<?xml version="1.0" encoding="utf-16"?><PublicReports><PublicReport><title>Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030</title><description>&lt;p&gt;Rritja ekonomike. Prej vitit 2019, ekonomia shqiptare ka mundur t&amp;euml; p&amp;euml;rballoj&amp;euml; disa kriza dhe t&amp;euml; siguroj&amp;euml; nj&amp;euml; rritje t&amp;euml; k&amp;euml;naqshme. Termeti i vitit 2019 dhe situata pandemike e krijuar nga Covid 19 shkaktuan renien ekonomike prej 3.5% n&amp;euml; vitin 2020. Produkti i Brendsh&amp;euml;m Bruto (PBB) p&amp;euml;soi rritje t&amp;euml; ndjeshme n&amp;euml; vitin 2021 (8.5%) dhe ndon&amp;euml;se lufta n&amp;euml; Ukrain&amp;euml; krijoi kushte t&amp;euml; pafavorshme p&amp;euml;r ekonomin&amp;euml; p&amp;euml;r shkak t&amp;euml; kriz&amp;euml;s n&amp;euml; tregun e mallrave dhe t&amp;euml; sh&amp;euml;rbimeve dhe rritjes s&amp;euml; inflacionit (mesatarisht 7.4% ne vitin 2022), ekonomia shqiptare ishte e aft&amp;euml; t&amp;euml; rritej me 3.7% p&amp;euml;r vitin 2022 . Ekonomia pritet t&amp;euml; rritet edhe n&amp;euml; vitet n&amp;euml; vijim, p&amp;euml;rkat&amp;euml;sisht 3.8, 3.9 dhe 4.0 p&amp;euml;r qind, respektivisht p&amp;euml;r vitet 2024, 2025 dhe 2026 . Inflacioni parashikohet t&amp;euml; rikthehet gradualisht n&amp;euml; nivelin 3% n&amp;euml; fund t&amp;euml; vitit 2023 dhe t&amp;euml; qendroj&amp;euml; n&amp;euml; k&amp;euml;t&amp;euml; nivel n&amp;euml; periudh&amp;euml;n afatmesme 2024&amp;ndash;2026. Rritja ekonomike n&amp;euml; periudh&amp;euml; afatmesme parashikohet t&amp;euml; jet&amp;euml; kryesisht rezultat i rritjes s&amp;euml; k&amp;euml;rkes&amp;euml;s s&amp;euml; brendshme, pra konsumit privat dhe investimeve t&amp;euml; brendshme. K&amp;euml;rkesa e jashtme neto pritet t&amp;euml; ket&amp;euml; kontributin e saj kryesisht p&amp;euml;r shkak t&amp;euml; rritjes s&amp;euml; eksporteve, ve&amp;ccedil;an&amp;euml;risht nga turizmi, por rritja e parashikuar importeve pritet ta zbeh&amp;euml; k&amp;euml;t&amp;euml; efekt. PBB p&amp;euml;r vitin 2022 ishte 6,757 USD p&amp;euml;r frym&amp;euml; krahasuar me 4,579 USD n&amp;euml; vitin 2014.&lt;/p&gt;
</description><created_date>11/24/2023 2:18:15 PM</created_date><published_date>11/24/2023 2:18:15 PM</published_date><comments><comment><title>pershendetje
doja te sugjeroja qe check up te behet nga mosha 35 vjec deri ne 100 vjec. check up i detyrueshem tani e ka 35-70 vjec, por per ata mbi 70 vjec do mbeten pa vizituar?</title><comment_date>11/30/2023 1:15:17 PM</comment_date><name_surname>Xhemali Muja</name_surname><votes>0</votes></comment></comments></PublicReport></PublicReports>