Plani Kombetar i Moshimit 2020—2025.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
|
Postuar më: 27.09.2019
|
Data e Mbylljes: 25.10.2019
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 3456
Ne dhjetor 2018, Ministria e Shendetsise dhe Mbrojtjes Sociale, inicioi nje process te pergatitjes se Strategjise Kombetare dhe Planit te Veprimit mbi Moshimin. Procesi ka nisur me nje Urdher Ministri i cili percakton grupin e punes dhe detyrat. Procesi eshte drejtuar nga Zj. Merita Xhafaj drejtor i Drejtorise se Pergjitheshme te Politikave Shendetsore dhe Sociale.
Takimet individuale me peraqesues te tre organizatave te pensionisteve dhe organizimi i dy fokus grupeve me gjithsej 21 te moshaur ne Tirane dhe ne Vlore, paraprine pergatitjen e analizes se nevojave dhe identifkimin e fushave prioritare strategjike. Informacioni paraprak i siguruar, lidhej kryesisht me aksesin dhe cilesine e sherbimeve per te moshuarit.
Pas pergatitjes se nje draft dokumenti paraprak ku renditeshin nderhyrjet prioritare, u organizuan dy konsultime te strukturuar dhe me pjesemarrje te gjere.
Takimi i pare u organizua ne date ….. me synim perfshirjen ne proces te perfaqesuesve te shoqerise civile sidomos rganizatave te pensionisteve. Ne takim u ftuan perfaqesues te shoqatave relevante te renditura me poshte. Te gjitha shoqatat e pensionereve morren pjese ne takim.
- Bashkimi i Pergjithshem i Pensionisteve te Shqiperise, Faik Xhani
- Unioni i Pensionisteve te Pleqerise, Ferdinand Shkalla
- Shoqata per Integrimin e Pensionisteve, Osman Terziu
- ASAG, Mira Pirdeni
- SANUS -Sherbimi ne familje, Skender Dule
- Shoqata Shqiptare e Geriatrise dhe Gerontologjise, Reshat Koci
- Shoqata e Demografeve te Shqiperise, Ilia Telo
- Shoqata e Gazetareve te Shendetit dhe Ceshtjeve Sociale, Sonila Mlloja
Pjesemarresit aprovuan ne pergjithesi fushat prioritare dhe nderhyrjet prioritare te propozuara. Komentet kryesore te paraqitura prej pjesemarresve ishin si me poshte:
- Nevoja per nje ligj te vecante per mbrojten sociale dhe shendetesore per pensionistet
- Permiresim I nivelit te pensioneve
- Percaktim zyrtar I minimumit jetik
- Permiresim i aksesit ne transportin urban
- Mbeshtetje nga ana e bashkive per integrimin dhe aktivitetet e te moshuarve
- Mbeshtetje per familjet me te moshuar qe kane semundje kornike dhe humbje te autonomise
- Permiresim i kushteve te strehimit te te moshuarve
Te gjitha sugjerimet, jane reflektuar ne menyre te arsyeshme ne dy fushat e para prioritare te strategjise.
- Keshtu, parashikohet miratimi I minimumit jetik.
- Gjithashtu, parashikohet permiresimi I pershpejtuar I pensioneve minimale dhe harmonizimi I tyre me minimumin jetik.
- Ne nje ojektiv specific te vecante parashikohet subvencionimi I transportit urban per te moshuarit me te varfer (me pension social).
- Strategjia perfshin disa objektiva specifike mbi rritjen e rolit te bashkive ne integrimin dhe aktivitetet sociale te te moshuarve.
- Nje politike prioritare e perfshire ne strategji do te jete integrimi i sherbimeve shendetsore me ato sociale dhe rritja e asistences ne familje.
- Strategjia parashikon gjithashtu rritje te kapaciteteve rezidenciale apo strehimit per te moshuarit me ne nevoje.
Takimi i dyte u organizua ne date…..me synim konsultimin e kapaciteteve dhe nevojave ne nivelin e institucioneve qendrore dhe atyre te qeverisjes vendore, per nderhyrjet prioritare te propozuara ne fushen e moshimit. Ne takim u ftuan perfaqesues te Institucioneve qendrore ne varesi te Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale dhe bashkive
Sherbimi Social Shteteror
Bashkia Tirane
Bashkia Himare
…..
Pjesemarresit aprovuan ne pergjithesi fushat dhe nderhyrjet prioritare te propozuara dhe nenvizuan rolin e qeverive vendore lidhur me moshimin e shendetshem. Komentet kryesore konsistuan ne:
Nevojen per shmangjen e fragmentarzimit te sherbimeve sociale dhe atyre shendetesore lidhur me asistencen per te moshuarit me ne nevoje.
Rritjen e kapaciteteve infrastrukturore ne nivel bashkie per streha per te moshuarit
Permiresimin e informacionit mbi te moshuarit
Te gjitha sugjerimet, jane reflektuar ne menyren e duhur ne fushen e pare dhe te te dyte prioritare te strategjise.
- Keshtu, parashikohet ngritja e sherbimeve te integruara shendetsore dhe sociale ne nivel lokal mes bashkepunimit me te mire mes bashkive dhe operatoreve shendetesore
- Parashikohet mbeshteja per me shume qendra ditore per te moshuarit
- Parashikohet permiresim i sistemit te informactionit dhe standartizim i indikatoreve mbi moshimin
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim