<?xml version="1.0" encoding="utf-16"?><PublicReports><PublicReport><title>Projektligji "Për pronat e paluajtshme të Shtetit në Republikën e Shqipërisë"</title><description>&lt;p&gt;&lt;span style="font-size:14px"&gt;&lt;span style="font-family:Times New Roman,Times,serif"&gt;Ky projektligj ka si q&amp;euml;llim vendosjen e nj&amp;euml; kornize t&amp;euml; qart&amp;euml; ligjore, n&amp;euml; lidhje me menaxhimin, administrimin, si dhe disponimin e pronave t&amp;euml; paluajtshme shtet&amp;euml;rore. N&amp;euml; kushtet kur dinamikat q&amp;euml; lidhen me pronat kan&amp;euml; ndryshuar, si dhe jan&amp;euml; objekt ndryshimi i vazhduesh&amp;euml;m, rrjedhimisht me q&amp;euml;llim zgjidhjen e problematikave ekzistuese, shmangien e atyre t&amp;euml; ardhshme, si dhe p&amp;euml;rdorimin e pron&amp;euml;s shtet&amp;euml;rore apo disponimin e saj sipas nj&amp;euml; procedure t&amp;euml; qart&amp;euml; ligjore, vler&amp;euml;sohet i domosdosh&amp;euml;m p&amp;euml;rdit&amp;euml;simi i kuadrit ligjor n&amp;euml; fuqi, si dhe mbi t&amp;euml; gjitha krijimi i nj&amp;euml; kuadri ligjor t&amp;euml; unifikuar e t&amp;euml; harmonizuar.&lt;/span&gt;&lt;/span&gt;&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;&lt;span style="font-size:14px"&gt;&lt;span style="font-family:Times New Roman,Times,serif"&gt;Projektligji paraqet nj&amp;euml; hap t&amp;euml; r&amp;euml;nd&amp;euml;sish&amp;euml;m drejt p&amp;euml;rmir&amp;euml;simit t&amp;euml; kuadrit ligjor n&amp;euml; fush&amp;euml;n e pronave publike, n&amp;euml;p&amp;euml;rmjet ndarjes s&amp;euml; qart&amp;euml; t&amp;euml; kompetencave institucionale t&amp;euml; secilit organ publik. Ky projektligj kontribuon n&amp;euml; zbatimin efektiv, t&amp;euml; funksioneve t&amp;euml; tyre n&amp;euml; drejtim t&amp;euml; procesit t&amp;euml; administrimit, si dhe disponimit t&amp;euml; pronave shtet&amp;euml;rore.&lt;/span&gt;&lt;/span&gt;&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;&lt;span style="font-size:14px"&gt;&lt;span style="font-family:Times New Roman,Times,serif"&gt;Kontributet n&amp;euml; kuad&amp;euml;r t&amp;euml; procesit t&amp;euml; konsultimit dhe p&amp;euml;rmir&amp;euml;simit t&amp;euml; p&amp;euml;rmbajtjes s&amp;euml; projektligjit, do t&amp;euml; p&amp;euml;rcillen nga institucionet e interesuara n&amp;euml;p&amp;euml;rmjet post&amp;euml;s elektronike drejtuar Ministris&amp;euml; s&amp;euml; Drejt&amp;euml;sis&amp;euml;, me an&amp;euml; t&amp;euml; regjistrit elektronik n&amp;euml; adres&amp;euml;n&amp;nbsp;&lt;a href="http://www.konsultimipublik.gov.al/"&gt;http://www.konsultimipublik.gov.al&lt;/a&gt;, n&amp;euml; adres&amp;euml;n postare t&amp;euml; Ministris&amp;euml; s&amp;euml; Drejt&amp;euml;sis&amp;euml; &amp;ldquo;Bulevardi &amp;ldquo;Zogu I-r&amp;euml;&amp;rdquo;, Tiran&amp;euml;&amp;rdquo;, si dhe n&amp;euml; adres&amp;euml;n e emailit t&amp;euml; koordinatorit p&amp;euml;r konsultimin publik&amp;nbsp;Greis.Como@drejtesia.gov.al.&lt;/span&gt;&lt;/span&gt;&lt;/p&gt;
</description><created_date>9/9/2026 12:48:29 PM</created_date><published_date>9/9/2026 12:48:29 PM</published_date><comments><comment><title>Për ndryshimet e propozuara në nenin 29, kryesisht për pikën 3 të tij.

