuperimin, apo shkatërrimin e Substancave të Kontrolluara;

 

  1. “Prodhim” nënkupton sasinë e substancave të kontrolluara të prodhuar,  minus sasinë e atyre që eleminohen nga teknologjitë që aprovohen nga Palët, dhe minus sasinë totale të përdorur si lëndë e parë për prodhimin e kimikateve të tjera. Sasia e ricikluar dhe e ripërdorur nuk merret në konsideratë si “prodhim”.

 

  1. “Protokoll i Montrealit” nënkupton protokollin “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit”, i nënshkruar në Montreal, në vitin 1987, me ndryshimet përkatëse, në të cilin Republika e Shqipërisë ka aderuar me Ligjin Nr. 8463, datë 10.03.1999 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Vjenës “Për mbrojtjen e shtresës së ozonit” dhe Protokollin e Montrealit “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit”;

 

  1.  “Rigjenerim” nënkupton ripërpunimin e një Substance të Kontrolluar që është rikuperuar, në mënyrë që të plotësojë një standard specifik performance të një Substance të Virgjër, duke marrë në konsideratë qëllimin e përdorimit të saj;

 

  1. “Riciklim” nënkupton ripërdorimi i një Substance të kontrolluar, i rikuperuar më parë nëpërmjet një procesi bazik pastrimi;

 

  1. “Rikuperim” nënkupton mbledhjen, grumbullimin dhe depozitimin e Substancave të Kontrolluara nga Produktet dhe Pajisjet që mbështeten në këto substanca, ose kontenjerë, gjatë mirëmbajtjes, shërbimit apo para asgjësimit të produkteve ose pajisjesjeve që mbështeten në Substanca të kontrolluara ;

 

  1. “Sasia e Substancave të Kontrolluara që do të importohet” nënkupton sasinë maksimale që do të importohet, e përcaktuar në përputhje me kuotat vjetore, të paraqitura në Shtojcën 4, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

 

  1. “Sekretariati i Ozonit” nënkupton Sekretariatin e Protokollit të Montrealit;

 

  1. “Sipërmarrës i Substancave të Kontrolluara” nënkupton çdo person fizik ose juridik i cili kryen një ose disa nga aktivitetet e mëposhtme:

 

    • Prodhon, rikuperon, riciklon, rigjeron, përdor ose shkatërron Substanca të Kontrolluara apo Substanca të Reja;
    • Importon  substanca të tilla dhe/ ose pajisje që mbështeten në to;
    • Eksporton  substanca të tilla dhe/ ose pajisje që mbështeten në to ;
    • Vendos në treg substanca të tilla; ose
    • Instalon, kryen shërbime, mirëmban, riparon, kontrollon për rrjedhje ose çmonton/heq nga përdorimi pajisjet që përmbajnë, apo funksionimi i të cilave mbështetet në Substanca të Kontrolluara.
    • Është operatori i produkteteve dhe pajisjeve që mbështeten në Substanca të Kontrolluara

 

  1. “Substanca të Kontrolluara” nënkupton substancat ozon holluese  të listuara në Shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, duke përfshirë dhe izomerët e tyre, të gjendura qoftë vetëm ose në një përzierje, apo substanca të virgjëra, të rikuperuara, të ricikluara ose të rigjeneruara;

 

  1. “Substanca të Reja” nënkupton substancat e listuara në Shtojcën 2, të cilat gjënden vetëm ose në një përzierje, ose substanca të virgjëra, të rikuperuara, të ricikluara ose të rigjeneruara;

 

  1. “Substanca të Virgjëra” nënkupton substanca të cilat nuk janë përdorur më parë;

 

  1. “Shkatërrim” nënkupton procesin, me anë të të cilit pothuajse të gjitha ose një pjesë e Substancave të Kontrolluara transformohen në mënyrë të përhershme ose zbërthehen në një ose më shumë substanca të qëndrueshme, të cilat nuk janë më Substanca të Kontrolluara;

 

 

  1. “Tetrakloruri i Karbonit” nënkupton Substancën e Kontrolluar të renditur në Aneksin B, Grupin  II të Shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi;

 

  1. “Vendosja në Treg (VNT)” nënkupton furnizimin ose vënien në dispozicion të një malli tek personat e  tretë, brenda territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, me ose pa pagesë, përfshirë nxjerrjen në qarkullim të lirë, siç referohet në Kodin Doganor të Republikës së Shqipërisë ( i ndryshuar).  Përsa i përket produkteve dhe pajisjeve që janë pjesë e një pasurie të paluajtshme apo pjesë e mjeteve të transportit, VNT i referohet vetëm furnizimit ose vënies në dispozicion brenda territorit të Republikës së Shqipërisë për herë të parë.

 

 

  1. FUSHA E ZBATIMIT

 

Ky vendim zbatohet për të gjithë subjektet fizike ose juridike që prodhojnë, importojnë, eksportojnë, hedhin në treg, rigjenerojnë, riciklojnë, rikuperojnë, shkatërrojnë, përdorin, substanca të kontrolluara ose produkte dhe pajisje që mbështeten tek këto substanca në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

 

  1. NDALIMET

 

 

1-Përveç rasteve kur në mënyrë të shprehur, parashikohet ndryshe në këtë Vendim, në Republikën e Shqipërisë janë të ndaluara:

 

    1. Prodhimi i Substancave të Kontrolluara, i përzierjeve si  dhe produkteve dhe pajisjeve që mbështeten në këto substanca;

 

    1. Shkarkimi në ajër i Substancave të Kontrolluara dhe i përzierjeve që përmbajnë këto substanca;

 

    1. Importi,eksporti i Substancave të Kontrolluara si dhe i produkteve dhe pajisjeve që mbështeten në Substanca të Kontrolluara nga dhe tek çdo shtet që është palë e Protokollit të Montrealit, me përjashtim të rasteve dhe sipas rregullave të përcaktuara më poshtë në nenin 6 të Kreut  VI të këtij vendimi;

 

    1. Importi, eksporti i Substancave të Kontrolluara si dhe i produkteve dhe pajisjeve që mbështeten në Substanca të Kontrolluara nga dhe tek çdo shtet që nuk është palë e Protokollit të Montrealit;

 

    1. Vendosja në treg dhe përdorimi i Substancave të Kontrolluara, me përjashtim të rasteve dhe sipas rregullave të përcaktuara më poshtë në nenin 5 të Kreut V të këtij vendimi;

 

    1. Përdorimi i Substancave të Kontrolluara si dhe i produkteve dhe pajisjeve që mbështeten në këto substanca, të cilat përdoren në bujqësi për mbrojtjen e bimëve me përjashtim të rasteve dhe sipas rregullave të përcaktuara më poshtë në nenin 6 të Kreut V të këtij vendimi

 

 

2- Importi i pajisjeve ftohëse të përdorura, të përcaktuara në Shtojcën 3, që i bashkëngjitet këtij vendimi.

 

 

  1. VENDOSJA NË TREG DHE KONTROLLI I PËRDORIMIT

 

  1. Substancat e Kontrolluara lejohet të vendosen në treg vetëm në Kontenjer rimbushës, përjashtimisht rasteve për përdorimeve laboratorike dhe analitike.

 

  1. Halonet lejohet të vihen në treg dhe të përdoren vetëm për përdorimet thelbësore të listuara në Shtojcën 6, bashkëlidhur këtij vendimi.  Përdorimi dhe vendosja në treg bëhet vetëm nga Sipërmarrës të Substancave të Kontrolluara, të autorizuar nga autoriteti kompetent përgjegjës për depozitimin e Haloneve për Përdorime Thelbësore.

 

  1. Hidrokloroflorokarbonet lejohet të prodhohen, vendosen në treg dhe përdoren sipas kuotave të lejuara të përcaktuara në Shtojcën 4 të këtij vendimi.

 

  1. Hidrokloroflorokarbonet e rikuperuara lejohen të vendosen në treg dhe të përdoren për mirëmbajtjen ose shërbimin e pajisjeve ekzistuese të ftohjes, ajrit të kondicionuar dhe pompave të nxehtësisë, me kusht që kontenjeri të jetë i etiketuar sipas kushteve dhe parashikimive të përcaktuara në nenin 3 të Kreut IX të këtij vendimi.  

 

  1. Bromuri i Metilit lejohet të vendoset në treg dhe të përdoret për përdorim karantinor dhe për trajtimin e mallrave për eksport  përpara transfertës së tyre.

 

  1. Bromuri i Metilit lejohet të përdoret vetëm

 

  1. në rastet  e miratuara nga ministria përgjegjëse për mjedisin dhe
  2. nëse përdorimi i tij është ekonomikisht dhe teknikisht alternativa më e mirë, si dhe
  3. me kusht që të paktën 80 % (tetëdhjetë për qind) e Bromurit të Metilit lëshuar nga ngarkesa të rikuperohet.

 

 

VI. KONTROLLET MBI IMPORTIN DHE EKSPORTIN

 

  1. Importi i Substancave të Kontrolluara të përfshira në Aneksin C të Grupit I të Shtojcës 1 të këtij vendimi realizohet vetem nga subjekte të licencuar dhe lejohet vetëm mbi bazën e kuotave vjetore, të përcaktuara në Shtojcën 4 të këtij vendimi. Ministri përgjegjës per Mjedisin, nëpërmjet një udhezimi të vecantë përcakton mënyren e ndarjes së kuotave vjetore të importit të substancave të kontrolluara sipas shtojcës 4 te këtij vendimi.

 

  1. Në raste të veçanta, për Substancat e Kontrolluara përveç hidroklorofluorokarboneve, mund të bëhen përjashtime nga ndalimet e importit të përshkruara në  nenin 1 pika c të Kreut IV të këtij vendimi,  kur duhet mbrojtur jeta e njerëzve, larmia biologjike, siguria kombëtare, kërkimet shkencore ose për të përballuar fatkeqësitë natyrore.  Ky përjashtim lejohet kur nuk ka zgjidhje të tjera nga pikëpamja mjedisore ose zgjidhjet e tjera janë ekonomikisht të papërballueshme.

 

  1. Çdo përjashtim, sipas nenit 2 të këtij kreu, bëhet me urdhër të Ministrit përgjegjës për mjedisin, në bazë të kërkesës së argumentuar të organit përkatës shtetëror, ku përcaktohen lloji dhe sasia e Substancës së Kontrolluar që duhet importuar, vendi nga do të importohet dhe koha e lëvrimit, pasi është marrë paraprakisht miratimi me shkrim nga Sekretariati i Ozonit.

 

  1. Importimi i Substancave të Kontrolluara lejohet vetëm në Degët Doganore që kanë personel të trajnuar si dhe pajisje për identifikimin e substancave ozon holluese

 

  1. Importi dhe Eksporti i Produkteve dhe Pajisjeve që mbështeten në Substanca të Kontrolluara bëhen nga Sipërmarrës të këtyre substancave,  të licensuar sipas Kreut VII të këtij vendimi.

 

  1. Ndalimi i Importit i përcaktuar në nenin 1 të  Kreut  IV të këtij vendimi nuk aplikohet për Importet e:

 

(a) Substancave të Kontrolluara që përdoren për përdorime laboratorike dhe analitike;

(b) Substancave të Kontrolluara që përdoren si lëndë e parë/ feedstock ;

(c) Substancave të Kontrolluara për shkatërrim nga teknologji të miratuara, të përcaktuar në Shtojcën 7 që i bashkëlidhet këtij vendimi;

(d) Produkteve dhe Pajisjeve që mbështeten në Halone për të përmbushur përdorimet thelbësore;

(dh) Produkteve dhe pajisjeve që mbështeten në Substanca të Kontrolluara për të kryer përdorime laboratorike dhe analitike;

(e) Produkteve dhe pajisjeve që mbështeten në Substanca të Kontrolluara për shkatërrim, aty ku është e aplikueshme nga teknologjitë e miratuara;

(ë) Haloneve të rikuperuar, ricikluar apo rigjeneruar, të depozituar për përdorimet thelbësore të haloneve nga Sipërmarrës të autorizuar nga autoriteti kompetent përgjegjës për depozitimin e haloneve për përdorime thelbësore;

(f) Bromurit të metilit të përdorur në raste emergjence për ripaketim dhe rieksport të mëtejshëm për përdorim karantinor dhe përdorim përpara nisjes, me kusht që rieksporti të bëhet gjatë vitit të importit;

(g) Substancave të Kontrolluara, përveç hidroklorofluorkarboneve, në përputhje me pikave 2 dhe 3 të këtij paragrafi.

                                                                                                            

7.       Ndalimi i eksportit i përcaktuar në nenin 1 pika c  të Kreut IV të këtij vendimi, nuk aplikohet për eksportet e:

 

(a) Substancave të Kontrolluara që përdorën për përdorime laboratorike dhe Analitike;

(b)  Substancave të Kontrolluara që përdoren si lëndë e parë/feedstock;

(c) Haloneve të rikuperur, ricikluar apo rigjeneruar, të depozituar për përdorimet thelbësore të haloneve nga Sipërmarrës të autorizuar ose produkteve dhe pajisjeve që mbështeten në halone për të përmbushur përdorimet thelbësore;

(d)  HCFC-ve të virgjër apo të rigjeneruar për përdorime të tjera joshkatërruese;

(dh) Bromurit të metilit të rieksportuar për përdorim karantinor dhe përdorim përpara nisjes.

 

 

  1. LICENCIMI  

                                                                              

  1. Importi dhe/ose eksporti i Substancave të Kontrolluara kryhet vetëm nga Sipërmarrës të pajisur me licencë për “Importin e mbetjeve për qëllim riciklimi, përpunimi, dhe/ose përdorimi ose importi i substancave ozon-holluese”, kodi III.3, në përputhje me kriteret, kushtet, afatet dhe procedurat e përcaktuara në Ligjin nr. 10081/2009 dhe aktet e tjera në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë.

