<?xml version="1.0" encoding="utf-16"?><PublicReports><PublicReport><title>Projektligj "Pë statusin e dëshmorit të atdheut"</title><description>

P R O J E K T L I G J

&amp;nbsp;

Nr. ______/ 2018

&amp;nbsp;

&amp;nbsp;

PËR

STATUSIN E DËSHMORIT TË ATDHEUT

&amp;nbsp;

&amp;nbsp;

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të
Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, 

&amp;nbsp;

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

&amp;nbsp;

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

&amp;nbsp;
&lt;span&gt;
&lt;b&gt;Neni 1&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Objekti

&amp;nbsp;

Objekti i këtij
ligji është përcaktimi i kritereve dhe procedurës për shpalljen ose njohjen e
statusit “Dëshmor i Atdheut”, si dhe të drejtat dhe përfitimet që rrjedhin nga
statusi “Dëshmor i Atdheut”.

&amp;nbsp;
&lt;span&gt;
&lt;b&gt;Neni 2&lt;/b&gt;&lt;/span&gt;

Qëllimi

&amp;nbsp;
&lt;span&gt;
Qëllimi i ligjit
është shpallja ose njohja e statusit “Dëshmor i Atdheut” personave të cilët me
akte të rralla patriotizmi, vetëmohimi dhe heroizmi të jashtëzakonshëm,
kontribuan në luftën për liri, pavarësi dhe çlirim kombëtar të Shqipërisë, deri
në dhënien e jetës, si dhe të personave që kanë dhënë dhe japin jetën për
mbrojtjen e integritetit territorial, interesave kombëtare shqiptare dhe në
luftën kundër terrorizmit, krimit ndaj jetës së individit, mbrojtjes së pronës
publike, si dhe në raste fatkeqësish natyrore në ndihmë të popullsisë. 

&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;
&lt;b&gt;Neni 3&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Subjektet

&amp;nbsp;
&lt;span&gt;
&lt;span&gt;&lt;span&gt;Subjekte të këtij
ligji janë,&lt;b&gt; &lt;/b&gt;&lt;/span&gt;të ndjerët Dëshmorë të
Atdheut, familjarët e tyre&lt;b&gt;&lt;i&gt;, &lt;/i&gt;&lt;/b&gt;si dhe organet e pushtetit qendror
dhe organet e njësive të vetëqeverisjes vendore, që ngarkohen për ndjekjen dhe
zbatimin e detyrimeve, që rrjedhin nga ky ligj. &lt;/span&gt;

&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;
&lt;b&gt;Neni 4&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Përkufizime

&amp;nbsp;

Në
këtë ligj termat e mëposhtme kanë këto kuptime:

&amp;nbsp;

&lt;ol&gt;&lt;li&gt;&lt;span&gt;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&lt;b&gt;“Person”&lt;/b&gt; kuptohet personi fizik me
shtetësi shqiptare, shtetësi të huaj ose pa shtetësi, si dhe personi fizik që
ka jetuar dhe ka vepruar para datës së krijimit të shtetit shqiptar (28 nëntor
1912).&lt;/span&gt;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;&lt;span&gt;&lt;b&gt;“Shpallje”&lt;/b&gt; është vendimi i
Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i Atdheut”, i cili i jep të ndjerit
statusin e “Dëshmorit të Atdheut”.&lt;/span&gt;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;&lt;span&gt;&lt;b&gt;“Njohje”&lt;/b&gt; është vendimi i
Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i Atdheut”, i cili konfirmon të gjithë
dekretet dhe vendimet për shpalljen “Dëshmor”, të dhëna nga organet shtetërore,
para hyrjes në fuqi të këtij ligji.&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp; &lt;/span&gt;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;&lt;span&gt;&lt;b&gt;“Familje e Dëshmorit të Atdheut”&lt;/b&gt; është ajo familje, që i ka dhënë Shqipërisë
një apo më shumë persona të shpallur “Dëshmor i Atdheut”.&lt;/span&gt;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;&lt;span&gt;&lt;b&gt;“Organe shtetërore të mëparshme”&lt;/b&gt; kuptohen ish-organet shtetërore, para hyrjes
në fuqi të këtij ligji, si p.sh.: ish-Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor
të Rrethit, ish-Këshilli Ekzekutiv Pluralist i Rrethit dhe Këshilli Bashkiak,
si dhe Kuvendi Popullor apo Kryesia e Këshillit të Ministrave.&lt;/span&gt;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;&lt;span&gt;&lt;b&gt;“Subjekte kërkuese”&lt;/b&gt; janë përfaqësues të familjes së të ndjerit për të
cilin kërkohet që të shpallet ose të njihet “Dëshmor i Atdheut” apo përfaqësues
i familjes së dëshmorit, drejtues të organeve shtetërore, organizatat e
dëshmorëve të atdheut, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.&lt;/span&gt;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;&lt;span&gt;&lt;b&gt;“Organe publike”&lt;/b&gt; kuptohen organet përfaqësuese të pushtetit qendror dhe vendor;
institucionet e administratës, qendrore dhe vendore, të pushteteve kushtetuese;
personat juridikë dhe fizikë, në masën që ata përmbushin funksionet publike ose
ushtrojnë një detyrë administrative, sipas ligjeve në fuqi.&lt;/span&gt;&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;/ol&gt;KREU IIKRITERET PËR SHPALLJEN OSE NJOHJEN E STATUSIT “DËSHMOR I
ATDHEUT”&lt;span&gt;



















