<?xml version="1.0" encoding="utf-16"?><PublicReports><PublicReport><title>Projektligj "Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim''</title><description>&lt;p style="margin-left:0in; margin-right:0in; text-align:justify"&gt;&lt;span style="font-size:14px"&gt;&lt;span style="font-family:Times New Roman,Times,serif"&gt;&lt;span style="color:black"&gt;&amp;nbsp;Projektligji &amp;ldquo;P&amp;euml;r mbylljen e shoq&amp;euml;rive tregtare me kapital shtet&amp;euml;ror n&amp;euml; likuidim&amp;rdquo; ka p&amp;euml;r q&amp;euml;llim rregullimin e nj&amp;euml; procedure t&amp;euml; posa&amp;ccedil;me ligjore p&amp;euml;r p&amp;euml;rfundimin, mbylljen dhe &amp;ccedil;regjistrimin p&amp;euml;rfundimtar t&amp;euml; shoq&amp;euml;rive tregtare me kapital shtet&amp;euml;ror q&amp;euml; ndodhen prej vitesh n&amp;euml; proces likuidimi, si dhe p&amp;euml;rcaktimin e mekanizmit p&amp;euml;r trajtimin, administrimin dhe kalimin e aseteve dhe detyrimeve t&amp;euml; tyre.&amp;nbsp;&amp;nbsp;&lt;/span&gt;&lt;/span&gt;&lt;/span&gt;&lt;span style="font-size:14px"&gt;&lt;span style="font-family:Times New Roman,Times,serif"&gt;&lt;span style="color:black"&gt;Q&amp;euml;llimi themelor i k&amp;euml;tij projektligji &amp;euml;sht&amp;euml; krijimi i nj&amp;euml; zgjidhjeje ligjore t&amp;euml; q&amp;euml;ndrueshme p&amp;euml;r adresimin e problematikave t&amp;euml; akumuluara nd&amp;euml;r vite nga proceset e zgjatura t&amp;euml; likuidimit t&amp;euml; shoq&amp;euml;rive tregtare shtet&amp;euml;rore, duke krijuar v&amp;euml;shtir&amp;euml;si t&amp;euml; theksuara n&amp;euml; administrimin e detyrimeve, pasurive dhe n&amp;euml; ushtrimin e marr&amp;euml;dh&amp;euml;nieve juridike t&amp;euml; tyre.&lt;/span&gt;&lt;/span&gt;&lt;/span&gt;&lt;span style="font-size:14px"&gt;&lt;span style="font-family:Times New Roman,Times,serif"&gt;N&amp;euml;p&amp;euml;rmjet k&amp;euml;tij projektligji synohet p&amp;euml;rfundimi p&amp;euml;rfundimtar juridik, financiar dhe administrativ i shoq&amp;euml;rive tregtare me kapital shtet&amp;euml;ror n&amp;euml; likuidim; transferimi i t&amp;euml; drejtave dhe detyrimeve t&amp;euml; tyre te nj&amp;euml; shoq&amp;euml;ri shtet&amp;euml;rore pasuese; sigurimi i vazhdim&amp;euml;sis&amp;euml; juridike n&amp;euml; marr&amp;euml;dh&amp;euml;niet me kreditor&amp;euml;t dhe pal&amp;euml;t e treta, krijimi i kushteve p&amp;euml;r nj&amp;euml; administrim m&amp;euml; efikas dhe t&amp;euml; centralizuar t&amp;euml; aseteve dhe pjes&amp;euml;marrjeve shtet&amp;euml;rore. &lt;/span&gt;&lt;/span&gt;&lt;/p&gt;
</description><created_date>1/29/2026 10:08:09 AM</created_date><published_date>1/29/2026 10:08:09 AM</published_date><comments><comment><title>PËR PROJEKTLIGJIN  “PËR MBYLLJEN E SHOQËRIVE TREGTARE ME KAPITAL SHTETËROR NË LIKUIDIM”
Komenti 

     Ky projektligj nuk merr parasysh fare zbatimin e kërkesave të ligjit  nr. 9908 "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", i ndryshuar. Ndër të tjera,nuk merren fare parasysh interesat e aksionerëve të tjerë,përkundrazi, trajtohen si inekzistentë. 
     Projektligji nuk shoqërohet me një studim të plotë të gjendjes së vërtetë të këtyre shoqërive ku shteti është BASHKËPRONAR me të tjerë dhe jo PRONAR i vetëm. 
     Relacioni sqarues që shoqëron projektligjin nuk ka pasqyrim të  realitetit mbi këto shoqëri. 
     Relacioni nuk jep asnjë shpjegim që disa prej këtyre SHA-ve, pasqyrohen me zotërim mbi 51 % të përqindjeve të kapitalit prej Ministrisë së Ekonomisë sepse këto përqindje janë aprovuar e janë regjistruar në shkelje të plota ligjore ndaj ish-pronarëve të truallit. 
     Ka shkelje ligjore jo vetëm qysh në krijimin e regjistrimin e tyre, por  edhe gjatë gjithë këtyre viteve, deri në momentin e sotëm.
     Ky reacion nuk jep asnjë shënim mbi arsyet se përse janë këto shoqëri ende të palikuiduara.
     Ka SHA që kanë si aksionerë në listën e aksionerëve, qysh në momentin e regjistrimit fillestar  në seksionin  tregtar të Gjykatës së Tiranës e pastaj edhe pas mbartjes të këtyre  të dhënave në QKB e në QRA, që kanë qenë të vdekur qysh vitet '90.
     Ka shumë e shumë veprime të tjera në lidhje me pronat e këtyre SHA-ve, ku Ministria na paraqitet me zotërim absolut të kapitalit aksionar, saqë është e pamundur të shkruhen në një kuadrat të tillë.
     Mendoj se, sot, këto prona janë objekt lakmie për shumë të tjerë që lobojnë për këtë projektligj të cilit i mungon plotësisht gjithçka dhe vetëm projektligj nuk mund të quhet.
     Unë jam një ndër aksioneret  e ShA  "Duhan Cigare" Shkodër, që kam luftuar 14-vite, nga viti 2008 deri në shkurt të vitit 2022, me Ministrinë e Ekonomisë (me emra të ndryshuar ndër vite) për të fituar të drejtat që më/na takojnë, por nuk kam gjetur zgjidhje. 
     Në shkurt të vitit 2022, unë dhe disa prej aksionerëve të tjerë kemi hapur gjyq ndaj Ministrisë së Ekonomisë. 
Pas betejës së humbur 14- vjeçare, kemi 4 vjet që jemi në proces gjyqësor. Koha e humbur edhe nga gjykatat, tash 4 vite,na sjell sot, pas 18 viteve, në këtë moment  ku kemi një projektligj, i cili na zhvesh përfundimisht nga çdo e drejtë e jona.
   PRANDAJ ËSHTË THELBËSORE QË KËTO SHA QË KANË PROCESE GJYQËSORE, NUK  DUHET TË TRAJTOHEN ME KËTË PROJEKTLIGJ.
 Për mosmarrëveshjet e tyre, zgjidhjen duhet ta japë  VETËM GJYKATA.
     KY PROJEKTLIGJ NA ZHVESH PLOTËSISHT NGA E DREJTA JONË THELBËSORE: AJO E GËZIMIT TË PRONËS TONË.
     E THËNË NDRYSHE, KY PROJEKTLIGJ, NËN PARAQITJEN E MBROJTJES SË INTERESIT PUBLIK, FSHEH QËLLIMIN E VËRTETË TË TIJ: PLAÇKITJEN E PRONAVE DHE KALIMIN E TYRE PËR LLOGARI TË INTERESAVE ASPAK PUBLIKE.</title><comment_date>2/9/2026 8:19:03 PM</comment_date><name_surname>Fatmira Sykja</name_surname><votes>0</votes></comment></comments></PublicReport></PublicReports>