<?xml version="1.0" encoding="utf-16"?><PublicReports><PublicReport><title>Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar</title><description>&lt;p&gt;Projektligji &amp;ldquo;P&amp;euml;r disa shtesa dhe ndryshime n&amp;euml; ligjin nr. 97/2013 &amp;ldquo;P&amp;euml;r mediat audiovizive n&amp;euml; Republik&amp;euml;n e Shqip&amp;euml;ris&amp;euml;&amp;rdquo;, t&amp;euml; ndryshuar, synon transpozimin e Direktiv&amp;euml;s (BE) 2018/1808, q&amp;euml; ndryshon direktiv&amp;euml;n 2010/13/BE t&amp;euml; Parlamentit Evropian dhe K&amp;euml;shillit, dat&amp;euml; 10 mars 2010 &amp;ldquo;P&amp;euml;r koordinimin e disa dispozitave t&amp;euml; parashikuara me ligj, rregullore apo akte administrative n&amp;euml; shtetet an&amp;euml;tare, lidhur me ofrimin e sh&amp;euml;rbimit t&amp;euml; transmetimeve me z&amp;euml; dhe figur&amp;euml;&amp;rdquo; (Direktiva p&amp;euml;r Sh&amp;euml;rbimin Mediatik me Z&amp;euml; dhe Figur&amp;euml;).&amp;nbsp;&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;Ky projektligj, ka p&amp;euml;r q&amp;euml;llim rishikimin e rregullave p&amp;euml;r transmetuesit audioviziv&amp;euml; p&amp;euml;r mbrojtjen e f&amp;euml;mij&amp;euml;ve nga p&amp;euml;rmbajtjet e d&amp;euml;mshme, p&amp;euml;rfshirjen e rregullave p&amp;euml;r sigurimin e aksesit n&amp;euml; informacion t&amp;euml; personave me nevoja t&amp;euml; ve&amp;ccedil;anta, rritjen e transparenc&amp;euml;s s&amp;euml; pron&amp;euml;sis&amp;euml; s&amp;euml; ofruesve t&amp;euml; sh&amp;euml;rbimeve mediatike, &amp;nbsp;p&amp;euml;rforcimin e detyrimeve p&amp;euml;r ofruesit e sh&amp;euml;rbimeve audiovizive me k&amp;euml;rkes&amp;euml; (on demand service). N&amp;euml; t&amp;euml; gjejn&amp;euml; vend, trajtimi i koncepteve t&amp;euml; reja si bashk&amp;euml;rregullimi, vet&amp;euml;rregullimi dhe edukimi mediatik.&amp;nbsp;&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;Po ashtu, p&amp;euml;rmes ndryshimeve propozohet rishikimi i detyrimeve t&amp;euml; mbartjes (must carry rules), n&amp;euml; linj&amp;euml; me Direktiv&amp;euml;n 2018/1972 t&amp;euml; Parlamentit Evropian dhe e K&amp;euml;shillit, e dat&amp;euml;s 11 dhjetor 2018, mbi krijimin e Kodit t&amp;euml; Komunikimit Elektronik Evropian.&amp;nbsp;&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;P&amp;euml;r sa m&amp;euml; sip&amp;euml;r, ftohen grupet e interesit t&amp;euml; d&amp;euml;rgojn&amp;euml; komentet/rekomandimet brenda 20 dit&amp;euml;ve pune nga data e njoftimit p&amp;euml;r procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;&amp;nbsp;&lt;/p&gt;
</description><created_date>9/15/2022 1:28:04 PM</created_date><published_date>9/15/2022 1:28:04 PM</published_date><comments><comment><title>Drejtuar: Ministrisë për Infrastrukturën dhe Energjitikën
Lënda: Komente dhe sugjerime për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 ‘Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”
1. Hyrje
1.1. Paraqitja për konsultim publik e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 ‘Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, në përputhje me ligjin nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, është për t’u përshëndetur dhe vlerësuar si qasja e duhur politike për të mundësuar zhvillimin e politikave të bazuara në nevojat që paraqet realiteti, si dhe të konsultuara me grupet e ndryshme të interesit. Kjo qasje respekton edhe rekomandimin e Raportit për Shqipërinë 2021 të Komisionit Evropian që ndryshimet ligjore në këtë fushë të jenë të konsultuara.1 Shoqëria Civile ka një rol me rëndësi për të luajtur, si në çdo fushë, edhe në atë të medias, e posaçërisht asaj audiovizive, e cila ndikon sa me përmbajtjen e asaj ç’ka transmetohet përmes saj, aq edhe me mënyrën se si kjo media i shfaqet publikut, edhe në çështjet e barazisë gjinore.
1.2. Në median audiovizive pasqyrohet një hendek gjinor për të cilin nevojitet të bëhet punë edhe më e madhe për ta luftuar, si një çështje e dinjitetit njerëzor. Ndërkohë që ligje të ndryshme, përfshirë edhe projektligjin e paraqitur për konsultim publik, adresojnë si çështje të të drejtave themelore të njeriut barazinë dhe mosdiskriminimin, nuk ka mjaftueshëm vëmendje ndaj seksizmit në media. Seksizmi në media është i pranishëm në vendin tonë. Ai sjell dëme të rënda ndaj qenieve njerëzore të targetuara si dhe grupeve shoqërore dhe shoqërisë në tërësi.
1.3. Aktet ndërkombëtare të ratifikuara apo të organizmave ndërkombëtare me rëndësi parësore për vendin tonë, i japin rëndësi parësore barazisë gjinore dhe lufëts kundër seksizmit në media. Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) ka në vëmendje aspekte të thelluara të stereotipeve gjinore dhe seksizmin ndaj grave e vajzave duke adresuar edhe aktet e seksizmit "të përditshëm". Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit) ka të njëjtën qasje. Seksizmi në media është adresuar përmes një rekomandimi të posaçëm nga Këshilli i Evropës, në Rekomandimin CM/Rec(2019)1 i miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, 27 mars 2019, ku theksohet se “[s]eksizmi dhe sjellja seksiste rezultojnë në dëmtime fizike, seksuale, psikologjike ose socio-ekonomike dhe ndikojnë ndryshe në grupime të ndryshme të popullsisë. Gratë dhe vajzat preken në mënyrë
1 Shih Komisioni Evropian, Raporti për Shqipërinë, 2021, fq. 31. Shih në: https://neighbourhood- enlargement.ec.europa.eu/albania-report-2021_en
Tiranë, 03/10/2022
   1/7
joproporcionale nga një sjellje e tillë”.2 Në këtë këndvështrim, pasqyrimi në legjislacionin tonë i kërkesave që burojnë nga këto akte është detyrim.
1.4. Po ashtu, duke konsideruar prioritetin politik të realizimit të integrimit të plotë evropian të vendit, harmonizimi i legjislacionit tonë me atë të BEsë për të luftuar seksizmin në media bëhet po aq detyrim. Rezoluta e 17 prillit 2018 “Për barazinë gjinore në sektorin e medias në BE” (2017/2210(INI))3 kërkon promovimin e barazisë gjinore në mediat publike, ndalimin e diskriminimit me bazë seksi në media, dhe vë në vëmendje se liria e shprehjes së medias dhe ajo editoriale nuk mund të shërbejnë për të inkurajuar ose legjitimuar portretizimet degraduese të grave e vajzave.
1.5. Duhet vënë në vëmendje se sjelljet seksiste janë sa individuale, aq edhe institucionale (për shembull, mjedisi familjar, i punës ose arsimor) dhe strukturore (për shembull, përmes pabarazive gjinore shoqërore, normave sociale dhe sjelljes), dhe se pasojat janë të rënda sa për indvidët aq edhe shoqërinë në tërësi. Prandaj, lufta kundër seksizmit është pjesë e detyrimit pozitiv të shtetit për të garantuar të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave në përputhje me ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.
1.6. Duke konsideruar situatën në vend lidhur me qasjen gjinore në median audiovizive, si edhe detyrimet që burojnë nga akte ndërkombëtare për vendin tonë, në vijim paraqiten disa komente e sugjerime, në vëmendje të të cilave është përforcimi i dimensionit gjinor në ligjin për median audiovizive, me theksin tek seksizmi në media.
2. Komente të përgjithshme:
2.1. Projektligji adreson një sërë çështjesh, ndër të cilat edhe aspekte që lidhen me barazinë dhe mosdiskriminimin, duke i shërbyer kështu një çështje me rëndësi parësore për shoqërinë, atë të qasjes dhe trajtimit me dinjitet të qenies njerëzore. Relacioni i projektligjit parashikon se objektivat që synohet të arrihen nëpërmjet këtij projektligji përfshijnë, ndër të tjera, edhe garantimin e të drejtës së informimit dhe lirisë së shprehjes, mbrojtjen e dinjitetit, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe nxitjen e vetë-rregullimit dhe bashkërregullimit si një plotësim i mekanizmave legjislativë, gjyqësorë dhe administrativë. Ndërkohë që vetë projektligji shpalos objektivin e mbrojtjes së dinjitetit, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, vëmendja vërehet se është tek fëmijët si një kategori që mund të dëmtohet në zhvillimin fizik, mendor apo moral nga përmbajtjet e programeve audiovizive. Sugjerojmë që projektligji të mbajë në konsideratë edhe grupe të tjera sociale, si ato që preken nga seksizmi në media, dhe kjo të pasqyrohet edhe në relacionin e projektligjit.
2.2. Projektligji në thelb synon një nivel të lartë të ndërgjegjësimit ndaj aspekteve të barazisë dhe mosdiskriminimit. Në shërbim të këtij synimi thelbësor do ish me vend një qasje më e thelluar në projektligj ndaj dimensionit gjinor të barazisë dhe mosdiskriminimit, duke përfshirë aspekte të barazisë gjinore e konkretisht seksizmin në media. Autoriteti i Medias Audiovizive ka ndërmarrë veprime konkrete për të përfshirë barazinë dhe mosdiskriminimin gjinor për herë të
2 Shih në: https://rm.coe.int/cm-rec-2019-1e-sexism/1680a217ca
3 Shih në: https://oeil.secure.europarl.europa.eu/oeil/popups/ficheprocedure.do?langëen&amp;referenceë2017/2210(INI)
    2/7

parë në Kodin e Transmetimit për Median Audiovizive në Shqipëri duke hedhur për konsultim publik ndryshimet në këtë Kod Transmetimi. Sipas propozimeve operatorët e transmetimit jo vetëm kërkohet të garantojnë respektimin e dinjitetit njerëzor dhe ndalojnë çdo diskriminim në bazë të gjinisë dhe dhunën me bazë gjinore në çdo formë të shprehjes së saj, por edhe të garantojnë përfaqësim gjinor në media, si dhe marrje masash në rast mosrespektimi të tyre.4 Kjo qasje është e lavdërueshme dhe ne si shoqëri civile jemi plotësisht në mbështetje të saj. Gjithsesi, në respektim të hierarkisë normative, vlerësojmë se është e nevojshme që qëndrime të tilla të shprehen në radhë të parë në ligj. Në këtë mënyrë edhe ndryshimet në Kodin e Transmetimit do të kishin një bazë më të konsoliduar ligjore.
2.3. Një qasje më e thelluar ndaj aspekteve gjinore do ishte në vijim të politikës të pasqyruar në vijimësi në vend, qoftë përmes kuadrit ligjor të hartuar e miratuar nga qeveria dhe Kuvendi, ashtu edhe përmes sjelljes dhe vendimmarrjeve administrative të institucioneve që adresojnë organizimin dhe funksionimin e medias audiovizive. Ndërsa Kushtetuta e vendit, në nenin 18 të saj, parashikon barazinë para ligjit duke theksuar ndalimin e diskriminimit për çdo shkak, përfshirë edhe atë gjinor apo tjetër, ligji nr. 10221, datë 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, i ndryshuar, në nenin 1 të tij thekson zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit në lidhje me gjininë, identitetin gjinor, orientimin seksual, karakteristikat e seksit, përkatësinë në një grup të veçantë, ose çdo shkak tjetër. Pasqyrimi në ligjin për median audiovizive i kësaj game të zgjeruar të mosdikriminimit do të thoshte harmonizim i legjislacionit vendas.
2.4. Qasja më e thelluar gjinore në ligjin për median audiovizive do të thotë një nivel më i lartë mbrojtje i aspekteve gjinore në legjislacionin vendas dhe pasqyrim më i harmonizuar me rekomandimin e Këshillit të Evropës për Rekomandimin CM/Rec(2019)1 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, “Për parandalimin dhe luftën ndaj seksizmit”5 si dhe Rezolutën e Parlamentit Evropian, datë 17 prillit 2018 “Për barazinë gjinore në sektorin e medias në BE”. Kjo do të thotë përafrim më i lartë në fushën e të drejtave të njeriut të adresuar nga Kapitulli 23 i acquis së BEsë, në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të ratifikuar nga vendi ynë dhe BEja.
2.5. Së fundi, do ish me vlerë një rishikim në këndvështrimin e teknikës legjislative me qëllim që terma si ‘e efektshme’ apo ‘efektive’ të kenë qartësi të kuptimit të përdorimit të tyre në projektligj. Nëse përcaktimi i tyre mbetet i vagët në kontekstin e ligjit ato shndërrohen në të pamatshme. Po ashtu, sugjerojmë që togfajlëshi ‘do të’ të zëvendësohet me një mënyrë dëftore të formulimit të fjalisë, me përjashtim të rasteve kur është e domosdoshme, me qëllim vendosjen e rregullimit ligjor në një kontekst të aktualizuar dhe jo të së ardhmes.
3. Komente dhe sugjerime për dispozita të veçanta:
Sugjerohet që në projektligj të përfshihen aspekte të barazisë gjinore dhe luftës kundër seksizmit në median audiovizive, si vijon:
4 http://ama.gov.al/barazia-gjinore-per-here-te-pare-ne-kodin-e-transmetimit/ 5 Shih në: https://rm.coe.int/cm-rec-2019-1e-sexism/1680a217ca
   3/7