&amp;nbsp;

&lt;b&gt;Neni 5&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Kriteret për shpalljen ose njohjen e statusit “Dëshmor i
Atdheut” 

&amp;nbsp;

Dëshmorë të Atdheut
shpallen ose u njihet statusi, si të tillë:

&amp;nbsp;

&lt;ol&gt;&lt;li&gt;personave që kanë
humbur jetën për lirinë, pavarësinë kombëtare dhe mbrojtjen e territoreve
shqiptare apo në përpjekje për mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe, para 28
nëntorit 1912;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve shqiptarë
dhe të huaj, që kanë rënë në luftë për mbrojtjen e integritetit territorial, të
lirisë dhe pavarësisë të Shqipërisë, si dhe për arsye të kundërshtimit të
pushtimit të trojeve shqiptare nga ushtritë e huaja dhe të qëllimeve shoviniste
të tyre, nga data 28 nëntor 1912 deri në 7 prill 1939;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve shqiptarë
që kanë humbur jetën, në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe patriotike, të
kombit shqiptar, para 7 prillit 1939;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve shqiptarë
që kanë marrë pjesë me armë në dorë ose në formë të organizuar në Luftën
Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve
nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, nga 7 prilli 1939 deri më 9 maj
1945;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve shqiptarë
të pushkatuar për pjesëmarrjen në formacionet luftarake të Luftës Antifashiste
Nacionalçlirimtare apo për mbështetje të pjesëmarrësve të Frontit Antifashist
Nacionalçlirimtar, si dhe të pushkatuar për hakmarrje nga pushtuesit
nazifashist apo bashkëpunëtorët e tyre, nga data 7 prill 1939 deri në datën 9
maj 1945;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve shqiptarë
që janë ekzekutuar apo kanë vdekur në burgjet dhe kampet e përqendrimit
nazifashiste, deri më 9 maj 1945, si dhe shtetasit shqiptarë, të cilët, brenda
2 viteve nga dita e daljes nga burgjet apo kampet e përqendrimit nazifashistë,
kanë vdekur si pasojë e plagëve apo sëmundjeve të ndryshme të marra në këto
vende;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve
shqiptarë, pjesëtarë të formacioneve ushtarake të Ushtrisë Nacionalçlirimtare,
që kanë rënë në luftën kundër pushtuesve nazifashistë jashtë kufijve
shtetërorë, deri më 9 maj 1945;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve
shqiptarë, pjesëmarrës në formacione të rregullta të Ushtrisë
Nacionalçlirimtare, që kanë humbur jetën, brenda datës 9 maj 1947, për shkak të
sëmundjeve dhe plagëve të marra ose fatkeqësive të ndryshme, duke qenë në krye
të detyrës luftarake;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve shqiptarë
që kanë rënë duke luftuar në Spanjë (1936-1939) ose në vende të tjera, të
inkuadruar në formacionet e koalicionit antifashist, deri më 9 maj 1945, ose që
kanë vdekur brenda 2 vjetëve nga plagët ose sëmundjet e marra në këto luftëra;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve të huaj,
pjesëtarë të formacioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që kanë rënë duke
luftuar kundër pushtuesve nazifashistë;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve të huaj,
pjesëtarë të formacioneve të ushtrive aleate në Luftën e Dytë Botërore, në
ndihmë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare, që kanë humbur jetën brenda
territorit të Shqipërisë;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve shqiptarë
që kanë rënë duke luftuar për pavarësinë e Kosovës, si dhe shtetasit shqiptarë
të rënë për të drejtat kombëtare, në konfliktet e tjera etnike të zhvilluara në
Ballkan;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve shqiptarë
që bien në mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë,
për mbrojtjen e institucioneve shtetërore nga terrorizmi ose në luftë kundër
bandave të armatosura dhe kundër krimit ndaj jetës së individit;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve shqiptarë
që vriten nga elementë kriminalë, për shkak të detyrës shtetërore që kanë
kryer, në luftë ndaj krimit dhe përpjekjeve për vendosjen e rendit dhe qetësisë
publike;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve shqiptarë
që bien në krye të detyrës, për mbrojtjen e paqes dhe të lirisë së kombit
shqiptar, ose atyre që bien në krye të detyrës me misione në mbrojtje të paqes
e të sigurisë së popujve të tjerë;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve shqiptarë
që humbin jetën në krye të detyrës, për mbrojtjen e pasurisë publike ose nga
rreziqet e fatkeqësitë natyrore;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve shqiptarë
të vrarë gjatë tubimeve paqësore dhe pa armë, për respektimin e të drejtave dhe
lirive themelore të njeriut, si dhe që kanë humbur jetën në krye të detyrës në
mbrojtje të procesit zgjedhor, pas datës 8 dhjetor 1990;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve shqiptarë
që kanë humbur jetën ose që humbasin jetën në përpjekje për të ndihmuar
popullsinë në raste fatkeqësish natyrore apo që humbasin jetën në përpjekje për
mbrojtjen e pronës publike ose për shpëtimin dhe mbrojtjen e jetës së individit
nga krimi;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve shqiptarë
që vriten nga forcat apo elementë antishqiptar në mbrojtje të flamurit dhe
simboleve kombëtare dhe manifestimit të ndjenjave kombëtare;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve të huaj,
pjesëtarë të formacioneve në ndihmë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë apo
Policisë së Shtetit Shqiptar, që humbasin jetën në krye të detyrës, në ndihmë
të popullsisë apo në përpjekje kundër terrorizmit ose krimit ndaj jetës së
individit;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;shtetasve të huaj,
pjesëtarë të formacioneve ushtarake të NATO-s, në ndihmë të Forcave të
Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që humbasin jetën në krye të detyrës,
në mbrojtje të integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë.&lt;/li&gt;&lt;li&gt;ekuipazhet që bien
në krye të detyrës shtetërore gjatë fluturimit.&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;/ol&gt;&lt;b&gt;Neni 6&lt;/b&gt;Përjashtimi nga statusi “Dëshmor i Atdheut” &amp;nbsp;&lt;span&gt;Statusin “Dëshmor i
Atdheut” nuk e përfitojnë personat, që janë dënuar me vendime gjykate të formës
së prerë për krimet, si më poshtë:&amp;nbsp;























































&lt;/span&gt;&lt;ol&gt;&lt;li&gt;për krime kundër
njerëzimit; &lt;/li&gt;&lt;li&gt;për bashkëpunim më
pushtuesit e vendit; &lt;/li&gt;&lt;li&gt;për veprimtari
terroriste dhe agjenturore kundër interesave të Shqipërisë;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;për vrasje me
dashje, pas datës 9 maj 1945.&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;&lt;/li&gt;&lt;/ol&gt;&lt;b&gt;Neni&amp;nbsp; 7&lt;/b&gt;&lt;span&gt;&lt;b&gt;&lt;/b&gt;Dëshmorët e shpallur me vendime të organeve shtetërore të
mëparshme&amp;nbsp;
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;














Të gjitha
dekretet/vendimet e organeve shtetërore për shpalljen “Dëshmor”, të marra para
hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk janë objekt rishikimi nga ky ligj.