 

 

  1. Ministri përgjëgjës për mjedisin nxjerr urdhër për dokumentacionin e nevojshëm për përmbushjen e kritereve sipas legjislacionit për licencat.

 

  1. Ministri përgjegjës për mjedisin në rast të mos zbatimit të detyrimeve ligjore dhe nënligjore pezullon dhe ose revokon licencën në përputhje me ligjislacionin për licencat.

 

 

 

 

VIII. ETIKETIMI

 

  1. Importuesi i Substancave të Kontrolluara apo pajisjeve dhe substancave që mbështeten në substanca të kontrolluara duhet të sigurojnë etiketimin e tyre në gjuhën shqipe.  Etiketa përmban emërtimin tregtar, përbërjen kimike, kodin e nomenklaturës së kombinuar (Kodin NK), simbolin e rrezikut me shenjën, në përputhje me klasifikimin ndërkombëtar ISO, njoftimet për rrezikshmërinë për shëndetin dhe mjedisin, kërkesat për sigurinë dhe kushtet e depozitimit, si dhe sasinë e përgjithshme të lëndës së ambalazhuar, datën e prodhimit dhe të skadimit si dhe kontaktin e importuesit.

 

  1. Substancat e Kontrolluara të prodhuara ose të vendosura në treg për përdorime laboratorike dhe analitike, lëndë e parë/ feedstock dhe ato për shkatërrim mund të përdoren vetëm për atë qëllimet e caktuara.  Kontenjerët që përmbajnë substanca të tilla do të etiketohen me një tregues të qartë se substanca mund të përdoret vetëm për atë qëllimet e caktuara.

 

  1. Etiketimi për hidrokloroflorokarbonet të ricikluara ose të rikuperuara që përdoren për mirëmbajtjen ose shërbimin e pajisjeve ftohëse, të ajrit të kondicionuar dhe pompave të nxëhtësisë, duhet të përfshijë një tregues për llojin e substancës, sasinë e substancës që ndodhet në pajisje, emrin e adresën e sipërmarrësit që ka kryer rigjenerimin ose riciklimin dhe elementë etiketues lidhur  për rrezikshmërinë për shtresën e ozonit, si për shembull fjalë sinjalizuese për rrezikun dhe deklarata parandaluese.

 

 

IX. KONTROLLI I RRJEDHJEVE DHE SHKARKIMEVE TË SUBSTANCAVE TË KONTROLLUARA

 

  1. Sipërmarrësit e Substancave të Kontrolluara duhet të marrin të gjitha masat për të parandaluar dhe minimizuar çdo rrjedhje dhe emetim të Substancave të Kontrolluara në mjedis.       

 

  1. Sipërmarrësit e Substancave të Kontrolluara ose operatorët që vënë në funksionim, instalojnë, kryejnë shërbime, mirëmbajnë, riparojnë, çmontojnë pajisje ftohëse, të ajërit të kondicionuar, pajisje me pompë nxehtësie, sisteme kundra zjarrit, (duke përfshirë edhe sistemet e qarqeve të tyre), të cilat mbështeten në Substanca të Kontrolluara, duhet të marrin masa që:

 

  1. pajisjet ose sistemet stacionare me ngarkesë fluide të Substancave të Kontrolluara - 3 kg ose më shumë – të kontrollohen të paktën një herë në 12 muaj.    Kjo nuk zbatohet për pajisjet me sistemet e mbyllur hermetikisht, të cilat janë etiketuar si të tilla dhe që përmbajnë më pak se 6 kg Substanca të Kontrolluara;

 

  1. pajisjet ose sistemet stacionare me ngarkese fluide të Substancave të Kontrolluara – 30 kg ose më shumë – të  kontrollohen të paktën një herë në 6 muaj;

 

  1. pajisjet ose sistemet e palëvizshme/stacionare me ngarkesë fluide të Substancave të Kontrolluara – 300 kg ose më shumë – të  kontrollohen të paktën një herë në çdo 3 muaj.

 

3-Çdo rrjedhje që zbulohet/vihet re duhet të riparohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se 14 (katërmbëdhjetë) ditë kalendarike.  Pajisja apo sistemi, do të kontrollohet brenda 1 muaji pas konstatimit të rrjedhjes për t’u siguruar se riparimi ka qenë efektiv.

 

4-Sipërmarrësit dhe operatorët  e Substancave të Kontrolluara të përcaktuar në nenin 2 më këtij Kreu, krijojnë dhe mbajnë të dhëna në lidhje me:

 

    1. sasinë dhe llojin e Substancave të Kontrolluara;

 

    1. sasitë e Substancave të Kontrolluara që janë shtuar  gjatë instalimit, mirëmbajtjes, shërbimit ose për shkak të asgjësimit përfundimtar të pajisjeve apo sistemeve të referuar në paragrafin 2 më sipër;

 

    1. sasitë e Substancave të Kontrolluara që janë rekuperuar gjatë instalimit, mirëmbajtjes, shërbimit ose për shkak të asgjësimit përfundimtar të pajisjeve apo sistemeve të referuar në nenin 2 të këtij Kreu;

 

    1. gjeneralitetet e kompanisë ose teknikut që kryen shërbimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve apo sistemeve, duke përfshirë edhe numrin e çertifikatës së tij;

 

    1. datat e rrjedhjeve dhe rezultatet pas çdo kontrolli të kryer për rrjedhje ;

 

5.Sipërmarrësit e Substancave të Kontrolluara dhe operatorët duhet të mbajnë të dhëna për të paktën 5 (pesë) vjet.

 

6.Formati i ruajtjes së të dhënave të kontrollit nga rrjedhjet për Sipërmarrësit e Substancave të Kontrolluara ose operatorët miratohet me Urdhër të Ministrit përgjegjës për mjedisin.

 

 

 

 

X. RIKUPERIMI DHE SHKATËRRIMI I SUBSTANCAVE TË KONTROLLUARA

 

  1. Substancat e Kontrolluara që gjendën në pajisjet e ftohjes, ajrit të kondicionuar dhe pompave të nxehtësisë, pajisjeve që përmbajnë tretës ose sistemeve të mbrojtes nga zjarri dhe fikset e zjarrit duhet që gjatë shërbimit të mirëmbjatjes, riparimit të pajisjes ose përpara shkatërrimit ose cmontimit të pajisjeve duhet të rikuperohen për shkatërrim, riciklim ose rigjenerim.