3.1. Me qëllim qartësimin e kuptimit të seksizmit në media, sugjerohet që në tërësinë e përkufizmeve të nenit 2 të ligjit të përfshihet edhe përkufizmi i seksizmit në media, si vijon:
Në nenin 2 shtohet pika 36/1, si vijon:
- 36/1. “Seksizëm” është çdo akt, veprim, gjest, përfaqësim vizual, fjalë të shkruara ose të thëna në median audiovizive, praktika ose sjellje të bazuara në idenë se një person ose grup personash është inferior për shkak të gjinisë, që ndodh në sferën publike ose private, online ose offline, me efekt dhe qëllim dhunimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat dhe liritë themelore të një personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi, që rezulton në dëm ose vuajtje fizike, seksuale, psikologjike ose socio- ekonomike ndaj një personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi ose që krijon apo ushqen krijimin e një mjedisi që ngjall frikë, armiqësor, degradues, fyes ose poshtërues, ose ushqen apo synon ruajtjen dhe përforcimin e stereotipeve gjinore.
3.2. Në nenin 4 të shtohet një germë që parashikon parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit gjinor në median audio- vizive, si vijon:
• Në Nenin 4 “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, pika 2 shtohet shkronja (dh), si vijon:
- dh) parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit gjinor, ndalimit të seksizmit në media, dhe përfaqësimit gjinor në median audio-vizive, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3.3. Në nenin 9 “Zgjedhja e anëtarëve/anëtarëve AMA-s” rekomandohet të shtohet një fjali në fund të pikës 1 me qëllim garantimin e barazisë gjinore në median audiovizive, si vijon:
• Në Nenin 9 “Zgjedhja e anëtarëve/anëtareve AMA-s”, në fund të pikës 1, shtohet fjalia si vijon:
- . Kuvendi, në zgjedhjen e anëtarëve/anëtareve të AMA-s respekton parimin e barazisë gjinore për përfaqësim të drejtë gjinor, duke garantuar që të paktën 30% e tyre t’i përkasë një gjinie.
3.4. Në nenin 20, “Këshilli i Ankesave”, me qëllim garantimin e barazisë gjinore në median audiovizive, rekomandohet të shtohet fjalia si vijon:
• Në fund të nenit 20, “Këshilli i Ankesave”, shtohet fjalia si vijon:
a. Këshilli i Ankesave garanton respektimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat dhe liritë
themelore të një personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi, duke garantuar ruajtjen e imazhit nga qasjet seksiste në programet audiovizive.
3.5. Neni 30/1 i propozuar të përfshihet në projektligj të ruhet, por sugjerohet të riformulohet si vijon:
4/7

1. AMA përgatit dhe rishikon Kodet e Sjelljes që përcaktojnë standardet dhe praktikat që duhet të respektohen nga ofruesit e shërbimeve mediatike që ofrojnë shërbime mediatike audio dhe audiovizive. Kodet e Sjelljes hartohen në mënyrë që të:
a. kenë përmbajtje gjerësisht të pranueshme nga palët e interesit;
b. përcaktojnë në mënyrë të qartë dhe të padyshimtë objektivat e tyre;
c. garantojnë respektimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat dhe liritë themelore të një
personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi;
ç. parashikojnë një monitorim dhe vlerësim të rregullt, transparent e të pavarur të
arritjes së objektivave të synuara; si dhe
d. sigurojnë një zbatim efektiv, përfshirë sanksione të efektshme dhe proporcionale.
2. Ofruesit e shërbimeve audiovizive hartojnë dhe zbatojnë Kode Sjelljeje si marrëveshje të lira mes tyre, për të zbatuar kërkesa etike dhe profesionale në ushtrimin e detyrës dhe detyrimet ligjore të parashikuara në këtë ligj, në favor të rritjes së cilësisë dhe shumëllojshmërisë së programeve audiovizive. Kodet e Sjelljes publikohen dhe në faqet elektronike të ofruesve të shërbimeve mediatike audiovizive.
3.6. Pika 4 e nenit 32, sugjerohet të riformulohet si vijon:
4. Ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive nuk transmetojnë programe me përmbajtje që: 1. a) nxisin dhunë ose urrejtje kundrejt një grupi personash ose një anëtari të një grupi mbi baza të tilla si gjinia, identiteti gjinor, orientimi seksual, karakteristikat e seksit, raca, ngjyra, origjina etnike ose shoqërore, tiparet gjenetike, gjuha, feja, besimi, opinioni politik, kombësia, anëtarësimi i një pakice kombëtare, prona, lindja, paaftësia, mosha ose
orientimi seksual. gjininë, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër.
Varianti 2
1. Ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive transmetojnë programe në zbatim dhe respektim të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit në lidhje me racën, etninë, ngjyrën, gjuhën, shtetësinë, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, gjininë, identitetin gjinor, orientimin seksual, karakteristikat e seksit, jetesën me HIV/AIDS, shtatzëninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicionet gjenetike, pamjen e jashtme, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër. Ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive nuk transmetojnë programe që nxisin dhunë ose urrejtje kundrejt një grupi personash ose një anëtari të një grupi në shkelje të parimit të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit.
3.7. Në nenin 33 “Detyrimet e OSHMA-ve” rekomandohet përfshirja e detyrimeve si vijon:
Shtohet germa gj) dhe h) si vijon:
- gj) marrin masa proporcionale me qëllim mos transmetimin e programeve audio dhe
audiovizive që pasqyrojnë sjellje seksiste, objektifikuese, stereotipizuese, degraduese ose fyese duke reaguar menjëherë me qëllim dënimin e hapur dhe publik të këtyre sjelljeve dhe duke u distancuar nga këto sjellje në rastet e transmetimeve të drejtpërdrejta si dhe duke mbyllur
5/7

programin, kur kjo është e mundur, ose duke mos transmetuar programet në rastet kur janë
jo të drejtpërdrejta.
- h) ndalojnë reklamat apo fushatat mediatike, përfshirë edhe ato zgjedhore, që pasqyrojnë
sjellje seksiste, objektifikuese, stereotipizuese, degraduese ose fyese.
3.8. Në nenin 42 “Komunikimet me natyrë tregtare” rekomandohet të shtohet në fund të pikës 6 togfjalëshi si vijon:
- Komunikimet me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive për produkte të cilat pasqyrojnë materiale seksiste, objektifikuese dhe stereotipizuese janë të ndaluara.
3.9. Në nenin 46 “Kodi i transmetimit” rekomandohet pasqyrimi i detyrimeve si vijon:
- dh/1) programet audio dhe audiovizive që pasqyrojnë sjellje seksiste, objektifikuese, stereotipizuese, degraduese ose fyese të kenë reagimin e menjëhershëm me qëllim dënimin e hapur dhe publik të këtyre sjelljeve dhe distancimin e OSHME-ve nga sjellje të tilla në rastet e transmetimeve të drejtpërdrejta, si dhe mos transmetimin e tyre në rastet e programeve jo të drejtpërdrejta.
- ë/1) reklamat apo fushatat mediatike, përfshirë edhe ato zgjedhore, të mos pasqyrojnë sjellje seksiste, objektifikuese, stereotipizuese, degraduese ose fyese.
3.10. Në nenin 94 “Zgjedhja e anëtarëve/anëtarëve AMA-s” rekomandohet që në pikën 1 shtohet një fjali që garanton barazinë gjinore në median audio-vizive, si vijon:
• Në nenin 94 “Zgjedhja e Anëtarëve të KDRTSH”, në fund të pikës 1 shtohet fjalia si vijon: - . . . . , në respektim të parimit të barazisë gjinore.
• Në nenin 94 “Zgjedhja e Anëtarëve të KDRTSH”, në fund të pikës 3 shtohet fjalia si vijon:
- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në zgjedhjen e anëtarëve respekton paraimin e barazisë gjinore për përfaqësim të drejtë gjinor, duke garantuar
që të paktën 30% e anëtarëve t’i përkasë një gjinie.
3.11. Në nenin 133 rekomandohet të shtohen sanksionet si vijon:
• Shtohet pika 8/1, me përmbajtje si vijon:
- Me gjobë për rastet kur nuk respektohet detyrimi për reagim të menjëhershëm nga ana e OSHME-ve sipas germës gj) neni 33 të këtij ligji si dhe detyrimin për vendosje të reagimit në media në fashat orare me të ndjekura.
• Në pikën 9 të nenit 133 shtohet germa c), si vijon:
- AMA vendos pezullimin e përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit në rast se
subjekti: a) shkel detyrimin e mostransmetimit të programeve sipas germës gj) dhe h) të nenit 33 të këtij ligji.
6/7

Edhe një herë duam të ndajmë vlerësimin tonë të lartë për punën tuaj me rastin e ndryshimeve ligjore në Ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.
Duke besuar në angazhimin tuaj për veprime që synojnë krijimin e një shoqërie më të barabartë dhe të drejtë dhe që respekton dinjitetin njerëzor, shpresojmë që sugjerimet tona të merren në konsideratë. Ne mbetemi të angazhuar edhe për komunikime të drejtpërdrejta me ju për sa kemi sugjeruar më lart.
Sinqerisht,
AWA
Përfaqësuar nga Sabina Kodra</title><comment_date>10/5/2022 10:12:19 AM</comment_date><name_surname>ALBANIAN WOMAN IN AUDIOVISUAL </name_surname><votes>0</votes></comment><comment><title>1.1.	Paraqitja për konsultim publik e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 ‘Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, në përputhje me ligjin nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, është për t’u përshëndetur dhe vlerësuar si qasja e duhur politike për të mundësuar zhvillimin e politikave të bazuara në nevojat që paraqet realiteti, si dhe të konsultuara me grupet e ndryshme të interesit. Kjo qasje respekton edhe rekomandimin e Raportit për Shqipërinë 2021 të Komisionit Evropian që ndryshimet ligjore në këtë fushë të jenë të konsultuara.  Shoqëria Civile ka një rol me rëndësi për të luajtur, si në çdo fushë, edhe në atë të medias, e posaçërisht asaj audiovizive, e cila ndikon sa me përmbajtjen e asaj ç’ka transmetohet përmes saj, aq edhe me mënyrën se si kjo media i shfaqet publikut, edhe në çështjet e barazisë gjinore. 
1.2.	Në median audiovizive pasqyrohet një hendek gjinor për të cilin nevojitet të bëhet punë edhe më e madhe për ta luftuar, si një çështje e dinjitetit njerëzor. Ndërkohë që ligje të ndryshme, përfshirë edhe projektligjin e paraqitur për konsultim publik, adresojnë si çështje të të drejtave themelore të njeriut barazinë dhe mosdiskriminimin, nuk ka mjaftueshëm vëmendje ndaj seksizmit në media. Seksizmi në media është i pranishëm në vendin tonë. Ai sjell dëme të rënda ndaj qenieve njerëzore të targetuara si dhe grupeve shoqërore dhe shoqërisë në tërësi. 
1.3.	Aktet ndërkombëtare të ratifikuara apo të organizmave ndërkombëtare me rëndësi parësore për vendin tonë, i japin rëndësi parësore barazisë gjinore dhe lufëts kundër seksizmit në media. Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) ka në vëmendje aspekte të thelluara të stereotipeve gjinore dhe seksizmin ndaj grave e vajzave duke adresuar edhe aktet e seksizmit "të përditshëm". Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit) ka të njëjtën qasje. Seksizmi në media është adresuar përmes një rekomandimi të posaçëm nga Këshilli i Evropës, në Rekomandimin CM/Rec(2019)1 i miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, 27 mars 2019, ku theksohet se “[s]eksizmi dhe sjellja seksiste rezultojnë në dëmtime fizike, seksuale, psikologjike ose socio-ekonomike dhe ndikojnë ndryshe në grupime të ndryshme të popullsisë. Gratë dhe vajzat preken në mënyrë joproporcionale nga një sjellje e tillë”.  Në këtë këndvështrim, pasqyrimi në legjislacionin tonë i kërkesave që burojnë nga këto akte është detyrim.
1.4.	Po ashtu, duke konsideruar prioritetin politik të realizimit të integrimit të plotë evropian të vendit, harmonizimi i legjislacionit tonë me atë të BEsë për të luftuar seksizmin në media bëhet po aq detyrim. Rezoluta  e 17 prillit 2018 “Për barazinë gjinore në sektorin e medias në BE” (2017/2210(INI))  kërkon promovimin e barazisë gjinore në mediat publike, ndalimin e diskriminimit me bazë seksi në media, dhe vë në vëmendje se liria e shprehjes së medias dhe ajo editoriale nuk mund të shërbejnë për të inkurajuar ose legjitimuar portretizimet degraduese të grave e vajzave. 
1.5.	Duhet vënë në vëmendje se sjelljet seksiste janë sa individuale, aq edhe institucionale (për shembull, mjedisi familjar, i punës ose arsimor) dhe strukturore (për shembull, përmes pabarazive gjinore shoqërore, normave sociale dhe sjelljes), dhe se pasojat janë të rënda sa për indvidët aq edhe shoqërinë në tërësi. Prandaj, lufta kundër seksizmit është pjesë e detyrimit pozitiv të shtetit për të garantuar të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave në përputhje me ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.
1.6.	Duke konsideruar situatën në vend lidhur me qasjen gjinore në median audiovizive, si edhe detyrimet që burojnë nga akte ndërkombëtare për vendin tonë, në vijim paraqiten disa komente e sugjerime, në vëmendje të të cilave është përforcimi i dimensionit gjinor në ligjin për median audiovizive, me theksin tek seksizmi në media.

