<?xml version="1.0" encoding="utf-16"?><PublicReports><PublicReport><title>Projektligji "Për krijimin e Shoqërisë Shtetërore për ofrimin e shërbimeve të përbashkëta për furnizimin e institucioneve publike të kujdesit shëndetësor me produktet mjekësore për përdorim njerëzor,pajisje mjekësore dhe shërbime të tjera mbeshtetese"</title><description>&lt;p&gt;Projektligji &amp;quot;P&amp;euml;r krijimin e Shoq&amp;euml;ris&amp;euml;&amp;nbsp;Shtet&amp;euml;rore p&amp;euml;r ofrimin e sh&amp;euml;rbimeve t&amp;euml;&amp;nbsp;p&amp;euml;rbashk&amp;euml;ta p&amp;euml;r furnizimin e Institucioneve Publike t&amp;euml;&amp;nbsp;Kujdesit Sh&amp;euml;ndet&amp;euml;sor me produkte mjek&amp;euml;sore p&amp;euml;r p&amp;euml;rdorim njer&amp;euml;zor, pajisje mjek&amp;euml;sore dhe sh&amp;euml;rbime t&amp;euml;&amp;nbsp;tjera mb&amp;euml;shtet&amp;euml;se&amp;quot;&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;Ky Projektligj ka per qellim krijimin e shoqerise aksionare me kapital 100% shteteror &amp;quot;MedAL&amp;quot; sh.a. ( ne vijim &amp;quot;Shoqeria&amp;quot;), e cila ushtron funksionin e organit qendror bleres dhe te ofruesit te sherbimeve te perbashketa per institucionet shendetesore publike, per planifikimin, prokurimin, importin, magazinimin, transportin, shperndarjen, gjurmueshmerine dhe monitorimin e produkteve mjekesore per perdorim njerezor, pajisjeve mjeksore, produkteve te tjera shendetesore, mallrave dhe sherbimeve mbeshtetese .&amp;nbsp;&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;Objektivat kryesore qe synohen te arrihen jane;&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;a) garantimi i furnizimit te vazhdueshem, te sigurt dhe cilesor te institucioneve shendetesore publike, ne menyre qe pacienti te mos vuaje pasojat e mungesave ose te nderprerjeve te furnizimit;&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;b) rritja e eficences ne perdorimin e fondeve publike, nepermjet agregimit te kerkeses, ekonomive te shkalles, rritjes se fuqise negociuese te shtetit dhe uljes se kostove per njesi;&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;c) planifikimi i perbashket&amp;nbsp;i nevojave mbi baza objektive (protokollet klinike, udhezuesit teraupetike, te dhenat e konsumit dhe nivelet e stoqeve), ne vend te planifikimit historik dhe te izoluar per &amp;ccedil;do institucion;&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;&amp;ccedil;) rritja e transparences dhe e gjurmueshmerise se produkteve dhe te fondeve, nepermjet nje platforme elektronike te vetme per planifikimin, kontratat, stoqetdhe shperndarjen.&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;Nepermjet ketij projektligji synohet kalimi nga nje model i fragmentuar ne nje model te centralizuar dhe te integruar, te drejtuar nga nje subjekt i vetem, profesional dhe i pergjegjshem per te gjithe zinxhirin e furnizimit.&amp;nbsp;&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;&amp;nbsp;&lt;/p&gt;
</description><created_date>11/27/2026 7:59:56 PM</created_date><published_date>11/27/2026 7:59:56 PM</published_date><comments /></PublicReport></PublicReports>