Rreth nesh
Me rritjen e kërkesave nga publiku për një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse dhe përpjekjeve të vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për të siguruar një komunikim më të mirë dhe të hapur me qytetarët dhe me shoqërinë civile, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), do të ndërmarrë si angazhim implementimin e Regjistrit Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike në adresen konsultimi.gov.al dhe integrimin e tij në portalin qeveritar e-Albania.
Për sa më lart, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) bazuar në Ligjin Nr. 119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e Informimit” si dhe Ligjin Nr. 146/2014 datë 30.10.2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, ndërtoi këtë system i cili do të shërbejë, si një vend konsultimi mes qytetareve dhe institucioneve vendimmarrëse në Shqiperi.
Infrastruktura ekzistuese e ndërveprimit (Government Gateway) e ngritur nga AKSHI është një mbështjetje e madhe teknike për të mundësuar komunikimin midis të gjitha institucioneve me qëllim automatizimin maksimal të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik.
Është evidente që sistemet e informacionit (dhe databazat shtetërore pas tyre) kanë nevojë komunikimi me njëra-tjetrën, si për të rritur evidencën e punës së sistemeve eGovernment, ashtu edhe për të ofruar shërbime të shpejta dhe me cilësi për qytetarët apo bizneset. Integrimi i sistemeve të ndryshme qeveritare në ESB, sjell automatizimin e shkëmbimit të informacionit midis tyre, rritjen e sigurisë, transparencës, si dhe ofron monitorim të log-eve të informacionit që shkëmbehet midis sistemeve.
Gjithashtu, ekzistenca e portalit unik qeveritar e-Albania, dhe integrimi i Regjistrit Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike në infrastrukturen e portalit e-Albania, duke perdorur te njejten baze te dhenash te perdoruesve, pa nevojen e regjistrimit te vecante, do të rrisë ekspozimin dhe aksesin e qytetarëve në këtë sistem.