<?xml version="1.0" encoding="utf-16"?><PublicReports><PublicReport><title>Projektligji  "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 10 112, Datë 09.04.2009, “Për Administrimin e Bashkëpronësisë në Ndërtesat e Banimit"</title><description>&lt;div&gt;Në kuadër të përmirësimit të legjislacionit në fushën e pasurive të paluajtshme, si dhe marrë shkas nga problematikat e hasura nga qytetarët dhe bashkitë, është iniciuar procesi i përmirësimit të ligjit nr. 10112, datë 09.04.2009, “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit", duke synuar krijimin e lehtësirave gjatë zbatimit në praktikë të tij. Duke synuar eficencën gjatë implementimit të ligjit, pjesë e fokusit të ndryshimeve janë mënyra e organizimit dhe kompetencat e organeve drejtuese, administrimi dhe menaxhimi i shërbimeve, si dhe përfshirja e disa organizmave të banimit të cilat, në momentin e konceptimit dhe draftimit të ligjit, kanë qenë të panjohura dhe të pakrijuara. Këtu përmendim administrimin e komplekseve të banesave individuale ose komplekseve rezidenciale të organizuara në formën e fshatrave të banimit, si dhe përfshirja në objektin e ligjit ndërtesat e banimit që përfshijnë edhe njësi tregtare.&amp;nbsp;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;Një ndryshim që sjell propozimi i këtij projektligji është edhe rregullimi i statusit ligjor që gëzojnë asambletë e bashkëpronarëve, duke bërë në këtë mënyrë që asambleja e bashkëpronarëve të fitojë statusin e personit juridik jofitimprures në momentin e regjistrimit në bashki, duke krijuar fitimin e të drejtave dhe detyrimeve në mënyrë të pavarur në raport me të tretët (administratorin, furnizuesin e shërbimeve, shfrytëzimin / dhënien me qira të mjediseve të përbashkëta, &amp;nbsp;etj., perfshirë për efekte fiskale, si mbajtja e të ardhurave në burim). Ndërkohë që, duke e përcaktuar si subjekt jofitimprurës, asambleja nuk do të tatohet për të ardhurat e veta.&amp;nbsp;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;Projektligji është përgatitur nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban.&amp;nbsp;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;Duke vlerësuar të domosdoshëm kontributin e të gjithë aktorëve, MZHU vë në dispozicion draftin e propozuar për të siguruar në këtë mënyrë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës deri në draftin përfundimtar që do të miratohet.&amp;nbsp;&lt;br&gt;&lt;div&gt;Jeni të mirëpritur me komente dhe sugjerime në sistem ose në adresën e e-mailit:&amp;nbsp;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;konsultime@zhvillimiurban.gov.al&lt;/div&gt;&lt;/div&gt;</description><created_date>4/18/2017 12:19:52 PM</created_date><published_date>4/18/2017 12:19:52 PM</published_date><comments /></PublicReport></PublicReports>