2.1.	Projektligji adreson një sërë çështjesh, ndër të cilat edhe aspekte që lidhen me barazinë dhe mosdiskriminimin, duke i shërbyer kështu një çështje me rëndësi parësore për shoqërinë, atë të qasjes dhe trajtimit me dinjitet të qenies njerëzore. Relacioni i projektligjit parashikon se objektivat që synohet të arrihen nëpërmjet këtij projektligji përfshijnë, ndër të tjera, edhe garantimin e të drejtës së informimit dhe lirisë së shprehjes, mbrojtjen e dinjitetit, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe nxitjen e vetë-rregullimit dhe bashkërregullimit si një plotësim i mekanizmave legjislativë, gjyqësorë dhe administrativë. Ndërkohë që vetë projektligji shpalos objektivin e mbrojtjes së dinjitetit, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, vëmendja vërehet se është tek fëmijët si një kategori që mund të dëmtohet në zhvillimin fizik, mendor apo moral nga përmbajtjet e programeve audiovizive. Sugjerojmë që projektligji të mbajë në konsideratë edhe grupe të tjera sociale, si ato që preken nga seksizmi në media, dhe kjo të pasqyrohet edhe në relacionin e projektligjit.
2.2.	Vetë projektligji vendos në vëmendje parësore  fëmijët. Ky grupim përfshin sa djem aq edhe vajza, dhe mënyra e sterotipizuar e roleve gjinore në media ndikon negativisht tek ato; kryesisht tek vajzat fëmijë. Fëmijët mund t’i përthyejnë ndryshe mesazhet nga portretizime apo përfaqësime seksiste në median audiovizive. Pikërisht për t’i shërbyer vetë qëllimit të shpalosur nga projektligji lidhur me mbrojtjen e fëmijëve, është e nevojshme të përfshihen në projektligji rregullime për seksizmin në media. 
2.3.	Projektligji në thelb synon një nivel të lartë të ndërgjegjësimit ndaj aspekteve të barazisë dhe mosdiskriminimit. Në shërbim të këtij synimi thelbësor do ish me vend një qasje më e thelluar në projektligj ndaj dimensionit gjinor të barazisë dhe mosdiskriminimit, duke përfshirë aspekte të barazisë gjinore e konkretisht seksizmin në media. Autoriteti i Medias Audiovizive ka ndërmarrë veprime konkrete për të përfshirë barazinë dhe mosdiskriminimin gjinor për herë të parë në Kodin e Transmetimit për Median Audiovizive në Shqipëri duke hedhur për konsultim publik ndryshimet në këtë Kod Transmetimi. Sipas propozimeve operatorët e transmetimit jo vetëm kërkohet të garantojnë respektimin e dinjitetit njerëzor dhe ndalojnë çdo diskriminim në bazë të gjinisë dhe dhunën me bazë gjinore në çdo formë të shprehjes së saj, por edhe të garantojnë përfaqësim gjinor në media, si dhe marrje masash në rast mosrespektimi të tyre.  Kjo qasje është e lavdërueshme dhe ne si shoqëri civile jemi plotësisht në mbështetje të saj. Gjithsesi, në respektim të hierarkisë normative, vlerësojmë se është e nevojshme që qëndrime të tilla të shprehen në radhë të parë në ligj. Në këtë mënyrë edhe ndryshimet në Kodin e Transmetimit do të kishin një bazë më të konsoliduar ligjore. 
2.4.	Një qasje më e thelluar ndaj aspekteve gjinore do ishte në vijim të politikës të pasqyruar në vijimësi në vend, qoftë përmes kuadrit ligjor të hartuar e miratuar nga qeveria dhe Kuvendi, ashtu edhe përmes sjelljes dhe vendimmarrjeve administrative të institucioneve që adresojnë organizimin dhe funksionimin e medias audiovizive. Ndërsa Kushtetuta e vendit, në nenin 18 të saj, parashikon barazinë para ligjit duke theksuar ndalimin e diskriminimit për çdo shkak, përfshirë edhe atë gjinor apo tjetër, ligji nr. 10221, datë 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, i ndryshuar, në nenin 1 të tij thekson zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit në lidhje me gjininë, identitetin gjinor, orientimin seksual, karakteristikat e seksit, përkatësinë në një grup të veçantë, ose çdo shkak tjetër. Pasqyrimi në ligjin për median audiovizive i kësaj game të zgjeruar të mosdikriminimit do të thoshte harmonizim i legjislacionit vendas. 
2.5.	Qasja më e thelluar gjinore në ligjin për median audiovizive do të thotë një nivel më i lartë mbrojtje i aspekteve gjinore në legjislacionin vendas dhe pasqyrim më i harmonizuar me rekomandimin e Këshillit të Evropës për Rekomandimin CM/Rec(2019)1 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, “Për parandalimin dhe luftën ndaj seksizmit”  si dhe Rezolutën e Parlamentit Evropian, datë 17 prillit 2018 “Për barazinë gjinore në sektorin e medias në BE”.  Kjo do të thotë përafrim më i lartë në fushën e të drejtave të njeriut të adresuar nga Kapitulli 23 i acquis së BEsë, në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të ratifikuar nga vendi ynë dhe BEja. 
2.6.	Së fundi, do ish me vlerë një rishikim në këndvështrimin e teknikës legjislative me qëllim që  terma si ‘e efektshme’ apo ‘efektive’ të kenë qartësi të kuptimit të përdorimit të tyre në projektligj. Nëse përcaktimi i tyre mbetet i vagët në kontekstin e ligjit ato shndërrohen në të pamatshme. Po ashtu, sugjerojmë që togfajlëshi ‘do të’ të zëvendësohet me një mënyrë dëftore të formulimit të fjalisë, me përjashtim të rasteve kur është e domosdoshme, me qëllim vendosjen e rregullimit ligjor në një kontekst të aktualizuar dhe jo të së ardhmes.
Sugjerohet që në projektligj të përfshihen aspekte të barazisë gjinore dhe luftës kundër seksizmit në median audiovizive, si vijon:

3.1. Me qëllim qartësimin e kuptimit të seksizmit në media, sugjerohet që në tërësinë e përkufizmeve të nenit 2 të ligjit të përfshihet edhe përkufizmi i seksizmit në media, si vijon: 

Në nenin 2 shtohet pika 36/1, si vijon:

-	36/1. “Seksizëm” është çdo akt, veprim, gjest, përfaqësim vizual, fjalë të shkruara ose të thëna në median audiovizive, praktika ose sjellje të bazuara në idenë se një person ose grup personash është inferior për shkak të gjinisë, që ndodh në sferën publike ose private, online ose offline, me efekt dhe qëllim dhunimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat dhe liritë themelore të një personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi, që rezulton në dëm ose vuajtje fizike, seksuale, psikologjike ose socio-ekonomike ndaj një personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi ose që krijon apo ushqen krijimin e një mjedisi që ngjall frikë, armiqësor, degradues, fyes ose poshtërues, ose ushqen apo synon ruajtjen dhe përforcimin e stereotipeve gjinore.

3.2. Në nenin 4 të shtohet një germë që parashikon parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit gjinor në median audio-vizive, si vijon:

•	Në Nenin 4 “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, pika 2 shtohet shkronja (dh), si vijon:
-	dh) parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit gjinor, ndalimit të seksizmit në media, dhe përfaqësimit gjinor në median audio-vizive, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3.3.  Në nenin 9 “Zgjedhja e anëtarëve/anëtarëve AMA-s” rekomandohet të shtohet një fjali në fund të pikës 1 me qëllim garantimin e barazisë gjinore në median audiovizive, si vijon:

•	Në Nenin 9 “Zgjedhja e anëtarëve/anëtareve AMA-s”, në fund të pikës 1, shtohet fjalia si vijon: 
-	. Kuvendi, në zgjedhjen e anëtarëve/anëtareve të AMA-s respekton parimin e barazisë gjinore për përfaqësim të drejtë gjinor, duke garantuar që të paktën 30% e tyre t’i përkasë një gjinie.

3.4. Në nenin 20, “Këshilli i Ankesave”, me qëllim garantimin e barazisë gjinore në median audiovizive, rekomandohet të shtohet fjalia si vijon:

•	Në fund të nenit 20, “Këshilli i Ankesave”, shtohet fjalia si vijon: 
a.	Këshilli i Ankesave garanton respektimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat dhe liritë themelore të një personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi, duke garantuar ruajtjen e imazhit nga qasjet seksiste në programet audiovizive.

3.5. Neni 30/1 i propozuar të përfshihet në projektligj të ruhet, por sugjerohet të riformulohet si vijon:

1. AMA përgatit dhe rishikon Kodet e Sjelljes që përcaktojnë standardet dhe praktikat që duhet të respektohen nga ofruesit e shërbimeve mediatike që ofrojnë shërbime mediatike audio dhe audiovizive.  Kodet e Sjelljes hartohen në mënyrë që të: 
a. kenë përmbajtje gjerësisht të pranueshme nga palët e interesit; 
b.  përcaktojnë në mënyrë të qartë dhe të padyshimtë objektivat e tyre; 
c.	garantojnë respektimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat dhe liritë themelore të një personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi; 
ç. 	parashikojnë një monitorim dhe vlerësim të rregullt, transparent e të pavarur të arritjes së objektivave të synuara; si dhe 
d.	sigurojnë një zbatim efektiv, përfshirë sanksione të efektshme dhe proporcionale. 

2. Ofruesit e shërbimeve audiovizive hartojnë dhe zbatojnë Kode Sjelljeje si marrëveshje të lira mes tyre, për të zbatuar kërkesa etike dhe profesionale në ushtrimin e detyrës dhe detyrimet ligjore të parashikuara në këtë ligj, në favor të rritjes së cilësisë dhe shumëllojshmërisë së programeve audiovizive. Kodet e Sjelljes publikohen dhe në faqet elektronike të ofruesve të shërbimeve mediatike audiovizive.

