Njoftim për zhvillimin e konsultimit publik me grupet e interesit, lidhur me projektligjin “Për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”.
|
Postuar më: 21.09.2022
|
Data e Mbylljes: 21.10.2022
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 417
Projektligji “Për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë” ka për qëllim rikonceptimin dhe riorganizimin e sistemit të titujve të nderit në Republikën e Shqipërisë, qoftë të atyre që jepen nga kryetari i shtetit, qoftë të titujve vendorë që jepen nga organet e vetëqeverisjes vendore (Këshilli Bashkiak). Titujt e nderit jepen në mbështetje të parimeve të nderimit publik dhe të vlerësimit të kontributit, ndaj shtetasve shqiptarë ose të huaj, që janë dalluar në kryerjen e veprimtarive të fushave të ndryshme, brenda ose jashtë vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të shtetit, kombit shqiptar apo komunitetit të njësive të vetëqeverisjes vendore.
Tipari parësor i riorganizimit sipas kësaj nisme është ndarja dhe dallimi i “titujve të nderit” nga “dekoratat”, të cilat janë propozuar të rregullohen nëpërmjet një projektligji tjetër, që i është propozuar Kuvendit për shqyrtim nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr.483, datë 21.7.2022.
Pra, qasja e re normative që synohet nga Këshilli i Ministrave është ajo e trajtimit më vete të titujve të nderit, nga dekoratat, ndryshe nga korniza ligjore aktuale e cila i rregullon bashkërisht të dy kategoritë (ligji nr.112/2013, “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”).
Palët e interesuara janë të ftuar për të paraqitur komentet dhe rekomandimet e tyre për projektaktin, brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së këtij njoftimi, në adresën e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik: merita.bundo@kryeministria.al
Projektligji “Për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë” si dhe relacioni përkatës gjendet në linkun e mëposhtëm:
1. Projektligji “Për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”.
2. Relacioni i projektligjit.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim