<?xml version="1.0" encoding="utf-16"?><PublicReports><PublicReport><title>KONSULTIMI I STRATEGJISË SË SHËNDETËSISË “2017-2020”</title><description>&lt;u&gt;&lt;b&gt;Mbi Strategjinë:&lt;/b&gt;&lt;/u&gt;&lt;br&gt;&lt;br&gt;(Draft) Strategjia e Shëndetësisë “2017-2020” (SKSH) është dokumenti 
kryesor strategjik kombëtar i shëndetësisë, që mbështetet në vizionin e 
një sistemi shëndetësor, që garanton “Shëndet dhe mirëqenie më të mirë, 
nëpërmjet një kujdesi shëndetësor cilësor, në kohën e duhur, të 
qëndrueshëm dhe të përballueshëm për të gjithë shtetasit rezidentë, të 
orientuar në parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e jetesës së 
shëndetshme në të gjitha segmentet e shoqërisë dhe gjatë gjithë jetës.”&lt;br&gt;&lt;br&gt;Parimet mbi të cilat është bazuar strategjia janë ato të standardeve 
të larta, që e njohin shëndetin si një e drejtë e njeriut, që sigurohet 
nëpërmjet kujdesit shëndetësor efektiv dhe efikas, të mirë qeverisur dhe
 që ofron mbulim, cilësi dhe akses universal, solidaritetit, 
integritetit, transparencë dhe llogaridhënie.

&lt;br&gt;&lt;br&gt;(Draft) Strategjia e shëndetësisë 2017-2020 përmbledh shumë aspekte 
të mirëqenies dhe shëndetit të mirë, duke përfshirë reduktimin e 
pabarazive në shëndet, zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe 
teknologjisë moderne shëndetësore, burimeve njerëzore dhe kapaciteteve 
institucionale, rritjen e sigurisë dhe cilësisë, qasje të barabartë për 
të gjithë dhe mbrojtje nga barra financiare për shkak të kostos së 
trajtimit të sëmundjeve.

&lt;span&gt;&amp;nbsp;(Draft)Strategjia është një gërshetim i vizionit, prioriteteve, 
objektivave dhe aktiviteteve për arritjen e Mbulimit Universal, në 
përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI 
2015-2020) dhe programin e Qeverisë; me vizionin e Kornizës së 
Politikave Evropiane të OBSH-së për Shëndetin dhe Mirëqenien ”Shëndet 
2020”, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) dhe prioritetet e 
BE-së. &lt;br&gt;&lt;br&gt;&lt;/span&gt;&lt;br&gt;&lt;u&gt;&lt;b&gt;Qëllimi i proçesit të konsultimit publik:&lt;/b&gt;&lt;/u&gt;&lt;b&gt;
&lt;/b&gt;
&lt;br&gt;&lt;br&gt;Rekomandimet dhe komentet nga qytetarët, publiku i gjerë, shoqëria 
civile, universitetet, shoqatat e profesionistëve të shëndetësisë, 
partnerët ndërkombëtarë, do të ishin një kontribut i vyer, për të 
hartuar një dokument strategjik gjithëpërfshirës, që adreson sfidat e 
shëndetësisë shqiptare në rrugën drejt Mbulimit Universal.

&lt;br&gt;&lt;br&gt;Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe rekomandimet Tuaja, brenda 20 ditëve, në adresën: aida.hasmeta@shendetesia.gov.al&lt;br&gt;&lt;br&gt;&lt;span&gt;Faleminderit për bashkëpunimin!&lt;br&gt;&lt;br&gt;&lt;a rel="nofollow" target="_blank" href="http://www.shendetesia.gov.al/al/baza-ligjore/konsultimi-i-strategjise-se-shendetesise-2016-2020/konsultimi-i-strategjise-se-shendetesise-2017-2020"&gt;http://www.shendetesia.gov.al/al/baza-ligjore/konsultimi-i-strategjise-se-shendetesise-2016-2020/konsultimi-i-strategjise-se-shendetesise-2017-2020&lt;/a&gt; &lt;/span&gt;&lt;br&gt;&lt;br&gt;</description><created_date>2/6/2017 11:27:51 AM</created_date><published_date>2/6/2017 11:27:51 AM</published_date><comments /></PublicReport></PublicReports>