<?xml version="1.0" encoding="utf-16"?><PublicReports><PublicReport><title>Njoftim për konsultim publik për Planin e Veprimit për 5 prioritetet e rekomanduara nga Komisioni për vitin 2017</title><description>&lt;div&gt;Ministria e Integrimit Europian, në kuadër të përgatitjeve për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ka iniciuar hartimin e Planit të Veprimit për adresimin e Rekomandimeve afatshkurtra për 5 prioritetet, të Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2016. Ky Plan vijon punën e nisur nga Udhërrëfyesi për 5 prioritetet e rekomanduara nga Komisioni Evropian, sikurse miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 330, datë 28.05.2014 “Për miratimin e Udhërrëfyesit për 5 prioritetet e rekomanduara nga Komisioni Evropian, 2013”.&lt;/div&gt;&lt;div&gt;&lt;br&gt;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;Pesë prioritetet u përcaktuan nga Komisioni Evropian në Paketën e Zgjerimit të vitit 2013, publikuar në 16 tetor 2013, si më poshtë:&lt;/div&gt;&lt;div&gt;1.	Të vazhdojë të zbatojë reformën në administratën publike duke synuar forcimin e profesionalizmit dhe depolitizimin e administratës publike;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;2.	Të marrë masa të tjera për të forcuar pavarësinë, eficencën dhe llogaridhënien e institucioneve të drejtësisë;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;3.	Të bëjë përpjekje të tjera të vendosura në luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë krijimin e një historiku solid të hetimeve proaktive, ndjekjeve dhe dënimeve penale;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;4.	Të bëjë përpjekje të tjera të vendosura në luftën kundër krimit të organizuar duke përfshirë krijimin e një historiku solid të hetimeve proaktive, ndjekjeve dhe dënimeve penale;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;5.	Të marrë masa efektive për të forcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë politikat për Romët dhe anti-diskriminimin, si dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë.&amp;nbsp;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;&lt;br&gt;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;Në Paketën e Zgjerimit të vitit 2016, publikuar në 9 nëntor 2016, Komisioni Evropian rekomandoi, duke pasur parasysh përparimin e bërë nga Shqipëria në plotësimin e prioriteteve kryesore dhe në përgjithësi në të gjitha fushat, hapjen e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, me kusht përparimin e besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, dhe veçanërisht rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.&amp;nbsp;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;&lt;br&gt;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;Plani i Veprimit synon vazhdimin e qëndrueshëm dhe efektiv të plotësimit të 5 prioriteteve kryesore, sikurse përcaktuar në Paketën e Zgjerimit të Komisionit Evropian në vitin 2013.&amp;nbsp;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;&lt;br&gt;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;Plani i Veprimit do të plotësojë Udhërrëfyesin si një dokument bazë mbi të cilin bazohet veprimtaria e të gjitha ministrive dhe institucioneve të tjera publike të përfshira.&lt;/div&gt;&lt;div&gt;&lt;br&gt;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;Plani i Veprimit përfshin hapat konkretë për çdo prioritet të veçantë dhe përgjegjësinë institucionale për çdo prioritet dhe masë. Plani fokusohet në plotësimin efektiv të rekomandimeve të Komisionit të paraqitura në Raportin e vitit 2016 dhe veçanërisht në arritjen e rezultateve të para të reformës në drejtësi dhe në konsolidimin e masave në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.&lt;/div&gt;&lt;div&gt;&lt;br&gt;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;Plotësimi i Udhërrëfyesit do të sigurojë koordinimin dhe monitorimin e aktiviteteve për zbatimin e tyre në kohë në kuadër të adresimit të 5 prioriteteve kyçe, gjatë vitit 2017.&lt;/div&gt;&lt;div&gt;&lt;br&gt;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;Realizimi i Planit të Veprimit do të jetë një hap i mëtejshëm në forcimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin e përshpejtuar ekonomik dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.&lt;/div&gt;&lt;div&gt;&lt;br&gt;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;Më tej, realizimi i tij do të shërbejë edhe për të bindur Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, d.m.th. Këshillin e Bashkimit Evropian, mbi vendosmërinë dhe seriozitetin e Republikës së Shqipërisë në plotësimin e Kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.&amp;nbsp;&lt;/div&gt;&lt;div&gt;&lt;br&gt;&lt;/div&gt;</description><created_date>4/28/2017 2:10:33 PM</created_date><published_date>4/28/2017 2:10:33 PM</published_date><comments /></PublicReport></PublicReports>