&amp;nbsp;
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;
&lt;b&gt;Neni 8&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Dokumentet për shpalljen ose njohjen e statusit “Dëshmor
i Atdheut”

&amp;nbsp;

&lt;ol&gt;&lt;li&gt;Për shpalljen
“Dëshmor i Atdheut” vlejnë si burime parësore dokumente të&amp;nbsp; organeve publike, të krijuara në kohën e
ngjarjes dhe si burime dytësore, botimet me karakter historik, folklorik,
publicistik dhe manuale biografike, të cilat shprehen për ngjarjen. &amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Për njohjen e
Statusit “Dëshmor i Atdheut”, vlejnë dekretet/vendimet e organeve shtetërore të
mëparshme për shpalljen “Dëshmor”, si dhe në mungesë të tyre vetëm burimet
parësore, sipas pikës 1 të këtij neni.&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;

&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Llojet e
dokumenteve që paraqiten për shpalljen ose njohjen e statusit “Dëshmor i
Atdheut”, si dhe kushtet teknike të plotësimit të tyre përcaktohen me udhëzim
të Kryetarit të Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i Atdheut”.&lt;/li&gt;&lt;/ol&gt;&lt;span&gt;

&amp;nbsp;

&lt;b&gt;Neni 9&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Kërkesa për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” dhe njohjen e
statusit

&amp;nbsp;

&lt;ol&gt;&lt;li&gt;Kërkesën për
shpalljen ose njohjen e statusit “Dëshmor i Atdheut” e bën përfaqësuesi i
autorizuar i familjes së të ndjerit, organet shtetërore ose përfaqësues të
shoqërisë civile.&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Forma e përmbajtjes
së kërkesës përcaktohet në udhëzimin e Kryetarit të Komisionit Qendror të
Statusit “Dëshmor i Atdheut” të përcaktuar në pikën 3 të nenit 8.&amp;nbsp; &amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;/ol&gt;KREU III&lt;span&gt;ORGANET E&amp;nbsp;
PARAQITJES SË KËRKESËS, PROPOZIMIT DHE MARRJES SË VENDIMIT&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;&lt;/span&gt;&lt;b&gt;Neni 10&lt;/b&gt;Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i Atdheut”&amp;nbsp;&lt;ol&gt;&lt;li&gt;Pranë Këshillit të
Ministrave krijohet Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i Atdheut”, i cili
është autoritet që jep ose njeh statusin “Dëshmor i Atdheut”, sipas propozimit
të bërë nga Këshilli i Qarkut, Këshilli Bashkiak, prefekti ose ministri
përkatës, për subjektet nën fushën e përgjegjësisë së tij.&amp;nbsp;&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Komisioni Qendror i
Statusit “Dëshmor i Atdheut” është organ kolegjial dhe i përhershëm, i cili
përbëhet nga 7 anëtarë. Kryetari është ministri i Mbrojtjes, 4 anëtarë janë në
rang zëvendësministri, si dhe 2 anëtarë caktohen nga shoqëria civile.&amp;nbsp;&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Përbërja dhe
rregullat e detajuara të organizimit dhe funksionimit të Komisionit Qendror
përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të
Mbrojtjes.&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Komisioni
Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut”, për ushtrimin e përgjegjësive të caktuara
në ligj, mbështetet nga një staf teknik. Përgjegjësi i stafit teknik kryen dhe
detyrën e sekretarit teknik të Komisionit Qendror.&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Anëtarët
e Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i Atdheut” marrin shpërblim financiar
për pjesëmarrjen në mbledhjen e Komisionit Qendror sipas legjislacionit në
fuqi. Këshilli i Ministrave cakton masën e shpërblimit, si dhe institucionin që
kryen pagesën.&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Propozimet
e dërguara nga këshillat e qarqeve, këshillat bashkiakë apo prefektët
shqyrtohen nga Komisioni Qendror, brenda 3 muajve nga afati i regjistrimit në
sekretarinë e komisionit qendror.&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Komisioni
raporton para Këshillit të Ministrave, të paktën 1 herë në vit, për punën e
bërë për Statusin e “Dëshmorit të Atdheut”.&lt;/li&gt;&lt;/ol&gt;&lt;span&gt;

















&amp;nbsp;

&lt;b&gt;Neni 11&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Komisionet vendore

&amp;nbsp;

&lt;ol&gt;&lt;li&gt;Pranë këshillave të
qarqeve, bashkive dhe pranë prefekturave ngrihen dhe funksionojnë komisione për
shqyrtimin e kërkesave për dhënien ose njohjen e statusit të “Dëshmorit të
Atdheut”. &amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Kërkesa për
shpalljen ose njohjen e statusit “Dëshmor i Atdheut”, së bashku me dokumentet
shoqëruese, i paraqiten komisionit për shqyrtimin e kërkesave, pranë këshillit
të qarkut, këshillit bashkiak ose prefektit, ku ka vendbanimin familja e të
ndjerit, që kërkohet të shpallet ose të njihet si “Dëshmor i Atdheut”.&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Komisionet, brenda 1
muaji nga depozitimi i kërkesës, shqyrtojnë kërkesat dhe dokumentet shoqëruese,
të cilat relatohen përkatësisht, në këshillin e qarkut, këshillin bashkiak ose
tek prefekti, për të vendosur mbi kërkesën e bërë nga kërkuesi.&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;

&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Këshilli
i qarkut, këshilli bashkiak ose prefekti merr vendim, brenda 1 muaji nga
relatimi nga komisioni përkatës, për dërgimin ose jo të propozimit për trajtim
pranë Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i Atdheut”.&amp;nbsp;&amp;nbsp;

&lt;/li&gt;&lt;li&gt;&lt;span&gt;Mënyra e
organizimit dhe funksionimit të komisioneve për shqyrtimin e kërkesave për
dhënien ose njohjen e statusit të “Dëshmorit të Atdheut” miratohen, sipas
përkatësisë me vendim të këshillit të qarkut, këshillit bashkiak ose të
prefektit. &lt;b&gt;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;&lt;/span&gt;&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;&lt;/li&gt;&lt;/ol&gt;&lt;b&gt;Neni 12&lt;/b&gt;Ministri&amp;nbsp;&lt;span&gt;Në rastet e të
rënëve, sipas pikave 11, 12, 13, 14, 16, 20, 21, 22 të nenit 5 të këtij ligji, ministri
brenda fushës së përgjegjësisë të të cilit është i rëni, mund t’i propozojë
drejtpërsëdrejti Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i Atdheut”, shpalljen
e të ndjerit “Dëshmor i Atdheut”.&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp;&amp;nbsp; &amp;nbsp;
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;














KREU IV
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;
VARREZAT E DËSHMORËVE DHE CEREMONITË NË
NDERIM TË TYRE

&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;
&lt;b&gt;N&lt;/b&gt;&lt;b&gt;eni 13&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Vendprehja e Dëshmorëve të Atdheut

&amp;nbsp;

&lt;ol&gt;&lt;li&gt;Në shenjë nderimi,
përkujtimi dhe mirënjohje kombëtare për Dëshmorët e Atdheut janë ndërtuar dhe
do të ndërtohen varrezat, ku prehen Dëshmorët e Atdheut.&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Ndërtimi,
mirëmbajtja dhe ruajtja e Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut bëhet nga shteti,
sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të
Ministrave.&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Çdo dëshmor ka një
varr në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të ngritur në territorin e qarkut ku
ka rënë ose ka pasur vendbanimin, me përjashtim të atyre që prehen në varrezën
e Dëshmorëve të Atdheut “Nënë Shqipëri’, në kryeqytet. &amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Varrimi i Dëshmorit
të Atdheut apo rivarrimi i mbetjeve mortore të Dëshmorit të Atdheut në Varrezën
e Dëshmorëve të Atdheut “Nënë Shqipëri”, në kryeqytet, bëhet me vendim të
Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i Atdheut”, me kërkesë të këshillit
bashkiak, këshillit të qarkut, prefektit ose ministrit.&amp;nbsp;&amp;nbsp;