Deri më sot, për raste identike të cilat preken nga neni 29 i ligjit, nga ana e ASHK-së është bërë trajtim i ndryshëm i rasteve duke vepruar me disa standarde dhe duke bërë interpretim të pabazë dhe në kundërshtim me ligjin për të justifikuar shkeljen e kryer. Shkelja që pretendoj se është kryer nga ASHK është e dokumentuar me prova shkresore dhe bën fjalë për prona kufitare të cilat kanë qenë në proces gjyqësor me pronarët e truallit. Me vendim gjyqësor të formës së prerë janë rrëzuar pretendimet e pronarëve te truallit si për pagim qiraje për përdorim sendi qoftë për kthimin e tij fizik, duke orientuar në kompesim financiar dhe vijimin e procedurës së legalizimit në favor të poseduesve të ndërtimit. Në momentin që është kërkuar regjistrimi i vendimit të formës së prerë pranë ASHK-së, hipoteka mban dy qëndrime të ndryshme: ku me njërën palë vazhdon procedurën e legalizimit të ndërtimit, kurse palën tjetër e detyron ti drejtohet gjykatës pasi ka një plan vendor të miratuar për zonën duke i pezulluar legalizimin. 

Ky plan vendor i miratuar i shtrin efektet vetëm mbi një pasuri konkrete apo është me karakter gjithëpërfshirës ???? 

ASHK përpara kryerjes së ndryshimeve në ligj duhet të studiojë rastet praktike dhe praktikën gjyqësore, madje duhet të konsultohet edhe me profesionistë të fushës me qëllim arritjen e një zgjidhje efektive e cila të parandalojë konfliktet e mëtejshme të pronësisë. Nuk mundet që neni 29 të jetë përgjithësues, por duhet ta trajtojë secilin rast sipas historikut të pronës dhe specifikave që mund të ketë.

Propozim: ASHK duhet të parashikojë në një pikë të këtij neni edhe rastet përjashtimore si vijon: 
“kur sipërfaqja e bazës së objektit pa leje me destinacion për banim, shtrihet plotësisht mbi tokë private të të tretëve dhe dokumentat e miratuara të planifikimit të territorit parashikojnë ndërtime mbi 6 kate nga niveli zero, dhe kur pretendimet mbi truallin janë zgjidhur gjyqësisht midis pronarit joposedues të truallit dhe poseduesit të ndërtimit me një vendim të formës së prerë, ku gjykata shprehimisht përcakton kompesim financiar ndaj pronarëve joposedues të truallit, procedura e legalizimit të ndërtimit në favor të poseduesit të ndërtimit nuk duhet të bëhet / trajtohet sipas parashikimeve të këtij neni”.

Në këtë rast duhet të vijohet me trajtimin financiar të pronarit të truallit dhe procedurën e legalizmit të ndërtimit të poseduesit i cili bëhet edhe pronar i truallit, procedurë e cila është ndjekur nga hipoteka në përputhje me frymën që vetë ligji ka, por që duhet të jetë në përputhje edhe me praktikën e Gj.Kushtetuese e cila është e detyrueshme.

Çështja juridike që ngrihet në nenin 29 lidhet me pozitën e poseduesit të një ndërtimi, i cili, pas një periudhe të gjatë posedimi dhe banimi, synon formalizimin dhe regjistrimin e pasurisë së tij, por përballet me një mekanizëm ligjor që e kushtëzon këtë formalizim fillimisht me nënshkrimin e një deklarate noteriale (mos depozitimi i së cilës e përjashton nga procedura e legalizimit që është një nonsens ???) dhe më pas me një marrëveshje ndërmjet tij dhe pronarit të truallit ose investitorit (si mund të arrihet marrëveshje kur palët mund të kenë patur konflikte gjyqësore ose konflikte të tjera; si mund të veprohet kur pronari i truallit qëllimisht nuk arrin marrëveshje me synimin që poseduesi i ndërtimit të fitojë vetëm një sipërfaqe banimi sipas normave të strehimit për familjet e pastreha; pra në këtë rast është mëse e qartë që pronari i truallit do të kryejë çdo veprim që poseduesi i ndërtimit të mos ketë asnjë lloj përfitimi dhe të dalë jashtë loje). 

Neni 29 ka nevojë të riformulohet me qëllim zgjidhjen reale të situatës së pronës. Në thelb, problematika qëndron në faktin se shteti, nga njëra anë, njeh dhe formalizon ekzistencën e ndërtesës dhe pozitën pasurore të poseduesit, ndërsa, nga ana tjetër, e lë përmbajtjen ekonomike të kësaj pasurie të kushtëzuar nga një marrëveshje e ardhshme me pronarin e truallit ose investitorin, duke e lënë këtë ndërtim në ajër, pa një marrëdhënie me truallin.  

Një mekanizëm i tillë krijon një pozitë juridike potencialisht të pasigurt dhe të pabarabartë për poseduesin, pasi legalizmi i ndërtimit kushtëzohet me “prishjen e tij” me qëllim realizimin e një plani vendor të miratuar i cili ka karakter të përgjithshëm.

Pra përmbajtja e këtij neni synon të rëndojë pozitën e poseduesit të ndërtimit, në rastin më të keq të përjashtojë nga procedura e legalizmit objektin që mund të ketë rreth 30 vite ndërtuar, objekt që plotëson kushtet për legalizim, por në një moment miratohet një plan vendor i cili krejt papritur i ndryshon pozitën e tij juridike???????

Edhe nëse në fazën fillestare poseduesi nuk ka pasur një titull të plotë pronësie mbi truallin, formalizimi dhe regjistrimi i ndërtesës krijon një interes pasuror konkret dhe të mbrojtshëm. Për këtë arsye, analiza nuk duhet të kufizohet vetëm te ekzistenca formale e një titulli pronësie, por duhet të marrë në konsideratë edhe realitetin ekonomik dhe juridik të pozitës së krijuar të poseduesit.

Neni 41 i Kushtetutës garanton të drejtën e pronës, ndërsa neni 1 i Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së garanton gëzimin paqësor të pasurisë. Në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane, koncepti i "pasurisë" ka një kuptim autonom dhe nuk kufizohet vetëm në pronësinë formale të regjistruar. Në rrethana të caktuara, edhe interesa pasurore dhe pritshmëri legjitime që kanë një bazë të mjaftueshme në të drejtën e brendshme mund të përfshihen në fushën e mbrojtjes së nenit 1 të Protokollit nr. 1. Për rrjedhojë, kur shteti formalizon ndërtesën e poseduesit dhe i njeh atij një pozitë pasurore të individualizuar, nuk mund ta trajtojë këtë pozitë si një status thjesht formal, duke e lënë vlerën dhe përmbajtjen ekonomike të saj në varësi të vullnetit të një subjekti tjetër privat.

Çdo ndërhyrje në të drejtën e pronës duhet të ketë bazë ligjore, të ndjekë një qëllim legjitim dhe të ruajë një ekuilibër të drejtë ndërmjet interesit të përgjithshëm dhe mbrojtjes së të drejtave individuale. Në këtë kuptim, nenet 17 dhe 41 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1, kërkojnë që kufizimi i të drejtës pasurore të jetë proporcional.