 

 

  1. Substancat e Kontrolluara si dhe produktet  dhe pajisjet që pëmbajnë substanca të tilla, do të shkatërrohen vetëm me teknologjitë e të listuara në Shtojcën 7 që i bashkëlidhet këtij vendimi. Në rastin e Substancave të Kontrolluara që nuk gjenden në këtë  shtojcë, shkatërrimi i tyre do të bëhet me teknologjitë e shkatërrimit më të pranueshme nga ana mjedisore,   pa kosto shtesë, dhe me kusht që përdorimi i këtyre teknologjive të jetë në përputhje me legjislacioni kombëtar për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

 

  1. Substancat e kontrolluara që gjenden në produkte dhe pajisje të ndryshme nga ato të përmendura në nenin 1 të këtij Kreu, nëse është teknikisht dhe ekonomikisht e mundshme, do të rikuperohen për shkatërrim, riciklim ose rigjenerim ose do të shkatërrohen pa rikuperim paraprak, duke zbatuar teknologjitë e përmendura në nenin 2 të këtij Kreu

 

 

  1. Veprimtaria e grumbullimit, transportimit, ruajtjes, riciklimit, përpunimit apo asgjësimit të substancave të kontrolluara bëhet vetem nga subjekte të pajisur me licencën “veprimtaritë e tjera profesionale lidhur me ndikimin në mjedis”, me kodin III.2.B

 

 

 

 

XI. RAPORTIMI

 

  1. Të dhënat për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg, përdorimin, rigjenerimin, riciklimin, rikuperimin, shkatërrimin, e substancave ozonholluese si dhe produkteve dhe të pajisjeve që mbështeten në këto substanca sigurohen nëpërmjet regjistrave përkatës.

 

 

  1. Forma e regjistrimit të substancave të kontrolluara, mënyra e komunikimit dhe e këshillimit dhe raportimit të të dhënave të tij, miratohen me udhëzim të Ministrit përgjegjës për mjedisin.

 

  1. Që prej 31 marsit 2019 dhe çdo vit pasues, cdo sipërmarrës ose operator që prodhon, importon, eksporton, hedh në treg, përdor, rigjeneron, riciklon, rikuperon, shkatërron substanca të kontrolluara apo produkteve dhe pajisjeve që mbështeten në këto substanca, duhet të raportojë zyrtarisht pranë ministrisë përgjegjëse për mjedisin si dhe NjKO-së të dhënat e specifikuara në Shtojcën 9 bashkëlidhur këtij vendimi.

 

  1. Mos raportimi sipas përcaktimeve të nenit 3 së këtij Kreu, përbën shkak për aplikimin e penaliteve konform legjislacionit në fuqi

 

  1. Regjistra mbajnë edhe:

 

  1. personat fizikë ose juridikë, që importojnë, eksportojnë, përdorin ose përpunojnë Substancat e Kontrolluara;
  2. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për sasitë dhe llojin Substancave të Kontrolluara  të importuara dhe / ose të eksportuara.

 

 

XII. TRAJNIMI DHE ÇERTIFIKIMI

 

  1. Kërkesat minimale për programet e trajnimit, dëshmive të trajnimeve, organizimi i testimit teorik dhe praktik,  sistemi i vlerësimit dhe procesi i certifikimit për personat fizikë dhe sipërmarrësit e substancave te kontrolluara do të realizohet sipas rregullave të parashikuara ë legjislacionin  në fuqi për gazet serrë të florinuara

 

  1. Trajnimit dhe certifikimit i nënshtrohen përsonat fizikë dhe sipërmarrësit e Substancave të Kontrolluara që kryejnë:

 

  1. Instalimin, Mirëmbajtjen ose shërbimin, Riparimin ose asgjesimin e produkteve dhe pajisjeve që mbështeten  në Substanca te Kontrolluara ;
  2. Kontrollin e rrjedhjeve të produkteve dhe pajisjeve që mbështeten  në Substanca të Kontrolluara

 

  1. Rikuperimin e Substancave te Kontrolluara produkteve dhe pajisjeve që mbështeten  në Substanca te Kontrolluara

 

 

 

XIII. SANKSIONET

 

Shkeljet e këtij vendimi kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe trajtohen konform dispozitave të parashikuara në ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit (të  ndryshuar).

 

 

XIV. DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

 

  1. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 453, datë 23.06.2005 “Për miratimin e listës së pajisjeve, që përdorin lëndë ozonholluese, të cilat ndalohen të prodhohen e të importohen, si dhe rregullat e proçedurat e zëvendësimit të lëndëve ozonholluese në pajisjet ekzistuese”,  i ndryshuar shfuqizohet.

 

  1. Ngarkohen Ministria përgjegjëse për mjedisin, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

 

 

  1. Shtojcat e këtij vendimi janë pjesë përbërëse dhe të pandashme të këtij vendimi.

 

  1. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

 

KRYEMINISTRI

 

 

Edi RAMA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHTOJCA 1

LISTA E SUBSTANCAVE TË KONTROLLUARA

 

SUBSTANCAT

OZONHOLLUESE

FORMULA KIMIKE

SIMBOLI

POTENCIALI OZONHOLLUES

KODI NK

Aneksi A, Grupi I;

Klorofluorkarbonet

 

 

 

 

Triklorofluorometani

CFCl3

CFC – 11

1.0

 

2903 77 60

 

 

 

Diklorodifluorometani

CF2Cl2

CFC – 12

1.0

Triklorotrifluoroetani

C2F3Cl3

CFC – 113

0.8

Diklorotetrafluoroetani

C2F4Cl2

CFC – 114

1.0

Kloropentafluoroetani

C2F5Cl

CFC – 115

0,6

Aneksi A, Grupi II;

Halonet

 

 

 

 

Klorobromodifluorometani

CF2BrCl

Halon-1211

3.0

2903.76.10

Bromotrifluorometani

CF3Br

Halon-1301

10.0

2903.76.20

Dibromotetrafluoroetani

C2F4Br2

Halon-2402

6.0

2903.76.90

Aneksi B, Grupi I;

Klorofluorkarbonet e tjera plotësisht të halogjenuara

 

 

 

 

Klorotrifluorometani

CF3Cl

CFC – 13

1.0

2903.77

Pentaklorofluoroetani

C2FCl5

CFC – 111

1.0

Tetraklorodifluoroetani

C2F2Cl4

CFC – 112

1.0

Heptaklorofluoropropani

C3FCl7

CFC – 211

1.0

Hekzaklorodifluoropropani

C3F2Cl6

CFC – 212

1.0

Pentaklorotrifluoropropani

C3F3Cl5

CFC – 213

1.0

Tetraklorotetrafluoropropani

C3F4Cl4

CFC – 214

1.0

Pentakloropentafluoropropani

C3F5Cl5

CFC – 215

1.0

Diklorohekzafluoropropani

C3F6Cl2

CFC – 216

1.0

Kloroheptafluoropropani

C3F7Cl

CFC – 217

1.0

Aneksi B, Grupi II;

Tetrakloruri i karbonit

 

 

 

 

Tetrakloruri i karbonit

CCl4

Tetrakloruri i karbonit

1.1

2903.14.00

Aneksi B, Grupi III;

Trikloretani – 1,1,1

 

 

 

 

trikloretani – 1,1,1

C2H3Cl3

Trikloretani – 1,1,1

(metilkloroformi)

0.1

2903 19 00

Aneksi C, Grupi I;

Hidroklrofluorkarbonet e johalogjenuara

 

 

 

 

Diklorofluorometani

CHFCl 2

HCFC - 21

0.04

2903.79

Klorodifluorometani

CHF2Cl

HCFC – 22

0.055

2903.71

Klorofluorometani

CH2FCl

HCFC – 31

0.02

2903.79

Tetraklorofluoroetani

C2HFCl4

HCFC – 121

0.01 – 0.04

2903.79

Triklorodifluoroetani

C2HF2Cl3

HCFC – 122

0.02 – 0.08

2903.79

Diklorotrifluoroetani

C2HF3Cl2

HCFC – 1233)

0.02 – 0.06

2903.72

Klorotetrafluoroetani

C2HF4Cl

HCFC – 1243)

0.02 – 0.04

2903.79

Triklorofluoroetani

C2H2FCl3

HCFC – 131

0.007 – 0.05

2903.79

Diklorodifluoroetani

C2H2F2Cl2

HCFC – 132

0.008 – 0.05

2903.79

Klorotrifluoroetani

C2H2F3Cl

HCFC – 133

0.02 – 0.06

2903.79

Diklorofluoroetani

C2H3FCl2

HCFC – 141

0.005 – 0.07

2903.73

Diklorofluorometani

CH3FCl2

HCFC – 141b3)

0.11

2903.73

Klorodifluoroetani

C2H3F2Cl

HCFC – 142

0.008 – 0.07

2903.74

Klorodifluoroetani

CH3F2Cl

HCFC – 142b3)

0.065

2903.74

Klorofluoroetani

C2H4FCl

HCFC – 151

0.003 – 0.005

2903.79

Hekzaklorofluoropropani

C3HFCl6

HCFC – 221

0.015 – 0.07

2903.79

Pentaklorodifluoropropani

C3HF2Cl5

HCFC – 222

0.010 – 0.090

2903.79

Tetraklorotrifluoropropani

C3HF3Cl4

HCFC – 223

0.01 – 0.080

2903.79

Triklorotetrafluoropropani

C3HF4Cl3

HCFC – 224

0.01 – 0.090

2903.79

Dikloropentafluoropropani

C3HF5Cl2

HCFC – 225

0.02 – 0.070

2903.75

1,1-dikloro-2,2,3,3,3-pentafluoropropani

CF3CF2CHCl2

HCFC – 225ca3)

0.025

2903.75

1,3-dikloro-1,2,2,3,3-pentafluoropropani

CF2ClCF2CHClF

HCFC – 225cb3)

0.033

2903.75

Klorohekzafluoropropani

C3HF6Cl

HCFC – 226

0.02 – 0.1

2903.79

 

Pentaklorofluoropropani

C3H2FCl5

HCFC – 231

0.05 – 0.09

Tetraklorodifluoropropani

C3H2F2Cl4

HCFC – 232

0.008 – 0.10

Triklorotrifluoropropani

C3H2F3Cl3

HCFC – 233

0.007 – 0.23

Diklorotetrafluoropropani

C3H2F4Cl2

HCFC – 234

0.01 – 0.28

Kloropentafluoropropani

C3H2F5Cl

HCFC – 235

0.03 – 0.52

Tetraklorofluoropropani

C3H3FCl4

HCFC – 241

0.004 – 0.09

Triklorodifluoropropani

C3H3F2Cl3

HCFC – 242

0.005 – 0.13

Diklorotrifluoropropani

C3H3F3Cl2

HCFC – 243

0.007 – 0.12

Klorotetrafluoropropani

C3H3F4Cl

HCFC – 244

0.009 – 0.14

Triklorofluoropropani

C3H4FCl3

HCFC – 251

0.001 – 0.01

Diklorodifluoropropani

C3H4F2Cl2

HCFC – 252

0.005 – 0.04

Klorotrifluoropropani

C3H4F3Cl

HCFC – 253

0.003 – 0.03

Diklorodifluoropropani

C3H4F2Cl2

HCFC – 261

0.002 – 0.02

Klorotrifluoropropani

C3H4F3Cl

HCFC – 262

0.002 – 0.02

Klorofluoropropani

C3H5FCl

HCFC – 271

0.001 – 0.03

Aneksi C,Grupi II;

Hidrobromfluorkarbonet

 

 

 

 

Dibromofluorometani

CHFBr2

 

1.0

2903.79

 

Bromodifluorometani

CHF2Br

HCFC – 22B1

0.74

Bromofluorometani

CH2FBr

 

0.73

Tetrabromofluoroetani

C2HFBr4

 

0.3 – 0.8

Tribromodifluoroetani

C2HF2Br3

 

0.5 – 1.8

Dibromotrifluoroetani

C2HF3Br2

 

0.4 – 1.6

Bromotetrafluoroetani

C2HF4Br

 

0.7 – 1.2

Tribromofluoroetani

C2H2FBr3

 

0.1 – 1.1

Dibromodifluoroetani

C2H2F2Br2

 

0.2 – 1.5

Bromotrifluoroetani

C2H2F3Br

 

0.7 – 1.6

Tribromofluoropropani

C3H3FBr3

 

0.1 – 1.7

Bromodifluoroetani

C2H3F2Br

 

0.2 – 1.1

Bromofluoroetani

C2H4FBr

 

0.07 – 0.1

Hekzabromofluoropropani

C3HFBr6

 

0.3 – 1.5

Pentabromodifluoropropani

C3HF2Br5

 

0.2 – 1.9

Tetrabromotrifluoropropani

C3HF3Br4

 

0.3 – 1.8

Tribromotetrafluoripropani

C3HF4Br3

 

0.5 – 2.2

Dibromopentafluoropropani

C3HF5Br2

 

0.9 – 2.0

Bromohekzafluoropropani

C3HF6Br

 

0.7 – 3.3

Pentabromofluoripropani

C3H2FBr5

 

0.1 – 1.9

Tribromotrifluoripropani

C3H2F3Br3

 

0.2 – 5.6

Dibromotetrafluoripropani

C3H2F4Br2

 

0.3 – 7.5

Bromopentafluoropropani

C3H2F5Br

 

0.9 – 1.4

Tetrabromofluoropropani

C3H3FBr4

 

0.08 – 1.9

Tribromodifluoropropani

C3H3F2Br3

 

0.1 – 3.1

Dibromotrifluoropropani

C3H3F3Br2

 

0.1 – 2.5

Bromotetrafluoropropani

C3H3F4Br

 

0.3 – 4.4

Tribromofluoropropani

C3H4FBr3

 

0.03 – 0.3

Dibromodifluoropropani

C3H4F2Br2

 

0.1 – 1.0

Bromotrifluoropropani

C3H4F3Br

 

0.07 – 0.8

Dibromofluoropropani

C3H5FBr2

 

0.04 – 0.4

Bromodifluoropropani

C3HF2Br

 

0.07 – 0.8

Bromofluoropropani

C3H6FBr

 

0.02 – 0.7

Aneksi C, Grupi III

 

 

 

 

Bromoklorometani

CH2BrCl

 

BCM

0,12

2903.79

 

Aneksi E, Grupi I;

Bromuri i Metilit

 

 

 

 

Bromuri i Metilit

CH3Br

 

