<?xml version="1.0" encoding="utf-16"?><PublicReports><PublicReport><title>Projektligji "Për Agjencinë Shtetërore të Pronës"</title><description>&lt;p style="margin-left:0in; margin-right:0in; text-align:justify"&gt;&lt;span style="font-size:14px"&gt;&lt;span style="font-family:Times New Roman,Times,serif"&gt;Projektligji ka p&amp;euml;r q&amp;euml;llim riorganizimin e kuadrit institucional dhe funksional q&amp;euml; rregullon administrimin e pron&amp;euml;s s&amp;euml; paluajtshme n&amp;euml; Republik&amp;euml;n e Shqip&amp;euml;ris&amp;euml;, duke adresuar problematikat e akumuluara si pasoj&amp;euml; e fragmentarizimit t&amp;euml; kompetencave, mbivendosjes s&amp;euml; p&amp;euml;rgjegj&amp;euml;sive dhe koordinimit nd&amp;euml;rmjet institucioneve p&amp;euml;rgjegj&amp;euml;se p&amp;euml;r administrimin dhe regjistrimin. Ky projektligj nuk synon thjesht krijimin e nj&amp;euml; institucioni t&amp;euml; ri, por konsiston n&amp;euml; nd&amp;euml;rtimin e nj&amp;euml; modeli t&amp;euml; integruar t&amp;euml; administrimit t&amp;euml; pron&amp;euml;s, i cili garanton nj&amp;euml; qasje koherente dhe t&amp;euml; unifikuar n&amp;euml; tre shtylla kryesore t&amp;euml; menaxhimit t&amp;euml; pasuris&amp;euml; s&amp;euml; paluajtshme: &lt;/span&gt;&lt;/span&gt;&lt;/p&gt;

&lt;ol&gt;
	&lt;li style="text-align:justify"&gt;
	&lt;p&gt;&lt;span style="font-size:14px"&gt;&lt;span style="font-family:Times New Roman,Times,serif"&gt;Regjistrimin kadastral, duke ruajtur dhe zhvilluar praktik&amp;euml;n institucionale t&amp;euml; Kadastr&amp;euml;s ekzistuese, p&amp;euml;rfshir&amp;euml; proceset e digjitalizimit, regjistrimit fillestar dhe p&amp;euml;rmir&amp;euml;simit t&amp;euml; regjistrave.&lt;/span&gt;&lt;/span&gt;&lt;/p&gt;
	&lt;/li&gt;
	&lt;li style="text-align:justify"&gt;
	&lt;p&gt;&lt;span style="font-size:14px"&gt;&lt;span style="font-family:Times New Roman,Times,serif"&gt;Menaxhimin e pron&amp;euml;s shtet&amp;euml;rore, p&amp;euml;rfshir&amp;euml; inventarizimin, p&amp;euml;rdit&amp;euml;simin dhe regjistrimin e pasurive t&amp;euml; paluajtshme t&amp;euml; shtetit, si dhe ushtrimin e kompetencave t&amp;euml; parashikuara nga ligji p&amp;euml;r pronat e paluajtshme t&amp;euml; Republik&amp;euml;s s&amp;euml; Shqip&amp;euml;ris&amp;euml;.&lt;/span&gt;&lt;/span&gt;&lt;/p&gt;
	&lt;/li&gt;
	&lt;li style="text-align:justify"&gt;
	&lt;p&gt;&lt;span style="font-size:14px"&gt;&lt;span style="font-family:Times New Roman,Times,serif"&gt;P&amp;euml;rfundimin e proceseve kalimtare t&amp;euml; pron&amp;euml;sis&amp;euml; p&amp;euml;r legalizimin e nd&amp;euml;rtimeve dhe kalimin e tokave bujq&amp;euml;sore, si dhe procesin e trajtimit t&amp;euml; pron&amp;euml;s n&amp;euml; kuad&amp;euml;r t&amp;euml; kompesimit, sipas legjislacionit n&amp;euml; fuqi. &lt;/span&gt;&lt;/span&gt;&lt;/p&gt;
	&lt;/li&gt;
&lt;/ol&gt;

&lt;p&gt;&lt;span style="font-size:14px"&gt;&lt;span style="font-family:Times New Roman,Times,serif"&gt;Kontributet n&amp;euml; kuad&amp;euml;r t&amp;euml; procesit t&amp;euml; konsultimit dhe p&amp;euml;rmir&amp;euml;simit t&amp;euml; p&amp;euml;rmbajtjes s&amp;euml; projektligjit, do t&amp;euml; p&amp;euml;rcillen nga institucionet e interesuara n&amp;euml;p&amp;euml;rmjet post&amp;euml;s elektronike drejtuar Ministris&amp;euml; s&amp;euml; Drejt&amp;euml;sis&amp;euml;, me an&amp;euml; t&amp;euml; regjistrit elektronik n&amp;euml; adres&amp;euml;n&amp;nbsp;&lt;a href="http://www.konsultimipublik.gov.al/"&gt;http://www.konsultimipublik.gov.al&lt;/a&gt;, n&amp;euml; adres&amp;euml;n postare t&amp;euml; Ministris&amp;euml; s&amp;euml; Drejt&amp;euml;sis&amp;euml; &amp;ldquo;Bulevardi &amp;ldquo;Zogu I-r&amp;euml;&amp;rdquo;, Tiran&amp;euml;&amp;rdquo;, si dhe n&amp;euml; adres&amp;euml;n e emailit t&amp;euml; koordinatorit p&amp;euml;r konsultimin publik&amp;nbsp;Greis.Como@drejtesia.gov.al.&lt;/span&gt;&lt;/span&gt;&lt;/p&gt;
</description><created_date>9/9/2026 12:43:04 PM</created_date><published_date>9/9/2026 12:43:04 PM</published_date><comments><comment><title>Në kuadër të konsultimit publik për projektligjin, në rastin kur, “Blerësi ka fituar pronën (tokën) nga vetë ish-pronari me kontratë noteriale të regjistruar rregullisht prej dekadash. Ishpronari kundrejt aktit të shitjes ka marrë vlerën e plotë monetare dhe nuk ka asnjë pretendim apo mosmarrëveshje civile. Vite me vone Bleresi I prones eshte vene ne dijeni qe sipërfaqja e shitur ndodhet brenda pronës së njohur nga ish-KKKP-ja, por jashtë pjesës së kthyer fizikisht. Zyrat Kadastrale kanë vendosur kufizim mbi kartelën e pasurisë, duke penguar pajisjen me certifikate pronesie pronarin I cili prej dekadash ka blere token me akt te rregullt noterial dhe te regjistruar.”
Aktualisht Projektligji ne nenin 40 pika 4/b) shprehet: “b) Kur kufizimi vendoset për shkak se regjistrimi është bërë në mungesë të një akti fitimi pronësie, në shkelje të nenit 193 të Kodit Civil, kufizimi qëndron në regjistër deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes në rrugë civile (marreveshje) mes palëve, ose me vendim gjyqësor të formës së prerë, me kusht që të mos jetë regjistruar asnjë akt vijues kalim pronësie mbi pasurinë. Nëse janë regjistruar edhe akte të mëtejshme të kalimit të pronësisë mbi të njëjtat pasuri, kufizimi i nënshtrohet rregullit të përgjithshëm 30-ditor të përmendur në pikën 3.”
Në rastin e sipërpërmendur, kufizimi është vënë pa afat, ndërkohë që nuk ka mosmarrëveshje ndërmjet palëve dhe është regjistruar një akt vijues kalim pronësie mbi pasurinë (kontrata noteriale e shitjes së tokës ndërmjet ishpronarit dhe blerësit).
Projektligji nuk përmban asnjë mekanizëm në dispozitat kalimtare për fshirjen e automatizuar të kufizimeve historike administrative që rëndojnë mbi kartelat e pasurive private për shkak të procedurave të ish-institucionit perkatës. Për këtë propozohet të shtohet nje pike/nen ku kufizimet administrative të vendosura mbi kartelën e pasurisë vetëm për shkak të statusit të njohjes ose kthimit të pronës, mbi të cilën është regjistruar akt vijues kalim pronësie dhe nuk ka konflikte ndërmjet palëve, të fshihen nga ASHP-ja brenda …… ditëve nga hyrja ne fuqi e ligjit.

Në rastin kur: “Në marrëveshjet e sipërmarrjes, investitorët/ndërtuesit shpesh vonojnë apo refuzojnë lidhjen e kontratës përfundimtare në zbatim të kontratës paraprake të sipërmarrjes, për përcaktimin dhe individualizimin e sipërfaqeve takuese, ndërkohë që nisin tjetërsimin ose premtim-shitjen te të tretët të objekteve të ndërtuara mbi tokën e pronarit.”
Në projektligj Neni 52, pika 4 i jep noterit një afat prej 30 ditësh për të aplikuar për regjistrimin e kontratës së sipërmarrjes/porosisë, periudhë kjo që lë hapësirë për mbivendosje apo shitje paralele të të njëjtave njësi përpara se ato të shënohen "të zëna" në sistemin kadastral. 
Neni 40, pika 3 kufizon urdhrin e bllokimit administrativ në vetëm 30 ditë, çka do të thotë se nëse gjykata vonon lëshimin e masës së sigurimit të padisë, bllokimi humb efektin e tij dhe ASHP-ja detyrohet të vazhdojë regjistrimin e transaksioneve të ndërtuesit me të tretët. 
Neni 53 rregullon regjistrimin përfundimtar me certifikatë përdorimi, por nuk e kushtëzon apo kufizon lëshimin e certifikatave individuale apo regjistrimin e kontratave të shitjes së ndërtuesit, ndërkohë që ky I fundit nuk ka përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj pronarit/ve të truallit dhe depozitimin e aktit të përcaktimit të sipërfaqeve takuese referuar projektit te miratuar ne lejen e ndërtimit, në zbatim të kontratës paraprake të sipërmarrjes, pjesë e dokumentacionit nëpërmjetë të cilës është marrë leja e ndërtimit të objektit.
Propozime: 
1.	Noteri, brenda 3 (tri) ditëve pune nga momentit i formalizimit të kontratës së sipërmarrjes, porosisë apo premtim shitjes së pasurive të paluajtshme, aplikon për regjistrimin e saj në regjistrin e lejes ose regjistrin e karabinasë. ASHP-ja bën bllokimin e menjëhershëm provizor elektronik të njësisë që nga momenti i paraqitjes së njoftimit noterial.
2.	Regjistrimi përfundimtar i ndërtimit të ri, çelja e kartelave individuale dhe lëshimi i certifikatave të pronësisë për investitorin apo blerësit e tretë kushtëzohet apo kufizohet detyrimisht nga depozitimi i aktit noterial të përcaktimit të sipërfaqeve ndërtimore në përmbushje të detyrimeve kontraktuale ndërmjet investitorit dhe pronarit të truallit, në përputhje me kontratën e sipërmarrjes të regjistruar sipas nenit 52 të këtij ligji.</title><comment_date>9/24/2026 11:48:26 AM</comment_date><name_surname>Orget Bala</name_surname><votes>0</votes></comment></comments></PublicReport></PublicReports>