&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Varrimi i Dëshmorit
të Atdheut apo rivarrimi i mbetjeve mortore (eshtrave) të Dëshmorit të Atdheut
në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, në qarqet përkatëse, bëhet me vendim të
këshillit të qarkut, këshillit bashkiak ose të prefektit.&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;&lt;span&gt;Për
Dëshmorët e Atdheut që nuk u janë gjetur eshtrat, në brendësi të territorit të
Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut mund të vendosen ndërtime monumentale apo
pllaka përkujtimore me emrat dhe të dhënat e tyre.&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;&lt;/span&gt;&amp;nbsp;

&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Në Varrezat e
Dëshmorëve të Atdheut në shenjë nderimi qëndron gjithmonë i ngritur flamuri
kombëtar. &amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Varrezat e
Dëshmorëve të Atdheut mbajnë statusin e varrezave monumentale dhe të veprave
kulturore.&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Në vendvarrimet e
Dëshmorëve të Atdheut zhvillohen ceremoni zyrtare dhe homazhe.&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;&lt;/li&gt;&lt;/ol&gt;&lt;span&gt;











&lt;b&gt;Neni 14&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Ceremonia e varrimit të Dëshmorit të
Atdheut

&amp;nbsp;
&lt;span&gt;
Varrimi i Dëshmorit të Atdheut
apo rivarrimi i mbetjeve mortore të Dëshmorit të Atdheut, bëhet me ceremoni
zyrtare, me arkivol të mbuluar me flamurin kombëtar.

&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;
&lt;b&gt;Neni 15&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Objektet në nderim të Dëshmorëve të Atdheut

&amp;nbsp;

&lt;ol&gt;&lt;li&gt;Në shenjë nderimi
për Dëshmorët e Atdheut, me vendim të këshillit të qarkut/këshillit
bashkiak/prefektit ose me urdhër të ministrit, brenda territoreve nën
juridiksionin e tyre ngrihen, mirëmbahen dhe ruhen lapidare, pllaka
përkujtimore, përmendore, si dhe emërtohen mjedise dhe institucione publike.&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Zhvendosja e
përmendoreve, lapidarëve, pllakave përkujtimore, si dhe e objekteve të tjera,
që kanë lidhje me Dëshmorët e Atdheut, bëhet vetëm në raste të veçanta, kur
këtë e kërkojnë interesa të lartë shtetërorë dhe me vendim/urdhër të
autoritetit që i ka ngritur ato.&amp;nbsp;

&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Zhvendosja e
përmendoreve, lapidarëve, pllakave përkujtimore, si dhe e objekteve të tjera,
që kanë lidhje me Dëshmorët e Atdheut, të ngritura nga organe shtetërore të cilat
nuk ekzistojnë më, bëhet me vendim të këshillit bashkiak ose urdhër të ministrit,
nën juridiksionin territorial të të cilit ndodhen këto objekte. &lt;/li&gt;&lt;/ol&gt;&lt;span&gt;

&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;

&lt;b&gt;Neni 16&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Dita përkujtimore e Dëshmorëve të Atdheut

&amp;nbsp;

Dita përkujtimore e
Dëshmorëve të Atdheut është 5 Maji.&amp;nbsp;&lt;b&gt;Neni 17&lt;/b&gt;Organizimi i ceremonive përkujtimore&amp;nbsp;Organet e pushtetit qendror dhe vendor, shoqëria civile, si dhe organizatat
e Dëshmorëve të Atdheut, organizojnë dhe marrin pjesë në ceremonitë
përkujtimore për Dëshmorët e Atdheut, me rastin e 5 Majit, 28 dhe 29 Nëntorit.&amp;nbsp;KREU V&lt;span&gt;FAMILJET E DËSHMORËVE DHE SIMBOLET NË NDERIM TË TYRE

















&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;
&lt;b&gt;Neni 18&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Familja e Dëshmorit të Atdheut

&amp;nbsp;