0.6

2903.39.11

 

Përzierjet

Kodi NK

Llojet e Përzierjeve

3824.71.00

Përzierjet që permbajnë klorofluorkarbonë CFC, por nuk përmbajne HCFCs HFC, PFC (Aneksi A, Grupi I)

3824.72.00

Përzierjet që përmbajnë bromochlorodifluorometan, bromotrifluorometan ose dibromotetrafluoroetan

3824.73.00

Perzierjet që përmbajnë hidrobromfluorokarbonet (Aneksi C, Grupi II)

3824.74.00

Përzierjet që përmbajnë Hidroklorofluorkarbonet e halogjenuara, HCFC (Aneksi C,Grupi I) por nuk përmbajnë CFCs, HFC, HFC, PFC

3824.75.00

Përzierjet që përmbajnë tetraklorur karboni (Aneksi B,Grupi II)

3824.76.00

Përzierjet që përmbajnë 1,1,1-Trichloroetan (metil kloroform)

 

SHTOJCA 2

SUBSTANCAT E REJA

 

 

Substancat

Potenciali Ozonhollues (POH)

CBr2 F2

Dibromodifluormetani (halon -1202)

1,25

C3 H7 Br

1-Bromopropan

0,02 – 0,10

C2 H5 Br

Bromoetan (etili i bromurit)

0,1 – 0,2

CF3 I

Trifluorjodometani

0,01 – 0,02

CH3 Cl

Klorometani (metili i kloridit)

0,02

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHTOJCA 3

Produktet dhe Pajisjet që mbështeten në Substanca të Kontrolluara

 

1. Produktet Aerosole

 

  • Parfumeri, Kozmetikë ose Produktet e Tualetit

 

3303 00 10 – 3303 00 90                    3306 10 00 - 3306 90 00

33043000                                            3307 10 00 - 3307 30 00

3304 99 00                                          3307 49 00

3305 10 00 - 3305 90 90                     3307 90 00

 

  • Insekticide, rodenticide, fungicide dhe herbicide

 

3808 52 00 – 3808 99 90

 

  • Preparate dhe ngarkesa për zjarrfikëset, ngarkesat për granatat flakëhedhëse

 

38130000

 

  • Preparate antingrirje dhe fluide të përgatitur për shkrirje akulli

 

38200000

 

2. Fikse Zjarri

 

84 24 10 00

 

3. Veshje Ftohëse, Panele dhe Tubacione

 

39172110 – 391740 90                       3925 10 00 - 3925 90 80

3920 10 23 - 3920 99 90                     3926 90 10 - 3926 90 99

3921 11 00 - 3921 90 90

 

4. Kondicionerë ajri në automobila, kamionë e në mjete të tjera

 

Krerët              8704

8705

8706

 

5. Ftohës shtëpiak dhe tregtar dhe kondicionerë e pompa nxehtësie

 

  • Frigoriferë e ftohës, kondicionerë

 

8418 10 20 – 8418 29 00        8418 50 11 – 8418 50 90

8418 30 20 – 8418 30 80        8418 61 00

8418 40 20 – 8418 40 80

 

  • Tharës

 

8415 10 10 – 8415 81 00

8479 89 30                              8479 60 00

8479 89 97

 

  • Ftohës uji dhe njësi lëngëzimi gazesh

 

841960 00

84198998

 

  • Kondicionerë dhe Pompa nxehtësie

 

  1. 10 - 8418 99 90

 

6. Shkumat, produktet e shkumës dhe polyolet e përziera[2]

 

3907

 

 

 

 

 

SHTOJCA 4

DIAGRAMI I KUOTAVE VJETORE TË KONSUMIT TË HCFC-ve, EDHE NËSE GJENDEN NË PËRZIERJE

 

 

Viti

2015

2016

2017

2018

2019

2020

2021

2022

2023

2024

2025

2030

2040

Sasia e HCFC

të konsumuar

Mt/vit*

98

98

98

98

98

70.8

60

55

50

45

27

23.8

0

Sasia e pakësuar

e HCFC të

importuar

Mt/vit

0

0

0

0

0

27.2

10.8

5

5

5

18

3.2

23.8

 

*Në kuotën e konsumit vjetor llogariten sasitë e importuara të HCFC-ve, jo vetëm HCFC-22, por HCFC të tjera dhe gjithashtu përzierjet që përmbajnë HCFC. Për periudhën vjetore 2015-2019 do të konsumohet e njëjta kuotë, prej 98 metrik ton në vit.  Për periudhën vjetore 2025-2030 do të ulet me 2% në vit deri në kuotën 23,8 ton. Mbas vitit 2030 parashikohet eliminimi i HCFC, duke lejuar një mesatare vjetore importi prej 2.5% për serviset për periudhën 2031-2039.

 

 

 

 

 

 

SHTOJCA 5

PËRDORIME LABORATORIKE DHE ANALITIKE TË SUBSTANCAVE TË KONTROLLUARA

 

 

1.         Përdorimet e mëposhtme të Substancave të Kontrolluara përveç hidroklorofluorokarboneve konsiderohen si përdorime thelbësore laboratorike dhe analitike:

 

(a) përdorimi i Substancave të Kontrolluara, si një referencë apo standard:

-  Për të kalibruar pajisje që përdorin Substanca të Kontrolluara,

-  Për të monitoruar nivelet e emetimit të Substancave të Kontrolluara, 

- Për të përcaktuar nivelin e mbetjeve të Substancave të Kontrolluara në mallra, bimë dhe produkte;

(b) përdorimi i Substancave të Kontrolluara në studimet laboratorike toksikologjike;

(c) përdorimi laboratorik në të cilin Substancat e Kontrolluara shndërrohen në një reaksion kimik si Substanca të Kontrolluara që përdoren si feedstock;

(d) përdorimi i Metilit të Bromurit në një laborator për të krahasuar efikasitetin e Metilit të Bromurit dhe alternativat e tij;

(e) përdorimi i Tetraklurit të Karbonit si një tretës për reagimet e bromizimit që përfshijnë N-bromosuccineimidet;

(f) përdorimi i Tetraklurit të Karbonit si agjent transferimi zinxhir në reaksionet e lira radikale të polimerizimit;

            (g) çdo përdorim tjetër laboratorik dhe analitik për të cilët nuk ka një alternativë tjetër të mundshme teknikisht dhe ekonomikisht.

 

2.         Përdorimet e mëposhtme të të gjitha Substancave të Kontrolluara të tjera, përvec hidroklorofluorokarboneve nuk konsiderohen si përdorime thelbesore laboratorike dhe analitike:

            (a) pajisjet e përdorura në laborator per ngrirje dhe ajër të kondicionuar, duke përfshirë pajisjet frigoriferike laboratorike të tilla si ultracentrifuga;

            (b) pastrimi, ripunimi, riparimi, apo rindërtimi i komponenteve elektronike;

            (c) ruajtja e publikimeve dhe arkivave;

            (d) sterilizimi i materialeve në një laborator;

            (e) çdo përdorim në arsim fillor ose të mesëm;

            (f) si komponentë në sete eksperimentale kimie, në dispozicion për publikun e gjerë dhe jo të destinuara për përdorim në arsimin e lartë;

            (g) për qëllime pastrimi apo tharje, duke përfshirë heqjen e yndyrnave nga qelqet dhe nga pajisje të tjera;

            (h) për përcaktimin e hidrokarbureve, vajrave dhe yndyrnave në ujë, tokë, ajër ose mbeturina;

            (i) testimi i katranit në materialet  per shtrimin e rrugëve;

            (j) per qëllime ligjore të marrjes së shenjave të gishtërinjve;

            (k) testimi i lëndës organike në qymyr;

            (l) si një tretës në përcaktimin e cyanocobalamin (vitamin B12) dhe bromur indeksi;

            (m) në metodat që përdorin tretjen selektive në Substancat e  Kontrolluara përfshirë përcaktimin e cascarosides, ekstrakteve tiroide, dhe formimin e pikrates;

            (n) për tejpërqendrimin e substancave kimike që do i nënshtrohen metodave kromotografike (për shembull kromatografi likuide e performancës së lartë (HPCL),  kromatografi gazrash, (GC), kromotografi absorbuese, spektroskopi absorbuese atomike, (AAS), spektroskopi plazmore (ICP), analizë fluoreshente me rreze  X (x-ray);  

            (o) për përcaktimin e indeksit të jodit në yndyrna dhe vajra;

            (p) ndonjë përdorim tjetër laboratorik dhe analitik, për të cilin ka një alternativë tjeter teknikisht dhe ekonomikisht të mundshme.

 

 

 

 

SHTOJCA 6

PËRDORIMET THELBËSORE TË HALONIT

 

Në kuptim të kësaj Shtojce, do të zbatohen përkufizimet e mëposhtme:

 

“Hapësirë normalisht e populluar” nënkupton një hapësirë të mbrojtur në të cilën është e nevojshme prezenca e njerëzve, në shumicën e kohës ose gjatë gjithë kohës, në mënyrë që pajisjet apo objekti të funksionojë siç duhet.

 

“Hapësirë normalisht jo e populluar” nënkupton një hapësirë të mbrojtur që është e populluar vetëm në periudha të kufizuara, veçanërisht gjatë mirëmbajtjes, dhe ku prania e vazhdueshme e njerëzve nuk është e nevojshme për funksionimin efektiv të pajisjeve ose të objektit.

 

Kategoria e Pajisjes ose Objektit

Qëllimi i Përdorimit

Lloji i Halonit

  1. Në Automjetet Tokësore Ushtarake

1.1 Për mbrojtjen e pjesëve të motorrit.

1301

1211

2402

1.2 Për mbrojtjen e kabinës së ekuipazhit - sistem fiks.

1301

2402

1.3 Për mbrojtjen e kabinës së ekuipazhit - aparat portativ.

1301

1211

  1. Në Anijet Ushtarake në Sipërfaqe

2.1 Për mbrojtjen e hapësirave të makinerive normalisht të populluara

1301

2402

2.2 Për mbrojtjen e hapësirave të motorrëve normalisht jo të populluara

1301

1211

2402

2.3 Për mbrojtjen e ndarjeve elektrike normalisht jo të populluara

1301

1211

2.4 Për mbrojtjen e qendrave të komandos

1301

2.5 Për mbrojtjen e dhomave të pompave të karburantit

1301

2.6 Për mbrojtjen e magazinave të lëngjeve të djegshme

1301

1211

2402

2.7 Për mbrojtjen e avionëve në hangar dhe zonave të mirëmbajtjes

1301

1211

  1. Në Nëndetëset Ushtarake

3.1 Për mbrojtjen e hapësirave të makinerive

1301

3.2 Për mbrojtjen e qendrave të komandos

1301

3.3 Për mbrojtjen e hapësirave ku mbahen gjeneratorët me naftë

1301

3.4 Për mbrojtjen e dhomave/ndarjeve elektrike

1301

  1.   Në Avione

4.1 Për mbrojtjen e hapësirave normalisht jo të populluara ku mbahen ngarkesa/ mallra

1301

1211

2402

4.2 Për mbrojtjen e kabinës së ekuipazhit

1211

2402

4.3 Për mbrojtjen e kabinës së hapur të motorit dhe njësive ndihmëse të energjisë

1301

1211

2402

4.4 Për të bërë çisternat e naftës inerte

1301

2402

4.5 Për mbrojtjen e mbledhëses së mbeturinave të tualetit

1301

1211

2402

4.6 Për mbrojtjen e ndarjeve ngjitur me çisternat e karburantit ose lëngjeve të tjera të ndezshme

1301

1211

2402

  1. Në Pajisje nafte, gazi dhe petro-kimike

5.1 Për mbrojtjen e hapësirave  ku mund të lëshohet lëng ose gaz i djegshëm

1301

2402

  1. Në Anije Mallrash Tregtare

6.1 Për të bërë inerte hapësira normalisht të populluara ku mund të lëshohet lëng ose gaz i djegshem

1301

2402

  1. Në vendshërbimet e komandove të brendshme dhe komunikimeve thelbësore për sigurinë shtetërore

7.1 Për mbrojtjen e hapësirave normalisht të populluara – me sistem fiks

1301

2402

7.2 Për mbrojtjen e hapësirave normalisht të populluara – me aparat portativ

1211

 

7.3 Për mbrojtjen e hapësirave normalisht jo të populluara

1301

2402

  1. Në Aerodrome dhe Aeroporte

8.1 Për automjetet shpëtuese pas shpërthimit

1211

8.2 Për mbrojtjen e avioneve në hangar dhe zonave të mirëmbajtjes

1211

  1. Të Tjera

9.1 Për shuarjen fillestare të zjarrit nga skuadra e zjarrëfikëses, e nevojshme për sigurinë personale

1211

9.2 Për mbrojtjen e individëve nga ushtria dhe policia

1211

 

 

 

SHTOJCA 7

TEKNOLOGJITË E MIRATUARA TË SHKATËRRIMIT

 

Lloji i Teknologjisë

Substanca të Kontrolluara[3]

Burime të Holluara[4]

 

SK e grupeve I, II, IV, V dhe VII

Halonet në grupin 3

Shkumat

Efikasiteti i shkatërrimit dhe asgjësimit

99,99 %

99,99%

95 %

Furrë Çimentoje

Miratuar[5]

