Vendimi “Për miratimin e Raportit Vlerësues të grupit të punës për hartimin e strategjisë për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata për rritjen e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë”

Këshilli i Lartë Gjyqësor

|

Postuar më: 22.05.2024

|

Data e Mbylljes: 19.06.2024

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 798

PDF

|

XML

Këshilli i Lartë Gjyqësor me vendimin nr. 252, datë 09.05.2024 ka miratuar Raportin vlerësues të grupit të punës për hartimin e strategjisë për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata për rritjen e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë. Mbi sa më sipër, Këshilli i Lartë Gjyqësor fton qytetarë, organizata të shoqërisë civile, profesionistë të fushës së drejtësisë, dhe subjekte të interesuara për të kontribuar përgjatë procesit të konsultimit publik të “Raportit vlerësues të grupit të punës për hartimin e strategjisë për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata për rritjen e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë”. Këshilli i Lartë Gjyqësor mirëpret komente të përgjithshme mbi përcaktimet e këtij Raporti Vlerësues. Komentet/sugjerimet tuaja do të shqyrtohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe do të japë sqarime për marrjen në konsideratë ose jo të tyre. 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.