&lt;ol&gt;&lt;li&gt;Familjet e
Dëshmorëve të Atdheut gëzojnë nderim e përkrahje të veçantë nga shteti. Ato përfitojnë shpërblim financiar mujor, kriteret dhe masa
e të cilit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim
të ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit përgjegjës për financat.&amp;nbsp;&amp;nbsp;

&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Në rrethin e familjarëve, për
efekt shpërblimi, bëjnë pjesë bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët nën 18 vjeç
ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe
personat në kujdestari, sipas certifikatës së gjendjes familjare, në çastin e
vdekjes së Dëshmorit të Atdheut.&amp;nbsp;&amp;nbsp;

&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Shpërblimi ndërpritet kur asnjëri
nga familjarët nuk plotëson kushtet e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni dhe
kur bashkëshortja/bashkëshorti i
ve i Dëshmorit të Atdheut martohet përsëri.&amp;nbsp;&amp;nbsp;

&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Shpërblimi familjar tërhiqet nga
kryefamiljari i Dëshmorit të Atdheut ose, në rast mosmarrëveshjeje, kur është
më shumë se një person, nga secili, sipas pjesës që i përket.

&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Në familjen e Dëshmorit të Atdheut, për efekt
nderimi dhe mirënjohjeje, përfshihen bashkëshorti/bashkëshortja,
bashkëjetuesi/bashkëjetuesja, fëmijët, prindërit, vëllezërit dhe motrat,
prindërit e prindërve, njerka, njerku, thjeshtri, thjeshtra, mbesat dhe nipërit
e dëshmorit.&lt;/li&gt;&lt;/ol&gt;&lt;span&gt;

&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;

&lt;b&gt;Neni 19&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Simbolet e statusit “Dëshmor i Atdheut”

&amp;nbsp;

&lt;ol&gt;&lt;li&gt;Familja e Dëshmorit
të Atdheut pajiset nga Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” me
certifikatën e Dëshmorit të Atdheut dhe simbolin “Familje e Dëshmorit të
Atdheut”, me ceremoni zyrtare që zhvillohen për këtë rast.&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Procedura e
organizimit të ceremonisë së dorëzimit të certifikatës dhe simboleve të
Dëshmorit të Atdheut, si dhe forma dhe përmbajtja e tyre përcaktohen me vendim
të Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i Atdheut”.&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;&lt;/li&gt;&lt;/ol&gt;KREU VI&lt;span&gt;SHOQATA E FAMILJEVE TË DËSHMORËVE TË ATDHEUT











&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;
&lt;b&gt;Neni 20&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Organizatat e Dëshmorëve të Atdheut

&amp;nbsp;
&lt;span&gt;
Në nderim të
Dëshmorëve të Atdheut dhe të promovimit të veprës së tyre, mund të krijohen
organizata jofitimprurëse (shoqata, fondacione, qendra), veprimtaria e të
cilave zhvillohet në mënyrë të pavarur nga organet shtetërore dhe veprojnë e
përmbushin detyrimet, sipas dispozitave të Kodit Civil të RSH-s dhe ligjit nr.
8788, datë 07.05.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, të ndryshuar.

&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;
&lt;b&gt;Neni 21&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Organizimi i familjeve të dëshmorëve

&amp;nbsp;

&lt;ol&gt;&lt;li&gt;Familjet e
Dëshmorëve të Atdheut mund të organizohen në organizatat e tyre.&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Familja e Dëshmorit
të Atdheut dhe organizatat e tyre kanë të drejtë të kërkojnë nga organet e
njësive të vetëqeverisjes vendore dhe qendrore, marrjen e masave për
mirëmbajtjen e varrezave të Dëshmorëve të Atdheut, si dhe të lapidarëve,
busteve, pllakave përkujtimore, si dhe çdo kërkesë tjetër të ligjshme në lidhje
me “Dëshmorët e Atdheut”. &amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;/ol&gt;&lt;b&gt;Neni&amp;nbsp; 22&lt;/b&gt;&lt;span&gt;&lt;b&gt;&lt;/b&gt;Marrëdhëniet e organizatave me organet shtetërore&amp;nbsp;