Problemi lind kur poseduesit i kërkohet të deklarojë paraprakisht se në rast zhvillimi të truallit, pjesa ose sipërfaqja që do t'i takojë do të përcaktohet me një marrëveshje të ardhshme me pronarin e truallit ose investitorin. Një marrëveshje e ardhshme, në vetvete, nuk përbën garanci juridike. Palët mund të mos bien dakord; mund të kenë interesa diametralisht të kundërta; pronari i truallit ose investitori mund të mos pranojë kushtet e kërkuara nga poseduesi. Pra marrëveshja duhet të jetë proporcionale dhe nuk duhet të penalizojë poseduesin e ndërtimit. (Kjo për arsye se sipas dispozitave të projektligjit të ri, poseduesi i ndërtimit do të detyrohet të marrë një vendim paraprak për prishjen e ndërtimit brenda një afati të shkurtër nga legalizmi (kush është ne vetvete qëllimi i legalizimit????) dhe pronari i truallit ka më shumë interes që deklarata mos të nënshkruhet me qëllim që ndërtimi të mos legalizohet dhe pse jo edhe madje të përjashtohet nga legalizmi nga ASHK dhe ai të zhvillojë pronën i vetëm). 


Prandaj, ligji duhet të parashikojë një mekanizëm subsidiar, objektiv dhe të detyrueshëm për rastin kur marrëveshja nuk arrihet, dhe nuk mund të detyrojë që poseduesi i ndërtimit të pranojë vetëm një sipërfaqe banimi sipas normave të strehimit, duke mos patur fare në konsideratë investimin që ai mund te kete kryer në ndërtim.

Ky mekanizëm duhet të garantojë të paktën:
•	Barazi të poseduesit të ndërtimit me pronarin e truallit, sidomos në rastet kur ka vendime gjykate (me objekte të ndryshme në favor të poseduesit), kur poseduesi nuk është i paligjshëm pa asnjë lloj dokumenti, por ka dokumente të blerjes së truallit në mirëbesim etj.
•	kritere objektive për përcaktimin e pjesës që i takon;
•	një metodë të pavarur vlerësimi;
•	një organ ose mekanizëm të pavarur për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Në mungesë të këtyre garancive, poseduesi vendoset në një pozitë ku vlera e pasurisë së tij përcaktohet jo nga ligji, por nga vullneti i një pale private.


•	Nuk mund të ketë heqje dorë paraprake nga një e drejtë pasurore e papërcaktuar dhe e ardhshme.

Kushtëzimi i formalizimit të ndërtesës me një deklaratë noteriale duhet parë me kujdes të veçantë.
Nëse poseduesi detyrohet të deklarojë paraprakisht se do të pretendojë një pjesë të caktuar të truallit dhe se do ta përcaktojë të drejtën e tij vetëm nëpërmjet një marrëveshjeje të ardhshme, atëherë deklarata nuk është thjesht një akt administrativ formal. Ajo prodhon pasoja reale mbi pozitën pasurore të poseduesit.

Në substancë, poseduesit i kërkohet të pranojë një kufizim të së drejtës së tij përpara se të dihet:
•	nëse do të ketë zhvillim;
•	kur do të ketë zhvillim;
•	çfarë do të jetë vlera e pronës;
•	sa do të jetë pjesa e tij;
•	nëse pronari ose investitori do të pranojë marrëveshjen;
•	dhe çfarë ndodh nëse marrëveshja nuk arrihet. (për mungesë të vullnetit të pronarit të truallit sidomos)

Një pasiguri e tillë mund të jetë problematike nga këndvështrimi i sigurisë juridike dhe i proporcionalitetit.


•	Plani urbanistik nuk mund të përdoret si justifikim automatik për cënimin e pronës

Interesi publik në planifikimin dhe zhvillimin territorial është legjitim. Megjithatë, ekzistenca e një plani urbanistik ose e një plani të detajuar vendor nuk do të thotë automatikisht se çdo pasojë pasurore që i shkaktohet poseduesit justifikohet si "interes publik".