3.6. Pika 4 e nenit 32, sugjerohet të riformulohet si vijon: 

4. Ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive nuk transmetojnë programe me përmbajtje që: 
1.	a)  nxisin dhunë ose urrejtje kundrejt një grupi personash ose një anëtari të një grupi mbi baza të tilla si gjinia, identiteti gjinor, orientimi seksual, karakteristikat e seksit, raca, ngjyra, origjina etnike ose shoqërore, tiparet gjenetike, gjuha, feja, besimi, opinioni politik, kombësia, anëtarësimi i një pakice kombëtare, prona, lindja, paaftësia, mosha ose orientimi seksual.  gjininë, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër. 

Varianti 2
1.	Ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive transmetojnë programe në zbatim dhe respektim të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit në lidhje me racën, etninë, ngjyrën, gjuhën, shtetësinë, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, gjininë, identitetin gjinor, orientimin seksual, karakteristikat e seksit, jetesën me HIV/AIDS, shtatzëninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicionet gjenetike, pamjen e jashtme, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër. Ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive nuk transmetojnë programe që nxisin dhunë ose urrejtje kundrejt një grupi personash ose një anëtari të një grupi në shkelje të parimit të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit.

3.7. Në nenin 33 “Detyrimet e OSHMA-ve” rekomandohet përfshirja e detyrimeve si vijon:

Shtohet germa gj) dhe h) si vijon:
-	gj) marrin masa proporcionale me qëllim mos transmetimin e programeve audio dhe audiovizive që pasqyrojnë sjellje seksiste, objektifikuese, stereotipizuese, degraduese ose fyese duke reaguar menjëherë me qëllim dënimin e hapur dhe publik të këtyre sjelljeve dhe duke u distancuar nga këto sjellje në rastet e transmetimeve të drejtpërdrejta si dhe duke mbyllur programin, kur kjo është e mundur, ose duke mos transmetuar programet në rastet kur janë jo të drejtpërdrejta.
-	h) ndalojnë reklamat apo fushatat mediatike, përfshirë edhe ato zgjedhore, që pasqyrojnë sjellje seksiste, objektifikuese, stereotipizuese, degraduese ose fyese.


3.8. Në nenin 42 “Komunikimet me natyrë tregtare” rekomandohet të shtohet në fund të pikës 6 togfjalëshi si vijon:

- Komunikimet me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive për produkte të cilat pasqyrojnë materiale seksiste, objektifikuese dhe stereotipizuese janë të ndaluara.

3.9.  Në nenin 46 “Kodi i transmetimit” rekomandohet pasqyrimi i detyrimeve si vijon:

-	dh/1) programet audio dhe audiovizive që pasqyrojnë sjellje seksiste, objektifikuese, stereotipizuese, degraduese ose fyese të kenë reagimin e menjëhershëm me qëllim dënimin e hapur dhe publik të këtyre sjelljeve dhe distancimin e OSHME-ve nga sjellje të tilla në rastet e transmetimeve të drejtpërdrejta, si dhe mos transmetimin e tyre në rastet e programeve jo të drejtpërdrejta.
-	ë/1) reklamat apo fushatat mediatike, përfshirë edhe ato zgjedhore, të mos pasqyrojnë sjellje seksiste, objektifikuese, stereotipizuese, degraduese ose fyese.


3.10. Në nenin 94 “Zgjedhja e anëtarëve/anëtarëve AMA-s” rekomandohet që në pikën 1 shtohet një fjali që garanton barazinë gjinore në median audio-vizive, si vijon:

•	Në nenin 94 “Zgjedhja e Anëtarëve të KDRTSH”, në fund të pikës 1 shtohet fjalia si vijon: 
-	. . . . , në respektim të parimit të barazisë gjinore.

•	Në nenin 94 “Zgjedhja e Anëtarëve të KDRTSH”, në fund të pikës 3 shtohet fjalia si vijon:  
-	Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në zgjedhjen e anëtarëve respekton paraimin e barazisë gjinore për përfaqësim të drejtë gjinor, duke garantuar që të paktën 30% e anëtarëve t’i përkasë një gjinie.

3.11.  Në nenin 133 rekomandohet të shtohen sanksionet si vijon:

•	Shtohet pika 8/1, me përmbajtje si vijon: 

-	Me gjobë nga 40 000 deri në 400 000 lekë për rastet kur nuk respektohet detyrimi për reagim të menjëhershëm nga ana e OSHME-ve sipas germës gj) neni 33 të këtij ligji si dhe detyrimin për vendosje të reagimit në media në fashat orare me të ndjekura.

•	Në pikën 9 të nenit 133 shtohet germa c), si vijon:
-	AMA vendos pezullimin e përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit në rast se subjekti: a) shkel detyrimin e mostransmetimit të programeve sipas germës gj) dhe h) të nenit 33 të këtij ligji.

Faleminderit  
Rrjeti i Fuqizimit te Gruas ne Shqiperi
</title><comment_date>10/11/2022 9:23:59 AM</comment_date><name_surname>RRJETI FUQIZIMIT GRUAS NE SHQIPERI </name_surname><votes>0</votes></comment></comments></PublicReport></PublicReports>