&lt;/span&gt;&lt;ol&gt;&lt;li&gt;Shteti mbështet dhe
nxit veprimtaritë e organizatave, të cilat kanë si objekt të veprimtarisë së
tyre Dëshmorët e Atdheut.&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Organet e
qeverisjes qendrore dhe vendore bashkëpunojnë me organizatat e familjeve të
Dëshmorëve të Atdheut për organizimin dhe zhvillimin e aktivitete në kuadër të
festave kombëtare dhe vendore, si dhe të aktiviteteve që organizohen në kujtim
të veprës së Dëshmorëve të Atdheut.&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;/ol&gt;&lt;span&gt;







KREU VII
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;
E DREJTA E ANKIMIT

&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;
&lt;b&gt;Neni 23&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Ankimi

&amp;nbsp;

&lt;ol&gt;&lt;li&gt;&lt;span&gt;Subjektet
e interesuara&lt;b&gt;, &lt;/b&gt;kundër vendimit të
këshillit të bashkiak, këshillit të qarkut apo prefektit, që refuzon të pranojë
kërkesën ose, kur këto organe nuk marrin në shqyrtim kërkesën brenda afateve të
parashikuara nga ky ligj, mund të paraqesin ankim pranë gjykatës administrative
të shkallës së parë, sipas juridiksionit territorial.&amp;nbsp;&lt;/span&gt;&amp;nbsp;

&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Subjektet e
interesuara, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i
Atdheut”, si dhe në rastet kur ky komision nuk shprehet brenda afateve ligjore
të përcaktuar në nenin 10, pika 7 të këtij ligji, kanë të drejtë të ankohen në
Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;&lt;/li&gt;&lt;/ol&gt;&lt;span&gt;KREU VIII
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;




DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE

&amp;nbsp;
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;
&lt;b&gt;&lt;span&gt;Neni&amp;nbsp; 24&lt;/span&gt;&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Nxjerrja e akteve nënligjore

&amp;nbsp;

&lt;ol&gt;&lt;li&gt;Ngarkohet
Këshilli i Ministrave, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të
nxjerrë aktet nënligjore, në zbatimin të pikave 3, dhe 5 të nenit 10, pikës 2
të nenit 13, si dhe të pikës 1 të nenit 18 të këtij ligji.&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Ngarkohen këshillat
e qarqeve, këshillat bashkiakë dhe prefektët, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e
këtij ligji, të nxjerrin vendimet përkatëse, në zbatim të pikës 5 të nenit 11
të këtij ligji. &amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Ngarkohet Kryetari
i Komisioni Qendror të Statusit “Dëshmori i Atdheut”, brenda 1 viti nga hyrja
në fuqi e këtij ligji të nxjerrë udhëzim, në zbatim të pikës 3 të nenit 8 të
këtij ligji.&amp;nbsp;&amp;nbsp;

&lt;/li&gt;&lt;li&gt;Ngarkohet Komisioni
Qendror i Statusit “Dëshmori i Atdheut”, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e
këtij ligji të nxjerrë vendim, në zbatim të pikës 2 të nenit 19 të këtij ligji.
&amp;nbsp;&lt;/li&gt;&lt;/ol&gt;&lt;b&gt;Neni 25&lt;/b&gt;Shfuqizimet&amp;nbsp;&lt;span&gt;Ligji nr. 8607,
datë 27.04.2000 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, i ndryshuar, shfuqizohet.&amp;nbsp;
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;












&lt;b&gt;Neni 26&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;
Hyrja në fuqi

&amp;nbsp;
&lt;span&gt;
Ky ligj hyn në fuqi
15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;&lt;br&gt;&lt;span&gt;
&lt;b&gt;K R Y E T A R I&lt;/b&gt;

&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;

&lt;b&gt;&amp;nbsp;&lt;/b&gt;
&lt;/span&gt;&lt;span&gt;
&lt;b&gt;GRAMOZ RUÇI&lt;/b&gt;

&lt;/span&gt;</description><created_date>5/3/2018 4:38:57 PM</created_date><published_date>5/3/2018 4:38:57 PM</published_date><comments /></PublicReport></PublicReports>