Shteti duhet të tregojë lidhjen konkrete ndërmjet masës së marrë dhe qëllimit publik që synohet të realizohet.
Në veçanti, duhet të analizohet nëse masa:
1.	është e përshtatshme për arritjen e qëllimit;
2.	është e nevojshme;
3.	nuk ekziston një alternativë më pak kufizuese;
4.	dhe ruan një ekuilibër të drejtë ndërmjet interesit publik dhe interesit pasuror të poseduesit.

Për më tepër, zhvillimi i një parcele përmes një marrëdhënieje private midis pronarit të truallit dhe investitorit nuk mund të konsiderohet vetvetiu "interes publik" vetëm për shkak se zhvillimi lejohet nga një instrument urbanistik. 

Parë në këndvështrimin se poseduesi i ndërtimit nuk dëshiron të jetë pjesë e zhvillimit, gjë e cila në vetvete nuk është interes shtetëror por interes privat i pronarit të truallit dhe firmës së ndërtimit, pasi plani vendor nuk përfshin rrugë apo shkolla, por përfshin një zhvillim privat.


•	Rëndësi të veçantë ka historiku gjyqësor i posedimit

Pozita e poseduesit duhet të vlerësohet ndryshe kur ekziston një vendim gjyqësor i formës së prerë që ka trajtuar marrëdhënien e tij me pronarin e truallit.

Nëse një gjykatë ka vendosur përfundimisht, për shembull, se nuk ekzistojnë kushtet për lirimin dhe dorëzimin e truallit, ose ka njohur një pozitë juridike të poseduesit, ky vendim nuk mund të anashkalohet në mënyrë indirekte nga një procedurë e mëvonshme administrative. Parimi i sigurisë juridike dhe autoriteti i gjësë së gjykuar kërkojnë që vendimi i formës së prerë të prodhojë efektin e tij juridik.

Në këtë aspekt, marrin rëndësi nenet 42 dhe 142/3 të Kushtetutës. Neni 142/3 përcakton detyrimin e organeve shtetërore për të ekzekutuar vendimet gjyqësore, ndërsa neni 42 lidhet me garantimin e procesit të rregullt ligjor dhe sigurinë juridike. Prandaj, ASHK-ja ose një organ tjetër administrativ, gjatë zbatimit të një skeme të re ligjore, nuk mund të trajtojë poseduesin sikur marrëdhënia juridike midis tij dhe pronarit të truallit nuk është shqyrtuar më parë nga gjykata. Një ligj i ri nuk duhet të përdoret si instrument për të neutralizuar, në mënyrë të tërthortë, efektet juridike të një vendimi gjyqësor të formës së prerë.
•	Neni 29 paraqitet si një dispozitë me karakter gjithëpërfshirës duke vendosur nën të njëjtin regjim juridik kategori poseduesish që kanë karakteristika dhe histori juridike të ndryshme. Një qasje e tillë rrezikon të sjellë trajtim të njëjtë të situatave që, në fakt, nuk janë të njëjta nga pikëpamja juridike dhe faktike. 

Në këtë kuadër, duhet të bëhet një diferencim i qartë ndërmjet:
•	poseduesve në keqbesim dhe poseduesve në mirëbesim;
•	kohës së ndërtimit dhe faktit që nuk kanë ekzistuar pengesa për legalizim të ndërtimit, por ndryshimet në legjislacion mundet që ta ndryshojnë pozitën dhe vendosin poseduesin e ndërtimit në pozitë të pafavorshme (miratimi i planit vendor i cili nuk ka ekzistuar as kur është bërë ndërtimi, as ku është bërë vetëdeklarimi dhe as në momentin kur ka dalë VKM për kalimin në pronësi të parcelës ndërtimore në favor të subjektit posedues të ndërtimit).
•	në vijim, rasteve kur procedura ka filluar në kushtet e një kuadri ligjor të mëparshëm (ku janë plotësuar kushtet për legalizim) dhe përpara miratimit të planit vendor;
•	poseduesve që disponojnë vendime gjyqësore në favor të tyre dhe atyre që nuk kanë ndjekur apo ezauruar asnjëherë një procedurë gjyqësore;
•	rasteve kur një procedim gjyqësor ka qenë në proces për një periudhë të gjatë kohore dhe vonesat nuk kanë ardhur si pasojë e veprimeve të poseduesit.
•	rasteve kur poseduesi ka ndërtuar mbi bazën e një situate juridike të krijuar dhe të konsoliduar ndër vite, përpara ndryshimeve ligjore dhe përpara planeve vendore, kjo për shkak se ASHK-ja, duhet ti kishte zgjidhur këto raste shumë vite më parë.