Nuk është miratuar

Nuk është e aplikueshme

Djegie me Injeksion të Lëngshëm

Miratuar

Miratuar

Nuk është e aplikueshme

Oksidim i Gaztë / me Tym

Miratuar

Miratuar

Nuk është e aplikueshme

Djegia e Mbeturinave Komunale

Nuk është e aplikueshme

Nuk është e aplikueshme

Miratuar

Plasaritje me Reaktor

Miratuar

Nuk është miratuar

Nuk është e aplikueshme

Djegie me Furrë Rrotulluese

Miratuar

Miratuar

Miratuar

Shkrirje me Plazëm Argoni

Miratuar

Miratuar

Nuk është e aplikueshme

Plazëm e Frekuencave të Radiove

Miratuar

Miratuar

Nuk është e aplikueshme

Plazëm Mikrovale

Miratuar

Nuk është miratuar

Nuk është e aplikueshme

Plazëm Nitrogjeni

Miratuar

Nuk është miratuar

Nuk është e aplikueshme

Dehalogjenimi katalitik me fazë gazi

Miratuar

Nuk është miratuar

Nuk është e aplikueshme

Reaktor me Avull të tejnxehur

Miratuar

Nuk është miratuar

Nuk është e aplikueshme

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHTOJCA 8

FORMULARI I NJOFTIMIT TE IMPORTIT TË SUBSTANCAVE TË KONTROLLUARA

 

  1. Emri dhe të dhënat e sipërmarrësit te licencuar
  2.  Numri Unik i Identifikimit të Subjektit (NUIS)
  3. Numri i licencës:
  4. Nr. Telefoni:
  5. Emri dhe kodi tarifor për substancën ozonholluese që do të importohet:
  6. Emri dhe kodi tarifor për produktin që përmban ose përdor substancën ozonholluese që do të importohet:
  7. Formula kimike për substancën ozonholluese që do te importohet ose që përmbahet në produktin që do të importohet:
  8. Sasia në kilogramë e substancës ozonholluese që do të importohet:
  9. Sasia në kilogramë e substancës ozonholluese që përmbahet në njësinë e produktit që do të importohet:
  10. Emri i shoqërisë tregtare nga do të blihet substanca ozonholluese dhe të dhënat e saj:
  11. Adresa (shteti, qyteti, rruga, nr.,etj.):
  12. Telefoni:
  13. Fax:
  14. Qëllimi i përdorimit të substancës ozonholluese:
  15. Data e njoftimit

 

 

Personi i autorizuar

Emër mbiemër

(firma, vula)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

                                                  SHTOJCA   9

TË DHËNAT PËR T’U RAPORTUAR NË PËRPUTHJE ME KREUN XI

 

1.Cdo prodhues referuar Kreut XI duhet të raportojë për :

 

a)sasinë totale të cdo substance të listuar në Shtojcat 1 dhe 2 që ai ka prodhur në Republikën e Shqipërisë, identifikimin kategorive kryesore të përdorimit në të cilën substance përdoret;

b)sasinë e cdo substance të listuar në shtojcat  dhe kur është e zbatueshme, në shtojcën 1 , kur është e zbatueshme në shtojcën 2 që ka vendosur në tregun e Republikës së Shqipërisë, duke specifikuar në mënyrë të ndarë sasitë e vendosura në treg për përdorime të feedstock, eksportet e drejtëpërdrejta, duke prodhuar doza të matura të inhalatorëve për shpërndarjen e përbërësve farmaceutikë, përdorimit në pajisjeve ushtarake dhe përdorimit  në gravurën e materialit gjysmëpërcues apo pastrimin me avull kimik brenda sektorit të prodhimit gjysëmpërcues;

c)sasitë e cdo substance të listuar në shtojcat të cilat janë ricikluar, rigjeneruar dhe shkatërruar, respektivisht;

ç) çdo rezervë të mbajtur në fillim dhe në fund të periudhës së raportimit

 

2. Çdo importues referuar Kreut X, duhet të raportojë për :

a) sasinë e çdo substance të listuar në shtojcën 1 dhe kur është e zbatueshme në shtojcën 2 që ka importuar në Republikën e Shqipërisë, identifikimin e kategorive kryesore të përdorimit në të cilën substanca përdoret duke specifikuar në mënyrë të ndarë sasitë e vendosura në treg për shkatërrim, për përdorim feedstock eksportet e drejtëpërdrejta, duke prodhuar doza të matura të inhalatorëve për shpërndarjen e përberësve farmaceutikë, perdorimit në pajisjve ushtarake dhe përdorimit  në gravurën e materialit gjysmëpërcues apo pastrimin me avull kimik brenda sektorit të prodhimit gjysëmpërcues;

b) sasitë e cdo substance të listuar në shtojcat 1 dhe 2 të cilat janë ricikluar, rigjenenuar dhe shkatërruar respektivisht:

c) çdo rezervë të mbajtur në fillim dhe në fund të periudhës së raportimit

 

3-Çdo eksportues referuar kreut  XII duhet të raportojë për :

  1. Sasitë e cdo substance të listuar në shtojcat 1 dhe  2  që ka eksportuar nga Republika e Shqipërisë, pervec riciklimit, rigjenerimit ose shkatërrimit
  2. ) cdo sasi të e cdo substancë të listuar në shtojcat 1  dhe 2  që ka eksportuar nga Republika e Shqipërisë për tu ricikluar, rigjeneruar dhe shkatërruar , repektivisht

 

 

4- Çdo sipërmarrje e përmendur në Kreun X II do të raportojë për :

  1. Sasitë e cdo substance të listuar në shtojcat 1 dhe 2   të shkatërruar, duke përfshirë edhe sasinë e atyre substancave që gjënden në produkte ose pajisje;
  2. çdo reservë e cdo substance të listuar  në shtojcat 1 dhe 2 në pritje për t’u shkatërruar dukë përfshirë edhe sasinë e atyre substancave që gjenden  në produkte ose pajisje ;
  3. Teknologjitë e përdorur për shkatërrimin e substancave të listuara në shtojcat 1 dhe 2 

 

5-Çdo sipërmarrje e përmendur në kreun XI duhet të raportojë për sasitë e cdo substance të listuar në shtojcën 1 të përdorur si feedstock :

 

6-Çdo sipërmarrje e përmendur në kreun XI  duhet të raportojë për :

  1. Kategorinë e produkteve ose të pajisjeve që përmbajnë substance të listuara në shtojcat 1 dhe 2
  2. Numrin e njësive
  3. Çdo sasi të cdo substance të listuar në shtojcat 1 dhe 2  të përfshira në produkte ose pajisje

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

                                                 

 

 

[1] Ky vendim përafron pjesësish “Regulloren (EC) No. 1005/2009 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit të 16 shtator 2009 “Mbi substancat që hollojnë shtresën e ozonit”(dhe amendimet përkatësë). Fletore Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, 286/1 datë 31.10.2009

 

[2]SHENIM:  Duhen shtuar keto Kode (Doganat).  

[3]           Substancat e Kontrolluara që nuk janë të listuara këtu, do të shkatërrohen nga teknologji shkatërrimi, që konsiderohen më të pranueshme për mjedisin nuk sjellin shpenzime të tepërta. Substancat në këtë kategori i referohen Substancave të Kontrolluara të virgjëra, të rikuperuara dhe të riaftësuara.

[4]               Burimet e holluara i referohen Substancave të Kontrolluara të përfshira në matricën e një sendi të ngurtë, për shembull në shkumë.

[5]               Miratuar do të nënkuptojë “e miratuar nga Palët”.

 

 

 

 

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.