<?xml version="1.0" encoding="utf-16"?><PublicReports><PublicReport><title>Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.43/2023 "Per qeverisjen elektronike"" </title><description>&lt;p&gt;Agjencia Komb&amp;euml;tare e Shoq&amp;euml;ris&amp;euml; s&amp;euml; Informacionit hap procesin e konsultimit publik p&amp;euml;r projektligjin &amp;quot;&amp;ldquo;P&amp;euml;r disa shtesa dhe ndryshime n&amp;euml; ligjin nr. 43/2023 &amp;ldquo;P&amp;euml;r qeverisjen elektronike&amp;rdquo;&amp;quot;.&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;Ju ftojm&amp;euml; t&amp;euml; d&amp;euml;rgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 dit&amp;euml;ve pune nga data e shpalljes s&amp;euml; njoftimit.&lt;/p&gt;

&lt;p&gt;Faleminderit!&lt;/p&gt;
</description><created_date>5/14/2024 1:35:12 PM</created_date><published_date>5/14/2024 1:35:12 PM</published_date><comments><comment><title>Përkitazi pyetjes së shtruar në fund të «Dokumenti konsultativ», që është: «A mendoni se ka element të tjerë që duhet të përfshihen në këtë projektligj?», më lejoni t’u përgjigjem se, PO ka nevoje edhe për ndryshime të tjera.

Përkatësisht, Neni 33 § 3 mbi « Administrata e AKSHI-t » duhet ndryshuar në mënyrë të tillë që, marrëdhëniet e punës në administratën e AKSHI-t të rregullohen nga Ligji me №152/2013 «Për nëpunësin civil», të amenduar, dhe JO nga Kodi i Punës, sikundër ka ekzistuar gjithmonë.

Në këtë mënyrë plotësohet edhe kushti i vendosur në Nenin 107 § 3 të Kushtetutës, që sanksionon se «Garancitë e qëndrimit në detyrë dhe trajtimi ligjor i nëpunësve publikë rregullohen me ligj.». Është e qartë se, në këtë dispozitë, fraza «me ligj» duhet nënkuptuar ligji i posaçëm për nëpunësit, dhe JO një ligj i përgjithshëm, sikundër është Kodi i Punës.

Gjykoj se është e PAkuptimtë që, nëpunësit e AKSHI-t të MOS gëzojnë privilegjet, të drejtat dhe detyrat që sanksionon Ligji me №152/2013 «Për nëpunësin civil», të amenduar, kur dihet natyra tepër kritike dhe e rëndësishme e punës që ata kryejnë.</title><comment_date>5/15/2024 2:42:14 PM</comment_date><name_surname>Endri Prifti</name_surname><votes>0</votes></comment><comment><title>Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t duhet të gëzojë, jo vetëm statusin e nëpunësit civil, por edhe të Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues.</title><comment_date>5/15/2024 2:49:27 PM</comment_date><name_surname>Endri Prifti</name_surname><votes>0</votes></comment><comment><title>Ligji duhet të përmbajë edhe një dispozitë kalimtare përkitazi dokumentit të hartuar nga vetë AKSHI-i me №3537 prot., të datës 06 korrik 2023, «Mbi strukturat TIK në institucione». Me fjalë të tjera, të sanksionohet ligjërisht (i) parashikimi i të paktën një nëpunësi IT pranë çdo institucioni të administratës shtetërore, si dhe (ii) transferimi i tyre pranë AKSHI-t brenda një afati të përcaktuar, dhe sipas procedurave të përcaktuara po në këtë dispozitë kalimtare.</title><comment_date>5/15/2024 2:55:13 PM</comment_date><name_surname>Endri Prifti</name_surname><votes>0</votes></comment></comments></PublicReport></PublicReports>