Në mënyrë të veçantë, nuk mund t'i ngarkohet poseduesit të ndërtimit pasoja juridike e vonesave të shkaktuara nga institucionet ose nga kohëzgjatja e procedurave gjyqësore, kur personi ka ndjekur rrugët ligjore në dispozicion të tij. Nëse një proces gjyqësor ka filluar në kushtet e legjislacionit të mëparshëm dhe në një kohë kur plani vendor ende nuk ekzistonte, këto rrethana duhet të merren në konsideratë në vlerësimin e statusit juridik të rastit.

Për këtë arsye, zbatimi automatik i nenit 29, pa marrë në konsideratë këto elemente, mund të çojë në një rezultat disproporcional dhe në trajtim të pabarabartë të subjekteve që ndodhen në situata të ndryshme juridike.
Për rastet e parashikuara nga neni 29 duhet të parashikohet një mekanizëm i qartë për shqyrtim individual të çdo situate, ku të vlerësohen të paktën:
1.	data dhe mënyra e fitimit të posedimit;
2.	ekzistenca ose jo e mirëbesimit;
3.	ekzistenca e dokumenteve apo akteve administrative mbi të cilat është mbështetur posedimi;
4.	ekzistenca e procedimeve gjyqësore dhe përfundimi i tyre;
5.	data e fillimit të procedimit gjyqësor;
6.	kuadri ligjor në fuqi në momentin e deklarimit të ndërtimit dhe momentin kur procedimi ka filluar;
7.	ekzistenca e planit vendor, koha se kur ka filluar efektet e tij, pasi jo gjithmonë ndërtimi mund të ketë qenë në kushtet e nenit 29 pasi plani vendor mund të mos ketë qenë i miratuar.
8.	kohëzgjatja e procedurave dhe nëse vonesat janë shkaktuar nga subjekti apo nga institucionet;
9.	investimet e kryera dhe statusi i ndërtimit;
10.	situata aktuale e pronës dhe e titullit mbi truallin.
Kjo do të mundësonte që neni 29 të zbatohej në mënyrë proporcionale dhe në përputhje me parimin e sigurisë juridike, duke shmangur trajtimin identik të rasteve juridikisht të ndryshme. Një çështje tjetër që meriton rregullim të posaçëm lidhet me rastet kur pronari i truallit ka qenë subjekt i kompensimit, shpronësimit ose humbjes së një pjese të konsiderueshme të sipërfaqes së tij ndër vite dhe, si rezultat, i ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e truallit fillestar. Në këto raste duhet të shqyrtohet mundësia e parashikimit të një dispozite të posaçme, sipas së cilës, kur sipërfaqja e mbetur nën një prag të caktuar nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë efektive ose të pavarur sipas planifikimit urban, pronari të ketë të drejtën të kërkojë shpronësimin dhe kompensimin e pjesës së mbetur. Përfundimisht, neni 29 duhet të riformulohet dhe të parashikohen kategori dhe kritere të qarta diferencimi, duke marrë në konsideratë mirëbesimin, ekzistencën e vendimeve gjyqësore, kohën e fillimit të procedurave, legjislacionin e zbatueshëm në atë moment, ekzistencën ose jo të planit vendor, investimet e kryera, statusin e ndërtimit dhe situatën konkrete të pronës.
</title><comment_date>10/6/2026 7:11:10 PM</comment_date><name_surname>PETRIT AZEMAJ</name_surname><votes>0</votes></comment></comments></PublicReport></PublicReports>